Tag: kampionëve

  • Kampionët vijnë më afër me Tring Sport! Champions League nis sezonin fenomenal

    Kampionët vijnë më afër me Tring Sport! Champions League nis sezonin fenomenal

    Kampionët kurrë nuk të mungojnë, me Tring të vijnë më afër…

    Edhe pse ngjason me një premtim, në platformën më të madhe sportive në Shqipëri, ky është tashmë një realitet i prekshëm, sepse TRING është shtëpia e kampionëve të vërtetë.

    Liga e Kampionëve, kompeticioni më prestigjioz botëror i futbollit të klubeve, ngre sonte siparin e një sezoni që pritet të jetë fenomenal. Në Playoffs, për 2 mesjava radhazi zbresin në fushë 14 skuadra ambicioze, me grintë dhe histori futbolli, që do të luftojnë për një vend mes më të mirëve të Evropës.
    Dy mbrëmje sfidash emocionuese që do të jenë parantezë e një maratone të futbollit të yjeve.

    Club Brugge dhe Crvena Zvezda luajnë sonte, së bashku me 4 ekipe të tjera, për të siguruar një vend në Fazën e Ligës, belgët më të motivuar se kurrë pas ecurisë së sezonit të kaluar.

    Ndërsa nesër mbrëma superdueli turko-portugez, Fenerbahçe – Benfika, por edhe 3 sfidat e tjera, do të ndezin arenën e futbollit evropian, me një mision të vetëm, biletën e kualifikimit për në garën e ëndrrave.

    Me Champions League, rikthehet edhe maratona e transmetimeve sportive Live, pasi rikthehet edhe Live Show ekskluziv “Studio Champions” me moderatoren Eva Murati, për një sezon të ri plot surpriza. Me kapitenin Lorik Cana dhe analistët më në zë të futbollit, “Studio Champions”është dritarja e përsosur për ta përjetuar të plotë përvojën e Ligës së Kampionëve, brenda dhe jashtë fushave të lojës.
    Le të fillojë spektakli i kampionëve në arenën madhështore të futbollit evropian, por edhe në 8 kanalet Tring Sport, ku prej më shumë se 1 dekade tanimë ata, kampionët, janë në shtëpinë e tyre.
    Champions League dhe kampionatet më të forta në botë i shihni të gjitha në një paketë të vetme, duke filluar nga 11900 lekë për abonimet 12-mujore OTT.
    Bëhu edhe ti pjesë e lojës dhe sportifikohu… me Tring, sigurisht!

    /vizionplus.tv

  • Dëmtimi i Lukakut, Napoli hidhet në sulm për emrin e ri

    Dëmtimi i Lukakut, Napoli hidhet në sulm për emrin e ri

    Është një moment shumë delikat për Napolin në Serie A: dëmtimi i Lukakut, i cili do ta lërë jashtë fushave për të paktën katër muaj dhe do të humbasë të gjithë gjysmën e parë të sezonit, e ka futur klubin në një pozicion serioz në tregun e transferimeve.

    Trajneri i kampionëve në fuqi Antonio Konte, ditët e fundit, kishte shprehur keqardhje për nevojën për nënshkrime të reja, duke lavdëruar Lukën, por duke e quajtur shumë të ri për të luajtur një rol kryesor. “Ai do të duhet të mësojë nga Lukaku”, kishte thënë Konte, por përshtypja është sulmusi tani do të ketë nevojë për një mentor të ri.

    Ndërkaq drejtori sportiv Mana nuk ka humbur kohë duke hartuar një listë të zëvendësuesve të Lukakut: emri i parë është Zirkzee, një ish-lojtar i Bolonjës që luajti për Mançester Junajtid sezonin e kaluar, por nuk arriti të lërë gjurmë në Old Trafford.

