Tag: kanadaja

  • Kapet duke marrë pakon nga Kanadaja me lëndë narkotike, arrestohet 22-vjeçari nga Shkodra

    Kapet duke marrë pakon nga Kanadaja me lëndë narkotike, arrestohet 22-vjeçari nga Shkodra

    Një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit të koduar “Kontinenti”.

    Një 22-vjeçar nga Shkodra u arrestua në flagrancë teksa merrte një pako me 7 kg Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja, në një degë postare në Vorë. Policia ka shpallur në kërkim edhe porositësin e drogës, ndërsa hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.
    Njoftimii polcisë
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”. Sekuestrohen 7 kg Cannabis, trafikuar nga Kanadaja.
    Kapet duke marrë pakon me lëndë narkotike, në një degë postare në Vorë, një 22-vjeçar, banues në Shkodër.
    Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në vijim të operacioneve policore me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, finalizoi operacionin “Kontinenti”.
    Në kuadër të operacionit, u vu në pranga shtetasi O. K., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.
    Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Drogë me postë nga Kanadaja/ Shkodrani u kap teksa merrte pakon, në kërkim porositësi (EMRI)

    Drogë me postë nga Kanadaja/ Shkodrani u kap teksa merrte pakon, në kërkim porositësi (EMRI)

    pamje nga policia-22vjeçari shkodran ne pranga

    TIRANË- Një 22-vjeçar nga Shkodra, i identifikuar si Orgest Kurtaj, është kapur në flagrancë në një degë postare në Vorë, duke marrë një pako me lëndë narkotike. Droga ishte trafikuar nga Kanadaja, brenda së cilës kishte 7 kg kanabis. Ndërkohë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim porositësi i pakos shtetasi Z.M., ndërsa po punohet për kapjen e tij. 
     
    Njoftimi:
    Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme kundër trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC-je.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”. Sekuestrohen 7 kg Cannabis, trafikuar nga Kanadaja.
    Kapet duke marrë pakon me lëndë narkotike, në një degë postare në Vorë, një 22-vjeçar, banues në Shkodër.
    Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në vijim të operacioneve policore me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, finalizoi operacionin “Kontinenti”.
    Në kuadër të operacionit, u vu në pranga shtetasi O. K., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.
    Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Kanabis me postë nga Kanadaja, arrestohet i riu (Emri)

    Kanabis me postë nga Kanadaja, arrestohet i riu (Emri)

    Policia e Tiranës ka sekuestruar 7 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa të trafikuar përmes postës nga Kanadaja.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontinenti” u vu në pranga shtetasi Orest Kurtaj, 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg kanabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.
    Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Drogë me postë nga Kanadaja! Arrestohet 22-vjeçari në Vorë, identifikohet porositësi i pakos

    Drogë me postë nga Kanadaja! Arrestohet 22-vjeçari në Vorë, identifikohet porositësi i pakos

    Një 22-vjeçar u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontinenti”.
    I riu u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.
    Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,
    Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

  • Njohja e shtetit palestinez nga Britania, Kanadaja e Australia / Reagon Hamasi: Fitore për të drejtat e qytetarëve

    Njohja e shtetit palestinez nga Britania, Kanadaja e Australia / Reagon Hamasi: Fitore për të drejtat e qytetarëve

    Njohja e shtetësisë palestineze nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia është përshëndetur si një moment historik nga zyrtarët palestinezë dhe ata të Hamasit.

    Mahmoud Mardawi, një zyrtar i lartë i Hamas, e ka konsideruar këtë hap një “fitore për të drejtat palestineze dhe drejtësinë e kauzës” së palestinezëve, duke theksuar se kjo është një dëshmi e forcës dhe legjitimitetit të kërkesave për një shtet të pavarur.
    Mardawi ka shtuar se kjo njohje “dërgon një mesazh të qartë” se, pavarësisht intensifikimit të pushtimit dhe krimeve të mundshme që janë kryer gjatë periudhës së tij, ky pushtim nuk mund t’i fshijë të drejtat kombëtare të palestinezëve.
    “Kjo është një fitore morale dhe politike për palestinezët, dhe një hap më afër realizimit të aspiratave tona për një shtet të pavarur dhe të drejtat tona të njohura ndërkombëtarisht,” tha Mardawi.
    Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia janë shtete me ndikim të madh ndërkombëtar dhe janë konsideruar tradicionalisht aleatë të ngushtë të Izraelit. Megjithatë, ky veprim është një ndryshim i dukshëm në qëndrimet e këtyre vendeve ndaj konfliktit Izrael-Palestinë.

