Tag: kandidati

  • Në Lezhë një mandat e merr kandidati i Koalicionit Euroatlantik, shqiptaro-amerikani Prel Dedaj

    Në Lezhë një mandat e merr kandidati i Koalicionit Euroatlantik, shqiptaro-amerikani Prel Dedaj

    Lezha dhe Shkodra janë dy qarqet ku PS-ja nuk del në shumicë në mandate deputeti me 11 maj. Ndërsa qarqet e tjera flasin për PS.
    Në qarkun Lezhë, ku futen rrethi Kurbinit (Laçi), rrethi Mirditës dhe rrethi i Lezhës historikisht në dominancë ka qenë e djathta. Me ndonjë përjashtim, por raportet janë ndarë 4 me 3 për PD. Por këtë herë me futjen e një demokrati shqiptaro-amerikan, i cili vjen si origjinë nga zona e Fushë Kuqes, i cili kandidon në emër të koalicionit Euroatlantik, raportet do të përmbysen; 3 PS, 3 PD dhe 1 Prel Dedaj, që siç thamë vjen nga SHBA.

    Ai është një demokrat i vjetër në zonë, por jo vetëm aty, edhe në selinë blu. Prela ka lenë Amerikën që të synojë të jetë deputet dhe të përfaqësojë vlerat më burrnore e civile të qarkut. Ai ka punuar prej muajsh me këtë ide kandidimi, takon e bashkëbison me njerëzit, duke iu shpjeguar se duhen emra përfaqësues me dinjitet e jo që marrin urdhëra nga partia e tyre.
    Deputeti, thotë shqiptaro-amerikani, duhet të flasë e të mbrojë interesat e votuesve. Ndryshe kthehet në servilë partie dhe nuk zgjidh probleme e atyre që përfaqëson.
    Prel Dedaj vazhdon takimet në çdo fshat e qytet të qarkut Lezhë, me një shtab serioz elektoral.
    Realisht PS dhe PD e kanë frikë kandidatin edhe për faktin se ka rreth të fortë miqësor, përveç emrit të tij.
    Lezha duket se po shkon 3-3-1, ku kandidati shqiptaro-amerikan Prel Dedaj, do të jetë edhe si përfaqësues i krejt komunitetit shqiptar në SHBA, por edhe në shtetet e tjera./Agron Marku/

     

  • SYRI TV/ Kandidatët e PD Shkodër vijojnë takimet, Spahia: Do rikthejmë dinjitetin e mjekut

    SYRI TV/ Kandidatët e PD Shkodër vijojnë takimet, Spahia: Do rikthejmë dinjitetin e mjekut

    Kandidati i Partisë Demokratike, doktor Bardh Spahia zhvilloi një takim me bluzat e bardha te qytetit të Shkodrës, ku shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre përballë sfidave të një sistemi shëndetësor të mbingarkuar dhe larg vëmendjes që duhet të ketë nga qeveria.

    Në qendër të diskutimit ishte vizioni për një reformë të thellë dhe të ndershme në sistemin shëndetësor shqiptar, ku PD ka hartuar një plan të detajuar që rikthen dinjitetin e mjekut, si dhe fokusohet tek investimet strategjike në shëndetësi.

    Ndërkohë Kandidati tjetër për deputet i PD në qarkun Shkodër Arben Lushaj zhvilloi takime me banorë dhe biznese të Perashit dhe lagjes Qafëhardhi duke marrë mbështetjen e tyre. Lushaj u shoqërua nga drejtuesi politik Luçiano Boçi…

    Ndërkohë kandidatja Senada Mehmeti, denoncoi asfaltin elektoral që benet beci po shtron në zonat rurale e kryesisht në Anën e Malit.

  • “Ne kemi projeksione, jo përralla”, Rama: Kandidati më i ri dhe i vjetër jam unë

