Ka përfunduar me sukses faza e tretë e konkursit për pozicionin “Patrullë e Përgjithshme” në Policinë e Shtetit, që përfshinte testimin me shkrim. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, nga 852 kandidatë që iu nënshtruan këtij testi, 710 djem dhe vajza u shpallën fitues dhe kaluan në fazat e tjera të konkurrimit.
Edhe kjo fazë, ashtu si dy fazat e mëparshme, u zhvillua në mënyrë transparente dhe nën monitorimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Akademisë së Sigurisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Konkursi synon përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë për të forcuar radhët e Policisë së Shtetit dhe për të përmirësuar sigurinë e qytetarëve në vend.
Tag: kandidate
-

Konkursi për patrullën e Policisë: 710 kandidatë kalojnë testin me shkrim
-

Zgjedhjet lokale, Salianji shpalos strategjinë: Jo partiakë, por të mbështetur nga opozita
Në një intervistë për A2 CNN, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, komentoi vendimin e opozitës për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale me kandidatë të pavarur. Ai theksoi se kjo zgjidhje ka ulur përçarjet dhe ka bashkuar të gjithë faktorin opozitar, pasi kandidatët, edhe pse jo partiakë, mbështeten fuqishëm nga opozita.
“Kjo është një zgjidhje për të ulur të gjithë diferenca për një kandidat që vjen nga partia. Është një zgjidhje për bashkimin, pasi gjithë faktori opozitar ka mbështetur këta kandidatë jo partiakë, por janë kandidatë të opozitës pa diskutim, pasi mbështeten nga opozita. Profili i tyre më pak apo aspak partiak bën që edhe qytetarët të kenë mundësinë për të shmangur perceptimin negativ për politikën”, u shpreh Salianji.
Ish-deputeti shtoi se një nga synimet kryesore në këto zgjedhje është edhe afrimi i votave nga elektorati i njohur si “gri”. “Ne synojmë të marrim edhe votat gri. Ne jemi në fushatë, kandidatët po takohen me njerëzit. Unë mendoj që është një zgjidhje e paprovuar dhe shpresoj të jetë e suksesshme. Mendoj që shtresa gri të identifikohet me këta kandidatë jopartiakë”, përfundoi Salianji. -

‘Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim’/ Salianji shuan kureshtjen: Synojmë vota nga elektorati gri
Ervin Salianji, i ftuar në nje emision televiziv mes të tjerash foli dhe për zgjidhjen që gjeti opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale, ku zgjodhi që të përfaqësohet me kandidatë të pavarur.
Ish-deputeti i PD, u shpreh se kjo zgjidhje uli përçarjet dhe bashkoi të gjithë faktorin opozitarë, por kandidatët ndonëse janë jo partiakë, janë të opozitës, pasi mbështeten prej saj.
“Kjo është një zgjidhje për të ulur të gjithë diferenca për një kandidat që vjen nga partia. Është një zgjidhje për bashkimin, pasi gjithë faktori opozitar ka mbështetur këta kandidatë jo partiakë, por janë kandidatë të opozitës pa diskutim, pasi mbështeten nga opozita. Profili i tyre më pak apo aspak partiak bën që edhe qytetarët të kenë mundësinë për të shmangur perceptimin negative për politikën”, tha Salianji.
Me tej, ish-deputeti demokrat se një synim tjetër në këto zgjedhje është dhe afrimi i votave nga elektorati gri.
“Ne synojmë të marrim edhe votat gri. Ne jemi në fushatë, kandidatët po takohen me njerëzit. Unë mendoj që është një zgjidhje e paprovuar dhe shpresoj të jetë e suksesshme. Mendoj që shtresa gri të identifikohet me këta kandidatë jopartiak”, u shpreh Salianji -