    Holandezi duket se është në periferi të planit të Amorim, pasi e ka lënë në stol për 90 minuta në humbjen e djeshme ndaj Arsenalit 0-1. Zirkzee, nga ana e tij, nuk do ta përbuzte një rikthim në Serie A në një klub që do t’i lejonte atij të luante edhe në Ligën e Kampionëve.

    Vazhdo leximin

  • Shpërblimi “qesharak” që mori PSG si fituese e Superkupës së Europës

    Shpërblimi “qesharak” që mori PSG si fituese e Superkupës së Europës

    14 Gusht 2025

    16:58

    Telesport

    PSG mposhti Tottenhamin mbrëmë pas një serie penalltish, duke siguruar trofeun e Superkupës së Evropës, megjithatë shpërblimi financiar për këtë arritje ishte mjaft i kufizuar.
    Sipas mediave franceze, fitimi ishte rreth 30 herë më i vogël se ai për triumfin në Ligën e Kampionëve.
    Të dy ekipet përfituan nga 4 milionë euro secila, ndërsa parizienëve iu shtua edhe një bonus prej 1 milion eurosh si fitues.
    Në total, PSG arkëtoi 5 milionë euro, një shifër shumë më e ulët krahasuar me 150 milionë eurot e fituara sezonin e kaluar për trofeun e Ligës së Kampionëve.

  • Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

    Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

    Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve pas një humbjeje të thellë 5-1 ndaj Qarabagut në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë eleminator.
    Ndeshja nisi mirë për kampionët e Maqedonisë së Veriut, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Fabrice Tambas, pas asistimit nga Besart Ibraimi. Por gëzimi zgjati pak, pasi vetëm gjashtë minuta më vonë, Qarabag barazoi me një autogol të Klinsman Cakës. Brenda pak minutash, vendasit shënuan edhe tri herë të tjera, duke përfunduar pjesën e parë me rezultatin 4-1.
    Në pjesën e dytë, përkundër disa zëvendësimeve nga trajneri Jeton Beqiri, loja e Shkëndijës nuk ndryshoi. Qarabagu shënoi edhe golin e pestë në minutën e 59-të dhe dominoi pjesën e mbetur të ndeshjes pa shumë vështirësi.
    Me këtë humbje, Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve, por do të vazhdojë garën në fazën play-off të Ligës së Evropës, ku do të përballet me humbësin e përballjes Ludogorets-Ferencvaros.

  • Ndarja nga jeta e Jorge Costa-s, Murinjo shpërthen në lot

    Ndarja nga jeta e Jorge Costa-s, Murinjo shpërthen në lot

    Mourinjo shpërthen në lot ndërsa i bën homazh ish-kapitenit të tij Jorge Costa, udhëheqësit të skuadrës fituese të Ligës së Kampionëve, Portos. Ish mbrojtësi ndërroi jetë tragjikisht në moshën 53 vjeç nga një atak në zemër.

    Bota e futbollit ndalet për t’i bërë homazhe Jorge Costa-s, ikonës së përjetshme të Portos, i cili u nda nga jeta tragjikisht, duke lënë një boshllëk të pamasë në zemrat e tifozëve, shokëve të ekipit dhe menaxhmentit.

    Një kapiten me zemër çeliku, një luftëtar i palodhur dhe simbol i një epoke të artë për Dragoes, Costa ishte shumë më tepër sesa thjesht një mbrojtës: ai ishte shpirti i klubit.

    Thellë i tronditur, presidenti Andre Villas-Boas i bëri homazhe me fjalë emocionale: “Jorge, ti do të lësh një boshllëk të madh, por ne do të luftojmë për ty ashtu siç luftove për ne dhe për Porton. Nuk do të harrohesh kurrë, Kapiten.”

    Një karrierë legjendare – Me 383 paraqitje zyrtare midis viteve 1992 dhe 2005, Jorge Costa ishte gurthemeli i një ekipi që pushtoi Europën. Pjesë e skuadrës së asaj Porto që ngriti Ligën e Kampionëve, Kupën UEFA dhe shumë trofe vendas.