    “Ne kemi projeksione, jo përralla”, Rama: Kandidati më i ri dhe i vjetër jam unë

    Teksa po fliste për projeksionet financiare të Shqipërisë 2030, kryeministri Edi Rama ironizoi duke thënë se PS nuk ka një program si të “bufit apo Latifit”, duke ironizuar kryetarin e PD, Sali Berisha dhe Chris LaCivita.
    “Këto që flasim ne për Shqipërinë 2030, nuk janë si programi i bufit dhe Latifit. Këto janë projeksione t ëmbështetyra në analizat e ekspertëve të ministrisë së Financave dhe ndërkombëtare. Prej kohësh prej ne me mua punon kryekëshilltari ekonomik i kancelares gjermane. Për të përmendur dy nga të tjerë që ne i konsultojmë herë pas here. Këto janë projeksione financiare dhe jo përralla me mbret, as përralla me buf dhe latif.”, u shpreh Rama. 
    Në përgjigje të një komentuesi që shkruante se nuk duhen votuar partitë e vjetra, por populli ka nevojë për një kandidat të ri, Rama tha se kandidati më i ri dhe më i vjetër në kuptimin e energjisë dhe eksperiencës është vetë ai. Nuk la pa ironizuar edhe partitë e reja.
    “Kandidati më i ri dhe më i vjetër këtu jam unë. Në kuptimin e energjisë dhe eksperiencës. Partia më e re dhe më e vjetër është PS dhe në listat tona, në çdo qark, gjen më të rinjtë dhe ata më me eksperiencë. Kjo teoria duhet një kandidat i ri, pa parti pas dhe pa struktura apo ekspertizë dhe vetëm bla bla bla, imitacione të një partie që ishte ndjesë pastë e treta e vërteta dhe që u bë barra dhe halli i madh i politikës shqiptare nuk ka nevojë Shqipëria. Nuk ka nevojë Shqipëria për këto të tretat dhe të vërtetat që janë vetëm shëmbëlltyra që kërkojnë të hyjnë në valle dhe më pas bëhen grabitqare.”, tha Rama. 

  • Ardit Bido denoncon kërcënimin ndaj qytetarit në Himarë: Berisha të mos heshtë

    Ardit Bido denoncon kërcënimin ndaj qytetarit në Himarë: Berisha të mos heshtë

     
    Kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun Vlorë, Ardit Bido, i ka bërë thirrje publike kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që të reagojë pas një rasti shqetësues presioni ndaj një qytetari në Himarë, i cili është kërcënuar vetëm për shkak se mbështet politikisht kandidaturën e Bidos. Në deklaratën e tij, kandidati socialist ka akuzuar PBDNJ-në, dega Himarë, si pjesë të asaj që ai e quan “Aleanca e Antishqiptarisë Madhështore”, me lidhje të afërta me qarqe ekstremiste të huaja.
    Sipas Bidos, ky veprim përbën një përpjekje të hapur për të frikësuar qytetarët dhe për të ndikuar tek vota e lirë, në prag të zgjedhjeve të 11 majit. “Shqipëria është e shqiptarëve, qofshin ata me kombësi shqiptare, greke apo të tjera. Askush nuk ka të drejtë të frikësojë qytetarët për bindjet e tyre politike,” është shprehur ai.
    Ardit Bido kërkoi një reagim të menjëhershëm ndaj këtij akti, duke theksuar se një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk mund të lejojë sjellje të tilla në një proces zgjedhor demokratik. Ai shtoi se përballja me kundërshtarët politikë duhet të ndodhë në mënyrë të ndershme dhe përmes debatit publik, jo përmes presionit dhe frikësimit.
    “Nëse këto veprime nuk ndalen, përveç debatit politik që do të bëjmë në Parlament, do të shihemi edhe në rrugën e drejtësisë,” përfundoi kandidati socialist.

  • Kandidati i opozitës Alliu në mbrojtje të banorëve të Hotolishtit: Balluku e Rama duan tu japin kompensim nga shpronësimi për rrugën sa 4 kokrra vezë

    Kandidati i opozitës Alliu në mbrojtje të banorëve të Hotolishtit: Balluku e Rama duan tu japin kompensim nga shpronësimi për rrugën sa 4 kokrra vezë

    Zëri i banorëve të Hotolishtit në Librazhd ndaj projektit të rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, bie në vesh të shurdhët të qeverisë Rama.
    Projekti i rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, parashikohet të kalojë në mes të fshatit. “Kjo është rrugë e florinjtë për ata që investojnë e ata që përfitojnë por është fatkeqësi për një komunitet të tërë” thotë Ilirjan Alliu, kandidati i PD-së në Librazhd i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto’ Syri Tv.Për projektin që banorëve u shkatërrohen shtëpitë, qeveria jo vetëm që nuk i ka dhënë një zgjidhje por dhe kompensimi është minimal me të cilën ata nuk mund të bëjnë asgjë dhe e vetmja rrugë është shpërngulja.“Qëllimi i qeverisë është si tjua nxijë jetën që të ikin sa më shumë nga Shqipëria. Janë kujdesur që banorët të mos kenë asnjë zgjidhje. Dhe dëmshpërblimi nuk i përgjigjet cmimeve të tregut. Ai po largon dhe shpërngul nga vendi një lagje të tërë. Nuk jemi kundër zhvillimit të vendit, por rruga në zonat e banuara me vite bëhet kur nuk ka asnjë shans tjetër alternativ.Kemi një investim që nuk ka projekt. Sot e kësaj dite jemi në fazën kur do të shkohet në shtëpitë e banorëve por ata nuk kanë njoftimi se cila do të preket. kjo është katastrofë. Tallja e qeverisë shkon deri aty sa zv/kryeministrja, Belinda Balluku përpiqet të organizojë një takim me patronazhistë, dhe për të takuar banorët që dëmtohen nga ky projekt çojnë ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët,Bora Muzhaqi“Tallen me komunitetin e Hotolishtit.  Zv.kryeministrja zgjedh të mos përballet me banorët e çon  ministren e kalamajve, Bora Muzhaqi e cila u thotë kujt i preket shtëpia,  ndërkohë që banorët nuk kanë asnjë dijeni për projektin dhe kërkojnë transparencë”

