Ëngjëll Ibrahimi, i akuzuar për vrasjen e policit Astrit Braçe dhe djalit të tij 8-vjeçar Asllani, nuk do të ekstradohet nga Kanadaja në Shqipëri ku është dënuar me burgim të përjetshëm. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2000 ndërsa që prej asaj kohe Brahimi jeton në Kanada ku fshihej me identitetin Piro Kota. Vendimin për çështjen e Ëngjëll Ibrahimit, e ka dhënë gjykata e Apelit në Kanada.
Lajmi për mos ekstradimin e tij e kanë bërë me dije mediat kanadeze, teksa sqarohet se gjykata nuk gjeti prova të mjaftueshme për të udhëruar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
“Gjykatësi me të drejtë konsideroi se provat në tërësi nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar burgosjen. Ëngjëll Brahimi, 62 vjeç, nuk ka më pse të shqetësohet për kthimin në Evropën Lindore, ku përballet me një dënim të gjatë me burg në lidhje me vrasjen e përgjakshme të një oficeri të lartë policie dhe fëmijës së tij 8-vjeçar, e cila ndodhi 25 vjet më parë”, thuhet në artikull.
Autoritetet shqiptare akuzojnë Ëngjëll Ibrahimin për vrasjen e efektivit të policisë Astrit Braçe dhe djalit të tij Asllan 8 vjeç në atentatin e 10 gushtit 2000 në Fier. Hakmarrja ka qenë motivi që ka shtyrë Ibrahimin të ndëramarrë këtë veprim pasi në vitin 1997, i vëllai Ilirjani, u vra gjatë një shkëimi zjarri me policinë, ku mes tyre ishte dhe Astrit Braçe. Kjo nuk ishte tentativa e parë për të eleminuar efektivin pasi në 1999 ndaj Braçes u organizua një atentat, por që dështoi.
Ditën e 10 gushtit 2000, Braçe po udhëonte me një automjet tip Benz me gruan, djalin, mbesnë dhe nipin. Në fshatin Poro-Pishë ndaj tyre është hapur zjarr. Djali 8 vjeç vdiq në vend, ndërsa Astrit Braçe arriti të dilte nga automjeti dhe u nis m vrap drejt lumit Vjosë. Gruaja e Braçes ka parë autorin dhe ka bërtitur “krimimel më vrave djalin”. Autori nuk i ka kthyer përgjigje dhe është vënë në ndjekje të Braçes. Trupi i këtij të fundit u gjet një më vonë në bregun e lumit të Vjosës.
Ëngjëll Ibrahimi nuk u arrestua asnjëherë nga autoritetet shqiptare. Ai u largua menjëherë drejt Kanadasë ku dhe arriti të merrte nënshtetësinë. Pas nisjes së kësaj çështje gjyqësore në Kanada, mbrojtja e ibrahimit ka këmbëngulur për pasaktësi ligjore nga Shqipëria.
“Provat janë aq të gabuara dhe të pabesueshme saqë ekstradimi do të ishte një keqpërdorim i drejtësisë“, shpjegoi gjykatësi Alexandre Boucher në vitin 2023, duke vënë në dukje se gjatë gjyqit atje, gruaja e të ndjerit madje kundërshtoi veten duke zgjedhur foton e gabuar për të identifikuar të dyshuarin.
Çështja më pas u apelua nga prokurori i Përgjithshëm i Kanadasë, por në fund të procesit u vendos që nuk ka pasur asnjë shkelje.
“Ai verifikoi mjaftueshmërinë dhe besueshmërinë e provave të certifikuara të paraqitura në mbështetje të kërkesës për ekstradim“, vendosi Gjykata e Apelit. “Ai përcaktoi se ato kishin një të metë të dukshme dhe se ekzistonte një rrezik real që ato të ishin thelbësisht të gabuara.”
Lajmi i Ëngjëll Ibrahimit nga Shqipëria madje u arsyetua si sjellja e një personi që dëshiron “të shmangë akuzimin padrejtësisht”. Ëngjëll Brahimi u përfaqësua nga avokatët penalë Andreë Barbacki, Jordan Trevick dhe Sara Abdel-Malik.
Tag: kanada
-

Vrau oficerin e policisë dhe djalin e tij 8-vjeçar, Gjykata në Kanada: Ibrahimi nuk do të ekstradohet në Shqipëri
-

(VIDEO) SHORTI BOTËRORI 2026/ Përballje të mëdha, përfundon gjysma e procedurës
Futbolli botëror ka sot të gjithë vëmendjen në “Kennedy Center” në Uashington, ku FIFA hedh shortin për fazën finale të Kupës së Botës 2026.
