Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Kanada.
Mësohet se një 34-vjeçare nga Deçani dhe i biri i saj 3-vjeç kanë humbur jetën në një pishinë në Kanada.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ai ka thënë për mediat në Kosovë se dyshimet janë që fëmija ka rënë në pishinën e shtëpisë ku ka jetuar familja, dhe më pas e ëma nuk ka arritur ta shpëtojë dhe të dy për fat të keq kanë humbur jetën.
Tag: kanada
-

Tragjedi në familjen shqiptare, nënë e bir mbyten në pishinë
-

Tymi nga zjarret masive në Kanada mbulon një të tretën e SHBA
Tymi nga zjarret pyjore që po shkrumbojnë tre provinca të Kanadasë ka mbuluar rreth një të tretën e territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftuan meteorologët amerikanë.
Megjithatë, ndikimi në cilësinë e ajrit është i kufizuar, përveç në rajonin e Nju Inglendit, si dhe në disa pjesë të shtetit të Nju Jorkut dhe shteteve të Mesdheut amerikan.
Mjegulla, e cila dje shkaktoi nivele të rrezikshme ndotjeje të ajrit në shtetin e Minesotës, shtrihet nga Dakotat, përgjatë luginës së Ohajos, deri në verilindje të SHBA-ve dhe në jug deri në Xhorxhia, sipas Qendrës së Parashikimeve të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në College Park, Maryland.“Shumica e tymit ndodhet në shtresat e sipërme të atmosferës, kështu që në shumë zona nuk ka pasur ndikim serioz në cilësinë e ajrit“, shpjegoi Mark Chenard, meteorolog i Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të SHBA-së.
Zjarret masive në Kanada kanë nisur që në fillim të majit. Më shumë se 212 vatra aktive zjarresh janë regjistruar vetëm dje pasdite, gjysma e të cilave janë të pakontrolluara, sipas Qendrës Kanadeze të Zjarreve Pyjore. Deri tani janë djegur mbi 2 milionë hektarë tokë pyjore.
-

Kanadaja propozon masa më të rrepta për emigracionin dhe azilin
Kanadaja, një vend tradicionalisht i hapur ndaj emigrantëve, ka prezantuar një projektligj me dispozita që ndër të tjera, kufizojnë disa kërkesa për azil dhe u japin autoriteteve më shumë fuqi për të pezulluar përpunimin e aplikimeve për imigracionin.
Ai gjithashtu përfshin dispozita që do t’i jepnin policisë më shumë kompetenca për të monitoruar kufirin e përbashkët të Kanadasë me Shtetet e Bashkuara.
Gjithashtu, mund t’i ndalojë ata që kanë qenë në Kanada për më shumë se një vit të aplikojnë për azil.Sipas ligjit aktual, refugjatët mund të kërkojnë azil në Kanada ose kur mbërrijnë në një port hyrjeje, siç është një aeroport, ose pasi të jenë tashmë në Kanada, pa kufizime se sa kohë mund të qëndrojnë në vend para se të aplikojnë.
Rregullat e reja do t’i ndalojnë ata që kanë qenë në Kanada për më shumë se një vit të aplikojnë për azil , duke i bërë ata potencialisht subjekt të deportimit.
-

Mark Carney fitoi zgjedhjet! Presidenti Begaj uron kryeministrin e ri kanadez: Të punojmë për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përgëzoi Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje.
Në një mesazh të publikuar në profilin zyrtar në platformën X, Kreu i Shtetit shprehet për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që kanë si urë miqësie komunitetin shqiptar që jeton në Kanada.
“Urime për fitoren @MarkJCarney! Shqipëria dhe Kanadaja ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe lidhen nga një urë e fortë miqësie: komuniteti shqiptar që jeton e punon në Kanada. Të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve“, shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e urimit drejtuar Kryeministrit kanadez Mark Carney.
Partia Liberale siguroi një numër të mjaftueshëm vendesh për të formuar një qeveri minoritare në Kanada, duke e vendosur Carney-n zyrtarisht në rolin e udhëheqësit të ri të vendit, vetëm disa javë pasi mori drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Justin Trudeau.Top Channel
-