    Për të evidentuar më mirë vjedhjen që qeveria po kërkon u bëjë banorëve kandidati i PD-së në Librazhd, Alliu sjell shifrat.“Çmimi i tokës që prek rruga e re kompensohet me 4 kokrra vezë, 1700 lekë për një pronë që nuk do e kesh më. Në kohën e PD-së çmimi i referencës ka qenë 3 7 00 lekë.. kanë ardhur këta në pushtet, e kur vlera e pornës është më e madhe ata e kanë ulur referencën në 1700 lekë. Nuk i japin mundësi këtyre banorëve të ndërtojnë një shtëpi tjetër. Me aq lekë as në fshat nuk e blen dot. As tjegullat me çatinë nuk i blen dot..”Partia Demokratike u premton banorëve të Hotolishtit se projekti do të realizohet duke u respektuar prona e tyre dhe kjo është një arsye pse më 11 maj duhet votuar numri 1  Koalicioni PD- ASHM“ Më 12 maj kur PD do të jetë në pushtet rruga do të kalojë si është interesi më i mirë i banorëve të zonës , gjithashtu kompensimi do të jetë sipas tregut. Nuk do të shkatërrohet fshati. Nuk do të ketë çarje të fshati në mes’

  • Kandidati i PD: Po përgatitet vizita e Berishës në SHBA. Non Grata do bjerë para 11 majit

    Kandidati i PD: Po përgatitet vizita e Berishës në SHBA. Non Grata do bjerë para 11 majit

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Ka ardhur koha për një ndryshim të vërtetë”, kandidati i PD- ASHM Kliti Hoti takime me biznesmenë dhe sipërmarrës

    “Ka ardhur koha për një ndryshim të vërtetë”, kandidati i PD- ASHM Kliti Hoti takime me biznesmenë dhe sipërmarrës

    Shkruan në Facebook kandidati i PD- ASHM për qarkun Shkodër, Kliti Hoti: Me biznesmenët dhe sipërmarrësit e Shkodrës, për zhvillimin e Shqipërisë që prodhon! Prezantuam programin e Partisë Demokratike për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e sipërmarrjes shqiptare – një program që vendos në qendër “Made in Albania”, si një vizion i qartë për të kthyer Shqipërinë në një vend që prodhon, eksporton dhe rrit mirëqenien.
    Ndamë vizionin e një qeverisjeje që i sheh sipërmarrësit jo si armiq, por si partnerë strategjikë për zhvillimin e vendit. Diskutuam hapur për sfidat e përditshme dhe dëgjuam me vëmendje çdo propozim të tyre.
    Programi ynë përfshin masa konkrete si:
    – Sistem fiskal i thjeshtë dhe i qëndrueshëm për 4 vite– Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat dhe kapitalin– Zero tatim për biznesin e vogël dhe profesionet e lira deri në 18 milionë lekë në vit– Krijimi i Zonave të Lira Ekonomike dhe Bankës Shqiptare të Zhvillimit– Grante dhe stimuj për emigrantët që rikthehen për të investuar në atdhe
    Ka ardhur koha për një ndryshim të vërtetë. Një qeveri që qëndron në krah të sipërmarrësve dhe ndërton një ekonomi që i shërben çdo qytetari. Shkodra voton për zhvillimin! Shkodra voton për Partinë Demokratike!

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “Ti futesh te çyrykët?”/ Debat në Quo Vadis, kandidati i PS: Ato që janë bërë mirë pse nuk i përmendni

    “Ti futesh te çyrykët?”/ Debat në Quo Vadis, kandidati i PS: Ato që janë bërë mirë pse nuk i përmendni

    Fushata elektorale ka “nxehur gjakrat’ jo vetëm në terren por edhe në studiot televizive. Të ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, gazetarja Juela Meçani dhe kandidati i PS në Qarkun e Tiranës, Erion Malaj, diskutuan mbi gjuhën e përdorur në fushatë.
    Ndërsa kandidati socialist po bënte një përmbledhej të arritjeve të qeverisë së majtë në pushtet, gazetarja Meçani kërkoi që të dënonte gjuhën denigruese që kryeminsitri rama po përdor ndaj qytetarëve.
    Pjesë nga diskutimi:

    Meçani: Ju futeni te çyrykët? Keni guxim të thoni që kemi mbi krye që shkakton dëm real te një brez i tërë.
    Malaj: E thashë që në fillim që një nga arsyet pse dua të jem pjesë e politikës është që të jem pjesë e politikbërjes nesër.
    Meçani: Nise që sot ti.
    Malaj: Jo sot jam kandidat.
    Meçani: Ti je që sot deputet.
    Malaj: Unë po mbaj një qendrim politik të partisë që përfaqësoj. Aty ku ka dhe duhet të kishte bërë më mirë, duhet bërë më mirë. Por këtu nuk përmendet kurrë.
    Meçani: Parti politike që ka gjysmën e politikës në burg.
     

