Tag: kandidatëve

  • Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED publikon vlerësimin: Si renditen 6 kandidatët

    Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED publikon vlerësimin: Si renditen 6 kandidatët

    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar vlerësimin e gjashtë kandidatëve në garë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
    Sipas pikëzimit të kandidatëve, Asim Vokshi rezulton i pari me 89.5 pikë e ndjekur nga Naureda Llagami me 89.3 pikë. Florian Ballhysa është vlerësuar me 77.83 pikë, Alma Faskaj me 77.77 pikë, Genta Tafa (Bungo) me 75.44 pikë dhe Alban Toro me 74.22 pikë.
    Tashmë pritet që KED të miratojë raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë.
    Kujtojmë se në total pati 13 kandidatë që shfaqën interes për plotësimin e vakancës si rezultat i mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt, por vetëm 6 prej tyre u kualifikuan.
    Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi në Dhjetor të vitit të kaluar mbarimin e mandatit të kryetares Zaçaj. Ky vendim i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, e cila kishte hapur garën për zëvendësimin e saj.
    VLERËSIMI KANDIDATËVE
    1) Asim Vokshi 89.5 pikë;2) Naureda Llagami 89.3 pikë;3) Florian Ballhysa 77.83 pikë;4) Alma Faskaj 77.77 pikë;5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;6) Alban Toro 74.22 pikë.

  • Shpallet lista e kandidatëve për edicionin e dytë të Çmimeve “Panda e Artë

    Shpallet lista e kandidatëve për edicionin e dytë të Çmimeve “Panda e Artë

    Të hënën u shpall lista e kandidatëve për edicionin e dytë të Çmimeve “Panda e Artë”.
    Edicioni i Çmimeve “Panda e Artë” i këtij viti do të zhvillohet nga 12 deri më 13 shtator në qytetin Chengdu të provincës kineze Sichuan. Gjithsej 27 çmime do të jepen, duke përfshirë për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, skenaristin më të mirë etj., për filma, drama televizive, dokumentarë dhe filma të animuar.
    Lista e fituesve do të publikohet në ceremoninë e dhënies së çmimeve më 13 shtator.

  • Tërhiqet nga gara Denar Biba/ Vakanca në Kushtetuese, kalojnë fazën 6 të tjerë

    Tërhiqet nga gara Denar Biba/ Vakanca në Kushtetuese, kalojnë fazën 6 të tjerë

    Kreu i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, është tërhequr nga gara për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të përfundojë procedurën e verifikimit të kandidatit Biba për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.
    Në mbledhjen e së enjtes, KED konsideroi të përfunduar fazën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant të Holta Zaçajt. Në lidhje me këtë vakancë, organ emërtese është Gjykata e Lartë.
    Deri në këtë fazë, KED, pasi ka verifikuar kriteret ligjore të kandidatëve, pasurinë, figurën dhe përvojën personale ka kualifikuar gjashtë kandidatë për këtë vend në Kushtetuese. Ata janë Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Florian Ballhysa, Genta Tafa Bungo dhe Naureda Llagami.
    Pas përfundimit të verifikimit, procesi kalon në fazën që përfshin vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve sipas kritereve të përcaktuara në ligj dhe rregulloret e KED.

  • Gara për kreun e Kushtetueses/ Denar Biba u tërhoq nga konkurrimi, kush janë 6 kandidatët e kualifikuar në garë

    Gara për kreun e Kushtetueses/ Denar Biba u tërhoq nga konkurrimi, kush janë 6 kandidatët e kualifikuar në garë