Një short i veçantë, pasi ky është turneu i parë me 48 skuadra, si dhe zhvillohet në 3 shtete të ndryshme: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Njëkohësisht, ai sheh për herë të parë Shqipërinë si pjesëmarrëse, edhe pse për momentin “në teori” pasi kuqezinjtë më parë duhet të kalojë fazën play-off në muajin mars.Ndiqni në vijim momentet kryesore të ceremonisë së sotme:
GRUPI A: Meksikë, Koreja e Jugut
GRUPI B: Kanada, Zvicër
GRUPI C: Brazil, Marok
GRUPI D: SHBA, Australi
GRUPI E: Gjermani, Ekuador
GRUPI F: Holandë, Japoni
GRUPI G: Belgjikë, Iran
GRUPI H: Spanjë, Uruguai
GRUPI I: Francë, Senegal
GRUPI J: Argjentinë, Austri
GRUPI K: Portugali, Kolumbi
GRUPI L: Angli, Kroaci
SKUADRAT NË VAZO
VAZO 1: Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani
VAZO 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi
VAZO 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut
VAZO 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off UEFA A, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Play-Off UEFA C, Play-Off UEFA D, Play-Off ndërkontinental 1, Play-Off ndërkontinental 2.
CEREMONIA LIVE
Ora 19:36 – Shakil O’Nill ka radhën që të tërheqë goglat për skuadrat në vazon e dytë.Ora 19:29 – Tom Bredi nis të tërheqë goglat për skuadrat e vazos së parë.
Ora 19:22 – Ish-hokeisti Uejn Gretzki, lojtari i bejsbollit Aron Xhadxh, ish-basketbollisti Shakill O’Nill dhe ish-lojtari i NFL, Tom Bredi, formojnë katërshen e emrave që do të tërheqin goglat për shortin e mirëfilltë.
Ora 19:19 –Shpjegohet procedura e shortit, me ndarjet në vazo dhe të gjitha rregullat, përfshirë edhe vendosjen e skuadrave që vijnë nga play-off, ku gjendet edhe Shqipëria.
Ora 19:14 – Në skenë ngjitet tashmë drejtuesi i shortit të mirëfilltë, ish-futbollisti anglez Rio Ferdinand. Bashkë me të drejton edhe Samantha Xhonson.
Ora 19:00 – Në skenë ngjitet këngëtarja e njohur amerikane Laurin Hill për një tjetër moment muzikor.
Ora 18:55 – Kuptohet bëhet fjalë për tërheqjen simbolike të goglave me vendet e tyre, pasi ato janë paracaktuar për çështje kalendari: Meksika në A1, Kanada në B1 dhe SHBA në D1.
Ora 18:47 – Xhani Infantino kthehet në skenë dhe fton aty kryeministrin e Kanadasë, Mark Karnei, presidenten e Meksikës, Klaudia Shainbaum dhe presidentin e SHBA, Donald Tramp për një short të veçantë.
Ora 18:40 – Trajneri i Argjentinës, Kampione Bote në fuqi, Lionel Skaloni, është ai i cili sjell në skenë trofeun e Kupës së Botës. “Do mundohemi ta fitojmë përsëri”, thotë ai në skenë.
Ora 18:37 – Presidenti Tramp merr medaljen dhe falënderon Infantinon për organizimin e Botërorit, duke theksuar se janë shitur bileta “si asnjëherë më parë në historinë e turneut”.
Ora 18:30 – FIFA i jep “Çmimin e Paqes FIFA”, të parin e këtij lloji, presidentit të SHBA, Donald Tramp.
Ora 18:23 – Në skenë janë Robi Uilliams dhe Nikol Shercinger të cilët këndojnë hitin “Desire” që është një nga këngët e Botërorit 2026.
Ora 18:18 – Para se të largohet nga skena, Infantino kthen sallën në një stadium të vogël me thirrjet për SHBA, Kanadanë dhe Meksikën.
Ora 18:14 – Pas klipit prezantues të Kupës së Botës dhe legjendave të saj, në skenë e ka radhën të zbresë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili e nis me falënderimet për pritësit e turneut, duke nisur nga Donald Tramp.
Ora 18:06 – Në skenë janë prezantuesit e kësaj mbrëmje, modelja Haidi Klub dhe aktori Kevin Hart.
Ora 18:01 – Shfaqja nis me tenorin e famshëm italian Andrea Boçeli teksa këndon “Nessun Dorma”.Ora 18:00 – Nis ceremonia e hedhjes së shortit.
NDARJA NË VAZO
VAZO 1: SHBA, Meksikë, Kanada, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani
VAZO 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi
VAZO 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut
VAZO 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off UEFA A, Play-Off UEFA B, Play-Off UEFA C, Play-Off UEFA D, Play-Off ndërkontinental 1, Play-Off ndërkontinental 2. -

Rasti i tretë këtë vit, ‘zhduken’ në Kanada anëtarët e ekuipazhit të Pakistan Airlines
Pakistan Airlines po regjistron një trend në rritje të “zhdukjeve” të anëtarëve të ekuipazhit të tyre në Kanada.
