Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar afate të reja sa i përket garës së 9 nëntorit. Në draftin që tashmë përjashton Tiranën është propozuar shtyrja e regjistrimit të partive deri në datën 14 tetor, ndërsa më herët ishte vendosur data 13.
Koalicionet kanë kohë deri në 19 tetor për t’u regjistruar ndërsa afati për kandidatët 22 tetor. I vetmi afat që nuk ndryshon është fushata elektorale e cila sërish do të zgjasë vetëm një javë nga 1 deri në 7 nëntor.
Ndonëse, KQZ vijon me përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore, ngërçi për afatet vijon teksa Kolegji shtyu për herë të dytë seancën që do të vuloste dhe datat për regjistrimin e forcave politike dhe kandidatëve.
Tag: kandidatëve
-

“Të shtyhet regjistrimi i partive dhe kandidatëve për 5 bashkitë”/ KQZ, kërkon afate të reja për zgjedhjet
-

Dalin emrat e kandidatëve që do të mbështesë PD zgjedhjet e pjesshme lokale
Partia Demokratike ka përcaktuar kandidatët që do të mbështesë në të 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje në 9 nëntor.
Mediat raportojnë se ata janë kandidatë të pavarur të cilët do të mbështeten nga opozita.
PD do të mbështesë Gabriel Gumën në Tepelenë, Dionis Sotën në Vlorë, Eduart Brahlikënpër bashkinë e Matit, Amarildo Hoxhën në Cërrik dhe Pavlo Shkarpën në Berat.
Më herët PD deklaroi mbështetje për Florjan Binajn në Tiranë. Vendimin përfundimtar pritet ta marrë kryesia e PD.
-

Mbyllen aplikimet! Njëri prej 4 kandidatëve do të ulet në ‘karrigen’ e Dumanit, mes tyre një grua
Sot ka përfunduar afatit zyrtar i dorëzimit të dosjeve të kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Janë zyrtarizuar katër emrat, të cilët do të garojnë për të zënë vendin e Altin Dumanit.
Njoftimi i KLP
Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:
* Klodian Braho, prokuror dhe njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK* Elvin Gokaj, prokuror pranë seksionit kundër korrupsionit * Doloreza Musabelliu, pjesë e seksionit kundër krimit të organizuar në SPAK.* Adnan Xholi, aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të prokurorisë.
Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash. -

Gara për kreun e ri të SPAK, zyrtarizohen kandidatët/ Ja kush janë 4 prokurorët që sfidojnë njëri-tjetrin
Janë zyrtarizuar 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e ri të SPAK. Ata janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi.
Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK. Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi’, thuhet në njoftim.
Kandidatët që synojnë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme pas 18 dhjetorit kur mandati i Altin Dumanit përfundon patën kohë deri më 8 tetor për të aplikuar. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.
Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së tij, etj.
Pasi bëhet verifikimi i kushteve paraprake, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës jo më vonë se 10 ditë nga mbyllja e afatit të kandidimit, paraqet për miratim në mbledhje plenare, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e kandidimit.
Votimi për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme bëhet i hapur dhe nominal dhe kryetar i SPAK zgjidhet kandidati që merr më shumë vota në Këshill, pra mjafton që ai të marrë një votë më shumë se kandidatët e tjerë. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, Këshilli me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm, kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash. -

Mbyllen aplikimet! Njëri prej 4 kandidatëve do të ulet në ‘karrigen’ e Dumanit, mes tyre një grua
Altin Dumani dhe kandidatët
TIRANË- Sot ka përfunduar afatit zyrtar i dorëzimit të dosjeve të kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Janë zyrtarizuar katër emrat, të cilët do të garojnë për të zënë vendin e Altin Dumanit.
Njoftimi:
Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:
* Klodian Braho* Elvin Gokaj* Doloreza Musabelliu* Adnan Xholi
Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI -

Gara për kreun e SPAK/ Sot afati i fundit për aplikimet e kandidatëve
Ditën e sotme është afati i fundit i aplikimeve, për prokurorët që dëshirojnë të garojnë për kreun e SPAK.
Janë konfirmuar në media gjatë kësaj kohe edhe emrat e dy prokurorëve që pritet të kandidojnë. Bëhet fjalë për Klodian Brahon dhe Adnan Xholin.
Platformat e kandidatëve dorëzohen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe më pas Komisioni për Zhvillimin e Karrierës verfikon nëse plotësohen kushtet nga kandidaturat.Më pas lista paraqitet në mbledhjen penare. Votimi për kreun e SPAK është i hapur.
Nëse ndodh që ka kandidatë me numër të njëjtë votash, bëhet një raund i dytë votimi, vetëm për këta kandidatë.
Mandati i kreut aktual të SPAK-ut, Altin Dumani përfundon në dhjetor të 2025. -

PS zbulon emrat e kandidatëve për 6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të pjesshme, në Tepelenë futet në garë ish-shefi i Gardës
Partia Socialiste ka mbledhur këtë pasdite Kryesinë, për të vendosuri emrat e 6 kandidatëve të saj për bashkitë që do të shkojnë në zgjedhje të pjesshme në 9 nëntor.
Pas mbledhjes, janë njoftuar 6 emrat e kandidatëve, konkretisht:
Ogerta Manastirliu, kandidate e PS për Bashkinë Tiranë
Altin Bojni, kandidat i PS për Bashkinë e Matit
Ervin Ceca, kandidat i PS për Bashkinë Berat
Brunilda Mersini, kandidat i PS për Bashkinë Vlorë
Florenc Doka, kandidat i PS për Bashkinë Cërrik
Gramoz Sako, kandidat i PS për Bashkinë Tepelenë, (ish-shefi i Gardës).
Top Channel
-

Nga Tirana te Tepelena/ PS zbulon emrat e kandidatëve për 6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të pjesshme
PS zbulon emrat e kandidatëve për 6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të pjesshme.
Ogerta Manastirliu, kandidate e PS për Bashkinë Tiranë
Altin Bojni, kandidat i PS për Bashkinë e Matit
Ervin Ceca, kandidat i PS për Bashkinë Berat
Brunilda Mersini, kandidat i PS për Bashkinë Vlorë
Florenc Toka, kandidat i PS për Bashkinë Cërrik
Gramoz Sako, kandidat i PS për Bashkinë Tepelenë
vijon…