  • FOTO – Kliti Hoti vijon takimet me qytetarë shkodranë, viziton banesën karakteristike të familjes Shurdha

    FOTO – Kliti Hoti vijon takimet me qytetarë shkodranë, viziton banesën karakteristike të familjes Shurdha

    Kandidati për deputet i PD- ASHM për qarkun Shkodër, Kliti Hoti, ka nisur ditën me një takim mjaft të veçantë, në një nga baret e qytetit të Shkodrës.
    “Me një zotëri dhe zonja të nderuara- kështu nisi mëngjesi sot në Shkodër ku bashkë me diellin dhe kafen e mëngjesit merr dhe këshillat e duhura dhe dashamirëse”, shkruan ai në një publikim në rrjetet e tij sociale.

    Në vijim, kandidati Hoti, ka vijuar me një vizitë në banesën e familjes Shurdha, një nga më të bukurat dhe mirëmbajturat, një relikte me shumë vlerë e Shkodrës e më gjërë.
    “Në zemër të Shkodrës gjendet një ndër dëshmitë më të gjalla të historisë sonë: banesa e familjes Shurdha. Faleminderit Zotni Ahmet Shurdha për mikpritjen dhe për pasionin me të cilin ruan kujtimet e një epoke. Janë pikërisht këto histori që na japin forcë të ecim përpara, me respekt për të shkuarën dhe besim në të ardhmen.”, shkruan kandidati Kliti Hoti.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • SYRI TV/ Spitali në Elbasan në terr, ikin dritat/ Kandidatja e PD Hasa: Në rrezik jeta e pacientëve

    SYRI TV/ Spitali në Elbasan në terr, ikin dritat/ Kandidatja e PD Hasa: Në rrezik jeta e pacientëve

    Kandidatët për deputete të Partisë Demokratike në Elbasan, Fier dhe në Vlorë kanë bërë denoncime që nga mungesa e dritave ne Spitalin e Elbasanit, përzierja e ujërave të zeza me të bardha në Fier si dhe plehrat në Selenice dhe kanë kërkuar marrjen e masave nga institucionet shtetërore. Ndërkohë që Bujar Leskaj si dhe Bardh Spahia në Shkodër, dhe Tritan Shehu në Gjirokastër kanë zhvilluar takime me qytetarët.

    Syri TV

    Në Spitalin Rajonal të Elbasanit në Pavionin e Kirurgjisë e të reanimacionit, prej 35 minutash ka qëndruar në terr pasi mungoi energjia elektrike duke vënë në rrezik jetën e pacientëve. Kandidatja për deputete e PD, Lumturi Hasa ka denoncuar këtë rast dhe është shprehur se duhen marrë masa të menjëhershme

    Në Fier, Kandidati i Partisë Demokratike Gentian Koçi, ka denoncuar përzierjen e ujërave të zeza me ujërat e bardha në fshatin Çerven që vijon prej 1 muaji është duke dëmtuar mijëra qytetarë të bashkisë Fier.

    Teksa në Vlorë kandidati për deputet PD-ASHM z.Atird Hoxha, kryetarit të PD Selenicë z.Leonard Rakipaj dhe nënkryetarit të PD Selenicë z.Xhuljo Maraj kanë denoncuar plehrat në Selenicë duke hedhur akuza në drejtim të bashkisë që nuk ka marrë masa

    Ndërkohë që Bujar Leskaj drejtuesi politik i PD  qarkut të Vlorës ka zhvilluar një takim  me banorët e Golimbasit dhe Sevasterit ku ka prezantuar programin e PD për bujqësinë dhe blegtorinë.

    Në Shkodër Kandidati i PD Bardh Spahia zhvilloi takimet e tij të radhës me banorët e njësisë administrative të Postribës, të cilët i njohu nga afër me programin e kësaj force politike dhe u ndal te plaga e madhe e shqiptarëve emigracioni.

    Por drejtuesi politik i PD në qarkut Gjirokastër,  Tritan Shehu, dhe  kandidatet Bajram Hysa dhe Arben Ristani janë ndalur në Progonat të Tepelenës, ku diskutuan për problemet që hasin çdo ditë banorët e kësaj zone dhe programin e PD për fshatin.