Besëlidhja e Teuta janë dy ekipet e vetme me pikë të plota në renditjen e Superligës, pas ndeshjeve të javës së dytë. Në “Asllan Rusi”, skuadra e Besëlidhjes fitoi thellë 118-76 ndaj Tiranës, një ndeshje që pritej të ishte më e fortë, por që u dominua nga kampionët.
Pas një periode të parë të ekuilibruar, lezhjanët shkëputen në 20 minutat që pasojnë, duke fituar me mbi 40 pikë. 7 lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në parket.
Pa probleme fiton edhe Teuta, që mundi 81-35 Flamurtarin në Vlorë, një ndeshje në sens unik. Fitoren e parë sezonale korrën ekipet e Skënderbeut, Fieri Basket dhe Kamza Basket, që mundën respektivisht Partizanin, Elbasanin dhe Pogradecin.
Superliga-Meshkuj, java e dytë
Partizani – Skënderbeu, 76-87
Pogradeci – Kamza Basket, 75-110
Flamurtari – Teuta, 35-81
Besëlidhja – Tirana, 118-76
Fieri Basket – Elbasani, 91-82
Apolonia – Vllaznia, 12 tetor
Renditja: Besëlidhja 4 pikë, Teuta 4 pikë, Kamza Basket 3 pikë, Tirana 3 pikë, Fieri Basket 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Elbasani 3 pikë, Vllaznia 2 pikë, Apolonia 2 pikë, Partizani 2 pikë, Pogradeci 2 pikë, Flamurtari 2 pikë.
Tag: kamza
-

Besëlidhja e Teuta komandojnë të pamposhtura Superligën, fitoret e para për Skënderbeun, Kamzën e Fierin
-

Kategoria e Tretë/ Hidhet shorti për sezonin 2025-26, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve
Federata Shqiptare e Futbollit organizoi mesditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” hedhjen e shortit të kampionatit të Kategorisë së Tretë, që do të nisë më 18 tetor.
Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, të ndara në Grupin A dhe Grupin B, u njohën me kalendarin e sezonit 2025–2026.
Në Grupin A bëjnë pjesë skuadrat: Bulqiza, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City B, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli, KF Shkodra dhe T-Kamza.
Ekipet e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe Apolonia B.
Në fund të kampionatit, fituesi i Grupit A dhe fituesi i Grupit B do të ngjiten automatikisht në Kategorinë e Dytë.
Java e parë ka rezervuar këto përballje:
Grupi A
KF Shkodra – T-Kamza
Kamza Sport – Dinamo City B
Rinia EL – Shënkolli
Bulqiza – Young Boys Tirana
Klosi – Vllaznia B
Grupi B
Albpetrol – Skrapari
Osumi – Memaliaj
Tepelena – Turbina
Teuta B – Gramozi
Përmeti – Apolonia B
Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të dyja grupet:
KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI A
KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI B -

Kategoria e Tretë 2025-2026/ Hidhet shorti, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve
Federata e Futbollit organizoi mesditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” hedhjen e shortit të kampionatit të Kategorisë së Tretë, që do të nisë më 18 tetor.
Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, të ndara në Grupin A dhe Grupin B, u njohën me kalendarin e sezonit 2025–2026.
Në Grupin A bëjnë pjesë skuadrat: Bulqiza, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City B, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli, KF Shkodra dhe T-Kamza.
Ekipet e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe Apolonia B.
Në fund të kampionatit, fituesi i Grupit A dhe fituesi i Grupit B do të ngjiten automatikisht në Kategorinë e Dytë.
Java e parë ka rezervuar këto përballje:
Grupi A
KF Shkodra – T-Kamza
Kamza Sport – Dinamo City B
Rinia EL – Shënkolli
Bulqiza – Young Boys Tirana
Klosi – Vllaznia B
Grupi B
Albpetrol – Skrapari
Osumi – Memaliaj
Tepelena – Turbina
Teuta B – Gramozi
Përmeti – Apolonia B
Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të dyja grupet:
KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI A
KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI B -

