Tag: kandidatëve

  • BIRN/ Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos

    BIRN/ Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos

    Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues.

    “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi.

    Prej mëngjesit të së enjtes, të gjithë i kthyen sytë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të mësuar se kush do të ishte drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme – një institucion me vetëm gjashtë vite jetë, por që ka trazuar ujërat e estabilishmentit shqiptar.

    Prania e madhe e korpusit diplomatik dhe e gazetarëve flisnin për rëndësinë e ngjarjes.
    Ende pa filluar prezantimet e kandidatëve, në sallën e mbledhjeve të KLP-së u akomoduan ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Vanhorn; ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbott dhe ai i Holandës, Reinout Vos.
     

    Në sallë ishin gjithashtu përfaqësues të zyrave diplomatike të Italisë, Francës, Austrisë, Hungarisë, Slovenisë dhe Rumanisë. Dhjetra gazetarë dhe operatorë u kujdesën gjithashtu për më shumë se gjashtë orë që të raportonin çdo detaj nga ecuria e procesit, platformat e kandidatëve apo pyetje-përgjigjet me anëtarët e KLP-së.
    Katër kandidatët në garë nisën prezantimet sipas rendit alfabetik; fillimisht Adnan Xholi dhe më pas Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Pasi prezantuar në mënyrë të detajuar përvojën e tyre dhe platformën për drejtimin e SPAK, ata iu përgjigjën pyetjeve të disa prej anëtarëve të KLP-së.
    Pyetjet ishin të larmishme, duke prekur nga çështjet organizative në SPAK deri te aspekte personale të kandidatëve. Përgjigjet në të kundërt ishin pothuajse të ngjashme dhe nuk diferencuan asnjë prej kandidatëve.
    Procedura e votimit u krye ndryshe nga herët e tjera dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë plotësuan në një fletë votimi emrin e kandidatit të preferuar.
    Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani shpjegoi se kjo mënyrë parashikohet në rregullore dhe se votimi do të ishte i hapur. Në fund, ajo lexoi vullnetin e secilit prej anëtarëve, duke nxjerrë edhe rezultatin; Klodian Braho u shpall fitues me 7 vota, Adnan Xholi mori 3 vota dhe Elvin Gokaj 1 votë. E vetmja kandidate grua në garë, Doloreza Musabelliu nuk arriti të merrte asnjë votë.
    Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë shpërndau në Facebook një mesazh në mbështetje të procesit të zgjedhjes së kreut të SPAK.
    Në postim shkruhet se Gonzato dhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ishin të pranishëm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të shprehur mbështetjen e plotë për Këshillin në përmbushjen e këtij detyrimi të rëndësishëm dhe interesimin e tyre për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

    “Duke pasur parasysh rolin themelor të SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një shtyllë thelbësore e procesit të anëtarësimit në BE”, citohet në postim. “Dje theksova se drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme duhet të tregojë integritet, pavarësi, qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj standardeve më të larta evropiane. Sot, dëshiroj ta përgëzoj z. Klodian Braho për emërimin e tij dhe pres të punojmë ngushtë me të dhe ekipin e tij në muajt dhe vitet në vijim,” tha ambasadori Gonzato.

  • Mbyllet procesi i intervistimit para KLP të kandidatëve për drejtimin e SPAK, si do të bëhet votimi për fituesin

    Mbyllet procesi i intervistimit para KLP të kandidatëve për drejtimin e SPAK, si do të bëhet votimi për fituesin

    Katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën para anëtarëve të KLP, me prezencë të ndërkombëtarëve, prej orës 09:00 deri në orën 14:50, ku kanë paraqitur platformat e tyre dhe kanë prezantuar punët dhe dosjet që kanë hetuar ndër vitet e karrierës.
    Votimi në KLP për drejtuesin e ri të SPAK ka ndryshuar, dhe do të ketë një rregullore të re. Votimi nuk do të jetë me dorë, por do ta shkruajnë në fletë të bardhë, ku bashkë me emrin e anëtarit të KLP (votues) do të shkruhet emri i prokurorit.
    Ndërkohë nga ana tjetër Kryetari nuk do të ketë dy vota në rast barazimi, por një.

  • Shabani, në mesin e kandidatëve për AP, Korreshi: Hodhëm firmat për shokët!

    Shabani, në mesin e kandidatëve për AP, Korreshi: Hodhëm firmat për shokët!