Një asistente fluturimi, incidenti i tretë i tillë brenda një viti, nuk hipi në fluturimin Toronto-Lahore të planifikuar për 19 nëntor.
Sipas PIA-s (Pakistan International Airlines), asistentja e fluturimit nuk u paraqitën në detyrë në fluturimin e kthimit. Kur u kontaktua nga menaxhmenti i linjës ajrore, ajo përmendi shëndetin e dobët si arsye të mungesës.
Një zëdhënës i PIA-s tha se rasti është nën hetim: “Do të merren masa të departamentit kundër asistentes së fluturimit në rast të zhdukjes së paligjshme”, tha zëdhënësi. Rasti i asistentes të fluturimit i shtohet listës në rritje të anëtarëve të ekuipazhit të PIA-s që kanë përdorur ndalesat në Kanada si një mundësi për t’u arratisur, duke përmendur shpesh presionet ekonomike dhe rrugët e azilit të vendit si motive.
Zhdukjet e anëtarëve të ekuipazhit të PIA-s në Kanada janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Në tetor 2024, një anëtar i ekuipazhit të kabinës me bazë në Islamabad u zhduk gjatë një ndalese në Toronto.
Në mars të vitit 2024, një asistente fluturimi 47-vjeçare e PIA-s u zhduk në mënyrë të ngjashme në Kanada.
Në shkurt të vitit 2024, një anëtar tjetër i ekuipazhit që mbërriti në Toronto nga Islamabadi nuk u paraqit për fluturimin e kthimit.
PIA raportoi se tetë anëtarë të ekuipazhit u zhdukën në Kanada midis viteve 2022 dhe 2023, një rritje që zyrtarët e lidhën me politikat relativisht liberale të azilit të Kanadasë.
Deri në fillim të vitit 2024, totali ishte rritur në 10, përfshirë dy asistente të tjera fluturimi, të cilat të dyja u zhdukën në shkurt të vitit 2024. -

Anëtarët e ekuipazhit të Pakistan Airlines ‘zhduken’ në Kanada, rasti i tretë këtë vit
Pakistan Airlines po regjistron një trend në rritje të “zhdukjeve” të anëtarëve të ekuipazhit të tyre në Kanada.
Një asistente fluturimi, incidenti i tretë i tillë brenda një viti, nuk hipi në fluturimin Toronto-Lahore të planifikuar për 19 nëntor.
Sipas PIA-s (Pakistan International Airlines), asistentja e fluturimit nuk u paraqitën në detyrë në fluturimin e kthimit. Kur u kontaktua nga menaxhmenti i linjës ajrore, ajo përmendi shëndetin e dobët si arsye të mungesës.
Një zëdhënës i PIA-s tha se rasti është nën hetim: “Do të merren masa të departamentit kundër asistentes së fluturimit në rast të zhdukjes së paligjshme”, tha zëdhënësi. Rasti i asistentes të fluturimit i shtohet listës në rritje të anëtarëve të ekuipazhit të PIA-s që kanë përdorur ndalesat në Kanada si një mundësi për t’u arratisur, duke përmendur shpesh presionet ekonomike dhe rrugët e azilit të vendit si motive.
Zhdukjet e anëtarëve të ekuipazhit të PIA-s në Kanada janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Në tetor 2024, një anëtar i ekuipazhit të kabinës me bazë në Islamabad u zhduk gjatë një ndalese në Toronto.
Në mars të vitit 2024, një asistente fluturimi 47-vjeçare e PIA-s u zhduk në mënyrë të ngjashme në Kanada.
Në shkurt të vitit 2024, një anëtar tjetër i ekuipazhit që mbërriti në Toronto nga Islamabadi nuk u paraqit për fluturimin e kthimit.
PIA raportoi se tetë anëtarë të ekuipazhit u zhdukën në Kanada midis viteve 2022 dhe 2023, një rritje që zyrtarët e lidhën me politikat relativisht liberale të azilit të Kanadasë.
Deri në fillim të vitit 2024, totali ishte rritur në 10, përfshirë dy asistente të tjera fluturimi, të cilat të dyja u zhdukën në shkurt të vitit 2024.Top Channel
-

Botërori 2026/ Lista e plotë e 30 kombëtareve
Procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 po hyn në fazën e tij vendimtare, ndërsa tashmë 30 kombëtare kanë siguruar matematikisht biletën për në turneun më të madh futbollistik në planet, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Tre vendet organizatore, Kanada, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara, ishin të parat që konfirmuan pjesëmarrjen falë statusit të tyre si pritëse të turneut. Atyre u janë bashkuar një numër i madh kombëtareve nga të gjitha konfederatat.
