Tag: kandidate

  • E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale: Familjarët e mi…

    E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale: Familjarët e mi…

    Pas intervistimit të Adnan Xholit, para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, ka dalë kandidatja tjetër për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu.  

    “Kandidimi im vjen si rrjedhojë e natyrshme e një karriere 21 vjeçare, synoj të ofroj një drejtim të pavarur dhe në rezultate konkrete në luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Musabelliu.
    “Karriera ime ka filluar që nga 2004 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Roli i SPAK, thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Drejtimi i SPAK kërkon më shumë se vizion, kërkon njohjen në rrënjë të sistemit. Një grup çështjesh të tjera të hetuara prej meje janë dhe ato të trafikimit të qenieve njerëzore. Kam hetuar çështje për trafikimin e drogës dhe vrasje, nuk jam stepur, kam kryer detyrën time”, tha ajo ndër të tjera.
    Ndërkohë e pyetur për një vlerësim për dy drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Musabelliu u shpreh: Të bësh një krahasim mes dy drejtuese në dy periudha të ndryshme, është e vështirë ta bësh, sepse u ha ose u shton merita.. Kraja ka qenë në fillim, ne s’kemi pasur as godinë në atë kohë, nuk ishim akoma hetuesit, pra ishte një situatë shumë e vështirë për të punuar. Pra që të bësh një krahasim duhet të ketë kushte të njëjta. Gjithsecili për kushtet që kanë pasur kanë bërë maksimumin e tyre. Të bëjë një krahasim, do ishte e padrejtë, dhe për mua padrejtësitë nuk I toleroj. Unë asnjëherë nuk e krahasoj veten time me dikë tjetër.
    Ndërkohë, sa i përket moscënimit të pavarësisë nëse do të kishte në dorë një çështje personale të një anëtari të KLP, prokurorja kandidate u përgjigj se do ta priste në zyrë për t’u njohur me çështjen, por shtoi me humor: Kafe… jo nuk ofroj.
    “Qe tronditjeje mua, por ngaqë kisha zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze… familjarët e patën më problem atë situatë, ndërsa unë u mësova”, tha ajo në lidhje me kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale, dosjet e të cilëve i ka pasur në hetim.

    Top Channel

  • E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu para anëtarëve të KLP e ndërkombëtarëve: Unë kafe në zyrë nuk u jap

    E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu para anëtarëve të KLP e ndërkombëtarëve: Unë kafe në zyrë nuk u jap

    Pas intervistimit të Adnan Xholit, para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, ka dalë kandidatja tjetër për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu.  

    “Kandidimi im vjen si rrjedhojë e natyrshme e një karriere 21 vjeçare, synoj të ofroj një drejtim të pavarur dhe në rezultate konkrete në luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Musabelliu.
    “Karriera ime ka filluar që nga 2004 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Roli i SPAK, thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Drejtimi i SPAK kërkon më shumë se vizion, kërkon njohjen në rrënjë të sistemit. Një grup çështjesh të tjera të hetuara prej meje janë dhe ato të trafikimit të qenieve njerëzore. Kam hetuar çështje për trafikimin e drogës dhe vrasje, nuk jam stepur, kam kryer detyrën time”, tha ajo ndër të tjera.
    Ndërkohë e pyetur për një vlerësim për dy drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Musabelliu u shpreh: Të bësh një krahasim mes dy drejtuese në dy periudha të ndryshme, është e vështirë ta bësh, sepse u ha ose u shton merita.. Kraja ka qenë në fillim, ne s’kemi pasur as godinë në atë kohë, nuk ishim akoma hetuesit, pra ishte një situatë shumë e vështirë për të punuar. Pra që të bësh një krahasim duhet të ketë kushte të njëjta. Gjithsecili për kushtet që kanë pasur kanë bërë maksimumin e tyre. Të bëjë një krahasim, do ishte e padrejtë, dhe për mua padrejtësitë nuk I toleroj. Unë asnjëherë nuk e krahasoj veten time me dikë tjetër.
    Ndërkohë, sa i përket moscënimit të pavarësisë nëse do të kishte në dorë një çështje personale të një anëtari të KLP, prokurorja kandidate u përgjigj se do ta priste në zyrë për t’u njohur me çështjen, por shtoi me humor: Kafe… jo nuk ofroj.

    Top Channel

  • Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP nis mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

    Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP nis mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sot drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
    Në garë janë katër kandidatë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj. Ashtu siç ishte planifikuar, në orën 09.00 nisi seanca dëgjimore me secilin prej tyre. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, dhe secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta.
    Në seancën dëgjimore janë të papranishëm përfaqësuesja amerikane, Van Horn dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato.
    Pas seancave pritet të bëhet votimi, ku fitues do të shpallet kandidati që merr më shumë vota. Gara për drejtimin e SPAK ka ngjallur interes të lartë, për shkak të peshës së këtij institucioni në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe dosjeve sensitive që ka në dorë. Për këtë arsye në sallë prite të jenë dhe një pjesë e madhe e ambasadorëve të atashuar në vendin tonë.
    “Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së”, njoftoi ambasada e BE.

