Tag: kandidati

  • Me 7 vota ‘pro’, zgjidhet kreu i ri i SPAK

    Me 7 vota ‘pro’, zgjidhet kreu i ri i SPAK

    Kandidati për kreun e ri të SPAK, Klodian Braho  ka marrë shumicën e votave për të drejtuar këtë institucion.

    Ai mori 7 vota pro.

    Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota. 1 votë shkoi për Elvin Gokaj. Ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

    Klodian Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin.

  • Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

    Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

    Elvin Gokaj, kandidati i tretë për të marrë drejtimin e SPAK, ka nisur intervistimin para anëtarëve të KLP, me prani të ndërkombëtarëve.

    Prokurori i posaçëm e nisi prezantimin me profilin e tij dhe karrierën në sistemin e drejtësisë si dhe çështjet që ka hetuar.
    “Veprimtaria ime do fokusohet në luftën kundër krimit, përmirësimin e strukturës dhe shtim kapaciteti njerëzor, forcim i marrëdhënies dhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët dhe forcimi i besimit te publiku. Drejtimi i ri i SPAK do të nisë me analizë, që do të ndihmojë në hartimin e një strategjie zhvillimi për tre vitet e ardhshme”, tha ai ndër të tjera teksa prezantoi platformën e tij.
    Pjesë nga pyetjet që i janë drejtuar nga anëtarët e KLP:
    Cilat do të ishin praktikat më të mira?
    Gjokaj: Puna në grup. Pavarësisht se SPAK ka 20 prokurorë, për mendimin tim janë 20 drejtues.
    Cili tipar mendoni se do duhet t’ju identifikonte gjatë drejtimit të detyrës nëse zgjidheni?
    Gjokaj: Mendoj se kolegët e mi kanë dhënë gjithë energjitë e tyre, nëse do zgjidhem vetë, më përket radha mua dhe do të japë gjithë energjitë e mia. Nuk kemi pasur asnjë ndërhyrje nga drejtuesit e mëparshëm për çështjet që ne kemi pasur, mendoj se kjo do të jetë dhe linja ime nëse zgjidhem.
    Para se të merrni detyrën, çfarë keni pasur ndonjë çështje të rëndësie të veçantë që ju e konsideroni çështje të suksesshme?
    Gjokaj: Duke pasur një karrierë të gjatë si prokuror, në përgjithësi në rrethet e mëdha kam qenë pjesë në grupet hetimore. Vetë kam pasur çështje të rëndësishme dhe kam kërkuar dhe burgim të përjetshëm të personave të krimit në zonën e veriut.
    A keni pasur ndonjë rast presioni, nëse po, si keni reaguar?
    Gjokaj: Mendoj se një prokuror me karrierë prej 26 vitesh në këtë detyrë, nuk mbetet më për të pritur presione nga çështje konkrete. Presionet nuk mendoj se mund të bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët.

    Top Channel

  • “Nuk kemi bërë jetë të lirë, por…”/ Kandidati për kreun e SPAK, Gogaj: Duke u ruajtur nga kontaktet kriminale

    “Nuk kemi bërë jetë të lirë, por…”/ Kandidati për kreun e SPAK, Gogaj: Duke u ruajtur nga kontaktet kriminale

    Kandidati për kreun e SPAK, Elvin Gogaj teksa po paraqet platformën e tij para anëtarëve të KLP-së, u pyet nëse ka tentativa të ndikimeve nga grupet kriminale.
    Ai tha se nuk ka bërë një jetë të lirë, për t’iu shmangur grupeve kriminale dhe ndërhyrjeve të tyre.
    “Ndikim ka pasur, në çdo kohë duke u ruajtur nga kontaktet dhe situatat që kanë krijuar grupet kriminale.. Jam munduar që të shmang kontaktet. Nuk kemi bërë jetë të lirë, por jam shmangur. Por duke mos qenë një njeri që kam shkelur detyrën, kam qenë njeri i lirë, pasi kam respektuar detyrën.

  • Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

    Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

    Elvin Gokaj, kandidati i tretë për të marrë drejtimin e SPAK, ka nisur intervistimin para anëtarëve të KLP, me prani të ndërkombëtarëve.