Hidhet shorti për Kategorinë e Tretë, ja kalendari i plotë
Federata e Futbollit organizoi mesditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” hedhjen e shortit të kampionatit të Kategorisë së Tretë, që do të nisë më 18 tetor.
Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, të ndara në Grupin A dhe Grupin B, u njohën me kalendarin e sezonit 2025–2026.
Në Grupin A bëjnë pjesë skuadrat: Bulqiza, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City B, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli, KF Shkodra dhe T-Kamza.
Ekipet e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe Apolonia B.
Në fund të kampionatit, fituesi i Grupit A dhe fituesi i Grupit B do të ngjiten automatikisht në Kategorinë e Dytë.
Java e parë ka rezervuar këto përballje:
Grupi A
KF Shkodra – T-Kamza
Kamza Sport – Dinamo City B
Rinia EL – Shënkolli
Bulqiza – Young Boys Tirana
Klosi – Vllaznia B
Grupi B
Albpetrol – Skrapari
Osumi – Memaliaj
Tepelena – Turbina
Teuta B – Gramozi
Përmeti – Apolonia B
Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të dyja grupet:
KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI A
KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI B -

Kanabis me postë nga Spanja, arrestohet 20-vjeçari nga Kamza
pamjet e arrestimit
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “adresa” dhe ka vënë në pranga një 20-vjeçar nga Kamza.
I riu u kap në flagrancë duke marrë në një degë postare, një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC që vinte nga Spanja.
“Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja”, njofton policia.
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit B. C., 38 vjeç, i cili u shpall në kërkim.
Pakoja me 593 gramë lëndë narkotike u sekuestrua. -

Drogë me postë nga Spanja në Shqipëri, pranga 20-vjeçarit nga Kamza
Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë është zbuluar nga Antidroga e Tiranës. Në pranga ka rënë një 20-vjeçar nga Kamza në momentin që ishte duke marrë pakon me drogë në një degë postare në kryeqytet.
Pakoja me 593 gramë kanabis e cila vinte nga Spanja u sekuestrua si provë materiale. Blutë kanë shpallur në kërkim porositësin e pakos.
“Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”.
Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja.
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit B. C., 38 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia. -

Kamza i jep fund numërimit të votave, Partia Demokratike kryeson me shumicë votash! Paskuqani anon nga PS
Kamza ka mbyllur procesin e numërimit, teksa kjo bashki e qarkut të Tiranës ka një shumicë votash për demokratët.
Koalicioni PD Shqipëria Madhështore fiton Kamzën me 1511 vota më shumë sa Partia Socialiste.
Fitoren PD-së ia ka dhënë KZAZ 28 në Kamëz, ndërsa KZAZ 29 në Paskuqan ia ka dhënë fitoren PS me një diferencë prej vetëm 45 votash.
Rezultatet e KZAZ 28
Nga 89 qendra votimi
PD 14678 vota
PS 13167
PSD 951
Koalicioni euroatlantik 934
Mundësia 909
Rezultatet e KZAZ 29
Kryeson PS me 7091 vota
PD – ASHM me 70 46 vota, me një diferencë prej 45 votash
PSD – 759 vota
Parti Mundësia – 572
Koalicioni Euroatlantik 502 vota
Nisma SHB 384 vota
Lëvizja Bashkë 250 vota
Në vitin 2021 PD fitoi në Kamëz me 50% të votave me 25764 vota, ndërsa PS 38% me 19349 vota.Top Channel
-

