Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Tag: kanal
-

Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal
-

20 vjeçari godet furgonin e FNSH, 3 efektivë e policisë përfundojnë në kanal
Foto ilustruese
FIER- Furgoni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përfshirë në një aksident mesditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Çakranit” në Fier. Mësohet se furgoni është përplasur nga një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal. Aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një manovër e gabuar e bërë nga 20-vjeçari Ardonelo Yzeiraj, i cili drejtonte makinën dhe ka goditur nga pas furgonin ku ndodheshin 3 efektivët e FNSH-së.
Bëhet me dije se nga përplasja janë dëmtuar 3 efektivët e policisë që ndodheshin në furgon, si edhe shoferi i Benzit, Ardonelo Yzeiraj. Katër personat janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë:“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Cakranit’, automjeti me drejtues shtetasin A. Y., ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. Y. dhe tre punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”/ZËRI -

Aksident/ Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe bie në kanal, dy efektivë përfundojnë në spital
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. -

Dy policë të plagosur nga aksidenti në Fier, furgoni i FNSH përfundon në kanal
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.gijotina.com/
-

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier
Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7 dhjetor.
Ngjarja ndodhi në “Kthesën e Cakranit”, ku mjeti i FNSH-së u përplas me një makinë tip “Benz”. Makina ku udhëtonin disa efektivë policie për pasojë ka përfunduar në kanal.
Mësohet se tre policë dhe shoferi i makinës tjetër kanë mbetur të dëmtuar. Ata janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca ndërkohë që ka nisur edhe hetimi për të zbardhur rrethanat e aksidentit. -

Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe përfundon në kanal, lëndohen dy efektivë në Fier
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv -

Trup i pajetë në “Bulevardin e Ri” në Tiranë, ja pistat që po verifikohen
Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur brenda në një kanal me ujë ditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur afër një kantieri në “Bulevardin e Ri”, në Tiranë dhe viktima është H.S., 74 vjeç.
Sipas policisë së kryeqytetit, ai u gjet pa shenja jete dhe gjatë këqyrjes paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Hetimet po vijojnë për ekspertimin mjeko-ligjor për shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes.
“Te Bulevardi i Ri, në një kanal me ujë afër një kantieri, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. S., 74 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të humbjes së jetës”, tha policia e kryeqytetit.
Paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale, rënien në kanal të viktimës dhe pamundësinë për të dalë nga uji, por pa përjashtuar edhe pistat e tjera.
gijotina.com/ -

E rëndë në kryeqytet/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri, ja çfarë dyshohet
Një i moshuar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë afër një kantieri në Bulevardin e Ri në Tiranë.
Sipas policisë së kryeqytetit, ai u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune, ndërsa ka nisur puna për përcaktimin e shkakut dhe të rrethanave të humbjes së jetës.
Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Te Bulevardi i Ri, në një kanal me ujë afër një kantieri, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. S., 74 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të humbjes së jetës;
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Aksident në rrugët Tiranë-Durrës: Kamioni godet makinën dhe e hedh në kanal, dy të plagosur
Një aksident është regjistruar mbëmjen e kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës ku një kamion mallrash me targa të Kosovës është përplasur me një automjet, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përfundojë në një kanal.
Si pasojë e ngjarjes, dy persona që ndodheshin në automjet janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake, lagështia në rrugë dyshohet të ketë qenë shkaku kryesor i aksidentit, duke bërë që drejtuesit të humbnin kontrollin e mjeteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
-

Macron i përgjigjet Starmer—nis bllokimi i anijeve të vogla në Kanal
Franca ka rënë dakord të fillojë ndalimin e anijeve të vogla në Kanal, pas muajsh presioni nga Mbretëria e Bashkuar.
Ndryshimi në politikë vjen pasi kryeministri Keir Starmer i shkroi presidentit Emmanuel Macron duke i kërkuar atij të mbështeste planin dhe duke thënë se aktualisht “nuk kemi asnjë pengesë efektive” në Kanal, sipas një raporti në Le Monde .
Forcat franceze të sigurisë do të lejohen të ndalojnë anijet e vogla në det, por vetëm përpara se ato të kenë marrë pasagjerët e tyre, ka konfirmuar forca e policisë detare.
Policia franceze rrallë ka ndërhyrë për të ndaluar anijet e mbipopulluara që largohen nga vija bregdetare, sepse kjo konsiderohet një rrezik shumë i madh si për oficerët ashtu edhe për civilët.
Tani, një zëdhënës i policisë detare franceze thotë se oficerët do të fillojnë të ndërhyjnë në det, me qëllim mbrojtjen e jetës njerëzore.
Vlen të përmendet se zëdhënësi përjashtoi përdorimin e rrjetave për të kapur anijet.