A po rilind marrëdhënia SHBA-Kanada? Trump përgëzon Carney-n mes tensioneve, pritet…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përgëzuar Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, pas fitores së këtij të fundit në zgjedhjet federale.
Të dy liderët ranë dakord të takohen “në të ardhmen e afërt”, ndërsa vendet përgatiten për bisedime të reja mbi tregtinë dhe sigurinë.
Telefonata mes dy liderëve erdhi vetëm një ditë pas zgjedhjeve federale në Kanada, ku Partia Liberale e Carney-t fitoi një shumicë relative, duke siguruar 169 vende – tre më pak nga kufiri i shumicës së plotë në Dhomën e Komunave. Zgjedhjet u dominuan nga debatet për tarifat tregtare të vendosura nga SHBA dhe çështje të sovranitetit kombëtar.
Në një deklaratë nga zyra e Kryeministrit, thuhej se Trump dhe Carney theksuan “rëndësinë e bashkëpunimit mes dy kombeve si vende të pavarura dhe sovrane për përfitimin e ndërsjellë të qytetarëve të tyre”.
Megjithë rezultatin e ngushtë, Carney pritet të ruajë pushtetin me mbështetjen e partive të tjera si NDP-ja dhe Bloc Québécois, të cilët sinjalizuan një gatishmëri për bashkëpunim të përkohshëm në funksion të stabilitetit politik.
Në një koment të pazakontë, zëvendëssekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha me ironi se “zgjedhjet nuk ndikojnë në planin e Presidentit Trump për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të dashur të Amerikës”, një koment që Carney e hodhi poshtë prerazi në një intervistë për BBC, duke deklaruar: “Një skenar i tillë nuk do të ndodhë kurrë.”
Carney, ish-guvernator i Bankës së Kanadasë dhe Bankës së Anglisë, mori drejtimin e Partisë Liberale pas dorëheqjes së Justin Trudeau-t muajin e kaluar. Ai ka premtuar ulje taksash për shtresat me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si dhe masa për të trajtuar krizën e strehimit.Top Channel
-

Trump po i plotësohet dëshira? Një liberal në krye të Kanadasë, çfarë deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë
I pyetur për zgjedhjet federale në Kanada, presidenti amerikan Donald Trump nuk ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë pas projeksioneve të CBC News që parashikojnë një fitore të liberalëve dhe emërimin e mundshëm të Mark Carney si kryeministër.
Megjithatë, komentet e tij të muajit të kaluar në Fox News hedhin dritë mbi preferencat e tij të mundshme.
“Do të preferoja të merresha me një liberal sesa me një konservator. Mendoj se është më e lehtë të merresh me një liberal, në fakt”, tha Trump gjatë intervistës.
Pavarësisht kësaj deklarate, Trump theksoi se nuk i interesonte vërtet se kush fiton në Kanada, duke mbajtur një qëndrim zyrtarisht neutral.
Kjo qasje mund të jetë pjesë e strategjisë së tij për të shmangur përfshirjen direkte në politikën e brendshme të aleatëve ndërkombëtarë, ndërsa ruan një ton të hapur për bashkëpunim me çfarëdo qeverie që formohet në Otava.
Nëse Mark Carney zyrtarisht bëhet kryeministër, ai do të përballet me sfidën e vendosjes së një marrëdhënie të qëndrueshme dhe efektive me administratën Trump, e cila pritet të ketë ndikim të madh në çështje ekonomike, tregtare dhe të sigurisë kufitare.Top Channel
-

Trup po i plotësohet dëshira? Një liberal në krye të Kanadasë, çfarë deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë
I pyetur për zgjedhjet federale në Kanada, presidenti amerikan Donald Trump nuk ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë pas projeksioneve të CBC News që parashikojnë një fitore të liberalëve dhe emërimin e mundshëm të Mark Carney si kryeministër.
Megjithatë, komentet e tij të muajit të kaluar në Fox News hedhin dritë mbi preferencat e tij të mundshme.
“Do të preferoja të merresha me një liberal sesa me një konservator. Mendoj se është më e lehtë të merresh me një liberal, në fakt”, tha Trump gjatë intervistës.
Pavarësisht kësaj deklarate, Trump theksoi se nuk i interesonte vërtet se kush fiton në Kanada, duke mbajtur një qëndrim zyrtarisht neutral.
Kjo qasje mund të jetë pjesë e strategjisë së tij për të shmangur përfshirjen direkte në politikën e brendshme të aleatëve ndërkombëtarë, ndërsa ruan një ton të hapur për bashkëpunim me çfarëdo qeverie që formohet në Otava.
Nëse Mark Carney zyrtarisht bëhet kryeministër, ai do të përballet me sfidën e vendosjes së një marrëdhënie të qëndrueshme dhe efektive me administratën Trump, e cila pritet të ketë ndikim të madh në çështje ekonomike, tregtare dhe të sigurisë kufitare.Top Channel
-