Nga Azia, kualifikimin e kanë arritur Japonia, Zelanda e Re, Irani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia, Katari, si dhe surpriza e madhe Uzbekistani.
Amerika e Jugut konfirmon edhe një herë forcën e saj, me gjigantët Argjentinë, Brazil, Uruguai, Kolumbi, Paraguai dhe Ekuador që do të jenë pjesë e Botërorit.
Afrika do të përfaqësohet nga një grup ishullesh dhe fuqish sportivë si Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.
Nga Europa, emrat e parë që kanë prerë biletën janë Anglia, Franca dhe Kroacia, të cilat e kanë mbyllur me sukses ciklin e tyre kualifikues.
Lista e plotë e skuadrave të kualifikuara:
Kanada
Meksikë
Shtetet e Bashkuara
Japoni
Zelanda e Re
Iran
Argjentinë
Uzbekistan
Koreja e Jugut
Jordani
Australi
Brazil
Ekuador
Uruguai
Paraguai
Kolumbi
Marok
Tunizi
Egjipt
Algjeri
Gana
Kepi i Gjelbër
Afrika e Jugut
Katar
Angli
Arabi Saudite
Bregu i Fildishtë
Senegal
Francë
Kroaci -

100 qytetet më të mira/ Shqipëria s’figuron gjëkundi
Raporti Vjetor i Qyteteve më të Mira në Botë i Resonance Consultancy, një nga më të njohurit në botë për sa i përket vlerësimit të qendrave urbane, u botua përsëri këtë vit, duke nxjerrë në pah qytetet që kombinojnë në mënyrë ideale cilësinë e jetës, atraktivitetin dhe dinamikën ekonomike.
Lista që i përgjigjet pyetjes “në cilin qytet do të jetoja, punoja dhe udhëtoja i lumtur?” nuk përfshin Shqipërinë, edhe pse çuditërisht në të janë qytete me emër jo të mirë si medelini në Kolumbi apo Meksiko. Asnjë nga qytetet shqiptare nuk renditet në 100-she, madje as Tirana.
Renditja shqyrtoi më shumë se 270 qytete me një popullsi prej mbi një milion, sipas Forbes. Metodologjia bazohet në qindra tregues : aeroporte, infrastrukturë, kulturë, jetë nate, prani korporatash, zhvillim ekonomik, mjedis dhe madje edhe trende të mediave sociale.
Gjithashtu, ajo përfshiu 21,000 përgjigje anketash nga 30 vende, dhe këtë vit shtoi të dhëna nga platforma kineze si Weibo dhe Xiaohongshu për të kapur “mendime autentike lokale”.
Qytetet vlerësohen duke përdorur Vendin e Fuqisë, i cili shqyrton tre dimensione:
Jetesa : ajër i pastër, ecje, shëndet, standard jetese.
Dashuri : popullaritet në Google Trends dhe TikTok, muze, argëtim, kulturë.
Prosperiteti : ekonomia, kompanitë e mëdha, papunësia, ekosistemi i biznesit.
Londra: Qyteti më i mirë në botë për të 11-tin vit
Kryeqyteti britanik mbetet në krye. Ai renditet i pari në botë për aeroportet dhe kompanitë e mëdha, ndërsa në përgjithësi merr rezultate të larta për prosperitetin, atraktivitetin dhe cilësinë e jetës.
Londra po rimëkëmbet në mënyrë dinamike pas pandemisë: vetëm në vitin 2024, shpenzimet e vizitorëve ndërkombëtarë arritën në 22 miliardë dollarë, duke tejkaluar Nju Jorkun dhe Dubain. Në të njëjtën kohë, ajo mbetet një qendër teknologjie dhe gastronomie me një numër rekord restorantesh Michelin, ndërsa tërheq blerës amerikanë për prona banimi dhe komerciale.
Nju Jorku: Qyteti më i mirë amerikan
Në vendin e dytë në botë gjejmë Nju Jorkun , i cili këtë vit e tejkalon Parisin.
Qyteti po lulëzon ekonomikisht dhe renditet ndër më të mirët për teatrot, koncertet dhe muzetë. Projektet e infrastrukturës – nga përmirësimet e aeroporteve te hapësirat e reja të gjelbra – po e riformësojnë metropolin për dekadën e ardhshme.
Pesë më të mirët
Qytetet që plotësojnë 5 vendet e para janë:
Parisi – me investime të gjera për shkak të Lojërave Olimpike dhe një industri të fortë turizmi që pritet të arrijë 50 miliardë dollarë deri në vitin 2032.
Tokio – siguri, gastronomi dhe dizajn urban i patëmetë, me numër rekord vizitorësh ndërkombëtarë.
Madridi – një rritje e madhe nga vendi i 13-të i vitit të kaluar falë rigjenerimit të qëndrueshëm të qytetit dhe përdorimit të hapësirave dhe parqeve.