    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant të kreut të Kushtetueses, pas tërheqjes nga gara të Denar Bibës.
    KED njofton se procedura për verifikimin e Denar Bibës përfundoi për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.
    Ndërkohë kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Kushtetuese janë:
    Alban ToroAlma FaskajAsim VokshiFlorian BallhysaGenta Tafa BungoNaureda LlagamiVakanca në krye të Gjykatës Kushtetuese është shpallur nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe.
    Njoftimi:
    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve të ftuar sipas pikës 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte, më datë 04.09.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 30.08.2025.
    Gjatë kësaj mbledhjeje, KED shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe vendosi:
    Përfundimin e procedurës së verifikimit të z. Denar Biba për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024, për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.
    KED njofton gjithashtu se ka përfunduar fazën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant të zj. Holta Zaçaj, për të cilin Gjykata e Lartë është organ emërtese. Gjatë kësaj faze, Këshilli ka verifikuar përputhshmërinë e kandidatëve me kriteret ligjore dhe kushtetuese, duke vlerësuar dokumentacionin, pasurinë, integritetin e figurës dhe përvojën profesionale.
    Pas përfundimit të verifikimit, procesi kalon në fazën që përfshin vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve sipas kritereve të përcaktuara në ligj dhe rregulloret e KED. Ky vlerësim synon të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe objektiv, duke garantuar që kandidatët më të kualifikuar dhe me integritet të përfaqësojnë standardet më të larta profesionale dhe etike në Gjykatën Kushtetuese.
    KED siguron se do të vazhdojë zbatimin korrekt të të gjitha fazave të përzgjedhjes, duke respektuar plotësisht procedurat ligjore dhe duke ruajtur objektivitetin në përzgjedhjen e kandidatëve.
    Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024:
    Alban Toro
    Alma Faskaj
    Asim Vokshi
    Florian Ballhysa
    Genta Tafa Bungo
    Naureda Llagami.

  • Denar Biba tërhiqet nga gara, ja kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

    Denar Biba tërhiqet nga gara, ja kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant të kreut të Kushtetueses, pas tërheqjes nga gara të Denar Bibës.
    KED njofton se procedura për verifikimin e Denar Bibës përfundoi për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.
    Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese janë:

    Alma Faskaj
    Asim Vokshi
    Florian Ballhysa
    Genta Tafa Bungo
    Njoftimi:
    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve të ftuar sipas pikës 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte, më datë 04.09.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 30.08.2025.
    Gjatë kësaj mbledhjeje, KED shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe vendosi:
    Përfundimin e procedurës së verifikimit të z. Denar Biba për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024, për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.
    KED njofton gjithashtu se ka përfunduar fazën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant të zj. Holta Zaçaj, për të cilin Gjykata e Lartë është organ emërtese. Gjatë kësaj faze, Këshilli ka verifikuar përputhshmërinë e kandidatëve me kriteret ligjore dhe kushtetuese, duke vlerësuar dokumentacionin, pasurinë, integritetin e figurës dhe përvojën profesionale.
    Pas përfundimit të verifikimit, procesi kalon në fazën që përfshin vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve sipas kritereve të përcaktuara në ligj dhe rregulloret e KED. Ky vlerësim synon të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe objektiv, duke garantuar që kandidatët më të kualifikuar dhe me integritet të përfaqësojnë standardet më të larta profesionale dhe etike në Gjykatën Kushtetuese.
    KED siguron se do të vazhdojë zbatimin korrekt të të gjitha fazave të përzgjedhjes, duke respektuar plotësisht procedurat ligjore dhe duke ruajtur objektivitetin në përzgjedhjen e kandidatëve.
    Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024:
    Alban Toro
    Alma Faskaj
    Asim Vokshi
    Florian Ballhysa
    Genta Tafa Bungo
    Naureda Llagami.

  • Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED mbyll sot procesin e vlerësimit të kandidatëve

    Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED mbyll sot procesin e vlerësimit të kandidatëve

    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të përfundojë këtë të enjte verifikimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për vakancën e krijuar pas përfundimit të mandatit nga kryetarja Holta Zaçaj.
    Sipas gazetares Glidona Daci, nga 13 kandidatë që kishin aplikuar, në listën përfundimtare u kualifikuan vetëm gjashtë prej tyre: Asim Vokshi, Alban Toro, Florjan Ballhysa, Naureda Llagami, Genta Tafa dhe Alma Faskaj.
    Sot ka mbetur për t’u bërë dhe vlerësimi i shtatë dhe i fundit, për kryetarin e Komisionit të Autoritet të Konkurrencës, Denar Biba.
    Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi në Dhjetor të vitit të kaluar mbarimin e mandatit të kryetares Zaçaj. Ky vendim i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, e cila kishte hapur garën për zëvendësimin e saj.

  • Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese/ Ja kush janë 6 të kualifikuarit

    Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese/ Ja kush janë 6 të kualifikuarit

    Janë zbardhur emrat e kandidatëve që kanë garuar për vendin vacant të kreut të gjykatës Kushtetuese.
    Raportohet se në garë morën pjesë 13 kandidatë dhe 6 prej tyre u kualifikuan për të vazhduar garën. Kandidatët që u përzgjodhën janë: Asim Vokshi, Alban Toro, Florjan Ballhysa, Naureda Llagami, Genta Tafa dhe Alma Faskaj.
    Vakanca është shpallur nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes.

