Pas përfundimit të numërimit të votave brenda vendit, 45 kandidatë nga lista e hapur do të jenë pjesë e Parlamentit në shtator.
Nga këta 37 janë kandidatë nga listat e Partisë Socialiste, 7 nga listat e Partisë Demokratike dhe 1 nga lista e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.
VLORË
Damian Gjiknuri 10031 vota
Vullnet Sinaj 8757 vota
Ardit Bido 7360 vota
Vasil Llajo 4894 vota
Brunilda Mersini 4892 vota
GJIROKASTËR
Tërmet Peçi 9468 vota
Piro Dhima 6902 vota
Tag: kandidate
-

”Nuk tërhiqem”, Berisha: Bandat vepruan që të sjellin në Parlament 30 kandidatë të PS-së
Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen me drejtuesit politikë në 12 qarqet, ka treguar pse humbi opozita në zgjedhjet e 11 Majit, por që në krye tha se nuk tërhiqet nga drejtimi. Për të në këto zgjedhje ku PS fitoi thellë me 83 mandate, janë bandat që punuan sipas Berishës, që në Parlament të jenë 30 kandidatë me ndihmën e tyre.
”Edi Rama nuk u përpoq të fshehë këtë herë krimin elektoral. Ai shpërndau 138 licencë për miliona bimë kanabis. Një bimë kanabis e ka prodhimin 1 mijë euro. Sesi i ndau mafia e drogës bimët për drogë është e thjeshtë. Rama bëri publike blerjen e votës kur dy ditë para zgjedhjeve, fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit. Janë 500 mln euro PPP e koncesione.Falja e gjobave, krim elektoral. Janë bërë mbi 10 mijë punësime shtetërore për votë. Bandat kriminale kanë vepruar më të kontrolluara se asnjëherë më parë. Bandat vepruan në 10 qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki, që të sjellin në parlament 30 kandidatë të PS-së.
Ylli i kësaj fushate është Sara Mile, që arriti në 30 mijë. Bandat aty ku panë se puna e nëndheshme mund të mos realizonte objektivin, dolën haptaz në një seri bashkish, ndër të cilat në Vorë, Peshkopi, Mat, Durrës, Elbasan”. -

ZGJEDHJET 2025/ Ja kush janë kandidatët më të votuar aktualisht nga PS dhe PD në Tiranë
Ndërkohë që janë numëruar 1221 kuti votimi nga 1282 në total në qarkun e Tiranës, Partia Socialiste ka marrë 204232 vota krahasuar me 150005 vota të marra nga koalicioni PD-ASHM.
Partia e tretë me më shumë vota në qarkun e Tiranës është Partia Mundësia e Agron Shehajt me 21349 vota.Me ndarjen aktuale të mandateve PS merr 19 nga 37 mandate në Tiranë. KU nga lista e hapur do të jenë 7 kandidatë që futen në Kuvend.
Deri në këto momente prin listtën e më të votuarve Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Erjon Braçe, Ervin Hoxha, Antonela Dedej dhe Anila Denaj.Ndërsa te PD momentalisht dalin vetëm dy kandidatë nga listat e hapura, ku udhëheq Ilir Alimehmeti i ndjekur nga Loranca Hoxha.
NDIQNI LIVE REZULTATET MINUTË PAS MINUTI
-

Kandidatë për deputetë kërkojnë të futen në qendra votimi, regon Celibashi: E paligjshme
Kandidatë për deputetë kanë kërkuar të futen nëpër qendra votimi, diçka që nuk lejohet të ndodhë.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë thirrje që të mos ndodhë një gjë e tillë, pasi është qartësisht e ndaluar nga ligji.
Mesazhi i Celibashit:
KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.
Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. -

FOTO / Kandidatët e Berishës shkelin Kodin Zgjedhor, futen nëpër qendrat e votimit
Kandidatë të PD, janë parë të hyjnë në qendra të votimit, në shkelje të kodit zgjedhor.
Në fotot e siguruara nga ABC News, shihen Zana Numani dhe Luan Baçi, kandidatë të koalicionit të Sali Berishës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Gazetarët e ABC Neës të shpërndarë në terren raportuan se dy kandidatët ndodhen në qendra votimi të cilat nuk janë të zonës ku ata mund të votojnë.
Kujtojmë se pak më herët kreu I KQZ, Ilirjan Celibashi apeloi kandidatët të qëndrojnë jashtë qendrave të votimit.
“KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.
Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.
Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.” Tha ai. -