Imazhi për SHBA-në
Përveç Nju Jorkut, vetëm Los Anxhelosi hyn në 20 vendet e para (vendi i 12-të).
Ja ku janë:
-Miami (26)
-San Francisko (28)
-Çikago (35)
-Denveri, Austini dhe Baltimori në 100 vendet e para
Edhe pse qytetet amerikane ende kanë vrull, anketa tregon një rënie të dëshirës ndërkombëtare për të vizituar, e cila është e lidhur – siç raporton Ipsos – me besimin e reduktuar në markat amerikane.
Ngritja e Azisë
Dhe ka një surprizë: Azia! Ky kontinent po e ngushton shpejt hendekun me Evropën, me shumë qytete që “po shënojnë rritje” për shkak të rikthimit të fortë të turizmit: Tokio (4), Singapori (6), Sidnei (11), Seuli (13), Pekini (15), Shangai (16), Hong Kongu (19) , ndërsa Stambolli mbyll 20 vendet e para.
Lista e detajuar e 100 qyteteve më të mira në botë:
-Londër, Mbretëria e Bashkuar
-Nju Jork, SHBA
-Paris, Francë
-Tokio, Japoni
-Madrid, Spanjë
-Singapor
-Romë, Itali
-Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
-Berlin, Gjermani
-Barcelonë, Spanjë
-Sidnei, Australi
-Los Anxhelos, SHBA
-Seul, Koreja e Jugut
-Amsterdam, Holandë
-Pekin, Kinë
-Shangai, Kinë
-Toronto, Kanada
-Sao Paulo, Brazil
-Hong Kong, Kinë
-Stamboll, Turqi
-Melbourne, Australi
-Bangkok, Tajlandë
-Osaka, Japoni
-Oslo, Norvegji
-Stokholm, Suedi
-Miami, SHBA
-Vjenë, Austri
-San Francisko, SHBA
-Bengaluru, Indi
-Qyteti i Meksikos, Meksikë
-Mynih, Gjermani
-Dublin, Irlandë
-Kopenhagen, Danimarkë
-Cyrih, Zvicër
-Çikago, SHBA
-Milano, Itali
-Lisbonë, Portugali
-Pragë, Republika Çeke
-Buenos Aires, Argjentinë
-Mumbai, Indi
-Vankuver, Kanada
-Rio de Janeiro, Brazil
-Varshavë, Poloni
-Hamburg, Gjermani
-Shenzhen, Kinë
-Montreal, Kanada
-Budapest, Hungari
-Bruksel, Belgjikë
-Riad, Arabi Saudite
-Kuala Lumpur, Malajzi
-Bogota, Kolumbi
-Guangzhou, Kinë
-Xhakarta, Indonezi
-Delhi, Indi
-Las Vegas, SHBA
-Boston, SHBA
-Uashington, SHBA
-Hjuston, SHBA
-Auckland, Zelanda e Re
-San Jose, SHBA
-Helsinki, Finlandë
-Orlando, SHBA
-Taipei, Tajvan
-Frankfurt, Gjermani
-Lima, Peru
-Atlanta, SHBA
-Seattle, SHBA
-Perth, Australi
-Mançester, Mbretëria e Bashkuar
-Kejptaun, Afrika e Jugut
-Krakovë, Poloni
-Valencia, Spanjë
-Otavë, Kanada
-Athinë, Greqi
-Santiago, Kili
-Medellin, Kolumbi
-Këln, Gjermani
-Dallas, SHBA
-Brisbane, Australi
-Hangzhou, Kinë
-San Diego, SHBA
-Hyderabad, Indi
-Çengdu, Kinë
-Denver, SHBA
-Kalgari, Kanada
-Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe
-Austin, SHBA
-Filadelfia, SHBA
-Baltimore, SHBA
-Shtutgart, Gjermani
-Roterdam, Holandë
-Lion, Francë
-Ruhr, Gjermani
-Busan, Koreja e Jugut
-Dusseldorf, Gjermani
-Mekë, Arabi Saudite
-Porto, Portugali
-Bukuresht, Rumani
-Birmingham, Mbretëria e Bashkuar
-Doha, Katar -

Pas një shekulli mister, zbulohet në Kanada ‘Diamanti Fiorentin’ i dinastisë Habsburg
Një prej gurëve më të famshëm dhe më të çmuar në historinë evropiane, “Diamanti Fiorentin”, është gjetur pas më shumë se njëqind vjetësh në një kasafortë banke në Kanada. Zbulimi i këtij thesari prej 137 karatësh, që dikur i përkiste dinastisë perandorake Habsburg, ka tronditur botën e arteve dhe të historisë.