  • Merr fund “telenovela” e Lapajt, Kolegji i jep mandatin Ana Dajkos, pritet të “vuloset” rezultati përfundimtar

    Merr fund “telenovela” e Lapajt, Kolegji i jep mandatin Ana Dajkos, pritet të “vuloset” rezultati përfundimtar

    Ana Dajko do të jetë deputetja e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Parlamentin e ri. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar Adriatik Lapajn, i cili u tërhoq nga beteja për t’u bërë deputet, e këtë herë kërkonte nga gjykata që mandatin e deputetes ta merrte Kleana Xhuveli, e renditur e katërta në listën e mbyllur të kandidatëve për qarkun e Tiranës.

    Më 23 korrik, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendosi të pranojë dorëheqjet nga kandidimi të kandidatëve të listës së mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, por Celibashi vendosi të njohë edhe të drejtën e kandidatëve për të ndryshuar qëndrim, duke ia dhënë mandatin Kleana Xhuvelit, e renditur e katërta në listën e mbyllur.
    Lapaj, i cili pretendonte që duhej të pranoheshin të gjitha dorëheqjet dhe mandati t’i kalohej atij si më i votuari, shkoi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për të rrëzuar vendimin e Celibashit.

    Por KAS argumentoi se nuk ekziston dorëheqja nga kandidimi pasi printohet fleta e votimit, dhe në çdo rast një deputet i zgjedhur mund ta japë dorëheqjen vetëm në Parlament.
    Sipas KAS, Ilirjan Celibashi nuk ka asnjë tagër ligjor të pranojë apo refuzojë dorëheqje, ndaj mandati i deputetes i shkon Ana Dajkos, e renditur e para në listën e mbyllur të koalicionit mes Adriatik Lapajt e Endri Shabanit.
    Pas vendimit të gjykatës sot, të gjithë deputetët në të ardhmen që dëshirojnë të lënë mandatin mund ta bëjnë këtë vetëm në Parlament.
    Por ky vendim nuk prek vendimet e mëparshme të Ilirjan Celibashit. Vendimi i tij për të pranuar dorëheqjen e 12 kandidatëve në listën e mbyllur të partisë së drejtuar nga Tom Doshi dhe vendimi për t’i dhënë mandatin socialistes Zegjine Caushi pas dorëheqjes së kandidates Maldrita Bardho mbeten në fuqi, pasi askush nuk i ankimoi.
    Vendimi i sotëm i Kolegjit shënon fundin e betejës ligjore për procesin e 11 majit dhe pritet që brenda pak ditësh Komisioni Rregullator të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare./vizionplus.tv

  • Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua

    Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua

    Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku shënoi 34 gola dhe dha 25 asistime, duke kontribuar në fitimin e Superkupës, Kupës së Mbretit dhe La Liga-s me Barcelonën, nuk është çudi që Raphinha të jetë mes kandidatëve për “Topin e Artë” 2025.
    Braziliani është një nga katër lojtarët e Barcelonës në garë, së bashku me Lamine Yamal, Pedri dhe Robert Lewandowski, duke aspiruar çmimin prestigjioz të dhënë nga “France Football”. Në një intervistë ekskluzive me organizatorët, Raphinha e përshkroi vetë pjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimit si një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij: “Me gjithçka që kam përjetuar në karrierën time profesionale, të jem në gala-në e ‘Topit të Artë’ për mua është tashmë një fitore. Një nga sukseset e mia më të mëdha”.
    Sidoqoftë, sulmuesi brazilian nuk u ndal vetëm te nominimi. Objektivi i tij për sezonin e ri është të vazhdojë të përmirësohet, duke tejkaluar rezultatet e edicionit të kaluar: “Qëllimi im është të jem më i mirë se dje, më i mirë se sezonin e kaluar. Do të jap gjithçka për ta rritur nivelin tim”.
    Braziliani vjen pas një paraqitjeje bindëse, me gol, në fitoren 3-0 ndaj Mallorca. Ai ka konfirmuar se do të marrë pjesë në ceremoninë e 22 shtatorit në Paris. Raphinha nuk përfaqëson vetëm një pikë referimi në sulm për Barcelonën, por edhe simbolin e vazhdimësisë dhe të rritjes së skuadrës katalanase, gati të garojë në të gjitha frontet në sezonin e ri.

