Tag: kampionëve

  • Mbape bën 50 gola me Realin e Madridit: Nuk i kam vendosur limite vetes

    Mbape bën 50 gola me Realin e Madridit: Nuk i kam vendosur limite vetes

    Adriatik BALLA
    Kilian Mbape kap shifrën e 50 golave me Realin e Madridit, ndërsa madrilenët u kthyen nga disavantazhi 1:0 për të fituar 2:1 ndaj Marsejës, të martën mbrëma në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës në Champions. Mbape shndërroi në gola penalltitë e minutës së 29-të dhe të 81-të në ndeshjen në “Santiago Bernabeu”. 50 golat e Mbapesë janë shënuar në 64 ndeshje me gjigantin spanjoll. “Është kënaqësi të jesh këtu dhe të shijosh një tjetër natë të Ligës së Kampionëve. Ishte një natë disi e vështirë, pasi mbetëm me 10 lojtarë për një kohë. Por ofruam shpirtin e Ligës së Kampionëve në “Bernabeu”. Është gjithnjë kështu në stadiumin tonë, pavarësisht se çka ndodhë. Ne gjithnjë presim të fitojmë. Këtë herë fituam dhe jemi të lumtur”, tha ai. Marseja kaloi në epërsi me golin e Timothi Ueah në minutën e 22-të, ndërsa Madridi mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 72-të. Dani Karvajal u përjashtua pasi goditi me kokë portierin e ekipit francez. “Po ndihem shumë mirë”, theksoi Mbape, që ka gjashtë gola në pesë ndeshjet me Madridin në fillim të edicionit. “Dua që të lëvizim së bashku në drejtim të njëjtë, që të fitojmë trofe”.
    Mbape ka thënë se i duhet të ndiej presionin e situatave, si në rastin e gjuajtjes së penalltive të martën. “Më duhet kjo për të ofruar më të mirën. Kështu që jam shumë i kënaqur që i kam realizuar penalltitë dhe kam kontribuuar që të fitojmë ndeshjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve”. Golat e tij ndihmuan Madridin që të arrijë 200 fitore dhe 700 gola në epokën moderne të Ligës së Kampionëve. Mbape, që u zgjodh më i miri i ndeshjes, ishte golashënuesi më i mirë i Madridit në edicionin e kaluar, që ishte i pari pas transferimit nga PSG-ja. “Nuk vendosi limite për veten. Dua vetëm që ta ndihmojë ekipin. Nëse kjo do të thotë shënim i golave, atëherë duke shënuar gola.
    Nëse do të thotë të bëj presion, atëherë do të bëj presion, nëse do të thotë të asistoj, atëherë do të bëj asistimet. Dua të ofroj atë që ekipi ka nevojë”, ka vazhduar 26-vjeçari. Mbape ka treguar që trajneri Ksabi Alonso ka kërkuar intensitet nga lojtarët në sulm. “Ai dëshiron që ne ta fitojmë topin shpejtë. Ne duhet të kuptojmë çka po bëjmë dhe të kemi përkushtimin ta bëjmë këtë pasi duam të fitojmë. Unë gjithnjë bëj atë që e kërkon trajneri. Këtë herë më kërkoi të bëj presion përpara, pasi kishim një bllok të lartë dhe është dashur të rikuperojmë topin. Sa më shumë që e bëjmë këtë, më e lehtë do të jetë. Dhe kjo do të ndihmojë ekipin që të fitojë trofe”, nënvizoi Mbape.