Diamanti, me një ngjyrë të verdhë të artë dhe shkëlqim të rrallë, ishte zhdukur pas rënies së Perandorisë Austro-Hungareze në fund të Luftës së Parë Botërore. Ish-perandori Charles I e kishte dërguar pjesën më të madhe të bizhuterive mbretërore në Zvicër për t’i shpëtuar trazirave politike. Pas vdekjes së tij, perandoresha Zita e Bourbon-Parma u detyrua të largohej nga Evropa dhe u vendos në Kebek të Kanadasë, ku sipas familjes ajo ruajti diamantët në një valixhe të vogël kartoni.
Për më shumë se një shekull, fati i “Diamantit Fiorentin” ishte i panjohur, mes thashethemeve për vjedhje apo shkatërrim. Por, pas kërkimeve të fundit të familjes Habsburg, u zbulua se valixhja kishte qëndruar e paprekur në një kasafortë bankare në Montreal që nga vitet ’40.
Pasardhësi Karl von Habsburg-Lothringen deklaroi se gjetja e diamantit është një “çudi historike” dhe një kujtesë e lidhjes së ngushtë mes pasurisë, artit dhe fatit politik të Evropës. Sipas ekspertëve, ky zbulim mund të hapë një kapitull të ri në studimin e trashëgimisë së dinastisë Habsbur
-

U zhduk përpara 100 vitesh në Kanada, diamanti gjigant gjendet e fshehur brenda një kasaforte
Një diamant 137 karatësh, i njohur si “Diamanti Fiorentin”, i cili kishte qenë dikur në pronësi të dinastisë së Habsburgëve, është gjetur në një kasafortë banke në Kanada, pas më shumë se një shekulli spekulimesh dhe teorish mbi zhdukjen e tij.
Zbulimi i këtij thesari të çmuar ka tronditur botën e arteve dhe historiografisë, pasi diamantet e kësaj madhësie dhe historie janë të rralla dhe të pakrahasueshme.
Për dekada me radhë, ky diamant legjendar ishte konsideruar i humbur, i vjedhur ose i shkatërruar, por tani është gjetur, duke ofruar një pasuri të jashtëzakonshme të dinastisë Habsburg dhe historisë evropiane.
Diamanti Fiorentin ka një histori të pasur që daton që nga fundi i Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1918, pas rënies së monarkisë së Charles I të Austrisë, dinastia Habsburg u detyrua të ikte nga vendi. Në kulmin e pushtetit të saj, Habsburgët ishin një nga dinastitë më të fuqishme dhe të pasura të Evropës.
Për të ruajtur pasurinë e tyre, monarku Charles I e dërgoi diamantët dhe xhevahiret më të çmuara të familjes në Zvicër, në një përpjekje për t’i mbrojtur gjatë periudhës turbulente që pasoi luftën dhe ngjarjeve politike që çuan në rënien e monarkisë.
Pas vdekjes së Charles I në vitin 1922, bashkëshortja e tij, Zita e Bourbon-Parma, dhe fëmijët e saj u larguan nga Austria. Ata u shpërngulën më pas në Spanjë dhe Belgjikë, dhe kur nazistët pushtuan Austrinë në vitin 1938, Otto von Habsburg, djali i madh i Charles I, u shpall armik i shtetit dhe u detyrua të ikte në SHBA. Pas kësaj, Zita dhe familja e saj e vogël arritën në Kanada me ndihmën e miqve amerikanë, ku u vendosën në Kebek.
Për shumë vite, u mendua se pasuritë e familjes Habsburg, përfshirë diamantët dhe bizhuteritë e tjera, ishin humbur përfundimisht. Sipas anëtarëve të familjes, Zita e mbante diamantët në një valixhe të vogël kartoni gjatë ikjes së saj nga Evropa. Por, pas mbërritjes në Kanada, dhe me sigurinë e jetës së rinovuar, valixhja e vogël u ruajt në një kasafortë banke të Montrealit, ku mbeti e paprekur për dekada me radhë.
Përgjatë viteve, asnjë nuk dinte për fatin e diamantit, dhe spekulimet mbi mundësinë e humbjes ose vjedhjes së tij ishin të shumta. Por tani, pas një periudhe të gjatë kërkimesh dhe hetimesh, familia Habsburg ka zbuluar se diamanti është ruajtur në kasafortën bankare që nga Lufta e Dytë Botërore.
Karl von Habsburg-Lothringen, një nga pasardhësit e Charles I, ka ndarë emocionet e tij për gjetjen e diamantit, duke thënë se “gjyshja ime ndihej shumë e sigurt. Më në fund mundi të merrte frymë”. Ai ka treguar se valixhja që përmbante thesaret e familjes, duke përfshirë diamantët, u vendos në kasafortë, dhe aty mbeti e paprekur gjatë gjithë këtyre viteve.
“Supozimi im është që, në atë fazë, valixhja e vogël shkoi në një kasafortë banke, dhe kaq ishte. Dhe në atë kasafortë banke, thjesht qëndroi”, shtoi Karl von Habsburg-Lothringen.
