Tag: kandidati

  • “Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

    “Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

    Kandidati i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Eligert Hima pretendon se jashtë qendrave të votimit, qëndrojnë persona të paautorizuar për të intimiduar zgjedhësit.

    Në një deklaratë për mediat, ai i bën thirrje policisë së Shteti për të garantuar që vota e qytetarëve të jetë e lirë.
    “Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit. I bëj thirrje policisë së Shtetit të marrë masa që të mos intimidohen votuesit dhe vota të jetë e lirë.
    Duam votë të lirë në bashkinë e Cërrikut. Në çdo hyrje kam konstatuar persona që nuk kanë asnjë lloj funksioni”-shprehet ai.

  • Vijon procesi zgjedhor, 13.39% pjesëmarrje deri në orën 14:00 në 5 bashkitë e vendit

    Vijon procesi zgjedhor, 13.39% pjesëmarrje deri në orën 14:00 në 5 bashkitë e vendit

    Qytetarët në pesë bashki të vendit po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e pjesshme vendore, të cilat nisën sot në orën 07:00. Deri në orën 14:00, pjesëmarrja ka arritur 13.39%, ndërsa pritet që rreth 334 mijë qytetarë me të drejtë vote t’i drejtohen 472 qendrave të votimit deri në orën 18:00 për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.
    Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bashkia Mat ka deri në këto momente pjesëmarrjen më të lartë të votuesve, e ndjekur nga bashkia Tepelenë, Cërrik, Berat dhe Vlorë.
    Numri i qytetarëve me të drejtë vote në secilën bashki është për Vlorën 172 mijë, Beratin mbi 82 mijë, Cërrikun rreth 39 mijë, Mat mbi 29 mijë dhe Tepelenë mbi 12,600.
    Në këto zgjedhje, kandidatët kanë hedhur votat e tyre dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve për të marrë pjesë masivisht. Gjatë deklaratave për media, edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka raportuar për një proces të qetë dhe pa problematika.
    Në këto zgjedhje të pjesshme, në Vlorë garojnë për të marrë drejtimin e Bashkisë, kandidatja socialiste Brunilda Mersini  përballë Dionis Sotës, kandidatit të mbështetur nga opozita, si dhe anëtarit të këshillit bashkiak nën siglën e demokratëve Gjergj Nika.
    Për bashkinë e Beratit, në garë sot janë kandidati socialist Ervin Caka dhe kandidati i mbështetur nga opozita Pavlo Shkarpa.
    Për bashkinë e Matit në garë janë kandidati socilaist Altin Bojni dhe Eduard Brahilika, i mbështetur nga opozita.
    Në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka përballet me dy kandidatët e pavarur, Amarildo Hoxha i mbështetur nga Partia Demokratike dhe aleatët, dhe Eligert Hima propozuar nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.
    Për bashkinë e Tepelenës garojnë kandidati socialist Gramoz Sako, ndërsa opozita ka mbështetur të pavarurin Gabriel Guma.
    Kryebashkiakët që do të dalin fitues nga këto zgjedhje do të kenë një mandat njëvjeçar e gjysmë, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të radhës lokale në pranverën e vitit 2027.

  • Kandidati i opozitës: Në Cerrik, persona të paautorizuar rrinë jashtë QV-ve dhe intimidojnë qytetarët

    Kandidati i opozitës: Në Cerrik, persona të paautorizuar rrinë jashtë QV-ve dhe intimidojnë qytetarët

    Kandidati i opozitës për bashkinë e Cerrikut Eligert Hima denoncon prezencën e personave të paautorizuar në ambientet e jashtme të qendrave të votimit, duke intimiduar qytetarët.
    Në një prononcim për mediat, ai i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të marrë masat dhe të largojë nga ambientet e jashtme të qendrave të votimit këta persona.
    “Duhet të largohen personat që rrinë përballë qëndrave të votimit dhe që nuk kanë asnjë lloj funksioni. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masat për të mos intimiduar votuesit dhe vota duhet të jetë e lirë dhe me dëshirë dhe jo me ndere dhe favore. Duam votë të lirë në Bashkinë e Cerrikut”, tha Hima.

