Piloti australian i McLaren, Oscar Piastri, konfirmoi se klima brenda makinës britanike nuk ka ndryshuar aspak pas incidentit që ai pati me Lando Norris në garën e fundit të Formula 1, zhvilluar në Kanada dy javë më parë.
“Lando kërkoi falje menjëherë pas garës, kështu që gjithçka është në rregull. Mezi presim të kthehemi në pistë këtë fundjavë. Rregullat brenda ekipit nuk ndryshojnë”, tha kryesuesi i Botërorit.
Më tej, Piastri vazhdoi: “Ajo që ndodhi në Kanada nuk ishte ideale, por do të vazhdojmë të luftojmë mes vete, duke shpresuar të mos biem përsëri në kontakt”. Në Montreal, McLaren pati më shumë vështirësi se sa në garat e tjera.
“U kapëm në befasi në Kanada, nuk ishim aq të fortë sa pritej. Në kualifikime patëm vështirësi, ndërsa në garë kishim shpejtësi, por paguam për të filluar nga fundi. Mendojmë se e kemi kuptuar se çfarë shkoi keq”, tha Piastri.
Ekipi i Woking, ashtu si makinat e tjera, po sjell përmirësime për garën austriake. “Po sjellim pjesë të reja, veçanërisht diçka në pjesën e përparme. Shpresojmë se mund të na bëjë të shkojmë më shpejt, ky është zakonisht plani”, tha Piastri.
Tag: kanada
-

Piastri: Do të vazhdoj të luftoj me Norris për titullin, shpresoj të mos kemi më të tilla incidente
-

Verstappen: Nuk besoj shumë të titulli këtë vit, vështirë se McLaren do të gabojë sërish si në Kanada
Në Kanada, për herë të parë këtë sezon të Formula 1, McLaren nuk pati asnjë pilot në podium dhe kjo i dha mundësi Max Verstappen (i dyti në Montreal) të ngushtojë disi diferencën me rivalët.
Piastri tashmë është +43 pikë ndaj holandezit të Red Bull, që nuk ka shumë pritshmërti se do të shpallet kampion edhe këtë vit. Verstappen ka triumfuar në 4 sezonet e fundit.
“Çfarë duhet të ndodhë që unë dhe Oscar të kemi një sfidë të drejtpërdrejtë? Të jem i sinqertë, shumë gjëra duhet të ndodhin. Para së gjithash, duhet të fillojmë të fitojmë gara më shpesh, duke u bërë më konkurrues”, tha Verstappen.
“Në Kanada patëm një fundjavë e mirë, por jo mjaft konkurruese. Ne kemi gara ku mund të fitojmë sërish këtë sezon, por ne duhet ta kemi makinën më të shpejtë dhe t’ua bëjmë më të vështirë rivalëve”, shtoi holandezi.
“Disa modifikime do të vijnë, por a do të mjaftojnë? Në këtë sport diferencat janë të vogla, që mund të japin rezultate më të mira çdo fundjavë. Deri më tani McLaren ka treguar gjatë se është e jashtëzakonshme, ata janë të vështirë për t’u mposhtur”, tha Verstappen.
Në fund, piloti i Red Bull komentoi: “Ata patën një fundjavë jo të mirë në Kanada, por ata janë ende në të vërtetë favoritët në Austri. Ne nuk do të duam të jemi një kafshatë e lehtë për ta. Të përpiqemi të përmirësojmë makinën tonë”. -