Rama në mitingun përmbyllës thirrje kryeqytetasve: Në 11 maj Kamza do të paketojë të 19-in, nga Tirana pres të marrim mandatin e 20-të
Kryesocialisti Edi Rama në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, ju është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve dhe votuesve në Tiranë.
Ai ka kërkuar nga tiranasit autoktonë që në 11 maj të lënë mënjanë ndasitë politike dhe të votojnë për Shqipërinë Europiane.
Duke bërë batutë Rama tha se në 11 maj nga Kamza do të vijë mandati i 19-të, dhe se pret që në Tiranë socialistët të marrin mandatin e 20-të.“Tironsa dhe Tiranës kam një mesazh për ju, anëtarësitë dhe simpatitë mbanjini për vete, por Tiranën mbajeni veç, mos e ngatërroni me ngjyrat e partisë. Tirana është e të gjithëve e të gjtihë fëmijëve të Shqipërisë, Kosovës, fëmijëve shqiptarë të Maqedonisë, e çdo fëmijë që fjalën e parë e thotë “O nënë”. O tirons demokrat si të kom, të dielën duhet të mendosh më shumë për Shqipërinë në BE se sa për rruginë e pashtruar të gurmazit të Albana Saliut. Duhet të mendosh më shumë për pasaportën europiane të familjes tënde se partitë gjasme të rinj. Tiranasit duhet të mendojnë të dielën për blunë e Europës, jo llogoret partiake të njërit e të tjetrit. Tirana duhet të ma besojë edhe një gjë, që kur ka ardh dita që Kamza e arratisur nga këneta do ta sjellë në pako pjesën e vet për të 19-tin, Tirona nuk ka kuptim mos e paketojë të 20-in. O tironas a më merrni vesh, a nuk më merrni vesh”, tha Rama.
-

Spiropali takim të madh përmbyllës në stadiumin e Kamzës: Jemi për misionin historik, Shqipërinë 2030 në BE
Në takimin përmbyllës të fushatës në Kamëz, drejtuesja politike e PS-së për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, nënvizoi mes të tjerësh se më 11 maj, pra të dielën, do të votohet për Shqipërinë 2030 në BE. ”Kamza është një krenari e madhe për ne. Askund nuk ndihem më krenare, sesa kur vij në Kamëz. Kamza ka dëshmuar e para që përtej llogoreve politike e partive është vetëm një Shqipëri dhe ne i shërbejmë asaj.
Kamza ka dëshmuar se çfarë vlere ka vota në drejtimin e duhur për transformimin e vendit dhe të komuniteteve. Ne asnjëherë nuk i kemi ndarë dhe nuk do t’i ndajmë njerëzit në të majtë e të djathtë, në Kuq e Blu, në Jug e Veri, por u shërbejmë atyre pa asnjë dallim. Në 11 maj do të bashkohemi përtej të gjitha ndasive, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, që kanë mbështetur me zemër transformimin rrënjësor të Kamzës.Qeveria do ta mbështesë dhe vijojë projektet madhore transformuese të Kamzës. Kamza i thotë Po punës, ndryshimit, transformimit. Si më 1992 kur votuam për demokracinë, lirinë, Shqipërinë si gjithë Europa, në 11 maj të bashkohemi sërish, përtej çdo dallimi, për një mision historik: Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, pasaporten europiane, dinjitetin e barabarte me qytetarët europianë.
Ne nuk luftojmë për pushtetin tonë, por për më shumë punë të mira dhe mirëqenien e popullit të Kamzës. Sidomos për sakrificat tuaja, që jeni vendosur në këtë qytet pas vitit 1990 dhe me mund e sakrifica ndërtuat këtu shtëpitë tuaja, jetët tuaja, po rrisni dhe edukoni fëmijët tuaj. Zgjidhni mençurisht ta çoni votën tuaj drejt të ardhmes dhe punës”. -

“Kamza Lexon”, ndahen çmimet e edicionit të katërt të Panarit të Librit
Këtë fillim maji, u mbajt në Kamëz edicioni i katërt i Panairit të Librit, që bëri bashkë autorët dhe botuesit me lexuesit.
Aktiviteti u përmbyll me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku juria vlerësoi veprat më të mira të vitit.
Një çmim i veçantë u dha për shkrimtarin e njohur Fatos Kongolin, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letrave shqipe. Teksa pranoi vlerësimin PANTEON për karrierën, shkrimtari rrëfeu dashurinë për penën, të cilën nuk ka ndër mend ta lëshojë deri në frymën e fundit.
Panairi i Librit “Kamza Lexon” u shfrytëzua si një hapësirë nga autorët për promovuar krijimet artistike te lexuesit, që shfaqën interes për botimet e reja.Top Channel