  • Finalet e parakohshme të Ligës së Kampioneve, publikohen formacionet që do të vendosin fatin e sfidave

    Finalet e parakohshme të Ligës së Kampioneve, publikohen formacionet që do të vendosin fatin e sfidave

    Mbrëmja e kësaj të mërkure sjell finale të parakohshme, që në raundin e parë të Ligës së Kampioneve, ku rezervohen përballje të gjitha për t’u shijuar.
    Bayern Munich pret në shtëpi Chelsea-n, në një duel ku spektakli është i garantuar, për shkak të emrave të mëdhenj që kanë në përbërje dy ekipet.
    Liverpool luan në shtëpi ndaj Atletico Madrid. Përballjet mes dy ekipeve kanë prodhuar gjithnjë rivalitet të madh dhe s’ka si të jetë ndryshe.
    Duel spektakolar do të jetë edhe ai mes PSG-së dhe Atalanta-s në Francë, dy ekipe që njihen për lojën e tyre sulmuese.
    Në Holandë, Inter-i kërkon të hedhë pas krahëve momentin e vështirë dhe synon fitoren ndaj Ajax-it. Në krahun tjetër, holandezët njihen si skuadër që nuk fal në shtëpi dhe pritet një takim shumë i luftuar.
    Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
    FORMACIONET ZYRTARE:
    BAYERN MUNICH-CHELSEA

    AJAX-INTER

    LIVERPOOL-ATLETICO MADRID

    PSG-ATALANTA
     

  • Raundi i parë i Ligës së Kampioneve, vijnë surprizat e para

    Raundi i parë i Ligës së Kampioneve, vijnë surprizat e para

    Pas dy takimeve të orës 18:45, në 21:00 u luajtën 4 takimet e tjera të raundit të parë të Champions ’36’. Real fitoi 2-1 me marsejën tifozët e të cilit “dogjën” Madridin para takimit.

    Vendosi Mbape më dy gola të shnuar nga pika e bardhë e penalltisë. ndërkohë golin për framcezët e shënoi i biri i legjendës Xhorxh Ueah (Topi i Artë 1995) Timoti Ueah. I pari gol me fanellën e Marsejës së De Zerbit.

    Juve shpëton nderin ndaj Dortmundit. Ishte duke humbur 2-4 në fund 4-4. Befason Karabak, mposht Benfikën në Lisbonë 2-4

    Më poshtë rezultatet teknike

    18:45

    PSG- Union Zhilozë 1-3

    Bilbao- Arsenal 0-2

    21:00

    Juventus- Dortmund 4-4

    Benfika- Karabak 2-3

    Totenhem- Vijareal 1-0

    Real Madrid- Marsejë 2-1/Sportiim.al

    Vazhdo leximin

  • Superkompjuteri i “Opta” parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve 2025-2026

    Superkompjuteri i “Opta” parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve 2025-2026

    Me fillimin e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve që afrohet, analizat dhe parashikimet për edicionin 2025-26 janë intensifikuar. Një nga burimet më të besueshme në fushën e statistikave sportive, Opta, ka publikuar së fundmi projeksionet e saj për rrjedhën e kompeticionit, të bazuara në 10,000 simulime të ndryshme.
    Sipas rezultateve të simulimeve, Liverpooli vlerësohet si favoriti kryesor për të triumfuar në turne, me 20.4% shanse për të fituar trofeun.
    “Të kuqtë”, të cilët vijnë në këtë sezon si kampionë aktualë të Premier League dhe pas një merkatoje mbresëlënëse, kryesojnë listën përpara Arsenalit dhe kampionëve aktualë të Evropës, PSG-së.
    Top 10 favoritët për sezonin 2025-26, sipas Opta-s:
    Liverpool – 20.4%
    Arsenal – 16%
    PSG – 12.4%
    Manchester City – 8.4%
    Barcelona – 8.4%
    Chelsea – 6.2%
    Real Madrid – 5.6%
    Inter – 3%
    Newcastle – 2.8%
    Bayern Munich – 2.5%
    Sipas algoritmit të përdorur nga Opta, ekipet jashtë kësaj liste kanë gjasa minimale për të fituar më pak se 2% për secilën, pavarësisht historisë apo dominimit në kampionatet e tyre kombëtare.
    Ekspertët theksojnë se, edhe pse këto parashikime bazohen në analizë të avancuar statistikore, futbolli mbetet një sport i paparashikueshëm. Opta vetë nënvizon se ky është një model probabilitar dhe jo një profeci, duke marrë parasysh formën aktuale, historikun në kompeticion dhe të dhëna të tjera statistikore për secilën skuadër.
    Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve do të nisë zyrtarisht javën e ardhshme, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në qershor të vitit 2026. Me rikthime të bujshme, prani të emrave të mëdhenj dhe dëshirën e shumë skuadrave për të shkruar historinë, ky edicion pritet të jetë një ndër më emocionuesit e viteve të fundit.