Celibashi: Disa kandidatë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pasur një reagim ditën e sotme sa i takon procesit të votimit.
Celibashi shprehet se KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit.
Kryekomisioneri bën të ditur se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit, teksa thekosn se këto të fundit duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.
Ilirjan Celibashi: KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.
Informohuni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit çdo orë, dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare. -

3.7 mln votues, 114 mijë për herë të parë, 11 subjekte me 2046 kandidatë për…/ Ja shifrat e 11 majit
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit; Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit. Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Diaspora që u regjistrua për të votuar përmes postës, u regjistrua në KQZ. Ndaj, 245 935 personat që u pranuan nga komisioni, nuk e kanë emrin në listën e zgjedhësve në Shqipëri.
Por gjithë të tjerët, që u refuzuan nga KQZ, apo që nuk aplikuan fare, mund të kthehen në atdhe, dhe lirshëm mund të votojnë pranë qendrave të tyre. 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë këtë të dielë. Ndërkohë që 1,081 personave ju është hequr e drejta e votës, për shkak të dekriminalizimit, që nuk lejon të votojnë persona që kanë kryer një sërë krimesh të rënda. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme.
Secili subjekt zgjedhor ka në garë 186 emra të shpërndarë sipas qarqeve. 2046 persona janë kandidatë për parlamentin e ardhshëm, për të zënë 140 karrige Kuvendore. Kësaj radhe, në asnjë qark të vendit, nuk konkurron asnjë kandidat i pavarur. Kandidatët janë në dy grupe: lista e mbyllur, të cilët janë të privilegjuar dhe do të fitojnë të parët mandat sipas radhës që ka përcaktuar partia, dhe lista e hapur, e cila do të dërgojë deputetë në Kuvend nëse partia fiton më shumë karrige se sa emrat që ka në listën e mbyllur. Renditjen e fituesve nga lista e hapur e përcakton vota personale që votuesit mund të japin.
Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Procesi nis në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllet në orën 19:00 në mbrëmje. Pas kësaj ore, do të mundet të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit. Vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në bashkinë Vorë, do të votohet dhe numërohet në formë elektronike. Të gjithë të tjerët do të votojnë tradicionalisht me fletë votimi. Numërimi i votave do të bëhet nëpër qendrat e qarqeve, pasi të jenë mbledhur të gjitha kutitë e zonës.
Votat e diasporës do të numërohen nga komisionerë të partive në Tiranë, paralele me numërimin e votave në mbarë Shqipërinë.
TË DHËNAT E VOTUESVE3,713,761 votues në listat brenda vendit245 935 votues nga diaspora114,642 votues për herë të parë1,081 zgjedhësve ju ndalohet të votojnë
TË DHËNAT MBI SUBJEKTET11 parti dhe koalicione në fletë votimi2046 kandidatë në garë për deputetë186 kandidatë nga secili subjekt zgjedhor -

“Për herë të parë voton edhe diaspora”, DW: Më 11 maj zgjedhjet, në garë 2.046 kandidatë për 140 vende në Parlament
Më 11 maj 2025 në Shqipëri zgjidhet qeveria e re, e cila pritet të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Këtë vit për herë të parë voton edhe diaspora. Brenda dhe jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025 të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 713.761 shtetas shqiptarë, nga të cilët 114.642 votojnë për herë të parë.Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë. Në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.
Votimi i diasporës
Për herë të parë në këto zgjedhje voton edhe diaspora. Ky proces realizohet përmes postës. Vota e emigrantëve do të numërohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe do të llogaritet sikur qytetari të kishte votuar në qarkun, ku ai banonte në Shqipëri. Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, për shkak se ka pasur pakënaqësi nga partitë politike , të cilat e kanë akuzuar KQZ-në për parregullsi, si p.sh. se zarfi ka mbërritur pa fletën e votimit apo se nuk ka shkuar adresën.
Marrëveshja me SPAK-un
Për herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka firmosur një protokoll me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Marrëveshja parashikon masa të përbashkëta për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet, si dhe krijimin e mekanizmave për shkëmbimin e shpejtë dhe efikas të informacionit mes institucioneve të përfshira.
Sistemi i votimit
Për këto zgjedhje është miratuar një sistem i ri zgjedhor që përfshin një kombinim të listave të mbyllura dhe të hapura. Rreth një e treta e listës së kandidatëve është e mbyllur, dhe emrat janë të fiksuar nga kryetari, ndërsa dy të tretat e tjera janë të hapura. Për këta të fundit këtë herë nuk do të ketë prag. Në fletën e votimit ata janë të vendosur në rend alfabetik, por pas numërimit të votave do të rirenditen dhe më të votuarit do të dalin në krye./ DWv -