Festa kthehet në tragjedi! Makina merr para turmën e njerëzve, disa të vdekur dhe të plagosur, pamjet nga vendngjarja në Kanada
Disa persona kanë mbetur të vdekur dhe të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me një turmë gjatë festivalit në rrugën “Lapu Lapu” në Vankuver , Kanada, në kryqëzimin e Avenue 41-të Lindore dhe Rrugës Fraser.
Policia arrestoi drejtuesin e fuoristradës, një 30-vjeçar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes. Disa video të postuara në mediat sociale shfaqin makinën e aksidentuar në vendin e ngjarjes.
Video of the SUV that drove into the crowd of people in #Vancouver tonight at the Lapu Lapu Festival. Tragic news. There’s videos of the alleged suspect, I won’t be sharing those. pic.twitter.com/9o4HSR7zW1
— Karm Sumal (@KarmSumal) April 27, 2025ryetari i bashkisë së Vankuverit Ken Sim tha në një deklaratë se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar”.
“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur dhe me komunitetin filipinas të Vankuverit në këtë kohë tepër të vështirë,” tha ai. Kryeministri i Kolumbisë Britanike, David Eby gjithashtu shkroi në rrjetet sociale se ishte “i tronditur dhe zemërthyer” kur mësoi për jetët e humbura dhe lëndimet në festival.
Çfarë është Festivali Lapu Lapu?
Dita e Lapu Lapu është emëruar pas një luftëtari indigjen të rezistencës nga Filipinet, i cili luftoi kundër kolonizimit spanjoll në shekullin e 16-të.Top Channel
-

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket
Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin investigativ Fiks Fare.
Ai akuzon agjencinë ‘Viza Travel Agency’ se i ka marrë para me premtimin për një vizë pune në Kanada, por nuk i është ofruar asnjë shërbim dhe nuk i janë kthyer paratë.
Sipas Luanit, në fillim ka paguar 1 mijë euro dhe i ishte premtuar se brenda 6 muajve do të merrte vizën. Kaluan muajt, por asnjë procedurë nuk u krye.
Në përpjekje për të kontaktuar me pronarin e agjencisë, z. Hamza Bytyçi, ai mori justifikime të ndryshme dhe asnjëherë zgjidhje apo ofrimin e shërbimit që ai kishte kërkuar.
Luan Ndou mëson se profili i agjencisë në Instagram është mbyllur, zyra është boshatisur dhe personi që e menaxhonte nuk gjendet më.
Ai zbulon gjithashtu se janë edhe persona të tjerë që kanë paguar shuma të mëdha deri në 1,500 euro dhe ndodhen në të njëjtën situatë.
Një punonjëse e zyrës ku ndodhej më parë agjencia, ka pranuar se prej ditësh ai person nuk është paraqitur dhe se janë të shumtë qytetarët që e kanë kërkuar, përfshirë edhe një grua me fëmijë.
Ajo konfirmon se nuk është rasti i vetëm i mashtrimit, por kjo gjë është bërë e përsëritur dhe shqetësuese për shumë qytetarë që kanë kërkuar shërbimin nga ajo agjenci.
Gazetarët e Fiks Fare shkuan dhe pranë zyrave të agjencisë, ata hynë në zyrat ku më parë operonte ‘Viza Travel Agency’.
Aty kanë gjetur vetëm një stilolaps me logon ‘punësohu.eu’ dhe një xhaketë të lënë mbi tavolinë. Pas një dere të mbyllur, zbulojnë një poster të palosur ku lexonte ‘Viza Travel Agency’.
Por, pronari i kësaj agjencie akoma është një mister, pasi nuk ka reaguar për rastin, apo të ketë kontaktuar qytetarët./TCH -

FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për futbollistët shqiptarë që jetojnë në SHBA, nisin seleksionimet për të tretin vit rresht
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ditën e sotme një njoftim të rëndësishëm për talentet shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe Kanada, ku do të nisin shumë shpejt seleksionimet për t’u bëre pjesë e kombëtareve tona të moshave qoftë për djem ashtu edhe për vajza.
“Federata e Futbollit do të organizojë për të tretin vit radhazi seleksionime me futbollistë shqiptarë të talentuar, vajza dhe djem, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Ky seleksionim, i kthyer tashmë në një traditë për komunitetin shqiptar në SHBA dhe Kanada, do të zhvillohet më 28 qershor 2025, në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY”, dhe do të fokusohet te lojtarët e vitlindjeve 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013.
Në këto seleksionime do të marrë pjesë edhe përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari, i cili do të ndjekë nga afër gjithë procesin me futbollistët shqiptarë të talentuar që jetojnë në SHBA dhe Kanada.
Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i talenteve të reja, që mund të jenë potencial i vlefshëm për ekipet kombëtare të moshave, si për vajzat ashtu edhe për djemtë.
Për të marrë pjesë, të interesuarit duhet të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën e emailit,[email protected] ose [email protected] duke specifikuar: emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin në fushë, uebfaqen zyrtare të klubit, pasaportën që zotërojnë, si dhe një numër kontakti”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.