Nga Ben Makuch, The Guardian
Klubet e luftës neo-fashiste, të cilat përbëjnë një vatër globale të neo-nazizmit, kanë rënë në radarët e agjencive të inteligjencës perëndimore, të cilat i konsiderojnë ato, si një kërcënim në rritje për sigurinë kombëtare, sipas ekspertëve dhe dokumenteve qeveritare, që janë shqyrtuar nga gazeta “The Guardian”.
Këto “klube aktive”, banda të tipit të arteve marciale të përziera, që predikojnë një ideologji ekstremiste të djathtë të frymëzuar nga mësimet e Adolf Hitlerit, po veprojnë përtej kufijve shtetërorë.
Por zbulimi se shërbimet zyrtare të sigurisë – ato që zakonisht mbikëqyrin organizata terroriste të shpallura si Shteti Islamik, po i monitorojnë këto grupe, tregon se klubet aktive po shndërrohen në një kërcënim të ri dhe në rritje.
“Agjencitë e inteligjencës kërkojnë të kenë informacion për rrjetet ekstremiste që veprojnë në vendet e tyre”, tha Joshua Fisher-Birch, analist për terrorizmin në organizatën “Counter Extremism Project”, për klubet aktive. “Ato duan të kuptojnë potencialin për dhunë aktuale apo të ardhshme dhe lidhjet e mundshme me lëvizje dhe individë të tjerë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit”.
Tashmë, ka prova të qarta për koordinim ndërkombëtar midis këtyre grupeve. Në gusht, një klub aktiv kanadez i quajtur “Nationalist-13” publikoi një video nga një takim kombëtar në Kanada, në aplikacionin Telegram.
Tipike për propagandën me prodhim të ulët që përdorin këto klube, videoja tregon anëtarë duke ngritur pesha dhe duke u stërvitur në arte marciale, me fytyra të turbullta dhe një muzikë elektronike në sfond.
Në fund shfaqen shtatë simbole të klubeve pjesëmarrëse: dy prej tyre janë nga SHBA (Illinois dhe Uisconsin), dhe një tjetër është “Patriot Front”, një grup urrejtjeje ultra-nacionalist amerikan.
“Kanadaja ka nevojë për burra të bardhë me karakter të mirë”, shkruante grupi kanadez në postim. Kjo përhapje e hapur përtej kufijve e një lëvizjeje ekstremiste amerikane, e lindur nga rrënojat e një bande kriminale neo-naziste që luajti rol qendror në protestën e dhunshme “Unite the Right” në Charlottesville më 2017, nuk ka kaluar pa u vënë re.
Një raport i klasifikuar i shërbimit sekret kanadez (CSIS), i lëshuar në janar pas një kërkese për informacion publik, përmend rrezikun që sjell bashkëpunimi gjithnjë në rritje mes klubeve aktive në shkallë ndërkombëtare dhe potencialin për thellim të lidhjeve midis tyre.
“Disa kanadezë kanë tentuar të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në ngjarje (të organizuara nga ekstremistët), ndoshta me qëllimin për të forcuar lidhjet me individë me mendime të njëjta”, thuhet në raport.
“Disa anëtarë të klubeve aktive, për shembull, udhëtojnë midis të dyja vendeve për t’u trajnuar në arte marciale, duke synuar të forcojnë partneritetet ndërkombëtare”.
Raporti thekson se “mbetet e paqartë” se sa individë të përfshirë në këtë lëvizje udhëtojnë përtej kufijve, por paralajmëron se “udhëtimet e tilla nga individë të përfshirë në aktivitete ekstremiste mund t’i ndihmojnë ata të forcojnë lidhjet, të shkëmbejnë informacione dhe të shtojnë aftësitë, çka mund të çojë në fund në dhunë”.
Përdorimi i Telegramit si mjet për bashkëpunim ndërkombëtar, ka bërë që “Nationalist-13” dhe klube të tjera aktive jashtë SHBA-së të promovojnë edhe mbrojtjen ligjore të Thomas Seuell, një neo-nazist australian, i cili më parë kishte tentuar të rekrutonte edhe autorin e masakrës së Christchurch.
Seuell është shpallur fajtor për frikësim të një polici, dhe grupi i tij ruan lidhje me rrjetin ndërkombëtar të klubeve aktive.