  • Të fitojë Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës? Ja zgjedhja pa hezitim e Yamal

    Të fitojë Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës? Ja zgjedhja pa hezitim e Yamal

    Lamine Yamal, sulmuesi i Barcelonës dhe i Spanjës, 18 vjeç, ka rrëfyer për RTVE se dëshiron ta fitojë “Topin e Artë”. Ai është ndër 30 të nominuarit e edicionit 2025 dhe pritet të rivalizojë me Ousmane Dembélé për çmimin. “Si ekip, ta fitonim Champions League do të ishte e pabesueshme.
    Liga e Kampionëve apo Kupa e Botës? Meqenëse do të garoj në të dyja garat, do t’i synoj të dy trofetë. Individualisht, të gjithë lojtarët duan ‘Topin e Artë’. Kush thotë të kundërtën, gënjen”, – tha Yamal nga grumbullimi i “La Roja”.
    Ai shtoi se “të jesh aty në garë për çmimin, në moshën 18 vjeç, është diçka që duhet vlerësuar. Shpresoj që të ndodhë”. Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” 2025 do të zhvillohet më 22 shtator në “Théatre du Chatelet” të Parisit. Përveç Lamine Yamal, Barça do të përfaqësohet edhe nga Pedri, Lewandowski e Raphinha.

    ⭐️ Lamine Yamal no esconde a RTVE su deseo de ganar el Balón de Oro: “Obvio, el que te diga que no, te está mintiendo”
    📺 No te pierdas la entrevista a Lamine Yamal en el Telediario 1, hoy a las 15:00h en La 1 y RTVE Play pic.twitter.com/FlMkXnIm8j
    — Teledeporte (@teledeporte) September 2, 2025

  • Procedurat dhe kriteret e shortit, Champions mëson sot rrugëtimin në ‘ligë’

    Procedurat dhe kriteret e shortit, Champions mëson sot rrugëtimin në ‘ligë’

    Shorti i fazës së ligës së këtij viti për Ligën e Kampionëve UEFA do të zhvillohet në Monako më 28 gusht në orën 18:00 dhe do të ndjekë të njëjtën procedurë si vitin e kaluar.

    36 ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në katër vazo bazuar në renditjen e tyre individuale të koeficientit, me mbajtësin e titullit të Ligës së Kampionëve UEFA që renditet i pari në Vazon 1. Duke filluar me Vazon 1, do të tërhiqet një top fizik përpara se softueri i automatizuar – që është përdorur tashmë vitin e kaluar – të tërheqë tetë kundërshtarë për to, duke marrë parasysh parimet e mëposhtme:

    Dy ekipe nga secila prej katër vazove, me një ndeshje në shtëpi dhe një ndeshje jashtë fushe kundër ekipeve nga secila vazo e tërhequr nga softueri.Asnjë ekip nga e njëjta federatë nuk do të shortohet kundër njëra-tjetrës.Jo më shumë se dy kundërshtarë nga e njëjta federatë.E njëjta procedurë do të përsëritet për të gjitha ekipet e tjera derisa të jenë hedhur të gjitha çiftet.

    Vazhdo leximin

  • Mirë se vini në Champions, shortit i shtohen tri histori të magjishme. Nga Kazakistani i largët te vikingët norvegjezë dhe “embrioni” qipriot i themeluar në vitin 2014!