  • Pse Inzaghi nuk u emërua për Topin e Artë edhe pse Lautaro dhe Dumfries janë kandidatë

    Pse Inzaghi nuk u emërua për Topin e Artë edhe pse Lautaro dhe Dumfries janë kandidatë

    Surpriza e madhe e listës së kandidatëve për Topin e Artë për trajnerin më të mirë është mungesa e Simone Inzaghit. Ish-trajneri i Interit nuk gjendet askund në pesë nominimet, të cilat përfshinin Luis Enrique, Hansi Flick, Enzo Maresca, Arne Slot dhe të huajin Antonio Conte, i vetmi italian.
    Zikaltrit, pavarësisht se janë finalistë të Champions League, nuk përfaqësohen në Trofeun Cruyff 2025, ndërsa ata dallohen midis 30 kandidatëve për çmimin e Lojtarit më të Mirë, së bashku me Lautaro Martinez dhe Denzel Dumfries.
    Kjo zgjedhje ka mërzitur shumë tifozë, të cilët prisnin ta shihnin ish-trajnerin e tyre të konkurronte për trofeun me më të mirët në botë.
    Italiani nuk do të jetë në Paris për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të planifikuar për 22 shtator për shkak të kritereve të rrepta që e penguan atë të fitonte një vend midis elitës botërore të trajnerëve më të rëndësishëm të sezonit të kaluar.
    Interi doli duarbosh sezonin e kaluar, pavarësisht se luftoi deri në fund në të tre kompeticionet që merrte pjesë dhe e mbajti gjallë luftën për titull me Napolin deri në ndeshjen e fundit.
    Edhe pa trofe, shumë e gjykuan vitin e zikaltërve pozitiv, megjithatë kjo nuk mjaftoi që Inzaghi të ishte mes kandidatëve për të fituar Trofeun Cruyff.
    Trajneri aktual i Al Hilal arriti në finalen e Champions League vitin e kaluar (duke eliminuar Bayern Munich dhe Barcelonan), përfundoi në vendin e dytë në Serie A, arriti në finalen e Superkupës Italiane dhe e udhëhoqi klubin e Arabisë Saudite në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, duke eliminuar Manchester City-n.
    Sukses i jashtëzakonshëm, por prapë nuk sollën një trofe, një faktor vendimtar në zgjedhjen e pesë trajnerëve që do të nominoheshin.
    Periudha që merret në konsideratë për Ballon d’Or mbulon të gjithë sezonin, nga 1 gushti 2024 deri më 2 gusht 2025, duke përfshirë ndeshjet ndërkombëtare.
    Kriteret e përzgjedhjes bazohen në gjashtë aspekte: cilësia e paraqitjes së ekipit, titujt e fituar, lidershipi, aftësia taktike, aftësia për të përmirësuar paraqitjet e lojtarëve në dispozicion, aftësia për të zbuluar talente të reja dhe respekti dhe loja e ndershme.
    Të gjithë trajnerët e nominuar kanë fituar të paktën kampionatin vendas (në rastin e Conte, Slot dhe Flick) dhe kanë sjellë përmirësime të konsiderueshme në ekipet e tyre.
    Ata gjithashtu kanë një sërë suksesesh ndërkombëtare (si Luis Enrique dhe Maresca) që i kanë bërë ata kandidatë thelbësorë për Trofeun Cruyff, në dëm të trajnerëve si Inzaghi, i cili krenohet me një sezon të jashtëzakonshëm, por pa tituj të fituar.
    Sezoni i fortë i Interit konfirmohet nga nominimet e dy lojtarëve midis 30 kandidatëve për Topin e Artë: Lautaro Martinez dhe Dumfries meritonin një vend nderi midis yjeve të tjerë, edhe nëse nuk janë favoritë të qartë për të fituar çmimin.
    Por nëse zikaltrit përfaqësohen në këtë kategori, pse të përjashtohet Inzaghi? Përgjigja, edhe një herë, qëndron te kriteret e përzgjedhjes, të cilat janë të ndryshme për lojtarët: në këtë rast, trofetë nuk kanë rëndësi (ose të paktën nuk kanë një peshë specifike kaq të rëndësishme) sepse kriteret bazohen vetëm në paraqitjet individuale, paraqitjet e ekipit, klasin dhe lojën e ndershme – kritere të ndryshme nga ato të trajnerëve që shpërblyen argjentinasin dhe holandezin.