  • Rreth 1200 kandidatë deputetë, partitë publikojnë listat, KQZ i dërgon për verifikim

    Rreth 1200 kandidatë deputetë, partitë publikojnë listat, KQZ i dërgon për verifikim

    Partitë dhe koalicionet që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit publikuan listat e tyre me kandidatë për deputetë.
    Lëvizja Vetëvendosje solli pak risi në listën e saj në krahasim me ato të muajit shkurt. Ndryshimi më i rëndësishëm ishte përfshirja e Andin Hotit, i biri i veprimtarit Ukshin Hoti. Ndryshimet më të mëdha erdhën tek Partia Demokratike e Kosovës që ka përfshirë në listë 50 kandidatë që hyjnë në garë për herë të parë.
    Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ndryshime pati vetëm ne renditjen e numrave, duke e përfshirë në dhjetëshën e parë edhe të birin e presidentit Ibrahim Rugova, Ukën. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përfshirë në listën e saj edhe ish-kryeministrin Agim Çeku, shkruan A2.
    Ndryshe nga gara e shkurtit, partitë opozitare nuk i kanë përfshirë në lista kryetarët e komunave.
    Subjektet e certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e këtij muaji, gjithsej 24, kanë pasur dy javë kohë për të dorëzuar listat me kandidatët për deputetë. Përkundër kësaj kohe, ata kanë zgjedhur vetëm ditën e diel për të dorëzuar listat me gjithsej 1181 kandidatë të cilët do të garojnë për 120 vende në Parlamentin e Kosovës.
    Të gjithë kandidatët për deputetë do t’i nënshtrohen filtrave në përputhje me Ligjin për Zgjedhje.
    Valmir Elezi i KQZ u shpreh: “Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje, KQZ do të bashkëpunojë me disa institucione tek të cialt do të dërgojë emrat e këtyre kandidatëve për të parë e verifikaur nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”.
    Sipas nenit 30 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet nëse bie në kategoritë e ndaluara nga ligji, përfshirë mbajtjen e funksioneve të veçanta publike, pozitat diplomatike, anëtarësinë në organet zgjedhore apo mosrespektimin e vendimeve të PZAP-it dhe KQZ-së. Kufizimi më i rëndësishëm është ai që ndalon kandidimin e çdo personi që në tre vitet e fundit ka një dënim gjyqësor të formës së prerë.
    “Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të dërkojë emrat e kandidatëve të cilët subjektet politike kanë kërkuar ceritifikim për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Në nenin 30 të Ligjit për zgjedhje të përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”, u shpreh Elezi.
    Të hënën, KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit që do të përdoret në në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Fletëvotimi do të jetë në dy gjuhë, shqip dhe serbisht, por përfaqësuesit turk kërkuan që në disa komuna fletëvotimi të jetë edhe turqisht, për çka paralajmëruan ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

  • Alonso drejt shkarkimit, tre kandidatë për stolin e Realit

    Alonso drejt shkarkimit, tre kandidatë për stolin e Realit

    Te Real Madrid është krijuar një klimë tensioni pas humbjes 2-0 ndaj Celta Vigos në kampionat. Rezultati negativ ka shkaktuar reagime të forta brenda klubit madrilen, ndërsa drejtuesit kanë qëndruar në “Santiago Bernabéu” deri vonë për të diskutuar mbi situatën dhe të ardhmen e trajnerit Xabi Alonso.
    Sipas mediave spanjolle, ndeshja e së mërkurës në Ligën e Kampioneve kundër Manchester City do të përcaktojë të ardhmen e tij në pankinën madrilene.
    Humbja ndaj Celta Vigos nuk ka qenë vetëm çështje rezultati, por edhe paraqitjeje. Drejtuesit e klubit janë shprehur të pakënaqur me mënyrën se si skuadra reagoi gjatë ndeshjes, duke e konsideruar mungesën e organizimit dhe ritmit si shqetësime të qarta për vazhdimësinë e sezonit. Për këtë arsye, Alonso ka marrë një ultimatum të drejtpërdrejtë, ku kërkohet një reagim i menjëhershëm. Vetëm një rezultat pozitiv në Ligën e Kampioneve mund të shmangë një vendim të menjëhershëm për pankinën.
    Në ambientin e klubit ndërkohë ka nisur të diskutohet edhe për pasuesin e mundshëm. Emri i Zinedin Zidan është rikthyer në qarkullim, por raportet nga Franca e bëjnë të pamundur një kthim të tij, pasi tekniku francez synon të marrë drejtimin e kombëtares franceze pas Botërorit 2026. Përveç tij, mediat spanjolle kanë përmendur disa kandidatë të tjerë që mund të marrin drejtimin e Real Madridit, mes tyre Jurgen Klopp, Santiago Solari dhe Alvaro Arbeloa.

