Tag: kanadaja

  • Kanadaja i përgjigjet Trumpit, vendos kundër-tarifa ndaj SHBA-së për automjetet

    Kanadaja i përgjigjet Trumpit, vendos kundër-tarifa ndaj SHBA-së për automjetet

    Kanadaja ka vendosur kundër-tarifa për automjetet ndaj SHBA-së, si përgjigje kjo e tarifave të vendosura nga Presidenti Trump një ditë më parë.

    “Qeveria e Kanadasë do të përgjigjet duke përshtatur qasjen e SHBA-së me tarifa 25% për të gjitha automjetet e importuara nga Shtetet e Bashkuara që nuk janë në përputhje me CUSMA, marrëveshjen tonë të tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut”, tha kryeministri kanadez.
    Ato tarifa nuk do të ndikojnë në pjesët e makinave, tha ai, “sepse ne i dimë përfitimet e sistemit tonë të integruar të prodhimit”.

    Top Channel

  • Trump tradhtohet nga të vetët! Tre republikanë kundër tarifave me Kanadanë, votojnë në Senat rezolutën demokrate

    Trump tradhtohet nga të vetët! Tre republikanë kundër tarifave me Kanadanë, votojnë në Senat rezolutën demokrate

    Vetëm disa orë pasi Donald Trump njoftoi vendosjen e një serie detyrimesh mbi mallrat që hyjnë nga jashtë në SHBA dhe prekin vende në mbarë globin, Senati i SHBA miratoi me shumicë të ngushtë votash një legjislacion i i cili i jep fund tarifave të reja me Kanadanë.

    Votimi 51-48 për t`i dhënë dritën jeshile projektligjit që tashmë shkon në Dhomën e Përfaqësuesve, qe një goditje për Trumpin, sepse katër republikanë të Senatit u bashkuan me demokratët për të avancuar nismën ligjore.
    Projektligji i paraqitur nga Demokratët pretendon fundin e emergjencës kombëtare të shpallur nga presidenti në 22 janar, të cilën ai e lidhi me importet e paligjshme të drogës fentanyl nga Meksika, Kanadaja dhe Kina dhe e përdori si justifikim për të vendosur tarifa të reja të larta mbi vendin fqinj. Kreu i shumicës në Senat, republikani John Thune, kishte nxitur votimin kundër projektligjit, me pretekstin se zhvendosja e vëmendjes nga Kanadaja do të përbënte “një hap prapa”. 
    “A do të ndryshojnë kartelet taktikat dhe do të tentojnë zgjerimin e operacioneve te tyre në veri?” tha ai, duke shtuar, “Unë mendoj se mund të jemi të sigurt se përgjigja për këtë pyetje është po.” Për kalimin e projektligjit nevojiteshin votat të paktën kater republikanëve dhe ato u gjendën.
    Një prej senatoreve republikanë që votuan pro ishte Susan Collins, e cila deklaroi se tarifat e propozuara do të dëmtonin disa industri në shtetin e saj të lindjes, Maine, duke përfshirë prodhuesit e letrës, të cilët e marrin lëndën e parë nga Kanadaja.

    Top Channel