Diamanti Fiorentin është një nga xhevahiret më të njohura dhe më të çmuara të Evropës. Ai është i njohur për madhësinë e tij të jashtëzakonshme dhe për shkëlqimin e pafund. Në periudhën e sundimit të dinastisë Habsburg, diamanti ishte simbol i pasurisë dhe fuqisë, dhe kaloi nga duar të njohura dhe të respektuara në historinë evropiane. Kjo pasuri ka një rëndësi të jashtëzakonshme për studiuesit dhe koleksionistët, pasi tregon lidhjet e ngushta midis monarkisë dhe pasurisë kulturore që i përkiste periudhës së Rilindjes dhe pas saj.
Gjetja e diamantit Fiorentin, pas më shumë se një shekulli, është një ngjarje e jashtëzakonshme që ka tronditur botën e artit dhe të historisë. Ky diamant jo vetëm që pasqyron pasurinë dhe lavdinë e dinastisë Habsburg, por është gjithashtu një dëshmi e periudhës së turbullt që kaloi Evropa në shekullin e 20-të. Ky zbulim mund të sjellë një valë të re hulumtimesh dhe studimesh historike, duke i dhënë mundësi koleksionistëve dhe ekspertëve të arteve të vlerësojnë këtë pasuri të çmuar në një kontekst më të gjerë.Top Channel
-

Thesari legjendar i Habsburgëve gjendet në Kanada, del në dritë diamanti 137 karatësh
Në vitin 1918, teksa Luftës së Parë Botërore po i afrohej fundit, Çarlsi I – Perandori i Austro-Hungarisë dhe anëtar i dinastisë së Habsburgëve – e kuptoi se fundi i perandorisë ishte i pashmangshëm.
Në vitin 1918, ndërsa Lufta e Parë Botërore po i afrohej fundit, Çharlsi I – Perandori i Austro-Hungarisë dhe anëtar i dinastisë së Habsburgëve – e kuptoi se fundi i perandorisë ishte i pashmangshëm.
Nipi i Franz Ferdinandit, vrasja e të cilit ndezi konfliktin botëror, Çharlsi e kuptoi se rreziku nga bolshevikët dhe anarkistët po rritej çdo ditë. Për të mbrojtur xhevahiret që familja Habsburg i kishte zotëruar për shekuj, ai vendosi t’i zhvendoste ato në Zvicër.
Ndër to ndodhej një diamant i rrallë prej 137 karatësh, në formë dardhe dhe me ngjyrë të verdhë. Ky diamant, që dikur i përkiste familjes Medici – sundimtarëve të Firences – kishte një vlerë të jashtëzakonshme historike dhe artistike. Pas internimit të familjes perandorake në Zvicër, besohej se diamanti ishte zhdukur pa gjurmë, duke marrë një dimension legjendar.
Diamanti 137 karatësh del në dritë pas më shumë se një shekulli
Për dekada, qarkulluan thashetheme se diamanti ishte vjedhur ose ishte rishitur në tregun e zi. Shumë filma dhe romane, si “Të Papërsosurit”, u frymëzuan nga kjo zhdukje misterioze. Por historia e vërtetë, e zbuluar së fundmi nga pasardhësit e Çharlsit I, treguan se diamanti nuk ishte humbur kurrë.
Që nga Lufta e Dytë Botërore, familja Habsburg e kishte ruajtur diamantin dhe bizhuteritë e tjera në një kasafortë banke në Kanada. Tre të afërm të familjes ftuan muajin e kaluar gazetarët e The New York Times për ta parë nga afër këtë thesar.
Karl von Habsburg-Lothringen, nipi i Çharlsit I, tregoi se sekreti ishte mbajtur për shkak të dëshirës së Perandoreshës Zita, bashkëshortes së Çharlsit. Sipas tij, Zita ua kishte zbuluar vendndodhjen e diamantit vetëm dy djemve të saj, Robertit dhe Rodolfos, duke u kërkuar që ta mbanin sekret për 100 vjet pas vdekjes së Çharlsit në vitin 1922. Para se të ndërronin jetë, ata ua kaluan informacionin bijve të tyre.
“Sa më pak njerëz që dinë për të, aq më e madhe është siguria,” – tha von Habsburg-Lothringen, duke shtuar se vetëm kohët e fundit kishte mësuar për ekzistencën e këtyre xhevahireve nga dy kushërinjtë e tij.
Tani që premtimi shekullor është mbajtur, familja dëshiron që diamanti dhe bizhuteritë e tjera të ekspozohen në Kanada, si shenjë mirënjohjeje për vendin që strehoi Perandoreshën Zita dhe fëmijët e saj.