Një tjetër raport i inteligjencës kanadeze nga viti 2023 tregon se autoritetet po monitorojnë postimet online të këtyre rrjeteve. “Klubet neo-naziste kanë bërë thirrje në Telegram për dhunë kundër hebrenjve dhe qeverisë amerikane”.
Peter Smith, studiues i ekstremizmit në Kanada, thotë se nuk është i befasuar që “Nationalist-13” dhe aleancat e tyre po tërheqin vëmendjen e autoriteteve.
“Është e kuptueshme që komuniteti i inteligjencës është i interesuar jo vetëm për ekstremistët që veprojnë brenda vendit, por edhe për ata që organizojnë takime ndërkufitare me organizata dhe rrjete, që hapur përqafojnë ideologjinë neo-naziste”, tha ai.
“Këto grupe funksionojnë në mënyrë të pavarur, por e shohin veten si pjesë të një lëvizjeje ndërkombëtare për të ‘rimarrë’ vendet e tyre dhe për të larguar ata që nuk janë të bardhë”.
Sipas Smith, ndarja e “ideologjisë, taktikave dhe estetikës” midis klubeve aktive, të kombinuara me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, krijon “një lëvizje transnacionale neo-naziste më të fortë se ç’kemi parë prej dekadash.”
Zakonisht, ndërlidhja ndërkombëtare e organizatave neo-naziste ka shkuar paralelisht me kërcënime të rritura ndaj sigurisë publike.
Për shembull, organizata “The Base”, një grup terrorist neo-nazist i ndaluar ndërkombëtarisht, filloi me celula në SHBA dhe më pas u përhap në Kanada, MB, Europë dhe Oqeani.
Pas një hetimi shumëvjeçar nga FBI-ja, disa anëtarë u arrestuan, përfshirë një lider kanadez që u fut ilegalisht në SHBA dhe tani po vuan një dënim prej nëntë vitesh në burg.
“Grupi i skinhead-ëve neo-nazistë ‘Hammerskins’ ka pasur anëtarë në SHBA dhe Kanada, dhe më vonë, grupet akceleracioniste ‘Atomuaffen Division’ dhe “The Base” kanë qenë aktive në të dy vendet”, tha Fisher-Birch, duke përmendur rrjete të tjera ekstremiste me prani ndërkombëtare.
“Propaganda e klubeve aktive mburret se po ndërtojnë një lëvizje në SHBA, Kanada, Europë dhe Australi. Sa më shumë lidhje mes klubeve, vizita, ngjarje të përbashkëta, etj, aq më shumë mund të përhapin mesazhin se po ndërtojnë një lëvizje supremaciste të bardhë ndërkombëtare”.
Klubet aktive janë modeluar që në fillim për t’u bërë të pranueshme globalisht, duke ndjekur shembullin e tifozëve të dhunshëm të futbollit në Europë dhe sub-kulturave fashiste, që të dyja i vlerësojnë sportet luftarake, nacionalizmin dhe “meshkujt e dhunshëm” të epokës së Rajhut të Tretë.
Themeluesi i tyre, Rob Rundo, është një neo-nazist famëkeq dhe ka qenë udhëheqës i grupit “Rise Above Movement”, një bandë rrugësh supremaciste e bardhë që mori pjesë në dhunë në Charlottesville, me disa anëtarë të dënuar për pjesëmarrje në ngjarje edhe kriminale.
Sot, degët e klubeve aktive ndodhen nga Australia në Europë e deri në Amerikën e Jugut. Një raport nga organizata “Global Project Against Hate and Extremism” tregon se ato janë të pranishme në 27 vende, përfshirë edhe degë për të rinj të frymëzuara nga “Hitler Youth”.
Lajmi se ekstremistë amerikanë po udhëtojnë drejt veriut për të forcuar degët në Kanada, vjen në një kohë kur administrata Trump ka akuzuar Kanadanë për eksportim të terroristëve në SHBA. Ndërkohë, mediat kanadeze kanë theksuar përmes po të njëjtave dokumente të inteligjencës se më shumë ekstremistë janë duke udhëtuar drejt veriut sesa drejt jugut.
