Mikel Arteta ka mundësinë të bëjë atë që Arsene Wenger nuk e arriti në stolin e Arsenalit. Të martën në mbrëmje, “topçinjtë” do të presin PSG për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, teksa trajneri i ekipit anglez ka deklaruar në konferencën për shtyp: “Një mundësi e pabesueshme, jemi këtu për t’i bërë njerëzit të lumtur”.
Më pas, ai u ndal te disa informacione specifike lidhur me formën e disa lojtarëve: “E dimë situatën e Mikel (Merino) dhe Ben (White), fatkeqësisht humbëm Thomas (Partey). Ben dhe Mikel kanë mundur të stërviten, do të shohim nëse do të jenë në gjendje ta nisin titullarë. Calafiori nuk ka mundur të stërvitet”.
Mundësia është e jashtëzakonshme, pasi në dy ndeshje, Arsenali luan për finalen. Dhe entuziazmi është i madh: “Po, e ndjen kudo entuziazmin në klubin tonë, është diçka unike. Jemi plot energji dhe entuziazëm, mezi presim të luajmë. Është një histori e bukur, por duam më shumë”.
A ka mundësi që kjo të jetë nata më e mirë e tij në karrierë: “Po, besoj se po, që nga momenti që kam përjetuar gjithçka, edhe si lojtar. Shpresojmë që të jetë edhe më mirë. Arsenali favorit? Nëse e shohim nga historia, do të thoja jo, sepse asnjëherë nuk e kemi fituar dot Champions League”.
Një koment i fundit mbi Rice, investimi më i madh i klubit, mbi 100 milionë euro: “Shpresojmë që, duke fituar shumë trofe bashkë, të mund ta justifikojmë këtë shifër. Besoj se ka bërë disa hapa përpara”.
Tag: kampionëve
-

Arteta nuk e fsheh entuziasmin: Duam më shumë se kaq, ta fitojmë Ligën e Kampionëve
-

Gjenialiteti i dy kampionëve të Liverpul, Klop e Slot (Video)
Korurëzimi kampion i Premier League për herë të 20-të i Liverpul, festa e popullit të kuq, ka nxjerrë në pah jo vetëm madhështinë e Liverpulit por dhe të dy strategëve të fundit Jurgen Klop e Arne Slot.
Në fakt, gjermani në largim, këndoi me nota mirëseardhje pasuesin e tij holandezin Arne Slot. Pas zyrtarizimit me titull fill pas takimit me Totenhem (5-1) Slot i’a kthehu ‘nderin gjermanit të famshëm.
Të dy në kohë të ndryshme ftuan publikun të thërrisin emrat respektivë….gjeniale (Video)
From one Liverpool manager to another. 🤝 pic.twitter.com/OEJhqSCkqX— NBC Sports Soccer (@NBCSportsSoccer) April 27, 2025
Vazhdo leximin
-

Gjysmëfinalet e Champions League, spektakël që paralizon Evropën
4 SKUADRA, 2 VENDE, 1 FINALE ËNDRRASH
LIGA E KAMPIONËVE, kompeticioni më prestigjioz i futbollit për klube, turneu madhështor që na ka mbajtur me frymën pezull dhe që, me një sezon të paharrueshëm, na tregoi edhe një herë fuqinë e përqafimit të risisë dhe ndryshimit, po shkon drejt konkretizimit të “ROAD TO MUNICH”.
Pasi u bëmë dëshmitarë teksa skuadra legjendare, të projektuara si favorite kryesore për ngritjen e trofeut, të eliminoheshin në çerekfinale ose më herët dhe skuadra surprizuese me një trajektore mbresëlënëse të vijonin ëndrrën për t’u shpallur mbretër të Evropës, ja ku mbërritëm në fazën gjysmëfinale.Befasues si kurrë më parë, ky rrugëtim kristalizoi dy gjysmëfinale spektakolare, të cilat në fushat e blerta do të zbresin 11 lojtarë për secilin ekip, në arenat legjendare mbi 300 mijë tifozë dhe kudo në mbarë globin qindra milionë të tillë, sepse e gjithë bota e futbollit, ku jehona e fuqisë së bashkimit ushton më e fortë se kudo tjetër, të martën dhe të mërkurën, më 29 dhe 30 PRILL, do të jetë me sytë nga CHAMPIONS LEAGUE.
ARSENAL-PSG, E MARTË, 21:00, TS1
BARCELONA-INTER, E MËRKURË, 21:00, TS1BARCELONA, INTER, ARSENAL dhe PSG do të jenë superskuadrat që do të sfidohen për dy vendet e vetme në finalen e ëndrrave të 31 MAJIT në MYNIH. Cilido të jetë rezultati i secilës prej sfidave mes tyre, e sigurt është që do të prodhojnë spektakël, pasi çdo minutë në fushën e blertë do të jetë një parantezë finaleje.
Kampionët në fuqi italianë dhe spanjollë do të matin forcat në ndjekje të fronit të Evropës. Për katalanasit, konfirmim i tripletës. Për zikaltrit lombardë, kurorëzim i një fundsezoni të komplikuar.
Ndërkohë, Londra mirëpret një superduel, 2 skuadra ku dominon loja në sulm, të gatshme për të luftuar deri në çastin e fundit, teksa shohin drejt finales së Mynihut.
Nga arenat legjendare, drejtpërdrejt në STUDIO CHAMPIONS, me Eva Muratin, Lorik Canën dhe panelin e specialistëve, për të përcjellë në kohë reale gjithçka që ndodh, nga rastet te golat, nga parashikimet te rezultatet finale.Kjo është magjia e LIGËS SË KAMPIONËVE dhe gjysmëfinalet dhurojnë spektakël të pakrahasueshëm vetëm në shtëpinë e kampionëve, në TRING SPORT, platformën më të madhe sportive në vend.
-

Kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve pas 16 vitesh, Arsenali fokusohet në merkato për përforcime
Arsenali ka arritur në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve për herë të parë në 16 vjet, duke mposhtur Real Madridin me një fitore totale 5-1 në dy ndeshje. Pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë në Emirates Stadium, skuadra e Mikel Artetës udhëtoi në Spanjë me shumë besim dhe dominoi ndeshjen, duke siguruar një barazim 1-1 dhe kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.
Arsenali ka arritur të kontrollojë lojën nga fillimi dhe e ka mbyllur përballjen me një shifër përfundimtare të lehtë për ta. Suksesi i arritur në Ligën e Kampioneve ka shtuar optimizmin në kampin londinez, ndërsa klubi tashmë ka filluar të planifikojë për merkato.
Përveç fokusit në Ligën e Kampioneve, drejtuesit e Arsenali kanë nisur të mendojnë për përforcime për sezonin e ardhshëm. Niko Uilliams, Viktor Giokeres, dhe Benjamin Sheshko janë disa nga emrat që janë në listën e interesit të klubit, sipas “Mirror”.
Din Hausen, sulmuesi i Bornmëth, është një tjetër objektiv për Arsenalin. Ai ka një klauzolë lirimi prej 55 milionë eurosh dhe pritet të largohet në verë. Kjo mund të bëhet një mundësi e detyruar nëse William Saliba largohet nga klubi, pas spekulimeve që kanë qarkulluar prej javësh për të ardhmen e tij.
Sulmuesit janë gjithashtu në qendër të fokusit, dhe emrat si Viktor Giokeres dhe Benjamin Sheshko janë prioritetet për përforcime në repartin e sulmit. Ndërsa Aleksander Isak duket i pamundur, Giokeres dhe Sheshko janë sulmues të rinj që mund të sjellin një impuls të madh në skuadër. Çmimi për Sheshkon është rreth 80 milionë euro, ndërsa Giokeres mund të kushtojë rreth 70 milionë euro. Një alternativë më e lirë mund të jetë Lajam Delap i Ipswich, i cili mund të largohet për një shumë më të ulët nëse skuadra e tij bie në Premiership.
Arsenali po përgatitet për të investuar deri në 150 milionë euro për të siguruar dy përforcime të rëndësishme në sulm gjatë merkatos së verës. -