Leclerc: Me McLaren në ditë të keqe, në Kanada humbëm një shans të mirë për podiumin
Në një kampionat që deri më tani është karakterizuar nga epërsia e McLaren, duhet të përfitosh nga çdo mundësi kur makina britanike gabon. Siç ndodhi në garën e fundit të Formula 1, në Kanada, ku në podium, u ngjitën dy Mercedes dhe një Red Bull.
Ai që zhgënjeu ishte Ferrari, ndaj për Charles Leclerc ky ishte një shans i shpërdoruar. Ndoshta jo edhe aq kur sheh se pilotët e “kokëkuqes” u nisën nga vendet larg kreut. Monegasku, që u rendit i pesti, shfajësohet për këtë rezultat.
“Nuk dua të flas për “nëse” apo “por”. U rendita i pesti dhe ndoshta nuk i kam bashkuar të gjitha pjesët dhe nuk e kam bërë punën time ashtu si duhet“, ka komentuar piloti i Ferrari.
“Mercedes kishte avantazhin në atë fundjavë, Red Bull është vazhdimisht atje dhe McLaren ishte pak më në vështirësi. Unë mendoj se edhe ne ishim aty duke konkurruar, por e pamë se ku përfunduam”, tha më tel Leclerc.
Me pak fjalë, Leclerc merr fajin për rezultatin zhgënjyes në Kanada. Piloti i Ferrari, edhe në një fundjavë të mërzitshme, shënoi më shumë pikë se Lewis Hamilton, që u rendit në vendin e gjashtë. -

Trump largohet para kohe nga samiti i G7 në Kanada, paralajmëron në rrjetet sociale: Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani
Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer më herët në Uashington nga samiti i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), që është mbajtur në Kanada, për shkak se duhet të trajtojë “çështje të rëndësishme”, tha më 16 qershor zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Njoftimi erdhi pak pasi Trump, përmes rrjeteve sociale, u bëri thirrje banorëve të Teheranit që të largohen menjëherë nga qyteti.
“Irani është dashur ta nënshkruajë ‘marrëveshjen’. U thashë ta nënshkruanin. Sa turp dhe sa humbje e jetës së njerëzve. Thënë thjesht: Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. E kam thënë vazhdimisht”, shkroi Trump në Truth Social. “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”.Ushtria izraelite, më herët, lëshoi një njoftim duke u bërë thirrje banorëve të një qarku të Teheranit që të evakuohen.
Paralajmërimet vijnë në një kohë kur Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Iranit, të cilat thotë se synojnë të shkatërrojnë objektet bërthamore të Republikës Islamike.
Para vendimit të tij për t’u larguar më herët nga samiti në Kanada, Trump u tha gazetarëve: “Sapo të largohem, ne do të bëjmë diçka. Por, më duhet të largohem”.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se, duke pasur parasysh qëllimin për të arritur një armëpushim në Lindjen e Mesme, largimi i Trumpit nga samiti i G7-ës është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se amerikanët kanë ofruar të takohen me iranianët.
“Nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë të sigurojnë një armëpushim, kjo është një gjë shumë e mirë”, u tha Macron gazetarëve.
Por, më vonë Trump iu përgjigj kësaj deklarate të Macronit, duke thënë se udhëheqësi francez gabimisht tha se ishte larguar nga samiti për të punuar për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.
“Gabim! Ai nuk ka idenë pse po kthehem tani në Uashington, por me siguri nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Është diçka shumë më e madhe se kaq. Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon”, shkroi Trump në Truth Social.
Para largimit të Trumpit nga samiti, të shtatë udhëheqësit nënshkruan një deklaratë ku theksohej “rëndësia e mbrojtjes së civilëve”, pas rritjes së sulmeve që kanë shkaktuar viktima civile në të dyja vendet.
Udhëheqësit e G7-ës – Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA-ja – gjithashtu thanë se Irani “kurrë nuk mund të ketë armë bërthamore” dhe se Izraeli “ka të drejtë të mbrojë veten”.
Në deklaratë thuhej se shpresohet të gjendet një zgjidhje për krizën iraniane, një zgjidhje “që çon drejt uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme, përfshirë një armëpushim në Gazë”.
Janë ngritur pikëpyetje rreth përfshirjes së mundshme të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit që nga vala e parë e bombardimeve të kryera nga Izraeli më 13 qershor. Presidenti amerikan ka përsëritur disa herë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshira në sulmet fillestare dhe ka refuzuar të deklarojë nëse do të marrin pjesë në të ardhmen.
I pyetur se çfarë do të duhej të ndodhte që SHBA-ja të përfshihej ushtarakisht në konflikt, Trump tha: “Nuk dua të flas për këtë”.
Izraeli ka shënjestruar disa objekte të programit bërthamor iranian, por nuk ka arritur ta shkatërrojë objektin për pasurimin e uraniumit në Fordou, i cili ndodhet thellë nën tokë dhe gjendet rreth 200 kilometra në jug të Teheranit. Sipas ekspertëve ushtarakë, që kanë folur për mediat amerikane, për ta eliminuar këtë objekt, Izraelit do t’i nevojitej një bombë amerikane që depërton në bunkerë, e cila mund të transportohet vetëm nga bombarduesi amerikan B-2, që është i pajisur me teknologji për shmangie të radarëve. -