Tag: kanada
-

Agjencitë perëndimore të inteligjencës po vëzhgojnë ‘klubet neo-fashiste’
-

Kupa e Botës 2026/ 28 Kombëtare sigurojnë pjesëmarrjen
Botërori 2026 (Meksikë-SHBA-Kanada) më i madhi në histori me 48 Kombëtare dhe do të zhvillohet në 16 qytete pritëse në të tre vendet organizatore.
Kupa e Botës 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada ka njohur 28 kombëtaret e kualifikuara deri tani.
Përpos tre përfaqësuesëve organizatore janë të tjera kombëtare nga të gjitha Konfederatat e FIFA-s që kanë siguruar që tani biletën për edicion e ardhëshëm në Amerikën e Veriut. Nga Europa e siguroi dje kualifikimin Anglia ndërsa lista vijon me zonën e Oqeanisë me Zelanda e Re.
Në Amerikën e Jugut janë kualifikuar Argjentina, Ekuadori, Brazili, Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia.
Në Azi, biletën për “Botërorin 2026” e kanë siguruar Japonia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Australia, Koreja e Jugut, Katari dhe Arabia Saudite.
Ndërkohë nga Afrika listohen: Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.
Vazhdo leximin
-

Kampionati Botëror 2026, ja 26 kombëtaret e kualifikuara deri tani
13 Tetor 2025
8:31
Alfred Lleshi
Këto janë 26 kombëtaret që e kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Botërorin 2026, finalet e të cilit do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në Meksikë, Kanada dhe SHBA.
Tri vendet mikpritëse (Meksikë, Kanada dhe SHBA) kanë qenë të kualifikuara automatikisht, pa qenë nevoja t’iu nënshtroheshin sfidave eliminatore si të tjerët.
Kujtojmë se ky kompeticion do të ketë gjithsej 48 ekipe finaliste, ndaj lista do të plotësohet me kombëtaret e tjera që do të sigurojnë kualifikimin direkt, ose përmes “play off” në muajt në vijim.
🌍 Azia:IraniJaponiaUzbekistaniKoreja e JugutJordaniaAustralia
🌎 Amerika:ArgjentinaBraziliUruguajiKolumbiaEkuadoriParaguajiSHBAKanadaMeksika
🌍 Afrika:MarokuTuniziaEgjiptiAlgjeriaGana
🌏 Oqeania:Zelanda e Re -

Kush është Anxhela Paparizo, shqiptaro-kanadezja që merr drejtimin e QSUT-së
Anxhela Paparizo, shqiptaro-kanadezja me një karrierë të gjatë në administratën publike dhe fushën e artit dhe kulturës, është emëruar drejtore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Shqipëri. Ky emërim shënon një kapitull të ri për institucionin më të madh spitalor në vend, duke sjellë një eksperiencë ndërkombëtare dhe një përkushtim të veçantë ndaj shërbimit të pacientëve dhe standardeve të kujdesit shëndetësor.Nga Shqipëria në Kanada: rruga e një karriere ndërkombëtareAnxhela Paparizo ka ndjekur një rrugë të veçantë arsimore dhe profesionale. Fillimisht u shkollua në Shqipëri, duke përfshirë fusha si gazetaria, historia dhe planifikimi kulturor e administratë publike. Eksperienca dhe edukimi i fituar në vendin e origjinës i kanë shërbyer si bazë për zhvillimin e mëtejshëm profesional jashtë vendit. Pas transferimit në Kanada, Anxhela ndoqi studime për Planifikim Kulturor në Universitetin e British Columbia-s dhe trajnime për Lidership Ekzekutiv Bashkiak në Ivey School of Business, duke ndërthurur njohuritë teorike me praktikën në administratën publike, shkruan Diaspora Shqiptare.Në Kanada, ajo ka punuar në Bashkinë e Burlingtonit, Ontario, si Manaxhere për Art dhe Kulturë. Në këtë rol, ajo ka qenë përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e politikave artistike dhe kulturore, drejtimin e Programit të Artit Publik, Programin e Grantit për Artin dhe Kulturën, organizimin e Ditëve të Kulturës për qytetin dhe bashkëpunimin me muze, qendra arti, biblioteka dhe institucionet e turizmit për të promovuar kulturën lokale dhe ndërkombëtare.Aktivizimi në komunitetin shqiptar dhe roli në diasporëAnxhela është gjithashtu aktive në komunitetin shqiptar në Kanada. Ajo është anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe, prej pak muajsh, kryetare në detyrë e këtij