    Top Channel

  • Britania, Kanadaja dhe Australia e njohin zyrtarisht shtetin palestinez. Acarohet SHBA dhe Izraeli

    Britania, Kanadaja dhe Australia e njohin zyrtarisht shtetin palestinez. Acarohet SHBA dhe Izraeli

    Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez të dielën, duke iu bashkuar vendeve të tjera në një lëvizje që synon ringjalljen e përpjekjes për zgjidhjen me dy shtete, por që është kritikuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
    Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha vendimi i Britanisë vjen pas dështimit të Izraelit për t’i përmbushur kushtet, përfshirë një armëpushim në luftën gati dyvjeçare në Gazë.

    “Sot, për të ringjallur shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës” tha kryeministri Keir Starmer në X.

    Britania, Kanadaja dhe Australia u bashkohen më shumë se 140 vende të tjera në njohjen e shtetit palestinez, por vendimi i tyre pritet t’i zemërojë si Izraelin ashtu edhe aleatin e tij kryesor, Shtetet e Bashkuara.

    Një palestinez në lindje të qytetit të Gazës, mban në duar flamurin palestinez gjatë një proteste kundër bastisjeve nga ushtria izraelite në Xhenin të Bregut të pushtuar Perëndimor, 26 janar 2023.
    Britania dhe Kanadaja u bënë vendet e para të grupit të G7-ës që ndërmorën këtë hap, ndërsa Franca dhe vende të tjera pritet të ndjekin shembullin e tyre gjatë Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së, e cila nis të hënën në Nju Jork.
    “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e premtimit për një të ardhme paqësore si për Shtetin e Palestinës, ashtu edhe për Shtetin e Izraelit”, shkroi kryeministri kanadez Mark Carney në X.
    Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, shkroi në rrjetet sociale se vendi i tij ndoqi hapat e Britanisë dhe Kanadasë në njohjen e shtetit palestinez.
    Ai thotë se kjo është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët së bashku me Kanadanë dhe Britaninë dhe do të formojë “një përpjekje ndërkombëtare për një zgjidhje me dy shtete”.
    Ky është një moment historik për palestinezët dhe shpresat e tyre shumëvjeçare për shtetësi, ndërsa kombet më të fuqishme perëndimore kanë argumentuar për kohë të gjatë se ajo duhet të vijë vetëm si pjesë e një marrëveshjeje të negociuar paqeje me Izraelin.
    Por, ky hap i këtyre shteteve është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi me zemërim dhe u zotua ta kundërshtojë atë në mbledhjen e OKB-së.
    Thirrjet për një shtet palestinez “do të rrezikonin ekzistencën tonë dhe do të shërbenin si një shpërblim absurd për terrorizmin”, tha Netanyahu të dielën.
    Një numër gjithnjë e më i madh aleatësh afatgjatë kanë ndryshuar pozicion, pasi Izraeli ka intensifikuar luftën në Gazë, duke u zotuar ta shkatërrojë grupin militant palestinez, Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.
    Gjatë pothuajse dy vjetëve luftë në Gazë, ofensiva izraelite ka vrarë mbi 65.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, ka shkaktuar uri ekstreme, ka shkatërruar pjesën më të madhe të ndërtesave dhe ka zhvendosur pjesën më të madhe të popullsisë, në shumë raste disa herë.
    Gjakderdhja në Gazë ka nxitur protesta në qytete të shumta evropiane dhe ka shtuar kritikat ndaj BE-së për paaftësinë e perceptuar për të ushtruar trysni të mirëfilltë mbi Izraelin që të ndalojë operacionet ushtarake dhe të lejojë më shumë ndihma humanitare.
    Lufta nisi pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit, ku militantët vranë rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbyen 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë/Radio Europa e Lirë/

