PSG është një “makinë” shkatërruese. Posaçërisht këtë sezon, ende në garë për Ligën e Kampionëve, pas eleminimit të Liverpool-it, me titullin e Ligue 1 praktikisht një hap larg, madje edhe një barazim mjafton për t’u zyrtarizuar kampion i Francës, dhe në fund të fundit finalen e Kupës së Francës më 24 maj në “Stade De France”. Kjo falë fitores ndaj Dunkerque dhe Dembélé që ka marrë formën e golashënuesit të madh.
Performanca dhe qëndrimi i duhur janë nënvizuar edhe nga Marquinhos, kapiteni i PSG, i cili gjithashtu shënoi në këtë ndeshje: “Kur fillon një sezon, ky është përfundimi që dëshiron të arrish. Në kampionat jemi në rrugën e duhur. Jemi në finale të Kupës së Francës, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Nuk mund të ëndërrosh më shumë.
Duhet të vazhdojmë kështu, – ka shtuar ai. – Nuk duhet të dorëzohemi tani, këto janë dy muajt më të rëndësishëm për ne. Momente të bukura po vijnë. Të gjithë lojtarët ëndërrojnë të jenë në top-formë. Jemi në një periudhë të mirë si grup, si punë dhe si ide loje.
Edhe në vështirësi, ideja jonë nuk ndryshon, gjithmonë kërkojmë rezultat dhe të shkojmë përpara. Ky është mesazhi që trajneri (Luis Enrique) na ka dhënë që kur ka ardhur. Sot, PSG është kështu edhe falë tij”.
Tag: kampionëve
-

Në garë për tre trofe, Marquinhos: Nuk mund të ëndërronim më shumë, jemi këtu falë Luis Enrique
-

Reali i Madridit “hap thesin” e shpërblimeve, 250 mijë euro për kokë për eliminimin e Atletikos
Adriatik BALLA
Klubi i Realit të Madridit jep shpërblime për sukseset e grupit më shumë nga çdo skuadër tjetër, ndaj dhe konsiderohet “klub mbretëror”. Kështu, Reali i Madridit fitoi Ligën e Kampionëve më 1 qershor të vitit të kaluar me një fitore 2-0 ndaj Borusia Dortmund në “Uembli. “Marka” tani zbulon shumën e bonusit të paguar për lojtarët e Real Madridit për këtë sukses. “Florentino Perez pagoi çdo lojtar të Real Madridit një bonus prej 900 mijë eurosh për fitimin e Ligës së Kampionëve. Në total Real Madridi ka paguar 40 milionë euro për lojtarët dhe trajnerët sezonin e kaluar si shpërblime për të gjithë trofetë e fituar”, shkruan “Marca”. Për kujtesë, Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Superkupën e Spanjës sezonin e kaluar.
Sa i përket këtij sezoni, Miguel Angel Diaz, gazetar i Cope, i cili është shumë i njohur për situatën në Real Madridi, njoftoi javën e kaluar se, me vendim të presidentit Florentino Perez, të gjithë lojtarët e Realit morën një bonus prej 250 mijë eurosh për eliminimin e Atletikos Madridit dhe kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku i pret Arsenali. Lojtarët e Real Madridit mund të fitojnë bonuse edhe më të mëdha këtë sezon se vitin e kaluar. Kjo pasi Real Madridi është në garë për të tre trofet kryesore në fund të sezonit – La Liga, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit. Real Madridi nuk i ka fituar kurrë tre trofe. Ndërkohë, referuar mediave spanjolle, Antonio Rudiger ka qenë një lojtar kyç në mbrojtjen e Real Madrid që nga arritja e tij, por vazhdimësia e tij në afat të mesëm nuk duket më aq e sigurt. Edhe pse mbrojtësi gjerman ka shprehur dëshirën për të përmbushur kontratën e tij me ekipin e bardhë, deklaratat e tij të fundit për një mundësi rikthimi në Serie A kanë shkaktuar disa shqetësime brenda ambientit të Madridit. Klubi vlerëson performancën dhe udhëheqjen e tij në mbrojtje, por nuk përjashton mundësinë e transferimit të tij nëse krijohen kushtet e duhura.
Një nga arsyet që mund ta shtyjnë Madridin të hapë derën është planifikimi i ardhshëm që tashmë po hartohet nga menaxhimi sportiv. Shfaqja e Raul Asencio, së bashku me rikthimin e pritur të Eder Militao pas lëndimit të tij të rëndë, ndryshon peizazhin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm. Për më tepër, ka një interes në rritje për Dean Huijsen, një talent të ri nga Bournemouth, i cili ka një profil që i përshtatet asaj që kërkon klubi për të forcuar mbrojtjen e tij për të ardhmen. Në këtë kontekst, largimi i Rudiger mund të hapte hapësirë dhe të lehtësonte përfshirjen e holandezit, ndërkohë që do të mundësonte gjithashtu një angazhim të fortë për zhvillimin e lojtarëve të rinj.
Për më tepër, siç raportohet nga Defensa Central, kanë mbërritur oferta shumë joshëse nga Arabia Saudite për mbrojtësin gjerman, dhe edhe pse ai ka pranuar se është i lumtur në Madrid, nuk e ka përjashtuar mundësinë për një aventurë në një kampionat tjetër. Me të gjithë këta faktorë në tavolinë, nuk do të ishte e çuditshme nëse Real Madrid do të merrte seriozisht në konsideratë shitjen e Rudiger në verën e ardhshme dhe të vazhdonte përparimin në rinovimin e linjës së tij të mbrojtjes. -

“Milani e nisi për titull dhe tani po lu.fton për një vend në Champions”, Konte pas fitores: Skudeto? Kemi objektiv Europën
Napoli ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër Milanit. Të kaltrit mposhtën kuqezinjtë me shifrat 2-1, duke ruajtur ritmin e Interit në garën për titullin kampion. Antonio Konte nuk e ka fshehur kënaqësinë pas këtij triumfi. Ai gjithashtu ka theksuar për “DAZN”-in pas ndeshjes se objektivi fillestar i skuadrës së tij ishte thjesht sigurimi i pjesëmarrjes në Europë, e madje as arritja në Ligën e Kampionëve.
“Le të mos harrojmë që Milani është një ekip që e nisi sezonin me ambicie për titullin dhe në janar e përforcuan më tepër skuadrën për të luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve. Napoli e ka nisur këtë kampionat për të shkuar në Europë, as për për të shkuar në Ligën e Kampionëve. Prandaj me këtë fitore kemi krijuar diferencë me vendin e 5-të dhe gjithashtu po vazhdojmë të jemi në ndjekje të Interit”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/