Tag: kandidati

  • Zgjedhjet presidenciale polake 2025: Kush është përpara në sondazhe?

    Zgjedhjet presidenciale polake 2025: Kush është përpara në sondazhe?

    Mbështetja për kryebashkiakun e Varshavës, Rafal Trzaskowski, favorit në garën presidenciale në Poloni, ka mbetur e qëndrueshme që nga fillimi zyrtar i fushatës në janar. Trzaskowski, kandidati i Platformës Qytetare të Donald Tusk, kryeson aktualisht në sondazhe me një mesatare prej 38.3%, ndërsa skena politike në vend po përjeton një dinamikë të re që mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatin përfundimtar.

    Ndërkohë që Karol Nawrocki, kandidati i mbështetur nga partia konservatore Ligji dhe Drejtësia (PiS), ka humbur terren, kandidati i ekstremit të djathtë Slawomir Mentzen ka njohur një rritje të papritur. Me një mbështetje të fortë nga votuesit e rinj dhe një prani të fuqishme në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, Mentzen po pozicionohet si një sfidues serioz ndaj Nawrocki dhe po e komplikon garën për vendin e dytë në raundin e mundshëm të balotazhit.

    Më pas renditet Szymon Holownia, drejtues i Sejmit dhe lider i koalicionit qendror Rruga e Tretë, i cili qëndron më poshtë në sondazhe, pavarësisht rolit kyç të forcës së tij në sigurimin e shumicës parlamentare pas zgjedhjeve të vitit 2023. Kandidatët e së majtës, Magdalena Biejat dhe Adrian Zandberg, kanë një mbështetje minimale, me përqindje nën 3%.

    Zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen më 18 maj, konsiderohen vendimtare për të ardhmen e koalicionit qeverisës të Polonisë, i cili ka pasur vështirësi në miratimin e reformave për shkak të kundërshtimit nga presidenti aktual Andrzej Duda. Me Duda që po përfundon mandatin e tij të dytë dhe nuk ka të drejtë të rikandidojë, gara është hapur dhe e paparashikueshme.

    Rezultati i zgjedhjeve pritet të ndikojë drejtpërdrejt mbi çështje kyçe për vendin, si të drejtat sociale, politikat e migracionit dhe mbrojtja kombëtare. Nëse asnjë kandidat nuk arrin të sigurojë mbi 50% të votave në raundin e parë, një balotazh do të mbahet më 1 qershor. Presidenti i ri pritet të marrë detyrën më 6 gusht, në një sesion të përbashkët të Sejmit dhe Senatit.

    Në kushtet e një peizazhi të fragmentuar politik, fushata vazhdon me tension të lartë dhe me një rezultat që mbetet i hapur./ Euronews – Syri.Net

  • Kandidati Ardit Bido akuzon Partinë Socialiste për gllabërim pronash

    Kandidati Ardit Bido akuzon Partinë Socialiste për gllabërim pronash

    Kandidati për deputet i Qarkut të Vlorës Ardit Bido ka devijuar papritur trajektoren e fushatës së tij elektorale duke sulmuar pikërisht partinë që e zgjodhi ta përfshijë në lista, Partinë Socialiste. Në takimet e tij të fundit elektorale Bido ka akuzuar Partinë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama për gllabërim pronash në vijën bregdetare.
    “Krorëza e Shën Vasilit është një faj i të gjitha partive dhe interesave të mëdha dhe është një faj i veçantë nga interesat e pronave të tjera. Krorëza dhe Kakomeja janë një gllabërim i veçantë nga zonat e tjera”, u shpreh Bido duke harruar ndoshta që tanimë nuk përfaqëson ngjyrat e PDIU-së së Shpëtim Idrizit por kandidon nën siglën e Partisë Socialiste që mban pushtetin prej 12 vitesh.
    Më tej, Bido vijoi sulmet ndaj institucioneve të qeverisë teksa i akuzoi për gjobëvënie në këmbim të votave.
    “Këtu në Lukovë ka probleme sepse taksidarët që vijnë dhe godasin bizneset çdo verë, çdo verë, prodhojnë atë votën që nuk ka të bëjë fare me ato budallallëqet që dëgjojmë në Tiranë”, akuzoi Bido duke lënë në pikëpyetje se deklaratave të kujt i referohet me përcaktimin ‘..në Tiranë..”, vendi ku në fakt ushtron aktivitetin qeveria që drejton punën e atyre që kandidati i cilëson si ‘taksidarë’.
    Por sulmet e Bidos ndaj Partisë Socialiste nuk u ndalën me kaq sepse ai nuk kurseu as ish deputetët e kësaj force politike për rrethin e Sarandës.
    “Shumë deputetë kanë kaluar nga kjo zonë. Nuk kam dëgjuar në Parlament të flitet për këtë zonë, as për Sarandën, as për Delvinën, as për Konispolin. Nuk kam dëgjuar të flitet për probleme por kam dëgjuar të flitet për ato për të cilat nuk ja vlen të flitet”, theksoi Bido.
    Përpara se të kalonte drejt Partisë Socialiste, Bido ka milituar në PDIU dhe ka mbajtur prej 9 vitesh postin e drejtorit në Arkivin Qendror të Shtetit nga 2016 deri ne 2025.