“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim!
Ervin Salianji ishte i ftuar në Ditarin e Pasdites në A2 CNN, ku mes të tjerash foli dhe për zgjidhjen që gjeti opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale, ku zgjodhi që të përfaqësohet me kandidatë të pavarur.
Zyrtari i lartë i PD, u shpreh se kjo zgjidhje uli përçarjet dhe bashkoi të gjithë faktorin opozitarë, por kandidatët ndonëse janë jo partiakë, janë të opozitës, pasi mbështeten prej saj.
“Kjo është një zgjidhje për të ulur të gjithë diferenca për një kandidat që vjen nga partia. Është një zgjidhje për bashkimin, pasi gjithë faktori opozitar ka mbështetur këta kandidatë jo partiakë, por janë kandidatë të opozitës pa diskutim, pasi mbështeten nga opozita. Profili i tyre më pak apo aspak partiak bën që edhe qytetarët të kenë mundësinë për të shmangur perceptimin negative për politikën”, tha Salianji.
Me tej, ish-deputeti demokrat se një synim tjetër në këto zgjedhje është dhe afrimi i votave nga elektorati gri.
“Ne synojmë të marrim edhe votat gri. Ne jemi në fushatë, kandidatët po takohen me njerëzit. Unë mendoj që është një zgjidhje e paprovuar dhe shpresoj të jetë e suksesshme. Mendoj që shtresa gri të identifikohet me këta kandidatë jopartiak”, u shpreh Salianji. -

Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 1.8 milionë qytetarë votojnë për kryetarët në 81 komuna! Në garë 309 kandidatë
Sot Maqedonia e Veriut voton për raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Votimi është hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në 19:00. Qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 81 komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë, përfshirë edhe qytetin e Shkupit.
Procesi zgjedhor zhvillohet në 3,474 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa në listën e votuesve janë regjistruar 1,832,415 qytetarë me të drejtë vote. Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe të pavarura qytetarësh, duke përfshirë gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për anëtarë këshillash.
Shkupi mban numrin më të lartë të kandidatëve për kryetar bashkie, me gjithsej 16 kandidatë që garojnë për drejtimin e kryeqytetit. Zgjedhjet po monitorohen nga 1,451 vëzhgues, prej të cilëve 807 vendorë dhe 644 ndërkombëtarë.
Sipas sondazheve, favorit për të fituar shumicën e komunave është partia në pushtet VMRO-DPMNE. Ndërkohë, opozita maqedonase, Lidhja Socialdemokrate (LSDM), përballet ende me pasojat e krizës së brendshme pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të majit 2024.
Garë e ngushtë pritet të jetë edhe në komunat me shumicë shqiptare. Në rreth 15 komuna, shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë, dhe beteja më e ashpër zhvillohet mes koalicionit qeveritar shqiptar VLEN dhe opozitës së bashkuar në Aleancën Kombëtare për Integrim, të udhëhequr nga BDI.
Procesi i votimit pritet të mbyllet në orën 19:00, ndërsa autoritetet zgjedhore dhe vëzhguesit ndërkombëtarë janë angazhuar për të siguruar një proces të rregullt, të qetë dhe demokratik. -

Maqedonia voton, sot zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve lokale
Sot në Maqedoni do mbahen Zgjedhjet për të zgjedhur kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.
Lista e Votuesve përfshin 1.832.415 votues të cilët pritet të votojnë në 3.480 qendra votimi në vend për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10.490 kandidatë.
Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur.
Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar, 16.
Zgjedhjet do të monitorohen nga 1.451 vëzhgues, ku 807 janë vendas dhe 644 vëzhgues ndërkombëtarë.
Votimi fillon në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00. Mund të zgjatet nëse ka votues që mbeten në qendrën e votimit në orën 19:00, ose nëse votimi ndërpritet gjatë periudhës së votimit me vendim të KKZ-së ose KSHZ-së. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për të njëjtën periudhë sa ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.
Në orën 19:00, qendrat e votimit mbyllen. Votuesve të pranishëm në qendrën e votimit u lejohet të votojnë. Qendra e votimit në të cilën kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në Listën e Votuesve mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak të KKZ-së kompetente, por numërimi i votave nuk duhet të fillojë para orës 19:00.
-