Këshilli. Përzgjedhja e saj si imazhi i “Javës së Qeverisjes Vendore” në Burlington dhe vlerësimi me titullin “Elita e gruas shqiptare në botë” në vitin 2017 e kanë bërë atë një figurë të njohur për kontributin e saj në promovimin e kulturës dhe përfaqësimin e grave shqiptare jashtë vendit, shkruan Diaspora Shqiptare.Ajo është pjesë e Komitetit Strategjik të Emigrantëve në nivel rajonal (Partneriteti i Emigracionit Lokal) dhe anëtare e Bordit Drejtues të Organizatës Rajonale të Turizmit. Përmes certifikimit në Procesin e Pjesëmarrjes së Publikut nga Shoqata Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Publikut (IAP2), Anxhela ka integruar në mënyrë efektive marrëdhëniet me publikun dhe median në punën e saj.Roli në art, kulturë dhe turizëmGjatë viteve në Kanada, Anxhela ka menaxhuar projekte të ndryshme që promovojnë artin dhe kulturën në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Ajo ka organizuar aktivitete kulturore dhe multikulturore në qytet, duke përfshirë Ditët e Kulturës, ekspozita arti dhe bashkëpunime me institucione të ndryshme artistike. Pjesëmarrja e saj aktive në “Tourism Burlington” ka kontribuar në zhvillimin e politikave turistike dhe promovimin e qytetit, duke u fokusuar veçanërisht tek përvoja e vizitorëve dhe sigurimi i paketave të sigurta turistike gjatë periudhave sfiduese, si pandemia COVID-19.Në këtë kontekst, Anxhela ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për organizatat dhe individët shqiptarë që punojnë për promovimin e kulturës, duke sugjeruar që edhe qeveria shqiptare të kontribuojë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore jashtë vendit.Vlerësime dhe çmimeEmërimi i Anxhelës në pozicione të larta në Kanada dhe, më pas, në krye të QSUT-së, është pasuar nga vlerësime të shumta për kontributin e saj profesional. Përveç titullit “Elita e Gruas Shqiptare në Botë”, ajo është njohur si figurë me integritet profesional dhe si ambasadore e kulturës shqiptare në diasporë. Çmimet dhe njohjet që ka marrë nuk përfaqësojnë vetëm suksesin e saj individual, por gjithashtu janë një frymëzim për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare që punojnë me përkushtim dhe pasion jashtë vendit.
-

Opera “Meladramma AI” e kompozitores shqiptare Olsa Toqi, premierë në Kanada
Kompozitorja shqiptare Olsa Toqi shënoi një tjetër sukses ndërkombëtar me operën e saj më të re, “Meladramma AI”, e cila u vu në skenë më 21 shtator, në teatrin historik Regent Theatre në Oshawa, Kanada. Premiera u prit me duartrokitje të gjata nga publiku, duke shënuar një moment historik në skenën operistike kanadeze si vepra e parë që integron plotësisht Inteligjencën Artificiale,përfshirë animacione të krijuara në kohë reale dhe elementë multimedialë interaktivë. Vepra u soll në skenë me interpretimin e jashtëzakonshëm të sopranove Lindsay McIntyre, Stephanie DeCiantis, Jonelles Sills dhe Reilly Nelson.
Një ide novatore me bazë shkencore
Koncepti i operës lindi nga një bashkëbisedim mes kompozitores Olsa Toqi dhe Dr. Carolyn McGregor, dekane e Ontario Tech University dhe bashkëpunëtore në projekte të NASA-s. E mahnitur nga fuqia tematike e veprës, Dr. McGregor sugjeroi integrimin e AI, duke e kthyer projektin në një nismë kërkimore e shkencore, si dhe në një platformë krijuese për studentët e teknologjisë dhe IT-së në Ontario Tech.
Opera paraqet një përmbysje poetike të mitit të mollës: njerëzit kafshojnë një mollë robotike, ndërsa robotët kërkojnë të bëhen njerëzorë duke kafshuar mollën organike. Në vend që të vishen si Adami dhe Eva, ata zhvishen nga çdo mëkat falë një ndërhyrjeje hyjnore.
Pas pesë arieve me tematikë pagane, që simbolizojnë dominimin e gjatë të paganizmit në historinë njerëzore, dhe një monologu dramatik të të Ligut, vepra përmbyllet me një “Halleluja” triumfale, ku njerëzit dhe robotët përulen së bashku në një akt përbashkues përpara Zotit.