Nuk ka dyshime, ja kush zgjidhet lojtari më i mirë i javës nga UEFA
Mesfushori i Arsenalit, Deklan Rajs, ishte ylli i mbrëmjes të martën, duke dhuruar një paraqitje spektakolare në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Rajs shënoi dy gola, ndër të cilët veçohet goli i dytë – një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë perfekte, e cila përfundoi në trekëndëshin e portës madrilene dhe është përzgjedhur si goli më i bukur i javës në Champions.
Performanca e jashtëzakonshme e tij nuk kaloi pa u vlerësuar nga UEFA, që e shpalli lojtarin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.
Pas tij, në renditje u pozicionuan:Vend i dytë: Kvara (PSG), për golin e realizuar ndaj Aston Villës.
Vend i tretë: Robert Levandovski, për golin e tij të parë me kokë në këtë sezon të Champions League.
Vend i katërt: Alesandro Bastoni, për një paraqitje mbrojtëse të nivelit të lartë ndaj Bajernit të Mynihut.Forma e Deklan Rajs po shndërrohet në një nga faktorët kyç të suksesit të Arsenalit këtë sezon në Evropë, ndërsa tifozët po ëndërrojnë me zë të lartë për një finale.
-

Arsenal–Real Madridi, flet Ancelotti: Kritika? E rëndësishme është që Florentino të mos lodhet me mua
Sonte në orën 21:00, Real Madridi do të sfidojë Arsenalin në “Emirates Stadium” të Londrës për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp në prag të sfidës.
A do të fitojë Real Madridi tituj këtë sezon?Mendoj se po, përndryshe nuk do të isha këtu, do të merrja parasysh një pushim. Duhet të përpiqesh dhe pastaj, nëse gjithçka shkon mirë, fiton. Nëse jo, mendon për sezonin tjetër.
Si i analizoni goditjet standarde, një pikë e dobët për Realin këtë sezon?Arsenali është shumë i rrezikshëm në goditjet standarde, do të përpiqemi të mbrohemi sa më mirë. Sidoqoftë, edhe ne mund të jemi të rrezikshëm kur kemi goditje standarde. Ky do të jetë një aspekt shumë i rëndësishëm në këtë ndeshje.
Si i pritët kritikat pas humbjes ndaj Valencias?Nuk mund të mendojmë për kritikat kur kemi një ndeshje çdo tri ditë. E kemi analizuar atë ndeshje, tani është momenti të përgatitemi mirë për këtë sfidë Champions-i. Janë 90 minuta shumë të rëndësishme, jo vendimtare, sepse kemi edhe 90 të tjera në ‘Bernabéu’, para tifozëve tanë.
Si ju dukën fishkëllimat ndaj Vinicius?Nuk kam folur me të për këtë. E di shumë mirë që mund të kishte luajtur më mirë. Sidoqoftë, sonte pres të bëjë një ndeshje të madhe.
Martin Ødegaard është një ish i Real Madridit, që tani është lider tek Arsenali…Nuk kishte hapësirë për të te Real Madridi, që të tregonte cilësitë reale. Ai vendosi të largohej për të pasur mundësi të luante diku tjetër. Tani është te një nga klubet më të mira, luan në Ligën e Kampionëve. Është shumë i ri, talenti që ka sot është i njëjti që kishte në moshën 16-vjeçare. Që atëherë ka treguar karakterin dhe guximin për të dalë përpara dhe për t’u bërë një nga më të mirët në Europë.
Sa vlen përvoja e lojtarëve në Ligën e Kampionëve?Përvoja në këtë turne është shumë e rëndësishme. Të kesh njohuri do të thotë të mos kesh frikë nga këto ndeshje, nga ky presion. Kjo ndihmon edhe lojtarët e rinj.
A mund të flasim që tani për të ardhmen tuaj?Nuk e di nëse janë lodhur me mua, ndoshta…, por ajo që ka rëndësi është që personi më i rëndësishëm (Florentino Pérez) të mos lodhet. Ajo që mund të ndryshojë gjithçka është pikërisht kjo: që njeriu më i rëndësishëm i këtij klubi të mos lodhet me mua. -