Samitin i G7 në Kanada: Starmer dhe Macron bëjnë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme
Kryeministri britanik Keir Starmer u takua dje me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të samitit të G7 që po mbahet në Kanada. Diskutimet e dy liderëve u përqendruan në situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, me fokus të veçantë në gjetjen e një rruge për paqen përmes diplomacisë dhe dialogut.
Sipas një zëdhënësi të Downing Street, Starmer dhe Macron ranë dakord se gjetja e një zgjidhjeje paqësore duhet të jetë një prioritet i rëndësishëm për partnerët e G7 gjatë dy ditëve të ardhshme të samitit. Po ashtu, ata shprehën angazhimin e përbashkët për mbështetje të vazhdueshme ndaj paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e G7 shprehën mbështetje të fortë për të drejtat e Izraelit për t’u mbrojtur dhe për sigurinë e civilëve. Ata gjithashtu e cilësuan Iranin si një burim të paqëndrueshmërisë dhe terrorizmit rajonal, duke riafirmuar që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore.
Deklarata theksoi gjithashtu rëndësinë e një armëpushimi në Gaza dhe apeloi për një zgjidhje diplomatike të krizës iraniane si një hap drejt stabilitetit të gjerë në Lindjen e Mesme.
Samiti i G7 vazhdon të mbledhë liderët e vendeve të zhvilluara dhe pritet të përfundojë sot në Alberta, Kanada.
-

Liderët e G7 mblidhen në Kanada, foksui i samitit lufta Izrael-Iran dhe konflikti Rusi-Ukrainë
Udhëheqësit e Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në botë janë mbledhur në Kanada këtë të hënë për një samit në qendër të të cilit pritet të jetë lufta.
Liderët do të diskutojnë kryesisht për konfliktin e ndezur mes Izraelit dhe Iranit dhe luftën mbi tre-vjeçare të Rusisë në Ukrainë.
Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky do të jetë gjithashtu i pranishëm, dhe gjatë qëndrimit të tij atje, pritet të takohet edhe me presidentin amerikan.Donald Trump tha se ka mundësi për një marrëveshje për konfliktin në Lindjen e Mesme ndërsa përsëriti mbështetjen e palëkundur për Izraelin dhe i dërgoi një paralajmërim të qartë Iranit të mos prekë bazat amerikane./vizionplus.tv
-
Rasëll fiton Çmimin e Madh të Kanadasë, podiumi i parë për Antonelin
Rasëll, Verstapen, Antoneli podiumi i Montreal (Kanada) në F1
Fitore e merituar në Formula 1 në Kanada për Xhorxh Rasëll. Piloti i Mercedes kontrollon Red Bull-in e Maks Verstapen i cili dueloi përkrah tij që në start dhe shënon fitoren e tij të parë të sezonit me shumë autoritet.
Podiumi i parë në Formula 1 për italianin 18 vjeçar Andrea Kimi Antoneli i cili – në GP të dhjetë të karrierës së tij – kalon liderin e Kampionatit Botëror Oskar Piastri në start dhe më pas e paraprin atë nën flamurin me kuadrata.
Gara bëhët spektakolare me tre xhiro nga fundi me dy pilotët e MekLaren Oskar Piastri dhe Lando Norris, me pilotin anglez që tenton ta parakalojë por gjën murin e boksit. Më pas makina e Sigurisë futet në pistë dhe shoqëron pilotët deri në flamurin me kuadrate bardhezi.
Vazhdo leximin
-