    Deputeti i PS, Eduart Shalsi tha se opozitarët kanë marrë direktiva nga numri dy i PD, Flamur Noka, i cili u ka thënë që në mesin e kandidatëve të firmosin dhe për Shabanin.
    Deputeti i PD-së Saimir Korreshi për të sqaruar të gjithë kalvarin e hedhjes së firmave dhe më pas tërheqjen e tyre për kandidatët e Avokatit të Popullit, tha se nuk ka pasur një konsensus grupi dhe se firmat janë hedhur për më shumë se një kandidat lidhur dhe në bazë të raporteve shoqërore me ta. Mirëpo, në mesin e 6 kandidatëve është dhe emri i Endrit Shabanit, që opozita kërkon sot ta përjashtojë nga lista me 6 emra, i cili ka siguruar 35 firma nga PD.
    Pd ka kërkuar rihapje të procesit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ndërsa deklaruan se të vetmit kandidatë të opozitës janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.
    Shalsi: Kishte nga ata kolegë të opozitës, që thonin më ka thënë numri 2 i partitë (Flamur Noka) të firmos për Endri Shabanin. Për veprimet që bëjmë, ne paguajmë pasojat. Të mos humbasim kohë, të vijojmë me procedurat.
    Korreshi: Shals, unë mbaj përgjegjësi për firmat e mia. Unë sekretarin e Përgjithshëm kam pyetur a ka vendim grupi, më ka thënë jo, se mundem me të gjithë (për të dhënë firma), pa u bërë keq. S’ka pasur vendimmarrje grupi, pra mund t’i jepeshin firmat kujtdo kandidati që ne mos të ishim keq me askënd.  Për sa kohë s’ka pas vendim për kandidat të caktuar, deputetët mundet që për një lidhje shoqërore etj, mund të merrnin firmën kandidatët. Por këto firma i dhamë pa kaluar në komision ligjesh për të parë kriteret kushtet a pranoheshin etj. Ne tërhoqëm gjithë firmat që të zgjidhet në konsensus. A na i ka marrë njëri natën, ditën, na ka detyruar? Jo, firmat i kemi dhënë.

  • Gjermania ndalon tubimet e subjekteve politike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Gjermania ndalon tubimet e subjekteve politike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Kandidatëve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Kosovë nuk iu lejohet organizimi i tubimeve të ndryshme në Gjermani, në kuadër të fushatës më pak se tre javë para zgjedhjeve.
    “Duke pasur parasysh se kemi një diasporë të madhe kosovare në Gjermani, dëshirojmë t’u rikujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, ngjarjet e fushatave zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve”, shkruan njoftimi. Në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë rikujtohet ky rregull, duke pasur parasysh komunitetin e gjerë të kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.
    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 28 dhjetor.

  • Endri Shabanin, i preferuari i PS? Zbardhen emrat e deputetëve që firmosën për Avokatin e Popullit

    Endri Shabanin, i preferuari i PS? Zbardhen emrat e deputetëve që firmosën për Avokatin e Popullit

    Si pikë e 18 e rendit të ditës të seancës plenare në parlament të enjten parashikohet votimi i 6 kandidatëve që plotësuan kushtet për Avokatin e Popullit.

    Tërheqja e firmave mbështetëse të kandidatëve prej deputetëve të PD nuk u pranua nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve të martën.
    Mes gjashtë kandidatëve është edhe Endri Shabani që konsiderohet si kandidatura e preferuar e socialistëve, të cilët realizuan një skemë perfekte, duke u tërhequr nga mbështetja me firmë e kandidatëve. I lejuan avancimin e mbështetjes me firma grupit parlamentar të PD ku mes gjashtë kandidatëve është edhe i preferuari i tyre zoti Shabani.
    Në këto kushte firmat i dha PD dhe përmes votës së fshehtë, sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, socialistët priten me votim të fshehtë të votojnë për të.
    Nëse shikojmë listën mbështetëse me firma nga opozita për Endri Shabanin nuk kemi të bëjmë thjesht me deputetë të rinj apo të dorës së dytë nga grupi parlamentar të PD.
    Janë emra të njohur nga opozita si Ina Zhupa, Agron Gjekmarkaj, Tritan Shehu, Luan Baci, Bujar Leskaj, Oerd Bylykbashi dhe Jorida Tabaku firmtarë pro Endri Shabanit.
    Kur grupi parlamentar i PD u ndesh me kundërshtinë socialiste të “formulës të Gaz Bardhit” dhe kur panorama u qartësua se socialistët po avanconin me kandidaturën e Endi Shabanit, demokratët tentuan pa sukses t’i fusin një marsh pas procesit.
    Nuk ia dolën të ishin të suksesshëm me tërheqjen e firmave. E për të shpëtuar nga ndonjë votë e fshehtë e mundshme në drejtim të Endri Shabanit të enjten në parlament, zgjidhjen e shpëtimit e tregoi doktor Berisha. Mos marrje pjesë të grupit parlamentar të PD në votim. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia e mos dhënies së votës së fshehtë nga deputetë të caktuar të PS.
    Gjithsesi kompensimi këtyre votave drejt 84 të nevojshme,  mund të vijë nga deputetët e “Nismës”, Agron Shehaj dhe Erald Kapri që kanë hedhur firmat e tyre në mbështetje të Endri Shabanit, përshirë dhe një nga firmëtarët e opozitës, agrarin Artan Luku nga partia e Agron Dukës.