  • Kanadaja, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar njohin shtetin palestinez

    Kanadaja, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar njohin shtetin palestinez

    Kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi sot se Kanadaja ka njohur zyrtarisht Shtetin e Palestinës, duke u bërë vendi i parë anëtar i G7 që njeh shtetin palestinez. Në një postim në llogarinë e tij në X, Carney deklaroi: “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron mbështetje për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, si për Palestinën ashtu edhe për Izraelin.”
    Pas Kanadasë, Australia konfirmoi gjithashtu njohjen e shtetit palestinez. Kryeministri australian Anthony Albanese theksoi se ky është një hap i përbashkët me Kanadanë dhe Britaninë, dhe pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të arritur një zgjidhje me dy shtete.
    Deklarata e Anthony Albanese
    Britania e Madhe iu bashkua kësaj nisme, me kryeministrin Keir Starmer që njoftoi njohjen e Shtetit të Palestinës. Ai deklaroi: “Sot, për të rikthyer shpresën për paqe dhe një zgjidhje me dy shtete, konfirmoj me bindje se Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës.”

    Starmer theksoi se kjo vendimmarrje vjen në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme po përkeqësohet, dhe shprehu angazhimin për të mbajtur gjallë mundësinë e paqes.
    Ai bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe theksoi se njohja e Palestinës nuk është një shpërblim për këtë organizatë.
    “Hamasit nuk i takon asnjë rol në qeverisje apo në siguri dhe nuk ka të ardhme,” shtoi ai.
    Kryeministri britanik bëri gjithashtu thirrje që Izraeli të lehtësojë kufizimet në kufirin me Gaza dhe të lejojë futjen e ndihmave humanitare për civilët në zonë./vizionplus.tv

  • Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohën shtetin e Palestinës / Vjen reagimi i ashpër nga Izraeli: Një shpërblim për vrasësit e Hamasit

    Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohën shtetin e Palestinës / Vjen reagimi i ashpër nga Izraeli: Një shpërblim për vrasësit e Hamasit

    Qeveria izraelite ka reaguar ashpër ndaj njohjes së shtetësisë palestineze nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia.

    Ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben Gvir, ka kritikuar këtë hap, duke e cilësuar si një “shpërblim për vrasësit” e Hamasit, dhe ka njoftuar se do të paraqesë një propozim në mbledhjen e ardhshme të kabinetit për të shpallur sovranitetin izraelit mbi Bregun Perëndimor.
    Ben Gvir ka theksuar se njohja e shtetësisë palestineze nga këto shtete është një akt që nuk do të mbetet pa përgjigje. Ai ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme të kabinetit, ai do të propozojë një plan për “zbatimin e menjëhershëm të sovranitetit izraelit” edhe mbi territoret e Bregut Perëndimor.
    Kolegu i tij, ministri i Kulturës dhe Sporteve, Miki Zohar, i ka bërë jehonë të njëjtës linjë qëndrimi, duke thënë se “përgjigjja e vetme ndaj kësaj njohjeje të njëanshme duhet të jetë zbatimi i sovranitetit izraelit në Jude, Samari dhe Luginën e Jordanit”.
    Kjo reagim erdhi pas një vendimi të pakontestuar të Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë për të njohur shtetësinë palestineze, një hap që ka shkaktuar tensione të mëdha në politikën ndërkombëtare dhe në marrëdhëniet mes Izraelit dhe këtyre shteteve.

    Top Channel

  • Britania, Kanadaja dhe Australia njohin Palestinën si shtet të pavarur/ Starmer: Shpresë për zgjidhjen e konfliktit

    Britania, Kanadaja dhe Australia njohin Palestinën si shtet të pavarur/ Starmer: Shpresë për zgjidhjen e konfliktit

    Në një zhvillim historik diplomatik, Mbretëria e Bashkuar ka shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, duke iu bashkuar Kanadasë dhe Australisë në përpjekjen ndërkombëtare për të rigjallëruar shpresën për paqe në Lindjen e Mesme dhe për të mbështetur zgjidhjen me dy shtete.

    Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi : “Sot, për të rikthyer shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës.”
    Ky vendim pason deklaratat e ngjashme nga kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili bëri publike njohjen e Palestinës si shtet sovran më herët.
    “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore si për Palestinën ashtu edhe për Izraelin,” shkroi ai në rrjetin X.
    Po ashtu, Australia shpalli njohjen e Palestinës, duke e bërë të qartë se ky hap është pjesë e një përpjekjeje të koordinuar me Kanadanë dhe Britaninë për të avancuar zgjidhjen me dy shtete. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e cilësoi këtë si një angazhim të përbashkët ndërkombëtar për paqe të qëndrueshme.
    Këto tre shtete Kanadaja, Australia dhe tashmë edhe Britania janë të parat nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7) që ndërmarrin hapin zyrtar për të njohur Palestinën si shtet. Vendimet janë shpallur gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
    Vendimi i Britanisë vjen pas paralajmërimit të bërë nga Starmer më 29 korrik, se njohja e Palestinës do të bëhej nëse Izraeli nuk ndërmerrte hapa konkretë për të përmirësuar situatën në Gaza, të përfshinte një armëpushim të qëndrueshëm dhe të lejonte rikthimin e ndihmave humanitare.
    Që nga ajo kohë, situata në Gaza është përkeqësuar ndjeshëm, me ofensiva të reja ushtarake nga Izraeli në Gaza, raportime për uri ekstreme nga agjencitë ndërkombëtare dhe akuza për gjenocid të ngritura nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
    Ky bashkëpunim midis Britanisë, Kanadasë dhe Australisë pritet të ushtrojë presion të shtuar mbi komunitetin ndërkombëtar për të ndërmarrë hapa konkrete drejt paqes dhe njohjes së të drejtave legjitime të popullit palestinez.

    Top Channel

  • Britania, Kanadaja dhe Australia njohin Palestinën si shtet të pavarur

    Britania, Kanadaja dhe Australia njohin Palestinën si shtet të pavarur

    Në një zhvillim historik diplomatik, Mbretëria e Bashkuar ka shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, duke iu bashkuar Kanadasë dhe Australisë në përpjekjen ndërkombëtare për të rigjallëruar shpresën për paqe në Lindjen e Mesme dhe për të mbështetur zgjidhjen me dy shtete.
    Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi : “Sot, për të rikthyer shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës.”
    Ky vendim pason deklaratat e ngjashme nga kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili bëri publike njohjen e Palestinës si shtet sovran më herët këtë javë:
    “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore si për Palestinën ashtu edhe për Izraelin,” shkroi ai në rrjetin X.
    Po ashtu, Australia shpalli njohjen e Palestinës, duke e bërë të qartë se ky hap është pjesë e një përpjekjeje të koordinuar me Kanadanë dhe Britaninë për të avancuar zgjidhjen me dy shtete. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e cilësoi këtë si një angazhim të përbashkët ndërkombëtar për paqe të qëndrueshme.
    Këto tre shtete Kanadaja, Australia dhe tashmë edhe Britania janë të parat nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7) që ndërmarrin hapin zyrtar për të njohur Palestinën si shtet. Vendimet janë shpallur gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
    Vendimi i Britanisë vjen pas paralajmërimit të bërë nga Starmer më 29 korrik, se njohja e Palestinës do të bëhej nëse Izraeli nuk ndërmerrte hapa konkretë për të përmirësuar situatën në Gaza, të përfshinte një armëpushim të qëndrueshëm dhe të lejonte rikthimin e ndihmave humanitare.
    Që nga ajo kohë, situata në Gaza është përkeqësuar ndjeshëm, me ofensiva të reja ushtarake nga Izraeli në Gaza City, raportime për uri ekstreme nga agjencitë ndërkombëtare dhe akuza për gjenocid të ngritura nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.