  • U pretendua se pati një konflikt mes socialistëve në Kavajë/ Kandidati i PS: Shpifjet tregojnë dëshpërimin e…

    U pretendua se pati një konflikt mes socialistëve në Kavajë/ Kandidati i PS: Shpifjet tregojnë dëshpërimin e…

    Mediat pranë opozitës shpërndanë lajmin se kandidati i PS në listat e Hapura të Qarkut Tiranë (bashkia Kavajë), Eldian Çepeli, ishte përfshirë në një konfkikt fizik me kryetarin e PS Kavajë. Pas këtij lajmi ka reaguar në rrjetet siciale vetë Çepeli. Ai i hedh poshtë pretendimet duke theksuar se është shpifje e ulët që bëhet për arsye politike nga kundërshtarët.
    Më tej Çepeli nënvizon se këto shpifje tregojnë tregojnë dëshpërimin e kundërshtarëve në Tiranë pasi ata e dinë rezultatin e tyre fatal.

  • Lajmi i rremë për konfliktin në Kavajë: Reagon kandidati socialist Eldian Çepeli

    Lajmi i rremë për konfliktin në Kavajë: Reagon kandidati socialist Eldian Çepeli

    Kandidati socialist Eldian Çepeli ka reaguar sot ndaj lajmit të rremë për të ashtuquajturin konflikt me Kryetarin e PS në Kavajë.
    “Sot disa media pranë opozitës kanë shpërndarë një lajm të rremë ku shkruajnë se unë jam përfshirë në një konflikt me kryetarin e Partisë Socialiste Kavajë.Duke hedhur poshtë me neveri këtë shpifje të ulët që bëhet për arsye politike nga kundërshtarët, dua të sqaroj çdo qytetar të Kavajës dhe mbarë opinionin publik se: Unë nuk jam përfshirë në asnjë konflikt, fare, zero.Me përgjegjësi të plotë morale dhe politike dhe si qytetar i Kavajës, unë do ta vijoj këtë garë elektorale për një fitore si asnjëherë tjetër të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, sëbashku me strukturat e PS Kavajë.Ne jemi një familje e madhe qytetare dhe politike dhe falenderoj çdo qytetar për mbështetjen pa rezerva!Shpifjet e kësaj natyre tregojnë dëshpërimin e kundërshtarëve tanë në Tiranë, pasi ata e dinë rezultatin e tyre fatal, por nuk na ndalin kurrësesi në rrugëtimin tonë drejt 11 Majit historik drejt Shqipërisë Europiane. Puna në terren vijon”, shkruan kandidati socialist Eldian Çepeli.

  • Plas grushti në PS/ Koordinatori i Spiropalit dhe kandidati për deputet dhunon kryetarin socialist të Kavajës

    Plas grushti në PS/ Koordinatori i Spiropalit dhe kandidati për deputet dhunon kryetarin socialist të Kavajës

    Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në selinë e Partisë Socialiste për zonën Kavajë-Rrogozhinë, ku rreth orës 23:00 ka plasur dhuna fizike mes eksponentëve të partisë.
    Burime për Publik.al konfirmojnë se koordinatori i zonës dhe njëkohësisht kandidati i PS, Eldin Cepeli, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Vis Gjeçi, kanë ofenduar, kërcënuar dhe goditur me grusht kryetarin aktual të PS për Kavajën, Shpend Barameta.
     
    Ngjarja tronditëse ka ndodhur në prani të disa anëtarëve të strukturës lokale, të cilët mbetën të shokuar nga sjellja agresive e dy të deleguarve nga Tirana. Sipas dëshmitarëve, përplasja ka nisur pas kundërshtimeve të Barametës për mënyrën sesi po imponohet kandidimi i Çepeli në zonë, pa marrë mendimin e bazës.
      