  • EMRAT-Avokati i Popullit, zbardhet lista e 6 kandidatëve që dorëzuan firmat në Kuvend për të kaluar në seancë për votim..

    EMRAT-Avokati i Popullit, zbardhet lista e 6 kandidatëve që dorëzuan firmat në Kuvend për të kaluar në seancë për votim..

    Është zbardhur lista e plotë e kandidatëve për Avokatin e Popullit. Klan News raporton se ata kanë dorëzuar firmat në Kuvend për të kaluar më pas në seancë plenare për votim.
    Lista është:
    Aranita Brahaj,
    Besim Ndregjonaj,
    Jola Hysaj,
    Tartar Bazaj,
    Adriana Kalaja,
    Endri Shabani.
    Kujtojmë se sot ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave. Socialistët kanë vendosur të respektojnë traditën parlamentare dhe të mbështesin kandidaturat e propozuara nga opozita, pa vendosur asnjë kusht për t’u dhënë votat në këmbim.
    “Ne nuk do mbështesim një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat, që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës”, tha sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
    Konkretisht, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit paraqitet një formulë konkrete, sipas të cilës opozita propozon deri në gjashtë kandidatë të përzgjedhur prej saj nga lista e aplikantëve, dhe shumica zgjedh tre kandidatë që i gjykon të pranueshëm.
    Sipas kësaj formule, nga këta tre kandidatë opozita vendos një prej tyre për ta votuar në seancë me konsensus.
     

  • Berisha: Kemi disa kandidatë që do të paraqesim për Avokatin e Popullit

    Berisha: Kemi disa kandidatë që do të paraqesim për Avokatin e Popullit

    Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se Partia Demokratike ka disa kandidatë për pozicionin e Avokatit të Popullit, duke theksuar se listat e tyre janë të përgatitura dhe të njohura.

    Ai përmendi veçanërisht Besim Ndregjonin, i cili sipas tij meritonte të votonte në përputhje me kodin parlamentar, dhe shtoi se PD do të mbështesë edhe kandidatët e tjerë të përzgjedhur nga partia.

    Fjala e tij:

    Ne kemi disa kandidatë që do të paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por mos harroni një gjë, që ai ndërron nga mëngjesi në darkë deklaratat dhe nuk e ka problem dhe është i zhveshur nga karakteri dhe thotë çdo gjë.

    Ne kemi kandidaturat tona, i kemi të listuara, janë të njohura. Njëri prej tyre, Besim Ndregjoni ka qenë në seancë dhe ai, në çdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare duhej të ishte votuar, dhe duhej votohej.
    Pastaj janë kandidaturat e tjera të cilat PD i mbështet. Ne kemi disa kandidatura.

  • Salianji nis lëvizjen brenda PD: Mbledh kandidatë e ish-garues të primareve

    Salianji nis lëvizjen brenda PD: Mbledh kandidatë e ish-garues të primareve

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur lëvizjen brenda Partisë Demokratike. Pas takimeve me anëtarë në degë të ndryshme të PD, Salianji ka mbledhur këtë të enjte disa kandidatë për deputetë dhe emra të tjerë, të cilët në primare morën një rezultat të mirë.
    Në takim me Salianjin kanë qenë: Ilir Alimehmeti, Gentian Cela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kolliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemajl Gjunkshi, Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.
    Raportohet se në këtë takim është folur për mënyrën se si duhet të përmirësohet PD dhe për mundësinë e thirrjes së Këshillit Kombëtar për të diskutuar se si duhet të vijojë aksioni politik.
    Po ashtu, bëhet me dije se ky takim nuk do të jetë i fundit, por të ngjashëm do të jenë periodikë edhe me më shumë emra në tryezë.
    Ajo që vihet re është se pjesë e takimit janë ata që kanë mbetur jashtë Kuvendit dhe ata që nuk arritën që të kishin emrin e tyre në listën shumemërore për deputetë në 11 Maj.

  • 7 kandidatë në garë! SPAK përcakton sot kreun e ri të BKH-së, emri do t’i dërgohet për miratim KLP-së

    7 kandidatë në garë! SPAK përcakton sot kreun e ri të BKH-së, emri do t’i dërgohet për miratim KLP-së

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Vetingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka përfunduar. Rezultatet i janë dërguar komisionit që përbëhet nga Altin Dumani, si kreu i SPAK-ut, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
    Mësohet se në total u shqytruan aplikimet dhe dokumentacioni i 13 kandidatëve, ndërsa vetëm 7 prej tyre kaluan në fazat në vijim. Në garë për Drejtorin e BKH-së janë 7 kandidatët: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
    Komisioni i Posaçëm do të mbidhet në orën 14:30 për të zgjedhur njeriun që do të jetë në krye të BKH-së për 5 vitet e ardhshme. Më pas treshja e prokurorëve do të dërgojnë një emër në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për miratim./ZËRI