    Prokurori i posaçëm e nisi prezantimin me profilin e tij dhe karrierën në sistemin e drejtësisë si dhe çështjet që ka hetuar.
    “Veprimtaria ime do fokusohet në luftën kundër krimit, përmirësimin e strukturës dhe shtim kapaciteti njerëzor, forcim i marrëdhënies dhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët dhe forcimi i besimit te publiku. Drejtimi i ri i SPAK do të nisë me analizë, që do të ndihmojë në hartimin e një strategjie zhvillimi për tre vitet e ardhshme”, tha ai ndër të tjera teksa prezantoi platformën e tij.
    Pjesë nga pyetjet që i janë drejtuar nga anëtarët e KLP:
    Cilat do të ishin praktikat më të mira?
    Gjokaj: Puna në grup. Pavarësisht se SPAK ka 20 prokurorë, për mendimin tim janë 20 drejtues.
    Cili tipar mendoni se do duhet t’ju identifikonte gjatë drejtimit të detyrës nëse zgjidheni?
    Gjokaj: Mendoj se kolegët e mi kanë dhënë gjithë energjitë e tyre, nëse do zgjidhem vetë, më përket radha mua dhe do të japë gjithë energjitë e mia. Nuk kemi pasur asnjë ndërhyrje nga drejtuesit e mëparshëm për çështjet që ne kemi pasur, mendoj se kjo do të jetë dhe linja ime nëse zgjidhem.
    Para se të merrni detyrën, çfarë keni pasur ndonjë çështje të rëndësie të veçantë që ju e konsideroni çështje të suksesshme?
    Gjokaj: Duke pasur një karrierë të gjatë si prokuror, në përgjithësi në rrethet e mëdha kam qenë pjesë në grupet hetimore. Vetë kam pasur çështje të rëndësishme dhe kam kërkuar dhe burgim të përjetshëm të personave të krimit në zonën e veriut.
    A keni pasur ndonjë rast presioni, nëse po, si keni reaguar?
    Gjokaj: Mendoj se një prokuror me karrierë prej 26 vitesh në këtë detyrë, nuk mbetet më për të pritur presione nga çështje konkrete. Presionet nuk mendoj se mund të bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët.

    Top Channel

  • Gara për Avokatin e Popullit, kandidati: Marrëveshje e fshehtë mes PS dhe PD për të nxjerrë Endrit Shabanin

    Gara për Avokatin e Popullit, kandidati: Marrëveshje e fshehtë mes PS dhe PD për të nxjerrë Endrit Shabanin

    Kandidati për postin e Avokatit të Popullit, Skënder Haluci, thotë se PD dhe PS kanë bërë një marrëveshje të fshehtë për të zgjedhur në këtë krye të këtij institucioni Endri Shabanin.
    “E ka bërë Partia Socialiste domosdoshmërish, duke përdorë edhe elementë të ndryshëm të grupit parlamentar të Partisë Demokratike”, tha Haluci në një intervistë në Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN. “Mua më ka ndodhur më ka ndodhur që ca deputetë, që kanë vite që njihem me ta, më kanë thënë se nuk ta firmosi dot pa e pyetur Doktor Profesor Sali Berishën. Unë kurrë nuk arrij ta pranoj që Sali Berisha ka thënë mos e firmosni Skënder Halucin, firmosni Endri Shabanin”.
    Haluci shtoi se kreu i PD, Berisha, është jashtë kësaj marrëveshjeje. “Kanë përdorur emrin e Sali Berishës. Më kanë thënë disa deputetë që nuk i kam në listën e mbështetësve se nuk ta jap dot firmën pa pyetur”.
    Ai tha se opozita tërhoqi firmat pasi kuptoi se dikush, ndonjë bashkëpunëtor i partisë brenda grupit i ka përdorur.

  • Marrëveshje e fshehtë PS-PD për Avokatin e Popullit? Kandidati zbulon prapaskenat: Ja pazaret Berisha – Rama

    Marrëveshje e fshehtë PS-PD për Avokatin e Popullit? Kandidati zbulon prapaskenat: Ja pazaret Berisha – Rama