    Vazhdo leximin

  • Champions League/ Shkëndija mposhtet minimalisht në shtëpi

    Champions League/ Shkëndija mposhtet minimalisht në shtëpi

    Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur të përfitojë nga faktori fushë në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur 1-0 nga Qarabag.

    Sfida e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Tetovës u vendos nga një episod në minutën e 18-të, kur Bayramov realizoi nga pika e bardhë të vetmin gol të takimit, duke kaluar azerët në avantazh.
    Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri u përpoq të rikthehej në lojë dhe krijoi disa raste të mira, por mungesa e saktësisë në finalizim dhe ndërhyrjet e mbrojtjes mike nuk lejuan barazimin.

    Rasti më flagrant erdhi në fundin e takimit, kur kapiteni Ibraimi shpërdoroi një mundësi të artë për të rikthyer shpresat para ndeshjes së kthimit.
    Kualifikimi mbetet i hapur dhe do të vendoset më 12 gusht, kur Shkëndija do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për të kërkuar përmbysjen dhe kalimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

  • “Shkëndija” e Tetovës bën histori në Ligën e Kampioneve

    “Shkëndija” e Tetovës bën histori në Ligën e Kampioneve

    “Shkëndija” e Tetovës ka bërë historinë duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Dhe duke e bërë një gjë të tillë, ka arritur një rezultat historik për të dhe për futbollin në Maqedoninë e Veriut.Kuqezinjtë e Tetovës, falë mbrëmjes magjike në Bukuresht, siguruan kalimin në një tjetër tur në Ligën e Kampioneve dhe në rastin më të keq, kalojnë në play-off të Ligës së Europës. Edhe aty, nëse eliminohen, do të kenë të sigurt të paktën fazën në grupe të Ligës së Konferencës, me të ardhura të shkëlqyera për këtë klub e padyshim edhe shikueshmëri të madhe për lojtarët. Kjo, në versionin më të keq të mundshëm, pasi rrugëtimi i Shkëndijës në Champions vazhdon dhe mund të dhurojë surpriza të tjera.Kjo është një arritje historike për futbollin në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë, një klub nga ky shtet do të përfaqësohet në fazën në grupe të një kompeticioni të UEFA-s. Dhe ashtu siç pritej prej shumë vitesh, ishte një klub shqiptar që ia doli të thyente tabunë historike.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.“Shkëndija” e Tetovës ka bërë historinë duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Dhe duke e bërë një gjë të tillë, ka arritur një rezultat historik për të dhe për futbollin në Maqedoninë e Veriut.Kuqezinjtë e Tetovës, falë mbrëmjes magjike në Bukuresht, siguruan kalimin në një tjetër tur në Ligën e Kampioneve dhe në rastin më të keq, kalojnë në play-off të Ligës së Europës. Edhe aty, nëse eliminohen, do të kenë të sigurt të paktën fazën në grupe të Ligës së Konferencës, me të ardhura të shkëlqyera për këtë klub e padyshim edhe shikueshmëri të madhe për lojtarët. Kjo, në versionin më të keq të mundshëm, pasi rrugëtimi i Shkëndijës në Champions vazhdon dhe mund të dhurojë surpriza të tjera.Kjo është një arritje historike për futbollin në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë, një klub nga ky shtet do të përfaqësohet në fazën në grupe të një kompeticioni të UEFA-s. Dhe ashtu siç pritej prej shumë vitesh, ishte një klub shqiptar që ia doli të thyente tabunë historike.

  • Drita eleminohet nga Champions-i, rrezik për derbin shqiptar në Europë

    Drita eleminohet nga Champions-i, rrezik për derbin shqiptar në Europë

    Rrugëtimi i Dritës në Ligën e Kampionëve ka përfunduar mbrëmjen e sotme. Skuadra nga Gjilani është mposhtur nga Kopenhageni me rezultatin minimal 0-1. Ndeshja e luajtur në “Fadil Vokrri” u ndikua edhe nga dalja e shpejtë nga loja e Balajt, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 27. Ndërkohë, në krahun tjetër Korneliusi shënoi golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 41-të. Me rezultatin e përgjithshëm 3-0 Kopenhageni ka siguruar kalimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
    Ndërkaq, Drita do të luajë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Europës. E gjithë vëmendja e kampiones së Kosovës tashmë do të jetë te Shkëndija. Kuqezinjtë e Tetovës do të luajnë nesër në mbrëmje kundër Steauas së Bukureshtit, të cilën e mposhti në shtëpi me shifrat minimale 1-0. Në rast fitoreje ose barazimi Shkëndija do të kualifikohej në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, por në rast eleminimi do të përballej me Dritën në Ligën e Europës./Sport Ekspres/

  • Rivalët e radhës nuk e presin as në shtetin e tyre, Egnatia kalon nga turpërimi i Champions në Conference League

    Rivalët e radhës nuk e presin as në shtetin e tyre, Egnatia kalon nga turpërimi i Champions në Conference League

    Egnatia i dha lamtumirën Ligës së Kampioneve pas një eliminimi të turpshëm përballë Breidablik e tashmë i duhet të ngushëllohet me Ligën e Konferencës. Skuadra rrogozhinase ka përballë një kundërshtar mjaft problematik, siç është Dinamo Minsk. Por edhe me një favor jo të vogël.
    Klubi bjellorus, për shkak të përfshirjes së Bjellorusisë në luftën me Ukrainën, luan të gjitha ndeshjet në një shtet asnjanës. Prej kohësh, skuadrat bjelloruse kanë gjetur strehë në Hungari dhe zhvillojë aty zakonisht sfidat përkatëse në kompeticionet ndërkombëtare.

    Ndaj Dinamo Minsk, do të luajë të enjten e ardhshme ndeshjen si pritëse në “Municipal Stadium Mezőkövesd”, një stadium në qytetin e Mezokovesd në Hungari, ku luajti edhe sfidën e turit të parë të Ligës së Kampioneve ndaj Ludogorets. Atje sigurisht nuk do të ketë mbështetje të madhe tifozësh, duke qenë kësisoj një avantazh më shumë për Egnatian që do të kërkojë ta shfrytëzojë atë maksimalisht në takimin e planifikuar të nisë në orën 20:45.

  • Gafa amatorësh, Egnatia turpërohet me 5 gola në Islandë dhe del jashtë Champions-it që në turin e parë

    Gafa amatorësh, Egnatia turpërohet me 5 gola në Islandë dhe del jashtë Champions-it që në turin e parë

    Egnatia është eliminuar nga faza kualifikuese e Ligës së kampionëve, pas një humbje turpëruese në Islandë kundër Breidablik me rezultatin 5-0.

    Sfida e parë u fitua në Rrogozhinë me rezultatin 1-0, duke i dhënë shpresë kampionëve të Shqipërisë për një kualifikim historik në fazën e dytë, por një gjë e tillë u shua në takimin e dytë, pas një serie gafash amatore nga ekipi i Edlir Tetovës.
    Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e katër golave nga vendasit, ndërsa në të dytën ata realizuan dhe të pestin, ndërsa Egnatia nuk ia doli dot të shënonte pak golin e nderit.
    Kështu Kampionët e Shqipërisë e mbyllin që në turin e parë aventurën e tyre në Champions, teksa do të kalojnë në kualifikueset e Conference League, aty ku do të ndeshet me skuadrën humbëse nga dueli Dinamo Minsk – Ludogorets.
    Rezultati:
    BREIDABLIK 5-0 EGNATIA
    Thorsteinsson 16’, 27’, Einarsson 23’, 38’, Omarsson 69′

    Top Channel