    Mirë se vini në Champions, shortit i shtohen tri histori të magjishme. Nga Kazakistani i largët te vikingët norvegjezë dhe “embrioni” qipriot i themeluar në vitin 2014!

    Nata e herëve të para! Ose ndryshe ëndrra e realizuar e një nate vere. Pas kualifikimit historik të Kairat Almaty kundër Celtic, një tjetër rezultat i papritur vjen në ndeshjen e dytë të playoff-eve të Ligës së Kampionëve.
    Ekipi i Rade Krunic dhe Marko Arnautovic, Crvena Zvezda e Beogradit, u eliminua nga Pafos, një ekip qipriot që, pas një fitoreje 2-1 jashtë fushe në ndeshjen e parë, arriti të siguronte vendin e saj falë barazimit 1-1 sonte. Ivanic u dha serbëve epërsinë në pjesën e dytë, por Jaja shënoi golin historik në minutën e 90-të.
    Në ndeshjen tjetër të përfunduar së fundmi, Bodo/Glimt humbi 2-1 ndaj Sturm Graz, por ishte një humbje e ëmbël falë fitores 5-0 që siguruan gjashtë ditë më parë në stadiumin e tyre: norvegjezët, së bashku me Pafos dhe Kairat, janë kualifikuar për fazën e parë të Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre. Norvegjia është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas gati 2 dekadash pritjeje, pasi hera e fundit ishte skuadra e fundit ishte Rosenborg në vitin 2007. Pritja mori fund!
    Histori të ndryshme, por histori suksesi dhe sidomos besimi! Natyrisht, duhet dhe investimi i duhur, ashtu si ai ai te Pafos, qe eliminoi tre “bisha” në rrugetimin drejt endrres: Maccabi Tel Aviv, Dinamo Kiev dhe se fundmi Crvena Zvezda. Perpara 11 vitesh, Pafos ende nuk ishte themeluar dhe u desh shkrirja e dy skuadrave.
    I themeluar më 10 qershor 2014 pas bashkimit të AEP Paphos dhe AEK Kouklia, klubi përfaqëson rajonin më të gjerë të Paphos në Divizionin e Parë Qipriot. Pafos luan ndeshjet në shtëpi në stadiumin Stelios Kyriakides, i cili ka një kapacitet prej 9,394 vendesh.
    Klubi fitoi trofeun e tyre te parë të madh, Kupën e Qipros në vitin 2024, dhe siguroi një kampionat të ligës së parë në sezonin 2024–25. Pafos bëri debutimin e tyre evropian në Ligën e Konferencës UEFA Europa në sezonin 2024–25, duke arritur në raundin e 16-të, dhe hyri në kualifikueset e Ligës së Kampionëve UEFA për herë të parë në sezonin 2025–26 si kampionë vendas.
    Në vitin 2017, klubi u vu nën kontrollin e Total Sports Investments, të lidhur me biznesmenin me bazë në Britani, Roman Dubov, dhe filloi një program profesionalizimi në të gjithë ekipin e parë dhe akademinë. Qendra stërvitore në Paphos iu nënshtrua një rinovimi të rëndësishëm në vitin 2020.

  • Drita një hap larg historisë në garat evropiane

    Drita një hap larg historisë në garat evropiane

    Skuadra kampione e Kosovës, Drita, sot zhvillon ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Konferencës kundër ekipit nga Luksemburgu, Differdange. Përballja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

    Ky duel është i një rëndësie të veçantë për gjilanasit, të cilët kanë mundësinë të shkruajnë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.

    Drita e njeh mirë kundërshtarin, pasi vetëm pak javë më parë e eliminoi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur në të dyja ndeshjet, me rezultatet 1-0 dhe 3-2.

    Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Luksemburg, ndërsa rezultati i kësaj sfide do të jetë vendimtar për ëndrrën evropiane të kampionëve të Kosovës./KultPlus.com

  • Guardiola ndryshon mendje: Qëndroj gjatë te Siti

    Guardiola ndryshon mendje: Qëndroj gjatë te Siti

    Sezoni 2024-25 ishte padyshim më sfiduesi që kur Pep Guardiola mori drejtimin e Mançester Sitit. Një seri prej pesë humbjesh radhazi dhe shtatë ndeshjesh pa fitore i la ‘“Citizens”’Qytetarët’ jashtë Kupës Carabao, larg garës për titullin e Premier League dhe në prag të eliminimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Vetëm falë një afati të fuqishëm transferimesh dimërore – mbi 200 milionë paund të investuara – klubi arriti t’i ndryshonte gjërat dhe të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

    Në këtë mjedis të trazuar, e ardhmja e Guardiolës dukej e pasigurt, aq sa emri i tij u lidh me punën në ekipin kombëtar të Anglisë, i cili mbeti bosh pas largimit të Gareth Southgate. Në fund, FA zgjodhi Thomas Tuchel, ndërsa City e mbajti Pep deri në vitin 2027.

    Megjithatë, tani, vetë trajneri ka lënë të kuptohet mundësinë e qëndrimit në Etihad edhe më gjatë: “Kam dy vjet të mbetura në kontratën time, ndoshta do ta zgjas atë për dy të tjera. Nuk e di kur do të ndalem: këtë vit, pas dy apo pas katër. Për momentin, jam mirë, ndihem i motivuar”, tha ai për Men in Blazers.

    Vazhdo leximin

  • Kampionët vijnë më afër me Tring Sport, Champions League nis sezonin fenomenal

    Kampionët vijnë më afër me Tring Sport, Champions League nis sezonin fenomenal

    Kampionët kurrë nuk të mungojnë, me Tring të vijnë më afër… Edhe pse ngjason me një premtim, në platformën më të madhe sportive në Shqipëri, ky është tashmë një realitet i prekshëm, sepse TRING është shtëpia e kampionëve të vërtetë.
    Tring3
    Liga e Kampionëve, kompeticioni më prestigjioz botëror i futbollit të klubeve, ngre sonte siparin e një sezoni që pritet të jetë fenomenal. Në Playoffs, për 2 mesjava radhazi zbresin në fushë 14 skuadra ambicioze, me grintë dhe histori futbolli, që do të luftojnë për një vend mes më të mirëve të Evropës.

    Tring4
    Club Brugge dhe Crvena Zvezda luajnë sonte, së bashku me 4 ekipe të tjera, për të siguruar një vend në Fazën e Ligës, belgët më të motivuar se kurrë pas ecurisë së sezonit të kaluar.
    Tring5
    Ndërsa nesër mbrëma superdueli turko-portugez, Fenerbahçe – Benfika, por edhe 3 sfidat e tjera, do të ndezin arenën e futbollit evropian, me një mision të vetëm, biletën e kualifikimit për në garën e ëndrrave.
    Tring6
    Me Champions League, rikthehet edhe maratona e transmetimeve sportive Live, pasi rikthehet edhe Live Show ekskluziv “Studio Champions” me moderatoren Eva Murati, për një sezon të ri plot surpriza. Me kapitenin Lorik Cana dhe analistët më në zë të futbollit, “Studio Champions” është dritarja e përsosur për ta përjetuar të plotë përvojën e Ligës së Kampionëve, brenda dhe jashtë fushave të lojës.
    Le të fillojë spektakli i kampionëve në arenën madhështore të futbollit evropian, por edhe në 8 kanalet Tring Sport, ku prej më shumë se 1 dekade tanimë ata, kampionët, janë në shtëpinë e tyre.
    Champions League dhe kampionatet më të forta në botë i shihni të gjitha në një paketë të vetme, duke filluar nga 11900 lekë për abonimet 12-mujore OTT.
    Bëhu edhe ti pjesë e lojës dhe sportifikohu… me Tring, sigurisht!
    ()