    Zgjedhja e Avokatit të Popullit vijon të jetë në ‘ngërç’ pas dorëheqjes së Partisë Demokratike nga firmat e dhëna për 6 kandidatët, emrave të cilëve kanë kaluar për votim në Kuvend. Të gjithë kandidatët janë propozime të Partisë Demokratike, ndërsa përpara bërjes publike të emrave të tyre, Besim Ndregjoni ka qenë më parë propozimi i vetëm  nga Sali Berisha për postin e Avokatit të Popullit, i cili aktualisht është në mesin e kandidaturave.
    Në një emision televiziv, Besim Ndregjoni tha se emrat e kandidatëve të tjerë dhe tërheqja e firmave, është një lojë ‘ping-pongu’ që po zhvillohet me marrëveshje mes grupit parlamentar të PS-së dhe të PD-së, por këtu ai përjashton Berishën. Ndregjoni thotë se e gjitha kjo është një manipulim procesi me qëllim zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli.
    “Na mënyrë figurative kam qenë në janar dhe deri tani që kam pasur të gjitha firmat e opozitë me në krye Berishën, i cili e ka bërë me zë dhe figurë se kandidati i opozitës për Avokat Populli është Besim Ndërgjoni. Tani grupi parlamentar i PD a e njeh ligjin e Avokatit të Popullit? Po bëhet një lojë ping pongu mes dy grupeve parlamentare të cilët kryetari i PD ka publikuar emrin tim si i vetmi kandidat antikomunist për të drejtuar AP. Emrat e tjerë janë thënë dje. Deri dje kryetari i PD e ka cilësuar se kandidati i vetëm isha unë.
    Sa u hap konkurrimi nga Komisioni i Ligjeve, shfaqën dëshirën për të kandiduar. Këtu grupi i PD dha firma duke qenë në kundërshtim me vizionin dhe kandidaturën time që kishte paraqitur Berisha. Më e papranueshmja se e nënkryetari Ored Bylukbashi dhe Gazment Bardhi, marrin Endi Shabanin, kryetarin e një force politike të majtë ekstrese, dhe i thonë anëtarëve të PD jepini votat Shabanit. Nuk mund të kandidojë Shabani përballë një antikomunisti, një ish të përndjekuri politik që ka 35 vite që merret me të drejtat dhe liritë e të përndjekurve politikë. Trupi më i madh ishte se duke përjashtuar Berishën, e gjithë kryesia e PD kishte firmosur kandidaturën e Shabanit”, tha Besim Ndregjoni.
    Besim Ndregjoni thotë se emri i tij ka qenë shpallur si kandidaturë për postin e Avokatit të Popullit prej shumë kohësh. Ai thotë se është një trup i madh për Partinë Demokratike që të bëjë marrëveshje të fshehtë me mazhorancën kundër vullnetit të kryetarit të tyre, Sali Berisha. Ndregjoni gjithashtu iu drejtua dhe kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të prononcohet publikisht nëse e mbështet apo jo kandidaturën e tij.
    “Nuk mund të kem paragjykime ndaj Berishës a ka pasur dijeni për këtë apo jo. Po manipulohet nëpër media se këto vota janë dhënë nga grupi i PD për të kandiduar. Rregullorja e Komisionit të Ligjeve nuk e ka në asnjë pikë që kandidati që kandidon duhet të ketë mbështetjen e 28 deputetëve për të kandiduar. Mbështetja e deputetëve vjen pasi ti si kandidat ke paraqitur platformën sesi do të drejtosh AP. Unë me 18 nëntor, kam dërguar 34 firma deputetësh të 3 grupeve parlamentare. Isha kandidat i vetëm për AP që rrinte në sirtar të Kuvendit, vitin 4 i ra mendja mazhorancës ta kalonte për votim.
    Trupi më i madhhi PD është që të deklarojë publikisht Berisha që duhet të votohet kandidati antikomunist, ndërsa grupi i PD ka bërë marrëveshje të fshehtë me grupin e PS për të zgjedhur Endri Shabanin. Nëse nesër zgjedhin Endri Shabanin jo i tradhtuar, por është poshtëruar PD e PS. Votat e PD i kam marrë dhe sot i bëj thirrje Ramës, dil dhe prononcohu publikisht: E përkrah kandidaturën e të përndjekurve politik apo jo. Tërheqja e mbështetjes e PD nga mbështetja është marrëveshje e pistë me PS”, tha Ndregjoni.
    Pas 3 vitesh zvarritje, zgjedhja e Avokatit të Popullit pritet të marrë një zgjidhje përfundimtare ditën e nesërme në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancë janë depozituar 6 kandidatura ndërsa PD kërkon rihapje të procesit pasi kanë shpallur dorëheqjen nga firmat që u kanë dhënë kandidatëve për mbështetje. Posti i Avokatit të Popullit po mbahet përtej mandatit nga Erinda Ballanca.