“Duhet të jetë pjesë e një fondi besimi këtu në Kanada,” – tha von Habsburg-Lothringen. “Duhet të vihet në ekspozitë që njerëzit të mund t’i shohin këto pjesë të historisë.”
Në një takim të fundit, familja u mblodh në bankën ku ruhet thesari. Karl von Habsburg-Lothringen hapi valixhen e vjetër, hoqi me kujdes letrën e verdhë që mbështillte bizhuteritë dhe zbuloi diamantin që ende shkëlqente si dikur. Për shumicën prej tyre, ishte herë e parë që e shihnin me sytë e tyre.
Sipas The New York Times, ekspertët konfirmuan autenticitetin e diamantit, përfshirë Christoph Kochert, pasardhës i argjendarëve të dikurshëm të oborrit perandorak austriak.
“Dizajni i prerjes përputhet pothuajse saktësisht me përshkrimet në burimet historike,” – tha ai.
Koleksioni përfshin edhe bizhuteri të tjera mbretërore. Diamanti dikur zbukuronte kurorën e Francis Stefanit, gjatë kurorëzimit të tij si Perandor i Shenjtë Romak në vitin 1745.
Historiani Richard Bassett nga Universiteti i Kembrixhit e përshkroi këtë zbulim si “një dritare të rrallë në historinë e dinastisë më të madhe të Evropës moderne”, duke shtuar se “historia e Evropës Qendrore sillet rreth Habsburgëve”.
Pas vdekjes së Çharlsit I nga pneumonia në Madeira, ku familja ishte zhvendosur nga Zvicra, Perandoresha Zita dhe fëmijët u larguan në Spanjë, më pas në Belgjikë në vitin 1929. Kur nazistët aneksuan Austrinë në vitin 1938, djali i saj kundërshtoi publikisht pushtimin dhe ofroi ndihmën e tij për Republikën Austriake.
Në vitin 1940, familja u detyrua të ikte në Shtetet e Bashkuara, me Zitën që mbante xhevahiret në një valixhe të vogël. Më vonë, ata u vendosën në Kanada, në provincën e Kebekut.
“Gjyshja ime ndihej shumë e sigurt – më në fund mundi të merrte frymë,” – kujton Karl von Habsburg-Lothringen. “Në atë fazë, valixhja e vogël shkoi në kasafortë banke… dhe aty mbeti për dekada.”
-

Vrasja e shqiptares në Kanada nga ish-partneri, flet nëna e 29-vjeçares: Debatuan për çantën e pelenave, e qëlloi tre herë
Një 29-vjeçare shqiptare u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj në Kanada. 29-vjeçarja Savannah Kulla u vra nga ish-partneri i saj 38-vjeçar Anthony Deschepper të martën në parkingun e një qendre tregtare.
Nëna e të resë shqiptare, duke folur për mediat, ka treguar momentet e fundit të së bijës.
Karen Kulla tha se vajza e saj shkoi të takonte 38-vjeçarin, pasi ky i fundit donte të kalonte kohë me vajzën e tyre 17-muajshe. Por, 38-vjeçari gjatë takimit e qëlloi me armë dhe e vrau.“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo ka ikur”, tha Karen. “Ajo ishte kaq e bukur, e zgjuar dhe ne e donim shumë”.
Të martën, rreth orës 14:00, Policia iu përgjigj raportimeve për një grua të qëlluar me armë në parkingun e një qendre tregtare.29-vjeçarja u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.
Karen shtoi se Savannah ishte nënë e katër fëmijëve dhe kishte ndarë rrugët me Deschepper disa muaj më parë.
“Më tha rreth një muaj më parë: ‘Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë’,” tregoi nëna.
Sipas dëshmisë së saj, ngjarja nisi pas një debatit për një çantë me pelena.“Dëgjova që ai i tha: ‘Më duhet çanta e pelenave’, dhe ajo iu përgjigj: ‘Do ta marr unë’. Ai iu kthye: ‘E harrove çantën e mallkuar” dhe më pas e qëlloi tre herë,” vijoi Karen.
Pas ngjarjes, autoritetet u përballën me autorin, i cili u qëllua për vdekje nga policia gjatë ndjekjes. Mësohet se Deschepper kishte precedentë penalë dhe ishte në kërkim për sulme me armë zjarri në vitin 2023.
Nëna tha se Savannah kishte frikë nga ish-partneri, por besonte se ai nuk mbante më armë.Gjithashtu, nëna tregoi se ish-partneri e kishte ngacmuar vazhdimisht në telefon, aq sa Savannah kishte ndryshuar numrin disa herë, por ai vazhdonte ta shqetësonte.
“E thërriste qindra herë në ditë. Ndonjëherë ajo i përgjigjej vetëm për t’i thënë ‘më lër rehat’,” përfundoi ajo.
Policia kanadeze po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa komuniteti shqiptar në Kanada ka shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen tragjike të Savannah Kulla.