Kosova edhe më pranë BE-së! Pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian
FOTO ILUSTRUESE
ITALI- Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni i parë i Bashkimit Evropian që ka vendosur të pranojë anëtarë nga Kosova. Sipas njoftimit, ky institucion këshilldhënës në strukturat e BE-së, ka ftuar organizatat e shoqërisë civile në Kosovë që të aplikojnë për anëtarësim deri më 24 tetor në kuadër të Nismës së shteteve kandidate për zgjerim (ECMc), të iniciuar më 2023.
“Me këtë nismë shpresojmë të fuqizojmë projektet që nxisin dialogun civil dhe social, duke forcuar angazhimin dhe bashkëpunimin brenda komuniteteve kosovare”, thuhet në thirrjen e publikuar në ueb-faqen e këtij komuniteti.
Në shkurt të vitit 2024, EESC-ja u bë institucioni i parë i BE-së që pranoi anëtarë nga shtetet kandidate. Megjithatë, atëbotë Kosova nuk u përfshi, pasi është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat.
Më 2024, ky komitet pranoi si anëtar Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Serbinë, Turqinë dhe Ukrainën. Që të gjitha këto shtete formalisht janë vende kandidate për anëtarësim në bllokun evropian.
Nga ky komitet ishte thënë se nisma shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit gradual të shteteve kandidate, para se ato formalisht të anëtarësohen në BE. Pavarësisht se Kosova nuk ka statusin e kandidates për anëtarësim në BE, sipas një përgjigjeje që ky komitet i ka dërguar Kohës, u vendos që “të hapet faza e dytë e kësaj nisme edhe për Kosovën si kandidate potenciale për anëtarësim”.
EESC-ja është pjesë integrale e BE-së. Ky komitet është themeluar më 1957 në bazë të Traktatit të Romës dhe synon të këshillojë vendimmarrësit e BE-së për t’u siguruar që organizatat dhe rrjetet e shoqërisë civile në mbarë kontinentin evropian kanë zë i përket zhvillimit të Evropës. Organizatat e shoqërisë civile që bëhen pjesë e komitetit veprojnë si ndërmjetës mes vendimmarrësve dhe publikut.
“Qëllimi i EESC-së është që të ndihmojë që procesi i politikbërjes dhe ai legjislativ të jetë më demokratik, më efektiv dhe të reflektojë vërtetë nevojat e qytetarëve të BE-së”, thuhet në ueb-faqen e komitetit.
Komiteti ka selinë në Bruksel dhe përbëhet nga 329 anëtarë nga të gjitha 27 shtetet e BE-së. Vetëm anëtarët që vijnë nga shtetet e BE-së kanë të drejtë vote në EESC. Anëtarët vijnë nga fusha të ndryshme dhe ata përfaqësojnë shoqata punëtorësh, industri, dhoma të tregtisë, shoqata për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, konsumatorë, fermerë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, e të tjerë.
Ky komitet përbëhet nga tri grupe: Grupi i Punëdhënësve, Grupi i Punëtorëve dhe Grupi i Organizatave të Shoqërisë Civile. Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian./REL -

Gara e 9 nëntorit, regjistrohen partitë dhe 6 kandidatë të pavarur
Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki të vendit do të ketë 6 kandidatë të pavarur. Nga regjistrimet e bëra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përveç subjekteve politike, kanë depozituar kërkesat e tyre edhe 6 komisione nismëtare për mbledhjen e firmave për kandidatët e pavarur në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.
Përveç kandidatëve të opozitës që do të regjistrohen si të pavarur dhe do të mbështeten nga PD, surpriza vjen nga bashkia Mat, ku do të ketë dy kandidatë të pavarur përballë kandidatit të regjistruar me logon e PS.
Bëhet fjalë për kryetare e Forumit të Gruas së PS, Suzana Hoti, e cila ka regjistruar në KZAZ-në e Matit Komitetin Nismëtar për të kandiduar si e pavarur. Mësohet se Hoti ka mbetur e pakënaqur me kandidatin e që PS ka propozuar si pasardhës të Agron Malaj, Altin Bojni i cili u prezantua nga Blendi Klosi pas mbledhjes së kryesisë së PS javën e shkuar.
Pas kësaj kërkesë për regjistrim Komitetet Nismëtare kanë marrë formularët përmes të cilit duhet të mbledhin firmat e nevojshme të zgjedhësve të zonës së tyre, si kusht që të regjistrohen si kandidatë për garën e 9 nëntorit.
Burime bëjnë me dije se regjistrimi partive opozitare në këtë proces është bërë me qëllim për të pasur komisioner dhe numërues gjatë procesit zgjedhor, pasi kandidatët e mbështetur prej tyre nuk do kenë logo partiake në fletën e votimit.