  • PS fito 5-0! KQZ certifikon kryebashkiakët e zgjedhur të nëntorit

    PS fito 5-0! KQZ certifikon kryebashkiakët e zgjedhur të nëntorit

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Pesë kryebashkiakët socialist të dalë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpalli zyrtarisht fitues kryetarët e bashkive të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës. Brunilda Mersini, Altin Bojini, Gramos Sako, Florenc Doka dhe Ervin Ceca, do të jenë në postin e kryebashkiakut vetëm një vit e gjysmë, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të radhës lokale, të planifikuara për pranverën e vitit 2027. 
    VLORË
    Vlora ishte vendi me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale me vetëm 12.5% të votuesve. Gjithsesi fitoren e thellë e siguroi kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini me 78.88% të votave (15 mijë e 672 vota). Mersini ndiqet nga kandidati i pavarur Dionis Sota me 11.68% (2 mijë e 333 vota) dhe Gjergji Nika me 9.88% (1 mijë e 975 vota).
    Në këtë bashki, Partia Demokratike shënon një rënie prej 13.52% krahasuar me zgjedhjet e 11 majit, ndërsa PS regjistron një rritje prej 19%.
    MAT
    Ndryshe nga Vlora, Mati ishte bashkia me pjesëmarrjen më të lartë me 39.36% votues. Altin Bojini i Partisë Socialiste ka fituar me 66.54% (7 mijë e 425 vota), ndërsa kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Eduart Brahilika, ka marrë 28.54% (3 mijë e 184 vota). Kandidatja e pavarur Suzana Pasha u rendit e treta me 4.92% (549 vota). 
    TEPELENA
    Tepelena ishe e dyta pas Matit sa i përket pjesëmarrjes së votuesve me 34.63%. Kandidati socialist Gramos Sako fitoi me 77.85% (3 mijë e 261 vota). Rivali i tij, i mbështetur nga opozita, Gabriel Guma, mori 928 vota. Në Tepelenë u testua për herë të parë edhe numërimi paralel i votave me Inteligjencë Artificiale.
    CËRRIK
    Edhe në Cërrik bashkia do të kryesohet nga PS-së. Kandidati Florenc Doka fitoi me 66.22% (6 mijë e 201 vota), i ndjekur nga kandidati i mbështetur nga PD, Amarildo Hoxha, me 1 mijë e 888 vota, dhe Eligert Himën nga “Shqipëria Bëhet” me 1 mijë e 275 vota. Pjesëmarrja e votuesve në Cërrik ishte 25%.
    BERAT
    Partia Socialiste siguroi një fitore të thellë në Berat, ku kandidati Ervin Ceca siguroi 13 mijë e 050 vota ose 83.35%, 11 mijë vota më shumë se Pavlo Shkarpa, kandidati i mbështetur nga PD, i cili mori vetëm 2 mijë e 607 vota (16.65%). 

  • Me kushte dhe nevoja të veçanta/ Përfundon numërimi i votave nga diaspora, ja si paraqiten rezultatet

    Me kushte dhe nevoja të veçanta/ Përfundon numërimi i votave nga diaspora, ja si paraqiten rezultatet