Në premierë ishin të pranishëm personalitete të shumta, ndër ta edhe ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo. Opera është planifikuar të shfaqet së shpejti edhe në Toronto dhe qytete të tjera kanadeze.
“Meladramma AI” vjen pas sukseseve të tjera të kompozitores Olsa Toqi. Në vitin 2019, opera e kompozuar prej saj e pati premierën botërore në Teatro del Giglio në Lucca të Italisë, një nga teatrot më prestigjioze të operës në rajon. Më pas, vepra u prezantua edhe në Shqipëri, në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë dhe në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë. -

Policia jep detaje mbi ekzekutimin e shkodranit në Kanada, në janar humbi gruan
Dalin në dritë të tjera detaje nga ekzekutimi i shkodranit Paulin Harusha në Kanada.
Policia thotë se ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatën e 13 shtatorit.
Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ajo e gjeti 43-vjeçarin me plagë të rënda nga armë zjarri brenda makinës së tij.
Hetuesit thonë se autorët u larguan përpara se të mbërrinte policia. Ata u larguan me një fuoristradë me ngjyrë të hapur.
Autoritetet nuk kanë publikuar asnjë përshkrim për autorët, por kanë kërkuar ndihmën e publikut. Banorëve, bizneseve dhe shoferëve të zonës iu është kërkuar që të rishikojnë kamerat e tyre për të parë nëse ka të dhëna që mund të ndihmojnë për të identifikuar mjetin ose të dyshuarit.
Ndërkohë, në mediat sociale, banorët e zonës thonë se Harusha kishte humbur në fillim të këtij viti edhe bashkëshorten e tij, Brankën. Çifti la pas dy fëmijë.
gijotina.com/ -

EMRI/ Ekzekutohet me armë brenda makinës shqiptari në Kanada
Një 43-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Toronto, Kanada. Sipas policisë, viktimë është Paulin Harusha, i cili u qëllua me armë në afërsi të një qendre tregtare.
Harusha u gjet i pajetë brenda një automjeti, sipas një deklarate nga policia.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së shtunës. Policia thotë se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me një “SUV me ngjyrë të çelët” përpara se të mbërrinin oficerët.Në një konferencë për shtyp të dielën, inspektori Jonathan Rose i Shërbimit Policor të Torontos tha se motivi është ende i panjohur.
Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa policia i kërkon qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë me autoritetet./vizionplus.tv -

FOTO+EMRI/ Kush është 43-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Kanada
paulin harusha
KANADA- Një 43-vjeçar shqiptar, Paulin Harusha është vrarë me armë zjarri në Kanada. Viktima u qëllua me armë brenda automjetit të tij, ndërsa autorët u larguan pa mundur që të identifikohen nga policia.
Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ndodhi pak para mesnatës, në sheshin mes Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. Oficerët e patrullës mbërritën në vendngjarje dhe gjetën një burrë me plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.
Inspektori Jonathan Rose njoftoi për mediat se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për shpëtimin e jetës, viktima, i identifikuar si Paulin Harusha, 43 vjeç, nga Shkodra, baba i dy fëmijëve u shpall i vdekur në vendngjarje. “U morën masa për shpëtimin e jetës, megjithatë, për fat të keq, viktima u shpall I vdekur në vendngjarje,” tha Rose, duke shtuar se hetimet janë në vijim për zbardhjen e këtij incidenti tragjik.
Ky është rasti i 31-të i vrasjes për vitin 2025 në qytetin e Torontos, duke reflektuar një rritje të dhunës me armë në disa zona të qytetit. Policia ka bërë me dije se të dyshuarit janë larguar nga vendngjarja me një SUV me ngjyrë të çelët, dhe hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /ZËRI -

Merrnin deri në 35 mijë dollarë, goditet rrjeti që trafikonte njerëz në SHBA dhe Kanada, kush janë 3 të arrestuarit
Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen si të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore drejt Kanadasë e Shteteve të Bashkuara. Sipas policisë, në pranga ranë: Cerkez Nikoci, Hazir Maçi dhe Ardjan Pirani. Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, Hazir Maçi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kontrabanduar disa shqiptarë nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Më pas dërgoheshin në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera me qëllim final dërgimin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Për këtë ata siguronin dokumente udhëtimi të falsifikuara.