  • Zogaj, skaner PD-së: Berisha mban afër ata që s’votohen, të tjerët e sfidojnë me vota

    Zogaj, skaner PD-së: Berisha mban afër ata që s’votohen, të tjerët e sfidojnë me vota

    Analisti Preç Zogaj ka zbërthyer lëvizjet e fundit politike brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur te fenomeni “Salianji” dhe te listat e kandidatëve.
    I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Zogaj theksoi se takimi i fundit i deputetit Ervin Salianji nuk duhet lexuar thjesht si një lëvizje individuale, por si një simptomë e një pakënaqësie më të gjerë.
    Për Zogajn, pesha specifike e asaj që ndodhi nuk qëndron te individi, por te mbështetja që ai mori.
    “Ne kemi parë një takim dhe lajmi nuk është vetë Salianji, por lajmi është salla, për mendimin tim,” u shpreh ai.
    Analisti evidentoi një problem që, sipas tij, Sali Berisha refuzon ta shohë: “hendekun mes elitës drejtuese që nuk testohet në votë dhe kandidatëve të terrenit që marrin mijëra vota.”
    Sipas Zogajt, lëvizja e Salianjit dhe e kandidatëve të tjerë të listave të hapura është një mesazh i drejtpërdrejtë për PD-në.
    “Ata duan t’i japin një mesazh që: ‘Ne jemi më të pranueshëm se ju, që nuk votoheni kurrë’.”, tha Zogaj.
    Zogaj kritikoi strategjinë e brendshme të Berishës, duke thënë se “ka krijuar një ndarje të dëmshme në parti”.
    “Më shumë hapësirë kanë zënë ata që nuk votohen, ndërsa ata që kanë marrë më shumë vota janë lënë në listë të hapur,” argumentoi ai.
    Ai theksoi se pa ndryshuar këtë qasje, rezultati është i parashikueshëm.
    “Partia Demokratike, po nuk u shkund, po nuk u hap, po nuk bëri rrotacion, nuk fiton,” deklaroi Zogaj.

  • Zgjedhjet, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

    Zgjedhjet, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

    Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran flet për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Ai tha se problem mbetet avantazhi i kandidatëve për deputetë që mbajnë pozicione të ndryshme.
    ”Dua t’u them që me të vërtetë ky problem ekziston kudo ku një kandidat është në post dhe ka një avantazh me kandidatët e tjerë që vijnë. Shpresoj që me rekomandimet e ODIHR, disa masa do të merren, psh legjislacioni si duhet të kufizohet përdorimi i administratës publike nga ata kandidatë që janë në pozicione të ndryshme. Ka punë për të bërë, mua më duket që hapi i parë është bërë, krijimi i komisionit bipartizan për reformën zgjedhore dhe kanë kërkuar ndihmën tonë dhe sigurisht që do të ndihmojmë edhe për legjislacionin”, tha ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran.

    Në lidhje me pretendimet e opozitës për zgjedhjet e 11 majit, të cilat i quan farsë elektorale, ambasadori i OSBE-së tha se fajin që rekomandimet e OSBE/ODIIHR nuk zbatohen, është i spektrit politik shqiptar.

    ”Të mos shikojmë mbrapa por të shikojmë përpara. Të shpresojmë që ky komision që është krijuar do të funksionojë normalisht dhe ne jemi këtu për të ndihmuar dhe treguar shembullin e një vendi tjetër të suksesshëm. Të gjitha problemet me të cilat ju përballeni këtu, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe në vende të tjera por ka edhe zgjidhje të këtyre problemeve”.