Interi “ndez motorët” para supersfidës me Bayern Munich. Stërvitje e personalizuar për Dimarco, Bastoni është gati
Dimarco do të udhëtojë gjithsesi me skuadrën për në Mynih, ndërsa përdorimi i tij (nga fillimi ose gjatë ndeshjes) kundër Harry Kane dhe shokëve të tij do të vlerësohet nga minuta në minutë prej Simone Inzaghit dhe stafit të tij. Lajmi i mirë vjen nga Alessandro Bastoni.
Mbrojtësi zikaltër, pas zëvendësimit në pushimin e ndeshjes kundër Parmës, është stërvitur sot normalisht me shokët e skuadrës, prandaj është në dispozicion për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj gjigantëve bavarezë. Të vetmit të dëmtuar në skuadër janë Denzel Dumfries, Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi, lojtarë që do të jenë “spektatorë” nesër në mbrëmje.
Situata në kampionat – Një hap fals i Interit dhe një mundësi që nuk duhet humbur për Napolin. Gara për “Scudetto” ka kaluar vetëm 50% të emocioneve, ato të dhëna nga zikaltrit në ndeshjen e së shtunës kundër Parmës.
Nga 0-2 në 2-2 në “Tardini” për ekipin e Simone Inzaghi, i cili, para sfidës në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich, nuk mund të mos hedhë një sy nga televizori për të ndjekur nga larg ekipin e Antonio Conte në “Dall’Ara” kundër Bologna.
Blutë e vendit të dytë, në rast fitoreje, çka nuk është e thjeshtë për t’u arritur kundër një ekipi në formë si ai i Vincenzo Italiano, do të arrinin në kuotën 67 pikë në klasifikim, vetëm -1 pikë nga kampionët e Italisë në fuqi. Prandaj, sfida e kësaj mbrëmjeje do të jetë vendimtare dhe thelbësore, por sigurisht jo përcaktuese, pasi edhe në rast barazimi, Napoli do të mbetet ende në garë për titullin.
Duke parë kalendarët në vazhdim, rruga e Interit do të jetë shumë më e komplikuar krahasuar me atë të napoletanëve. Ekipi i Inzaghit shpreson të luajë ende 5 ndeshje të tjera në Ligën e Kampionëve dhe 2 në Kupën e Italisë, që do të thotë të luajë dy finale në kompeticione ku Napoli nuk është i pranishëm, për të cilin mbetet vetëm kampionati. -

Champions League- spektakël në çerekfinale
Pas një sezoni të cilin mund ta përkufizojmë si më spektakolarin ndonjëherë, LIGA E KAMPIONËVE mbërrin në çerekfinale. Mesjava e 8-9 prillit në kanalet TRING SPORT do t’i kushtohet futbollit të klasit dhe elitës absolute kontinentale.
4 super ndeshje, 8 super ekipe, për 2 super mbrëmje kampionësh.
Çdo skuadër, një rrugëtim, një mision. Çdo protagonist në fushë a stol, një objektiv individual apo grupi. Do të luhet gjithçka për gjithçka, pasi tashmë jemi në fazën ku humbja mund të jetë parantezë e eliminimit, në një kohë kur gara për trofeun më prestigjioz evropian është më e prekshme dhe e ndezur se kurrë.BAYERN – INTER, E MARTË, 21:00, TS1
Me misionin italian për të çuar në shtëpi trofeun, kampionët ziklatër, të motivuar, fluturojnë drejt Gjermanisë, ku të martën i pret “makineria” e pandalshme bavareze. Në gjysmëfinale, për Inter dhe Bayern ka vetëm një vend dhe në Ligën e Kampionëve dhe Tring Sport ka sërish spektakël.
ARSENAL – REAL MADRID, E MARTË, 21:00, TS2Ndërkohë po të martën, dueli i parë anglo-spanjoll elektrizon Evropën. Dy ekipe legjendare, dy super trajnerë dhe një paradë yjesh. “Gunners”-at e Londrës dhe “Mbretërorët” e Madridit do të garojnë mes tyre për të vetmin vend në gjysmëfinale dhe koha e së vërtetës është tani.
PSG – ASTON VILLA – DORTMUND, E MËRKURË, 21:00, TS1
Një tjetër mbrëmje, një tjetër magji. E yjet katalanas të Barcelonës, me synimin për të finalizuar një rrugëtim fantastik, shkojnë drejt Dortmundit, ku i pret “Muri i Verdhë” gjerman, me gjithë madhështinë e vet, për të parashtruar rrugën që përcakton një prej gjysmëfinalistëve.
BARCELONA – DORTMUND, E MËRKURË, 21:00, TS2Po të mërkurën, një supersfidë franko-angleze. Në fushë, futboll klasi. Në letër, një mision i qartë, kualifikimi në gjysmëfinale. Paris Sg dhe Aston Villa, dy ekipe luftarake, për vetëm një vend.
Tempujt e futbollit evropian do të ushtojnë sërish dhe Liga e Kampionëve është gati për të dhuruar sërish magji dhe emocione.
Të Martën dhe të Mërkurën, të gjithë me sytë nga TRING SPORT.
Mirëprisni kampionët kudo që ndodheni me platformën më të madhe sportive në vend.

