Policia e Tiranës ka vënë në pranga 34-vjeçarin Eugert Sino, pas zbulimit të një arsenali armësh dhe pajisjesh të kundërligjshme në një furgon të parkuar në rrugën “Myslym Shyri”. Sino dyshohet se kishte fshehur armët, të cilat mund të jenë pjesë e një rrjeti trafiku. Mjeti, i kamufluar me mbishkrimin “mirëmbajtje rrugore” dhe logon e një kompanie të njohur, ishte nën vëzhgim nga policia prej më shumë se një muaji.
Operacioni nisi kur Policia Rrugore ndërhyri me pretendimin se automjeti kishte bllokuar qarkullimin, por pas zbulimit të armëve, ndërhyrja vijoi nga forcat e krimeve. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 23 armë zjarri, një silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë, pajisje për shpërthime në distancë dhe për bllokimin e valëve, si edhe uniforma të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
I arrestuari Eugert Sino mohoi çdo përfshirje në aktivitetin e paligjshëm, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për armët dhe se furgoni kishte qenë i parkuar prej kohësh pranë banesës së tij. Hetimet vijojnë për të zbardhur origjinën e arsenalit dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë, ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim, të dyshuar si pjesë e rrjetit kriminal që merrej me trafikim armësh.
Tag: kamufluar
-

Arsenal armësh në Tiranë, 34-vjeçari kishte kamufluar furgonin si mjet mirëmbajtjeje rrugore: Nuk e di kush i ka futur
-

Dhunuan gazetarin në stadium! Sinan Idrizi: Agjentë të kamufluar, kishin armë të sofistikuara
Edon Kuqi dhe Sinan Idrizi
TIRANË-Pas incidentit të rëndë pasditen e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi, ku gazetari investigativ i emisionit Piranja, Edon Kuqi u dhunua dhe kërcënua, teksa po kryente detyrën e tij nga aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, ky i fundit ka shprehur pretendimet e tij në lidhje me rastin.
Në një postim në rrjetet sociale, klubi Flamurtari i ka quajtur gazetarët si një grup kriminal të kamufluar si punonjës të medias. Gazetari Edon Kuqi dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave sipas denoncimeve nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore. Por në përgjigje mori kërcënime, iu mor telefoni dhe u nxorr jashtë nga truprojat e biznesmenit.
Përpos pamjeve nga incidenti, ekipi i futbollit shprehet se gazetarët kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara. Sa i përket ndërhyrjes në sherr të presidentit të klubit të Tiranës, Refik Halili, i cili i mori me forcë telefonin gazetarit, klubi e falenderon për kontributin e shpejtë.
REAGIMI:
Flamurtari Football Club dënon me forcë ngjarjen e paprecedentë të ndodhur dje gjatë ndeshjes Tirana – Flamurtari. Gjatë zhvillimit të aktivitetit, një grup i paidentifikuar personash ndërhyri në mënyrë të paligjshme, duke penguar administratorin e klubit tonë të kryente funksionet e tij. Ky akt është i papranueshëm dhe përbën një përpjekje të qartë për të denigruar dhe penguar aktivitetin sportiv të Flamurtarit. Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve. Falënderojmë drejtuesit e Klubit Tirana për ndërhyrjen e shpejtë dhe kontributin në normalizimin e situatës. Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim. -

Pasi i dhunoi në stadium, Sinan Idrizi i shpall gazetarët ‘agjentë të kamufluar”: Kishin armë të sofistikuara…
Pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, gazetari Edon Kuqi i emisionit investigativ “Piranjat” dhe operatori i tij u përballën me një incident serioz që ngre shqetësime për lirinë e medias në Shqipëri.
Ekipi i “Piranjave” ishte në stadium për të marrë përgjigje nga Sinan Idrizi, aksioneri kryesor i Air Albania dhe presidenti i klubit Flamurtari, për dy sanitare të kompanisë që, sipas denoncimeve, nuk kishin marrë pagat ose sigurimet shoqërore.
Kur gazetari insistoi për informacion, Idrizi thuhet se ka reaguar me arrogancë dhe gjuhë të papranueshme.
Situata u përshkallëzua kur Refik Halili, presidenti i Tiranës, i mori me forcë telefonin gazetarit. Më pas, truprojat i nxorrën me dhunë gazetarin dhe operatorin, madje njëri prej tyre i kërcënoi se do i fuste në bagazh të makinës.
Ndërkohë ditën e sotme klubi vlonjat, ka bërë një reagim që lë këdo të habitur. Në një postim në rrjetet sociale, klubi vlonjat i quan gazetarët si një grup kriminal të kamufluar si gazetarë.
Gjithashtu më tej thuhet se ata kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara. Një skenar ky tipik filmash nga ana e Flamurtarit teksa ky version absurd bie ndesh me dëshmitë e gazetarëve dhe reagimet e organizatave të medias, të cilat flasin për dhunë e kërcënime të ushtruara pikërisht nga Idrizi dhe presidenti i Tiranës, Refik Halili.
Akuza për “gazetarë të armatosur” konsiderohet jo vetëm e pabazë, por edhe e rrezikshme, pasi synon të diskreditojë median dhe të devijojë vëmendjen nga dhuna e ushtruar nga drejtuesit e klubit.
Postimi i Flamurtarit:
Flamurtari Football Club dënon me forcë ngjarjen e paprecedentë të ndodhur dje gjatë ndeshjes Tirana – Flamurtari. Gjatë zhvillimit të aktivitetit, një grup i paidentifikuar personash ndërhyri në mënyrë të paligjshme, duke penguar administratorin e klubit tonë të kryente funksionet e tij.
Ky akt është i papranueshëm dhe përbën një përpjekje të qartë për të denigruar dhe penguar aktivitetin sportiv të Flamurtarit.Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve.
Falënderojmë drejtuesit e Klubit Tirana për ndërhyrjen e shpejtë dhe kontributin në normalizimin e situatës.Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim. -

Dhunuan gazetarin, reagon ekipi i Flamurtarit: Kishin armë të sofistikuara, ishin kamufluar
Flamurtari Football Club ka dënuar ngjarjen e ndodhur gjatë ndeshjes Tirana – Flamurtari, ku sipas klubit, një grup i paidentifikuar personash ndërhyri në mënyrë të paligjshme duke penguar administratorin e klubit të kryente funksionet e tij.
Në një postim në rrjetet sociale klubi dyshon se anëtarë të këtij grupi, ishin kamufluar si gazetarë dhe të pajisur me armë të sofistikuara.
“Ky akt është i papranueshëm dhe përbën një përpjekje të qartë për të denigruar dhe penguar aktivitetin sportiv të Flamurtarit. Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve”.
Flamurtari e cilëson këtë akt për intimidim dhe falënderon drejtuesit e Tiranës për ndërhyrjen e menjëhershme. Klubi vlonjat thekson se do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim”.