Basha nga Shkodra: Ilir Meta dhe Elvis Roshi i turpërojnë demokratët e vërtetë!
Në takimin që zhvilloi në qytetin e Shkodrës, Lulzim Basha, tha se Koalicioni Euroatlantik është forca që përfaqëson sakrificat dhe vlerat e demokratëve të vërtetë dhe se pa kompromis me të vërtetën dhe të drejtën ky koalicion është angazhuar për një Shqipëri më të mirë dhe më të zhvilluar.
Ai gjithashtu u shpreh se Elvis Roshi dhe Ilir Meta, janë e vërteta nga e cila turpërohen shumë prej demokratëve që për një kohë të gjatë kanë shpresuar se ndryshimi do të vinte nga një rrugë krej të gabuar e pa kokë që kanë zgjedhur.
Basha ftoi qytetarët të mbështesin kandidatët e Koalicionit Euroatlantik numri 4 në listën e hapur, pasi nuk përfshin figura të inkriminuara ose të korruptuara, siç ndodh në raste të tjera, ku kandidatët janë caktuar nga interesa të ngushta ose lidhje korruptive. Ai nënvizoi se koalicioni nuk mbështetet në kandidatë që shohin politikën si një mundësi për t’u pasuruar, por si një mundësi për të shërbyer dhe për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.
“Elvis Roshi dhe Ilir Meta, kjo është e vërteta nga e cila turpërohen shumë prej atyre që për një kohë të gjatë kanë shpresuar se ndryshimi do të vinte nga një rrugë krej të gabuar e pa kokë që kanë zgjedhur. Atyre si shumë të tjerëve që kanë reflektuar ju them, demokratët e sakrificave programin e demokratëve, sakrificën e demokratëve e gjeni të mishëruar pa kompromis me të vërtetën, pa kompromis me të drejtën, tek Koalicioni Euroatlantik, tek numri 4, tek kandidatët tanë. Cilindo që të votoni, çdo votë do të shkojë për Koalicionin euroatlantik, asnjë votë nuk shkon dëm dhe të gjitha bashkë do të prodhojnë deputetët e ardhshëm në bazë të meritës e të besimit të qytetarëve.
Ata që do të kenë më shumë vota, ata do t’u përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë, do përfaqësojnë Shkodrën, do përfaqësojnë Malësinë e Madhe, do përfaqësojnë Pukën dhe Fushë Arrëzin, Vaun e Dejës dhe gjithë grupet e interesit që janë në qendër të programit tonë. Nuk ka lojëra, nuk ka listë të mbyllur, është fiktive, kanë dhënë dorëheqje, dhe nuk ka vezë Qyqesh. Ne nuk kemi kandidatë që i ka caktuar Benet Beci, kandidat të përbashkët siç është ai kryetari i përbashkët i interesave korruptive. Ne nuk kemi kandidatë të inkriminuar. Ne nuk kemi kandidatë të korruptuar, ne nuk kemi njerëz që e shohin politikën si biznes për t’u pasuruar apo si streh nga drejtësia. Edhe kaq do të ishte për të orientuar votën e të gjithë atyre që janë zhgënjyer e ndihen të tradhëtuar tëk Koalicioni Euroatlantik, tek numri 4, tek gjithësecili pej kandidatëve tanë që zgjidhni t’i besoni mbrojtjen dhe promovimin e interesave tuaja” – u shpreh Basha.

