Tag: kandidati

  • Voton kandidati i PS në Cërrik: Pjesëmarrje e ulët, shpresojmë që qytetarët të votojnë masivisht

    Voton kandidati i PS në Cërrik: Pjesëmarrje e ulët, shpresojmë që qytetarët të votojnë masivisht

    Kandidati i Partisë Socialiste në Cërrik, Florenc Doka u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në zgjedhjet që mbahen sot.
    Pasi votoi, në një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se vota është një mjet për të kërkuar llogari.
    “Vota është mjet për kërkesë llogaridhënie nesër, ndaj ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë. Procesi po shkon normalisht. Pjesëmarrja ka një trend në ulje, por shpresojmë të dalin masivisht në zgjedhje”-u shpreh Florenc Doka.
    Doka kandidon përballë Eligert Himës dhe Amarildo Hoxhës.

  • Voton kandidati i mbështetur nga PD për Vlorën, Sota: Mos e lini votën të flejë, zgjidhni djalin më të mirë për qytetin

    Voton kandidati i mbështetur nga PD për Vlorën, Sota: Mos e lini votën të flejë, zgjidhni djalin më të mirë për qytetin

    Kandidati i pavarur në bashkinë e Vlorës, Dions Sota, i cili mbështet nga opozita ka votuar rreth orës 10:00.
    Në një prononcim të shkurtër për mediat, Sota inkurajoi qytetarët të shfrytëzojnë këtë ditë për të zgjedhur përfaqësuesin më të denjë.
    Dionis Sota: Sot është një ditë feste për qytetarët e Vlorës. I ftoj që të gjithë të vijnë të votojnë dhe të zgjedhin djalin e tyre më të mirë për qytetin e Vlorës, sot është detyrim i të gjithëve që të mos e lënë votën të flejë në sirtarin e shtëpisë apo të kafenesë së lagjes. I ftoj të gjithë të votojnë se është shumë e rëndësishme për qytetin e tyre.

    Ditën e sotme, në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit.

  • Voton kandidati i mbështetur nga PD për Matin, Brahilika thirrje matjanëve: Dilni nga shtëpitë, votoni për ndryshimin

    Voton kandidati i mbështetur nga PD për Matin, Brahilika thirrje matjanëve: Dilni nga shtëpitë, votoni për ndryshimin

    Kandidati i pavarur që mbështetet nga opozita për kryetar të Bashkisë Mat, Eduart Brahilika ka votuar së bashku me bashkëshorten në qendrën pranë Pallatit të Kulturës.
    Brahilika dha mesazhin për ndryshim dhe ftoi qytetarët e Matit që të dalin masivisht në votime.
    Brahilika: Mesazhi im për popullin e Matit sot është për një drejtim të ri, për një ndryshim të mënyrës se si është qeverisur bashkia Mat. Mesazhi im për matjanët është dilni nga shtëpitë, votoni për ndryshimin.

    Sa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime, Brahilika tha se është faj i keqqeverisjes që Shqipëria po zbrazet.
    Brahilika: Shqipëria po tkurret, ne s’kemi ku t’i marrim njerëzit. Unë kur kam hyrë në këtë garë, kam thënë që do marr të gjitha masat që populli i Matit të votojë i lirë. Për çdo shkelje që do konstatohet, do ketë kallëzime.

  • Voton kandidati socialist i PS në Cërrik, Doka: Shfytëzoni kohën e mirë dhe dilni votoni

    Voton kandidati socialist i PS në Cërrik, Doka: Shfytëzoni kohën e mirë dhe dilni votoni

    Florenc Doka kandidati i Partisë Socialiste, pasi ka ushtruar të drejtën e tij të votës, u ka bërë thirrje qytetarëve të Cërrikut që të dalin të votojne.
    Sa i përket pjesëmarrjes së ulët (deri në orën 11:00 sipas KQZ në bashkinë Cërrik kanë votuar 7.16%, 2,430 votues), Doka tha se shpreson që sot qytetarët të dalin masivisht dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.
    Florenc Doka: Vota është mjet për kërkesë llogaridhënie nesër, ndaj ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje, ta shfrytëzojnë kohën e mirë për të votuar dhe pastaj të vazhdojnë ditën e tyre të pushimit apo punëve që kanë. Procesi po shkon normal. Zgjedhjet kanë një tren në ulje, por ne shpresojmë që këtë herë qytetarët e Cërrikut të dalin masivisht në zgjedhje.

  • Kandidati Pavllo Shkarpa u bën thirrje beratasve për votim: Luftën e kam me shtetin, Berati ka nevojë për ndryshim

    Kandidati Pavllo Shkarpa u bën thirrje beratasve për votim: Luftën e kam me shtetin, Berati ka nevojë për ndryshim

    Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve për të ardhmen e qytetit.