  • “Presim përgjigjen e Kuvendit”/ PD, sqaron procesin e kandidatëve për Avokat të Popullit: Deputetët kanë tërhequr…

    “Presim përgjigjen e Kuvendit”/ PD, sqaron procesin e kandidatëve për Avokat të Popullit: Deputetët kanë tërhequr…

    Partia Demokratike ka reaguar me një sqarim zyrtar për mediat lidhur me debatet e ditëve të fundit mbi kandidatët për Avokat të Popullit, duke theksuar se nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë përdorur në mënyrë të pasaktë dhe jashtë kontekstit ligjor nga disa prej kandidatëve.
    Sipas PD-së, nënshkrimet janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pa marrë parasysh momentin kur kandidatët i kanë depozituar dokumentet në Kuvend. “Një pjesë e tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim, gjë që nuk është e vërtetë në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit,” thuhet në deklaratë.
    PD bën të ditur se, pas njoftimit zyrtar të Komisionit të Ligjeve drejtuar grupeve parlamentare – sipas të cilit “një deputet mbështet vetëm një kandidat” – deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna më herët. Opozita ka propozuar ngritjen e një procesi transparent të përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës për përzgjedhjen e kandidatit.
    “Tërheqja e nënshkrimeve është depozituar zyrtarisht në Kuvend. Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej,” përfundon reagimi i PD-së.

  • Zgjidhen emrat e anëtarëve të rinj të KED

    Zgjidhen emrat e anëtarëve të rinj të KED

    Janë zgjedhur këtë të mërkurë emrat e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026.
    Në shortin që është hedhur në Presidencë, u zgjodhën Fiona Papajorgji dhe Marjana Senimi nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa nëse njëri prej tyre mungon atëherë anëtar zëvendësues është Gent Ibrahimi
    Nga Gjykata e Lartë Ilir Pandën, që do ta zëvendësojë Medi Bici. Panda do të jetë edhe drejtuesi i KED për vitin 2026.

    Gjatë shortit që u mbikëqyr nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, anëtarja nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh Alfred Progonati, ndërsa zëvendësues Anila Leka.
    Goglat shortuan Ornela Naqellari dhe Ilirjana Olldashi mes mbi 50 kandidatëve të Gjykatave të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ndërsa anëtare zëvendësuese u zgjodh Selvie Gjoçaj.
    Sa i përket anëtarëve nga Prokuroria e Apelit të juridiksionet të përgjithshëm u zgjodhën Altin Binaj dhe Afërdita Ndoji, ndërsa zëvendësues Arben Qosja.
    Anëtarja e nëntë, e zgjedhur nga Gjykatat Administrative në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026, do të jetë Klodiana Veizi dhe zëvendësues Bezart Kaçkini.
    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
    KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore./vizionplus.tv

  • Gara për Avokatin e Popullit, Komisioni i Ligjeve jep ‘OK’ për 26 kandidatët (emrat)

    Gara për Avokatin e Popullit, Komisioni i Ligjeve jep ‘OK’ për 26 kandidatët (emrat)

    avokati i popullit

    TIRANË- Komisioni i Ligjeve iu ka dhënë “OK” të 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit, ndërsa tashmë është në dorën e Grupeve Parlamentare për të mbështetur me firmë kandidatët në listë. Këta të fundit, duhet të sigurojnë 28 firmash deputetësh që të kalojnë për votim në Kuvend. 
    Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu bëri thirrje grupeve të tjera që të ulen dhe t’i japin fund ngërçit prej tre vitesh dhe të zgjedhin zëvendësuesin e Erinda Ballancës. Ndërkohë që Partia Demokratike ka firmosur për disa kandidatë që vijnë nga radhët e saj, pasi një deputet është lejuar që të mbështesë më shumë se një kandidat. Nga ana tjetër, PS ende s’ka firmosur asnjë deputet. 
    Lista e plotë e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit:
    1.Adriana Kalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Gëzim Allaraj13. Ismail Tafani14. Jola Hysaj15. Juliana Hoxha16. Laureta Roshi17. Lulzim Hamitaj18. Mirela Biba19. Myrteza Myftari20. Robert Gajda21. Saimir Vishaj22. Shkëlqim Sulo23. Suela Koçibellinj24. Tartar Bazaj25. Valentina Teodoresku26. Skënder Haluci
    Mbështetja e kandidatëve duhet të paraqitet brenda datës 2 dhjetor 2025.Avokati i Popullit kërkon 84 vota. Tradicionalisht ky post i është besuar opozitës, por mosmarrëveshjet politike kanë bërë që zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, të zvarritet mbi 3 vjet./ZËRI