Gjithashtu, dyshohet se i Maçi, me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, merrte shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë. Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve iu janë sekuestruar shuma të mëdha parash cash, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit. “Goditet një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore. Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, nga Policia e Shtetit, agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës. Arrestohen 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore, e njohur ndryshe si dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve shqiptarë, drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, etj. Njësia e Shërbimeve Hetimore, e cila punon së bashku me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer arrestimin e shtetasve H. M., 58 vjeç, L. M., 58 vjeç dhe C. N., 62 vjeç.
Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, shtetasi H. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet sigurimit të dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, ka kontrabanduar disa shtetas shqiptarë, nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE, prej andej në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera, me qëllim final premtimin dhe dërgimin e tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, dyshohet se i dyshuari kryesor, shtetasi H. M., me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, merrte shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë, me premtimin e dërgimit të tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve iu janë sekuestruar shuma të mëdha parash cash, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit. Policia e Shtetit gjen dhe një herë rastin të falënderojë Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, partnerët ligjzbatues amerikanë DSS/OCIU këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, të cilët kanë koordinuar dhe bashkërenduar ngushtë punën me agjencitë e tyre homologe në Republikën e Kosovës dhe Republikën Domenikane, por dhe me partnerë të tjerë ligjzbatues në Policinë e Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Itali. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar”, njoftoi dje policia. -

SHBA-Kanada-Meksikë 2026 fillon të marrë formë, Kualifikueset hyjnë në fazën e “nxehtë”/ Zbulohen 13 kombëtaret e para që kanë prerë biletën për në Botëror
Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, kanë hyrë në një fazë vendimtare.
Japonia ishte e para që kualifikohej më 20 mars, ndërsa pas saj e siguruan biletën edhe Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Kolumbia dhe Paraguai.
Amerika e Jugut ka mbyllur tashmë pjesën më të madhe të procesit. Tre biletat e fundit automatike u ndanë të enjten, kur humbja e Venezuelës 3-0 ndaj Argjentinës i dha dritën jeshile Uruguait, Kolumbisë dhe Paraguait. Ata i bashkohen Brazilit, Ekuadorit dhe Argjentinës që ishin kualifikuar më herët.
Në ndeshjen e fundit të kësaj jave, të martën, mbetet për t’u vendosur vetëm kush do të shkojë në playoff ndërkombëtar.
Venezuela është aktualisht e shtata, një pikë mbi Bolivinë, dhe një fitore ndaj Kolumbisë do ta mbyllte çështjen. Megjithatë, edhe një barazim mund të mjaftojë, nëse Bolivia nuk arrin të fitojë ndaj Brazilit në La Paz.
Për Bolivinë detyra është thuajse e pamundur: duhet të fitojë patjetër dhe të shpresojë se Venezuela nuk shkon më larg se barazimi.
Në Evropë, kualifikueset nisën më 21 mars dhe do të zgjasin deri në nëntor të vitit 2025. 54 shtete po marrin pjesë, me përjashtim të Rusisë që mbetet e pezulluar për shkak të luftës në Ukrainë.
Sistemi i garës parashikon 12 grupe, ku fituesit do të kualifikohen direkt, ndërsa skuadrat e vendit të dytë do të shkojnë në playoff. Katër bileta të tjera do të ndahen në mars 2026 përmes një sistemi të veçantë që përfshin edhe fituesit e Ligës së Kombeve.
Në Afrikë mbeten edhe katër raunde ndeshjesh, por mund të ketë surpriza javën e ardhshme me emrat e parë që sigurojnë pjesëmarrjen.
Ndërkohë, në Azi gjashtë skuadra e kanë vulosur tashmë pjesëmarrjen, ndërsa raundi tjetër nis në tetor.
Oqeania ka përfunduar procesin me Zelandën e Re të kualifikuar direkt dhe Kaledoninë e Re që shkon në playoff.
Botërori 2026 do të jetë edicioni i parë me 48 ekipe pjesëmarrëse. Deri tani, përveç tre vendeve pritëse, janë zbuluar vetëm 13 kombëtare të tjera, ndërsa gara nëpër kontinente premton një fund dramatik për vendet e mbetura.Top Channel