    Gjatë një deklarate për mediat, Shkarpa u shpreh se synon të projektojë një të ardhme ndryshe për Beratin, ndërsa akuzoi pushtetin aktual për varfërim dhe keqqeverisje. “Unë luftën e kam me shtetin, ne jetojmë në diktaturë, edhe pse thuhet se jetojmë në demokraci. Berati është i yni, ne kemi nevojë për këtë qytet, Berati s’ka nevojë për ne”, deklaroi ai.

    Shkarpa tha se ka projekte të mëdha për zhvillimin e qytetit, duke theksuar se dëshira për ndryshim është arsyeja që e ka shtyrë të kandidojë. “Berati sot duhet të zgjedhë njeriun më të mirë. Këta janë bërë të pasur me taksat e qytetarëve. Po e mora unë bashkinë, bashkia do të jetë e popullit të thjeshtë”, tha ai.

    Kandidati i pavarur Pavllo Shkarpa e ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat.

  • Voton kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik: Vota, e vetmja mënyrë për të vënë në punë bashkinë

    Voton kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik: Vota, e vetmja mënyrë për të vënë në punë bashkinë

    Kandidati i “Shqipëria Bëhet” për kryetar bashkie në Cërrik, Eligert Hima u bëri sot thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime.
    Në një prononcim për mediet pas votimit, Hima u kujtoi qytetarëve se vota është i vetmi mjet që mund të vërë në punë këtë bashki.
    “E vetmja mënyrë e mjet që kemi për të vënë në punë bashkinë e Cërrikut është vota. I ftoj qytetarët të votojnë masivisht”, tha ai.
    Në Bashkinë Cërrik në garë janë Eligert Hima kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Amarildo Hoxha i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.

  • Me fëmijën me vete, kandidati i pavarur në Tepelenë: Dilni votoni…

    Me fëmijën me vete, kandidati i pavarur në Tepelenë: Dilni votoni…

    I shoqëruar nga bashkëshortja dhe me fëmijën e vogël, kandidati i pavarur në Tepelenë Gabriel Guma, votoi në fshatin Luzat.

    Pasi hodhi votën, ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë kandidatin e duhur.
    “U bëj thirrje të gjithë të dalin të votojnë masivisht. Të bëjnë zgjedhjen e duhur. Jam shumë i lumtur që zgjedhjet këtë herë janë demokratike. Vonesa ka pasur, por incidente jo”-u shpreh ai.
    Guma kandidon përballë kandidatit socialist Gramos Sako.

  • Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik, voton kandidati i “Shqipëria Bëhet”, Eligert Hima thirrje zgjedhësve: Dilni dhe votoni

    Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik, voton kandidati i “Shqipëria Bëhet”, Eligert Hima thirrje zgjedhësve: Dilni dhe votoni

    Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima, ushtroi më herët të drejtën e tij për të votuar.

    Pasi votoi kandidati u bëri thirrje qytetarëve të Cërrikut të votojnë masivisht.
    “Kemi një mesazh për banorët e bashkisë Cërrik. Të dalin të gjithë të votojnë, sepse vota është i vetmi mjet që mund të vejë këtë bashki në punë! I ftoj të votojnë masivisht”, u shpreh ai.

    Top Channel

  • Problemet me kamerat në një qendër votimi në Berat, kandidati i PS-së voton

    Problemet me kamerat në një qendër votimi në Berat, kandidati i PS-së voton

    Procesi i votimit në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri, nisi me probleme.

    Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka pasur probleme me kamerat. Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, ka votuar gjatë mëngjesit të sotëm.

    Nga ana tjetër në një qendër tjetër votimi ka ushtruar të drejtën e tij qytetari i parë.

    Në Bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
    Në këtë bashki kryetari i komanduar Ervin Ceca përfaqëson PS-në ndërsa do të përballet me Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur.

  • Voton kandidati i PS në Mat, Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

    Voton kandidati i PS në Mat, Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

    Kandidati i Partisë Socialiste në Mat, Altin Bojni, i është drejtuar kutive të votimit ditën e sotme, në zgjedhjet lokale.

    Ai ka deklaruar se sot është dita e fjalës së lirë të votuesve, teksa u bën thirrje të gjithëve të votojnë.
    “Sot është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë sonë. E diela është dita e votuesve, e votimit, dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni në votime, me qetësi dhe dinjitet”, tha ai.
    Altin Bojni është përballë dy kandidatëve të pavarur të mbështetur nga opozita, Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha.