Tag: kandidatëve

  • Gara për drejtor policie ne disa qarqe, publikohen emrat e kandidatëve

    Gara për drejtor policie ne disa qarqe, publikohen emrat e kandidatëve

    Gara për drejtues të rinj në disa struktura të rëndësishme të Policisë së Shtetit ka hyrë me disa ndryshime, ndërsa Euronews Albania ka zbardhur emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionet vakante. 

    Sipas burimeve, për postet e drejtorëve të policisë në qarqet Elbasan, Shkodër dhe Korçë kanë kandiduar: 

    Drejtues i Parë Ardian Çipa 

    Drejtues i Parë Alban Cela 

    Drejtues Ulian Shpataraku 

    Drejtues Islor Islami 

    Drejtues Loard Sallaku 

    Drejtues Dritan Lena 

    Ndërkohë, për pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, kandidojnë: 

    Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi 

    Drejtues i Parë Saimir Muçaj 

    Drejtues i Parë Ferdinand Mara 

  • Gara për hetuesit financiarë, SPAK publikon renditjen përfundimtare të 10 kandidatëve sipas pikëve

    Gara për hetuesit financiarë, SPAK publikon renditjen përfundimtare të 10 kandidatëve sipas pikëve

    SPAK ka publikuar listën përfundimtare të renditjes sipas pikëve të kandidatëve që kaluan tre fazat e garës për 4 pozicionet si hetues financiarë pranë Prokurorisë së Posaçme. Më 24 tetor u bë pikëzimi përfundimtar pas mbajtjes së fazës së fundit më 23 tetor, që kishte të bënte me intervistën me gojë.
    Në intervistën me gojë morën pjesë 10 kandidatët që kaluan dy fazat e para, të cilët u vlerësuan nga Komisioni i Përzgjedhjes, i përbërë nga Dorina Bejko, Sotir Kllapi dhe Dritan Prençi. Vetëm ata që kanë marrë në minimum 70 pikë, do t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë.
    Renditja e 10 kandidatëve: 
    Enea Sharra 86 pikë
    Ermal Milori 83 pikë
    Gentian Ndoi 76 pikë
    Kreshnik Gjeçka 75 pikë
    Ditmir Hoda 74 pikë
    Argjend Tota 73 pikë
    Fotion Malaj 72 pikë
    Klodian Vasia 72 pikë
    Lutfi Minxhozi 72 pikë
    Ilir Deda 70 pikë
    Pas përfundimit të fazës së testimit me shkrim, anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes, Klodian Braho, dha dorëheqjen nga komisioni me argumentin se ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit pasi kishte shprehur interes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Ai u zëvendësua si anëtar në këtë komision me prokurorin Dritan Prençi.
    Njoftimi i SPAK:
    Komisioni i Përzgjedhjes së Hetuesve Financiar, i përbërë nga Dorina Bejko, Sotir Kllapi dhe Dritan Prençi, i ngritur me Urdhrin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nr. 36260, datë 10.10.2025*, zhvilluan fazën e tretë, atë të intervistës së strukturuar me gojë, për 4 (katër) pozicione për Hetues Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar më datë 23.10.2025.
    Në këtë fazë morën pjesë 10 kandidatët e kualifikuar nga dy fazat e mëparshme, të cilët u vlerësuan nga Komisioni i Përzgjedhjes sipas pikëve përkatëse.
    Më datë 24.10.2025, Komisioni i Përzgjedhjes bëri pikëzimin përfundimtar të tre fazave dhe hartoi listën me renditjen e kandidatëve duke filluar nga kandidati me rezultatin më të lartë, të pasqyruar në tabelën e mëposhtme:
    Pas përfundimit të afatit të ankimit, të përcaktuar ne rregulloren nr. 248, datë 27.04.2022 “Për caktimin e rregullave për organizimin e procedurës së konkurimit dhe emërimit të hetuesve të Sektorit të Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme”, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në minimum 70 pikë, do t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, në përputhje me nenin 6, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, sipas një njoftimi të dytë nga Prokuroria e Posaçme.

  • Mbyllet afati për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhjet e 9 nëntorit, ja kush hyn në garë

    Mbyllet afati për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhjet e 9 nëntorit, ja kush hyn në garë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Ka përfunduar zyrtarisht afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në pesë bashki të vendit. Sipas KQZ-së, deri në përfundim të afatit kanë dorëzuar dokumentacionin kandidatët në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.
    Në garë do të jenë:
    Vlorë- Dionis Sota (i propozuar nga zgjedhësit) dhe Brunilda Mersini (PS)Berat- Pavlo Shkarpa (i propozuar nga zgjedhësit) dhe Ervin Ceca (PS)Cërrik- Florenc Doka (PS), Eligert Hima (“Lëvizja Shqipëria Bëhet”) dhe Amarildo Hoxha (i propozuar nga zgjedhësit)-Mat: Altin Bojni (PS), Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha (të propozuar nga zgjedhësit)
    Tepelenë-Gramoz Sako (PS) dhe Gabriel Guma (i propozuar nga zgjedhësit)
    KQZ pritet të shqyrtojë dokumentacionin dhe të shpallë zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve në ditët në vijim. Më 9 nëntor do të zhvillohet zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit. Qytetarët e Vlors, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do t’i drejtohen qendrave të votimit për të kryetarët e rinj të bashkive. Bashkia Tiranë, edhe pse aktualisht pa kryetar, nuk do të shkojë në zgjedhjet e 9 nëntorit, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj pas ankimimi të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin me vendim të qeverisë./ZËRI

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

    Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

    E premtja mbyll zyrtarisht afatin për regjistrimin e kandidatëve që do të kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet e 9 nëntorit, në pesë bashki pa kryetar.
    Deri në mesnatë, partitë politike duhet të dorëzojnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentet dhe emrat përfundimtarë të garuesve në pesë bashkitë ku do të zhvillohet votimi.
    Ndërkohë, kandidatët e pavarur e kanë mbyllur më herët procesin. Ata kanë dorëzuar në KQZ edhe firmat mbështetëse të qytetarëve, duke siguruar të drejtën për të qenë pjesë e garës.
    Deri në mesditë, nga forcat kryesore ka dorëzuar dokumentacionin për regjistrim Partia Socialiste, me kandidatët Ervin Ceca për Beratin dhe Brunilda Mersini për Vlorën.
    Më 9 nëntor, qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do të rikthehen në qendrat e votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

  • Gara për hetues financiarë në SPAK, kush janë kandidatët (EMRAT)

    Gara për hetues financiarë në SPAK, kush janë kandidatët (EMRAT)

    spak

    TIRANË- Këtë të enjte zhvillohet faza e vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për procedurën e konkurrimit për hetues financiar pranë Prokurorsë së Posaçme (SPAK). Në fazën e tretë të konkurrimit jane kualifikuar 10 kandidatë në garë për 4 pozicione, të cilët në dy fazat e para të konkurrimit kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë. Në këtë fazë, kandidatët të cilët arritën të grumbullojnë të paktën 40 pikë, do të zhvillojnë intervistë të strukturuar me gojë në godinën e SPAK.
    KANDIDATËT PËR HETUES FINANCIAR
    Enea Arben Sharr
    Ermal Niazi Milori
    Argjend Shefki Tota
    Kreshnik Thimi Gjeçka
    Gentian Nikollë Ndoi    
    Ditmir Zeqir Hoda 
    Ilir Bexhet Deda    
    Fotion Përparim Malaj  
    Klodian Nikolet Vasia
    Lutfi Haxhi Minxhozi
    Vlerësimi i kandidatëve për hetues financiar do të bëhet nga prokurorët Sotir Kllapi, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, ky i fundit zëvendësoi Brahon pas dorëheqjes. Klodian Braho dha dorëheqjen nga ky komision që më datë 6 tetor, ditën që ka bërë aplikimin dhe dorëzuar platformën për garën e vendit vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Çështje kjo që nxiti debate.

    Por, jo vetëm Braho. Nga ana tjetër kandidat per hetues financiar është edhe Ditmir Hodaj, djali i anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda, i cili është pjesë e 11 anëtarëve që voton për kandidatët për drejtues të SPAK. Zeqi Hoda nuk mori pjesë në votim gjatë seancës për miratimine emrave të 4 kanidatëve për drejtues të SPAK. 

  • Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton emrat e katër kandidatëve

    Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton emrat e katër kandidatëve

    Këshilli i Lartë i Prokurorëve, në mbledhjen e sotme ka miratuar listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK.
    Katër prokurorët që kanë shprehur interes për të udhëhequr SPAK-un janë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të tyre, do të vijojë faza e intervistimit nga KLP-ja, ku kandidatët do të kenë mundësinë të paraqesin platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e strukturës së posaçme.

    “Të 4 kandidatët i plotësojnë kushtet për të garuar për të qenë në krye të SPAK, Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Ne i propozojmë këshillit miratimin e listës së kandidatëve për të kandiduar për vendin vakant për drejtues të SPAK”, tha Sokol Stojani.

    Mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor të këtij viti.

  • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, KLP miraton listën me emrat e 4 kandidatëve, ja kushtet

    Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, KLP miraton listën me emrat e 4 kandidatëve, ja kushtet

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të vijuar me procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Që në nisje të mbledhjes, Këshilli miratoi listën me 4 kandidatë për këtë pozicion; Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.
    Zeqir Hoda, anëtar: Për të marrë të dhënat e nevojshme, vlerësoj që duhet të largohem nga votimi i seancës për këtë çështje. Po qëndroj meqë nuk është hapur procedura.
    Vatë Staka: Zoti Hoda paraqiti një njoftim mediatik. Disa media kanë botuar para 3 ditësh që një nga kandidatët që ka aplikuar për kreun e SPAK… S’jam në gjendje nëse është në konflikt interesi apo jo, por do e gjykojmë në një seancë të posaçme.
    Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Sokol Stojani kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP, theksoi se janë 4 kandidatë në garë, të cilët sipas tij plotësojnë kushtet. Sipas tij aplikantët duhet të jenë prokurorë të SPAK dhe të mos jenë drejtues. Po ashtu ai theksoi se një tjetër kusht është fakti që kandidatët duhet të kenë paraqitur platformë dhe të mos këtë masë disiplinore. “Ne i propozojmë këshillit miratimin e listës së kandidatëve për të qenë në krye të SPAK.”, tha ai.
    Kujtojmë se Altin Dumani i mbaron mandati 3-vjeçar në muajin dhjetor të këtij viti.

  • Gara për drejtimin e SPAK-ut hyn në fazë vendimtare, KLP shqyrton të hënën kriteret e kandidatëve

    Gara për drejtimin e SPAK-ut hyn në fazë vendimtare, KLP shqyrton të hënën kriteret e kandidatëve

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet këtë të hënë në orën 10:00 për të shqyrtuar, nëse katër kandidatët që aspirojnë drejtimin e SPAK-ut përmbushin kushtet ligjore për të vijuar më tej garën.
    Mbledhja do të zhvillohet në sallën e posaçme të Këshillit, ku do të jenë të pranishëm anëtarët e KLP-së, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, si dhe ekspertë nga projektet ndërkombëtare EU4Justice dhe OPDAT.
    Në fokus të mbledhjes do të jetë miratimi i një projektvendimi që përcakton listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore për pozicionin e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Katër prokurorët që kanë shprehur interes për të udhëhequr SPAK-un janë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj.
    Vetëm pas shqyrtimit të dokumentacionit të tyre, do të vijojë faza e intervistimit nga KLP-ja, ku kandidatët do të kenë mundësinë të paraqesin platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e strukturës së posaçme.

  • Flamur Noka zbulon si PD do ta ndihmojë Florjan Binajn dhe kandidatët e pavarur

    Flamur Noka zbulon si PD do ta ndihmojë Florjan Binajn dhe kandidatët e pavarur

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN strategjinë si opozita do t’i ndihmojë Florjan Binajt në garën për bashkinë e Tiranës dhe kandidatëve të tjerë të pavarur në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
    “Këtu në Shqipëri që të quhesh i pavarur duhet ti bësh fresk regjimit. Por ka, ja ku është Florjan Binaj, një figurë e arrirë, një arkitekt dhe një artist i njohur tashmë, i cili e ka rritur emrin dhe figurën e tij duke u marrë me akuza jashtë partive. Një aktivist i shkëlqyer i shoqërisë civile. I cili nuk ka qenë asnjëherë në asnjë parti politike i anëtarësuar. Ja pra që ka të pavarur. Kapërcyem mbi veten tonë, bëmë gjithçka duke shkelur dhe mbi veten për të bashkuar opozitën. Se është për herë të parë që të gjitha forcat opozitare të qendrës dhe qendrës së djathtë kanë rënë dakord për të mbështetur një kandidat. Të gjitha forcat opozitare janë bashkë kundër kandidatëve të narkosit. Është arritje e PD kjo. Ne kishim shumë kandidat por vendosëm të hapim një epokë të re kundër narkosit. U arrit të bashkohet opozita në mënyrë konsensuale rreth kandidatëve të shoqërisë civile që kandidojnë si të pavarur. I pavarur do të thotë jo anëtar i partive politike”, tha Noka në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.
    Ai më tej shpjegoi se synimi i Partisë Demokratike është që e gjithë opozita të bashkohet me qëllimin për të rrëzuar “narkosin”, duke iu referuar këtu mazhorancës në pushtet.
    Në logjikën e Nokës, dalja përtej vetes me mbështetjen për kandidatët e pavarur ishte një hap i denjë drejt realizimit të kësaj kauze.
    “Synimi ynë është të bëhemi të gjithë bashkë kundër narkosit dhe në këtë synim ne në rrugëtimin tonë ndërtojmë një strategji, e cila na bëri të eskalojmë veten tonë. Ne kishim potenciale të mjaftueshme për të qenë konkurrent dinjitoz brenda PD, ndoshta edhe fitues. Por synimi ynë është që të dalim përtej opozitë, që të maksimizojmë prurjet dhe flukset kundër kandidatëve të narkosit. Kjo është strategji politike, e cila ka dhënë efekt. Kandidatura e zotit Binaj është mirëpritur gjerësisht nga qytetarët e Tiranës përtej partive politike. Demokratët kanë vetëm një qëllim të shkatërrojnë kështjellën e narkosit që ngriti Lali Vjedhësi. Demokratët prandaj janë ndryshe nga rilindasit. Ata mirëkuptojnë më mirë se kushdo tjetër. Të gjithë pa përjashtim”, deklaroi Noka.

  • KQZ afate të reja për zgjedhjet: Të shtyhet regjistrimi i partive dhe kandidatëve për 5 bashkitë

    KQZ afate të reja për zgjedhjet: Të shtyhet regjistrimi i partive dhe kandidatëve për 5 bashkitë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar afate të reja sa i përket garës së 9 nëntorit.
    Në draftin që tashmë përjashton Tiranën është propozuar shtyrja e regjistrimit të partive deri në datën 14 tetor, ndërsa më herët ishte vendosur data 13.
    Koalicionet kanë kohë deri në 19 tetor për t’u regjistruar ndërsa afati për kandidatët 22 tetor.

    I vetmi afat që nuk ndryshon është fushata elektorale e cila sërish do të zgjasë vetëm një javë nga 1 deri në 7 nëntor.
    Ndonëse, KQZ vijon me përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore, ngërçi për afatet vijon teksa Kolegji shtyu për herë të dytë seancën që do të vuloste dhe datat për regjistrimin e forcave politike dhe kandidatëve./vizionplus.tv