    I pyetur nga gazetarët se si ka arritur t’i identifikojë këta persona, Hima tha:
    “Kam bërë një xhirro në qendrat e votimit dhe në ccdo hyrje ka pasur persona që nuk kanë asnjë funksion por intimidojnë qytetarët”./vizionplus.tv

  • Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

    Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma ka bërë një denoncim nga qendra e votimit në Dhemblan, ku ka ngritur shqetësime për përfshirjen e personave të paautorizuar në procesin zgjedhor.
    “Më kanë ardhur informacione që njerëz të paautorizuar dhe që nuk janë fare nga Tepelena, po merren me organizimin, me makinat, duke i bërë njerëzit të mos jenë të lirë në zgjedhjet e tyre,” është shprehur kandidati.
    Ai theksoi se gjithmonë ka kërkuar që zgjedhjet të jenë sa më demokratike, por sipas tij, “si gjithmonë, vazhdojmë me të njëjtin rrugëtim”.
    “Sipas informacioneve që më kanë ardhur, janë përpiluar edhe të dhëna në vende të tjera, por këtu në Dhemblan ka pasur konstatime dhe raste të shumta. Janë njerëz që mbështesin kandidatin rival dhe janë tepër të organizuar për mekanizma jo demokratikë,” deklaroi ai.

  • Kandidati i pavarur Guma i shqetësuar: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

    Kandidati i pavarur Guma i shqetësuar: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma ka bërë një denoncim nga qendra e votimit në Dhemblan, ku ka ngritur shqetësime për përfshirjen e personave të paautorizuar në procesin zgjedhor.
    “Më kanë ardhur informacione që njerëz të paautorizuar dhe që nuk janë fare nga Tepelena, po merren me organizimin, me makinat, duke i bërë njerëzit të mos jenë të lirë në zgjedhjet e tyre,” është shprehur kandidati.
    Ai theksoi se gjithmonë ka kërkuar që zgjedhjet të jenë sa më demokratike, por sipas tij, “si gjithmonë, vazhdojmë me të njëjtin rrugëtim”.
    “Sipas informacioneve që më kanë ardhur, janë përpiluar edhe të dhëna në vende të tjera, por këtu në Dhemblan ka pasur konstatime dhe raste të shumta. Janë njerëz që mbështesin kandidatin rival dhe janë tepër të organizuar për mekanizma jo demokratikë,” deklaroi ai

  • “Po intimidohen votuesit para qendrave të votimit”, kandidati i Lapajt nis ankesat

    “Po intimidohen votuesit para qendrave të votimit”, kandidati i Lapajt nis ankesat

    Kandidati i Shqipëria Bëhet për Bashkinë e Cërrikut, Elget Hima, ka denoncuar fenomenin e intimidimit të votuesve në të gjitha qendrat e votimit në këtë bashki.
    “Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit dhe nuk kanë asnjë funksion. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të marrë masa për të mos intimiduar votuesit dhe vota duhet të jetë e lirë dhe jo me ndere e favore që u është bërë me favore e ndere nga punonjësit e administratës”, tha Hima në një prononcim për mediat, shkruan A2 CNN.
    “Kam bërë një xhiro personalisht sot në qendrat e votimit, kam konstatuar persona që nuk asnjë funksion dhe intimidojnë votuesit. Jam këtu për drejtësi dhe jo për favorizim kundër ligjit”. (

  • Zgjedhjet në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka: Shpresojmë që qytetarët të dalin masivisht në votim

    Zgjedhjet në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka: Shpresojmë që qytetarët të dalin masivisht në votim

    Kandidati i PS-së për Bashkinë e Cërrikut, Florenc Doka pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryebashkiakun e qytetit.
    Doka u shpreh se pjesëmarrjet në zgjedhje kanë një trend në ulje, por shpreson që qytetarët të dalin masivisht për të votuar.
    “Qytetarët ta shfrytëzojnë kohën për të votuar. Procesi po shkon normal. Shpresojmë që të shkojë çdo gjë mirë, të dalim me rezultate dhe ti rikthehemi normalitetit si komunitet i vogël që jemi
    Zgjedhjet kanë një  trend në ulje, por m

  • Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë/ Voton kandidati i PS: Ftoj qytetarët të dalin masivisht në votime

    Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë/ Voton kandidati i PS: Ftoj qytetarët të dalin masivisht në votime

    Kandidati i PS, Gramoz Sako, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Tepelenë. Pas procesit të votimit, Sako i bëri thirrje banorëve të marrin pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e lire.
    “Sapo votova në fshatin e lindjes, në Nivicë. U bëj thirrje të gjithë banorëve të Bashkisë Tepelenë të dalin masivisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë”, bëri thirrje Sako.
    Për Bashkinë e Tepelenës garojnë kandidati socialist Gramoz Sako, ndërsa opozita ka mbështetur të pavarurin Gabriel Guma.
    Rreth 334 mijë qytetarë pritet t’i drejtohen 472 qendrave të votimit deri në orën 18:00, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.

  • Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, pjesëmarrja 10.64% deri në orën 12:00

    Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të diele (9 nëntor) në pesë bashki të vendit, ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore.
    Rreth 334 mijë qytetarë pritet t’i drejtohen 472 qendrave të votimit deri në orën 18:00, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.
    Numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë në Vlorë, mbi 82 mijë në Berat, rreth 39 mijë në Cërrik, mbi 29 mijë në Mat dhe mbi 12 mijë e 600 në Tepelenë.
    Deri në orën 12:00 në pesë bashkitë e vendit kanë votuar 10.70 % e zgjedhësve. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bashkia e Matit ka pjesëmarrjen më të lartë në votime me 24.17%, e ndjekur nga bashkia e Tepelenës me 21.1%.
    Në Bashkinë Cërrik kanë votuar deri më tani 15.14% në bashkinë e Beratit 11.01% e zgjedhësve, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët në votime vijon ta ketë bashkia e Vlorës me 6.94%.
    Më herët kandidatja socialiste për Bashkinë e Vlorës Brunilda Mersini tha për mediat pas votimit se pjesëmarrja ishte e kënaqshme.
    Në këto zgjedhje të pjesshme, në Vlorë garojnë për të marrë drejtimin e Bashkisë, kandidatja socialiste Brunilda Mersini  përballë Dionis Sotës, kandidatit të mbështetur nga opozita, si dhe anëtarit të këshillit bashkiak nën siglën e demokratëve Gjergj Nika.
    Për bashkinë e Beratit, në garë sot janë kandidati socialist Ervin Caka dhe kandidati i mbështetur nga opozita Pavlo Shkarpa.
    Për bashkinë e Matit në garë janë kandidati socilaist Altin Bojni dhe Eduard Brahilika, i mbështetur nga opozita.
    Në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka përballet me dy kandidatët e pavarur, Amarildo Hoxha i mbështetur nga Partia Demokratike dhe aleatët, dhe Eligert Hima propozuar nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.
    Për bashkinë e Tepelenës garojnë kandidati socialist Gramoz Sako, ndërsa opozita ka mbështetur të pavarurin Gabriel Guma.
    Kryebashkiakët që do të dalin fitues nga këto zgjedhje do të kenë një mandat njëvjeçar e gjysmë, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të radhës lokale në pranverën e vitit 2027.

  • Vetëm 5% e vlonjatëve kanë votuar deri më tani, kandidati i pavarur Gjergj Nika ‘i zhgenjyer’

    Vetëm 5% e vlonjatëve kanë votuar deri më tani, kandidati i pavarur Gjergj Nika ‘i zhgenjyer’

    Nga pesë bashki që votohet sot për kryebashkiak, pjesëmarrjen më të ulët e ka Vlora me 5.12%.

    Pasi votoi, kandidati i pavarur Gjergj Nika u shpreh se do te ketë një bojkotim të klasës politike dhe ky tha ai, do të jetë një leksion.
    “Sa i përket pjesëmarrjes së ulët unë mendoj se do te ketë një bojkotim të klasës politike ky do të jetë leksion: dhe ky leksion do vijë nga Vlora. Sipas meje përqindja në këto zgjedhje nuk e kalon 15%”-u shpreh ai.
    I pyetur për besimin e tij në fitore Nika tha se ka hyrë në këtë garë për të fituar dhe do të ndjekë nga pas individualisht çdo shkelje ligjore.