Konflikti Izrael-Iran, mblidhet G7-ta! Trump, i vetmi lider që mund të bindë Netanyahun!
Samiti i G7-ës, që mbahet në Kanada nga data 15 deri në 17 qershor, është e qartë se do të dominohet nga lufta – vetëm jo ajo që kishin pritur deri përpara pak ditësh liderët botërorë.
Në krye të axhendës së takimit të rëndësishëm kishte qenë konflikti Ukrainë-Rusi si dhe lufta e tarifave të Donald Trumpit kundër partnerëve tregtarë të Amerikës.
Tani, në mënyrë të pashmangshme, në plan të parë të samitit tre ditor në Alberta del përplasja në Lindjen e Mesme, që ka potencialin të shkundë të gjithë botën. Vendimi i Izraelit për të sulmuar Iranin do t’i detyrojë Grupin e Shtatë fuqive perëndimore të shpenzojnë më pak kohë për çështje të tjera dhe në vend të kësaj të diskutojnë mënyrat e menaxhimit të konfliktit, thotë BBC.
Ashtu si shumë nga diskutimet e tyre, kjo do të përfshijë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë – së bashku me Kanadanë dhe Japoninë – që kërkojnë ndikimin e SHBA-së, sepse pavarësisht faktit që Izraeli i nisi këto sulme pa mbështetjen e qartë të Washingtonit, presidenti amerikan Donald Trump është i vetmi udhëheqës me ndikim real mbi Kryeministrin e shtetit hebre, Benjamin Netanyahu.
Udhëheqësit e G7-ës, të cilët pritet të mbërrijnë në Kanada sot, i njohin rreziqet globale të sigurisë dhe ekonomisë nëse ky konflikt përshkallëzohet, duke përfshirë edhe vende të tjera, cka do të sille vec të tjerash edhe një rritje të beftë të cmimit të naftës. Megjithatë, ata mund të kenë vështirësi në arritjen e një qëndrimi të përbashkët.
Disa, si kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të tensioneve. Por të tjerë, si kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, e kanë dënuar sulmin e Izraelit si “të patolerueshëm” dhe “jashtëzakonisht për të ardhur keq”. Nga ana e tij, Trump i vlerësoi sulmet e Izraelit si “të shkëlqyera”.Top Channel
-

“Trego talentin tënd!” FSHF shkon në Amerikë dhe Kanada për të gjurmuar talente
13 Qershor 2025
16:12
Telesport
Më 28 qershor 2025, Federata e Futbollit organizon për të tretin vit radhazi seleksionime për djem dhe vajza të talentuar me origjinë shqiptare që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Aktiviteti do të zhvillohet në “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të përfshijë lojtarë të lindur në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013. Procesi do të ndiqet nga afër nga përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari.
Qëllimi është identifikimi i futbollistëve që mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, si për vajzat ashtu edhe për djemtë.
Aplikimet vijojnë të jenë të hapura edhe për disa ditë. Të interesuarit mund të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën e e-mailit: [email protected] , duke specifikuar: emër, mbiemër, datëlindje, klub, pozicion në fushë, uebfaqen e klubit, pasaportën që zotërojnë dhe një numër kontakti. -

Nëntori, muaji i “Trashëgimisë Shqiptare”/ Projektligji drejt miratimit në Kanada: Shqiptarët vazhdojnë të lënë gjurmë historike në vendin tonë
Deputeti kanadez, Yvan Baker riprezantoi në Dhomën e Komunave projektligjin e tij si anëtar privat, i cili, nëse miratohet, do të shpallte muajin nëntor si Muajin e Trashëgimisë Shqiptare në të gjithë Kanadanë.
Baker falënderoi deputetin Peter Fonseca për mbështetjen dhe për faktin që e ka dytësuar këtë projektligj. Ai shprehu shpresën se të gjithë anëtarët e Dhomës së Komunave do ta mbështesin nismën.
“Kanadezët me prejardhje shqiptare kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë historike në Kanada, me kontribute që prekin komunitete në të gjithë vendin dhe që pasqyrohen në jetën ekonomike, politike, shoqërore dhe kulturore të Kanadasë”, u shpreh Baker.
Nëse miratohet, Muaji i Trashëgimisë Shqiptare do të shërbente si një mundësi e veçantë për të njohur dhe vlerësuar kontributet e shqiptarëve në shoqërinë kanadeze.
Ruki Kondaj, Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada janë ndër mbështetësit e kësaj nisme.Top Channel