    Koordinatori Eldian Cepeli, i njohur si njeri i afërt me Elisa Spiropalin, është akuzuar se është dërguar në zonë për të ushtruar presion ndaj organizatës lokale dhe për të diktuar kandidatura “të pëlqyera nga lart”.
    Pas dhunës, Shpend Barameta ka bërë kallëzim penal në Policinë e Kavajës, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga PS dhe vetë Spiropali për këtë skandal, që vë në pikëpyetje stabilitetin dhe etikën në radhët e partisë.
    A do të heshte Edi Rama për këtë akt dhune në shtëpinë e vet politike? Apo do të mbrojë njerëzit e Spiropalit, që sot ngritën dorën ndaj një kryetari partie me votë në bazë?

  • Kreu krim zgjedhor? Reagon  kandidati i PS: Nuk ka shkelje ligjore, fotoja tregon vetëm dorëzimin e…

    Kreu krim zgjedhor? Reagon kandidati i PS: Nuk ka shkelje ligjore, fotoja tregon vetëm dorëzimin e…

    REAGIMI I PLOTË:
    Një foto që tregon votues të diasporës duke mbajtur zarfin e votimit nuk përbën automatikisht krim zgjedhor. Në këtë rast, fotoja ilustron thjesht mbërritjen me sukses të zarfave të votimit dhe funksionimin korrekt të procesit për diasporën.Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, krimet zgjedhore përfshijnë veprime si:
    • Korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje, pra blerja ose shitja e votës .
    • Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, që nënkupton shfrytëzimin e burimeve shtetërore për fushatë .
    • Shkelja e fshehtësisë së votimit, si publikimi i fletës së votimit të plotësuar ( ketu zarfi eshte i mbuluar nuk ka asnje emer kandidati)
    • Pengimi i zgjedhësit ose kanosja ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje .
    Në rastin e përmendur, për sa kohë nuk ka prova që personat në foto janë detyruar, shpërblyer ose ndikuar në mënyrë të paligjshme për të votuar për një kandidat të caktuar, dhe nuk është shkelur fshehtësia e votimit, nuk ka bazë për të konsideruar këtë si krim zgjedhor.

  • Video/ Tenderi i ri i uniformave, Muçollari ironizon kandidatin e Ramës: Thojini Plarentit se…

    Video/ Tenderi i ri i uniformave, Muçollari ironizon kandidatin e Ramës: Thojini Plarentit se…

    Gjatë takimeve në njesinë 14, zonë e Astirit dhe Yzberishtit, kandidati i Opozitës në Tiranë, Grigels Muçollari, ka biseduar nga afër me banorët për zgjidhjet që ofron PD, dhe konstaton pakënaqësinë e tyre me mashtrimet e rilindjes.Së fundmi, kandidati i Ramës në këtë zonë, Plarent Ndreca, është shprehur i habitur se si një komunitet me afër 70 mijë banorë, nuk ka një shkollë. Ndreca sillet sikur nuk ka qënë partia e tij prej 3 mandatesh në pushtet qendror e lokal.Gjatë një bisede me një banor, Muçollari ka ironizuar rivalin e tij, që është nën akuzë për shpërdorim detyre.“Thojini Plarentit që është hapur një vend pune për të tani së fundmi. Tenderi i ri i Uniformave të Policisë, me vlerë 26 milionë euro. Të shkojë të merret me atë punë, se atë di të bëjë. Nuk është për këtu”, u shpreh kandidati i Opozitës.Plarent Ndreca përveçse zyrtarisht nën akuzë për shpërdorim detyre lidhur me disa tendera të rikonstruksionit të komisariateve, ka qënë nën dyshim për tenderin e uniformave të policisë, në kohën kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.Tenderi u kontestua dhe u soll si shembull flagrant i abuzimit, pasi një kapele ishte vlerësuar deri në 400 euro. Zerat e fryrë të asaj procedure, lënë të kuptosh për përvetësime në miliona euro.Pak ditë më parë, qeveria ka shpallur tenderin e ri të uniformave të policisë, me vlerë 26 milionë euro.

     

  • “Të shkojë te uniformat”, Muçollari ironizon Ndrecën dhe sulmon qeverinë për mungesën e infrastrukturës: PS s’ka bërë..