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të votave me postë, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për disa komuna të Kosovës në kuadër të procesit zgjedhor.
    Këto rezultate kanë ndikuar në balancimin e garës zgjedhore në disa prej komunave, duke nxjerrë në pah konkurrencën e ngushtë ndërmjet kandidatëve, veçanërisht në balotazhet e mbajtura.
    KQZ ka njoftuar se të hënën procesi i numërimit do të vazhdojë për një pjesë të pakove që janë tërhequr nga kutitë postare në ShBA dhe Australi.
    Më poshtë paraqiten të dhënat e detajuara për komunat Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Mitrovicë e Jugut dhe Viti, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së.
    Votat e diasporës, kryeson në Pristinë kandidati i VVKomisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të saj ka publikuar edhe rezultatin e votave me postë për Komunën e Prishtinës. Votat nga diaspora më së shumti i ka marrë kandidati i Vetëvendosjes.
    Hajrulla Çeku ka marrë gjithsej 395 vota, ndërsa Përparim Rama ka marrë 168 vota.
    Votat e diasporës, kryeson në Fushë Kosovë kandidati i VVKa përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në Komunën e Fushë Kosovës.
    Valon Prebreza i VV-së prin me votat me kusht dhe ka siguruar 70.18% të tyre, ndërsa Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 29.82%. Kurse, te votat me nevoja të veçanta kryeson Osmani me 51.61%, ndërsa Prebreza ka marrë 48.39% të këtyre votave.
    Votat e diasporës, kryeson në Pejë kandidati i LDKNë faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në Komunën e Pejës.
    Sa i përket votave me nevoja të veçanta, Gazmend Muhaxheri ka marrë 107 vota, ndërsa kandidati i VV-së, Taulant Kelmendi, vetëm 38. Ndërsa te votat me kusht, Kelmendi ka marrë 14 vota, ndërsa Muhaxheri vetëm 8.
    Votat e diasporës, kryeson në Mitrovicën e Jugut kandidati i VV
    Në faqen e KQZ-së tashmë janë publikuar votat me postë për Komunën e Mitrovicës së Jugut.
    Fitore edhe me votat e diasporës ka shënuar kandidati i Vetëvendosjes.
    Faton Peci i VV-së ka marrë gjithsej 298 vota, ndërsa Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 125 vota.
    Votat e diasporës, kryeson në Viti kandidati i VV
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e votave me postë për Komunën e Vitisë, ku rezultati mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të VV-së ka qenë shumë i ngushtë.
    Edhe pas numërimit të votave me postë, nga të cilat Ademi ka marrë 317 dhe Sokol Haliti 234, LDK ka arritur të mbajë primatin e partisë fituese të balotazhit, me një dallim prej vetëm 136 votash në rezultatin përfundimtar.Sipas faqes së KQZ-së, Sokol Haliti ka gjithsej 8,622 vota, ndërsa Arsim Ademi 8,486.

  • Dha dorëheqjen si kryetar, Krasniqi: Kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kreu i PDK-së

    Dha dorëheqjen si kryetar, Krasniqi: Kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kreu i PDK-së

    Kosova E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 16:02
    Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PDK-së. Ai theksoi se tani është koha për një momentum të ri.
    ”Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën duhet të ketë guxim për ndryshim brenda vetës. Prandaj sot kam vendosur për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.

    Është momenti për të krijuar një momentum të ri. Mendoj se kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kryetari i PDK-së”,-tha Krasniqi.

    Nga ana tjetër, Krasniqi tha se ka reflektuar mbi atë se çfarë i nevojitet PDK-së. Nëse do të kishim stabilitet institucional do të dorëhiqesha më herët. “Largohem me nder dhe krenari për punën që kam bërë unë dhe ekipi ynë”.

    Krasniqi tha se nëse Bedri Hamza vendos të kandidojë do të ketë votë për të për kryetar të PDK. Ai tha se gara është e hapur dhe kushdo që i plotëson kriteret ka të drejtë të garojë. Ai tha se do të mbetet pjesë e PDK-së.

  • Krasniqi jep arsyet e dorëheqjes: Kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kreu i PDK-së

    Krasniqi jep arsyet e dorëheqjes: Kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kreu i PDK-së

    Memli Krasniqi ka konfirmuar në një konferencë jashtëzakonshme për mediat dorëheqjen nga kreu i PDK-së. Ai theksoi se tani është koha për një momentum të ri në PDK.
    “Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën duhet të ketë guxim për ndryshim brenda vetës. Prandaj sot kam vendosur për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së. Është momenti për të krijuar një momentum të ri. Mendoj se kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kryetari i PDK-së”, theksoi ai.
    Krasniqi tha se ka reflektuar mbi atë se çfarë i nevojitet PDK-së. Nëse do të kishim stabilitet institucional do të dorëhiqesha më herët.
    “Largohem me nder dhe krenari për punën që kam bërë unë dhe ekipi ynë”.
    Krasniqi tha se nëse Bedri Hamza vendos të kandidojë do të ketë votë për të për kryetar të PDK. Ai tha se gara është e hapur dhe kushdo që i plotëson kriteret ka të drejtë të garojë. Ai tha se do të mbetet pjesë e PDK-së.