    “Të shkojë te uniformat”, Muçollari ironizon Ndrecën dhe sulmon qeverinë për mungesën e infrastrukturës: PS s’ka bërë..

    Kandidati i PD në Tiranë, Grigels Muçollari zhvilloi një takim em qytetarët në njësinë 14, zonë e Astirit dhe Yzberishtit.
    Së fundmi, kandidati i PS në këtë zonë, Plarent Ndreca, është shprehur i habitur se si një komunitet me afër 70 mijë banorë, nuk ka një shkollë.
    Gjatë një bisede me një banor, Muçollari ka ironizuar rivalin e tij, Plarent Ndreca, për të cilin u tha banorëve t’ui thonë se i është hapur një vend i ri pune, referuar tenderit të ri të unifromave të policisë.
    “Rrugë s’ka, shkolla jo, ujë me puse. Vjen ky Plarent Ndreca, bën sikur ka qenë në opozitë dhe tani do i zgjidhë. Thojini Plarentit që është hapur një vend pune për të tani së fundmi. Tenderi i ri i Uniformave të Policisë, me vlerë 26 milionë euro. Të shkojë të merret me atë punë, se atë di të bëjë. Nuk është për këtu”, u shpreh kandidati i opozitës.
    Pak ditë më parë, qeveria ka shpallur tenderin e ri të uniformave të policisë, me vlerë 26 milionë euro

  • Shqipëria Madhështore/ Kandidati i PD-së, Këlliçi takim me qytetarët e Njësisë 2: 12 vite vjedhje dhe keqmenaxhim

    Shqipëria Madhështore/ Kandidati i PD-së, Këlliçi takim me qytetarët e Njësisë 2: 12 vite vjedhje dhe keqmenaxhim

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka zhvilluar takime me banorë dhe biznese në Degën Nr. 2 të kryeqytetit, ku problematikat sipas tij, janë pasojë e keqqeverisjes së gjatë nga qeveritë e drejtuara nga Edi Rama.
    Në një postim në Facebook, Këlliçi thekson se “është absurde që në vitin 2025 Tirana të ketë ende ujë me orar, 2 orë në mëngjes dhe 2 në darkë.” Ai shton se kjo është pasojë e “12 viteve vjedhje dhe keqmenaxhim”. Ndër temat e diskutuara me qytetarët ishin edhe emigrimi masiv, vështirësitë e jetesës dhe presioni mbi bizneset e vogla nga gjobat dhe taksat. Këlliçi garanton se Partia Demokratike do të sjellë ndryshim përmes investimeve në infrastrukturë, shërbime publike efikase dhe mbështetje për ekonominë lokale.
    “Ndryshimi është i mundur dhe ai do të vijë nga vullneti i qytetarëve i shprehur me votë masive në 11 maj,” përmbyll Këlliçi.

  • Shqipëria Madhështore/ Kandidati i PD-së Grigels Muçollari, takim me banorët në “Myslym Shyr”: Minimumi jetik…

    Shqipëria Madhështore/ Kandidati i PD-së Grigels Muçollari, takim me banorët në “Myslym Shyr”: Minimumi jetik…

    Grigels Muçollari kandidati i PD në Tiranë takim me banorët në lagjet rreth “Myslym Shyrit”,ku ka ndarë shqetësimet për çmimet e larta dhe pagat e pensionet e ulëta. Muçollari u ka bërë të ditur banorëve se angazhimi i PD me programin ekonomik e ndryshon tërësisht këtë situatë.
    “Vendosja e minimumit jetik 200 euro dhe rritja e pensioneve mbi këtë bazë deri në 20 përqind, do të sjellë kushte për pensionistët që të përballojnë jetesën. Po ashtu, për më të pamundurit, paketa e konsumatorit, parashikon rimbursimin e plotë të TVSH për produktet e shportës, që do të thotë se për një pensionist kjo masë ka vlerën e pothuaj dy pensioneve, në një vit. Kullat e larta dhe fasadat nuk kanë ndihmuar aspak në mirëqënien e banorëve të këtyre lagjeve. Nga viti në vit, ekonomia është përkeqësuar.
    Vendosja e pagës minimale 500 euro, ulja e çmimit të energjisë, janë të tjera pika që parashikon programi i PD që do të lehtësojnë jetën e njerëzve.Platforma ekonomike e Partisë Demokratike pritet mirë në çdo lagje e njësi të kryeqytetit”, u shpreh Muçollari.