Tag: kampionëve

  • Milan, Presidenti: Jemi një skuadër e nivelit botëror, shpresoj të rritemi edhe më shumë

    Milan, Presidenti: Jemi një skuadër e nivelit botëror, shpresoj të rritemi edhe më shumë

    Milani kaloi një vit me ulje-ngritje, teksa  pritshmëritë në të ardhmen për këtë ekip janë të mëdha. Paolo Scaroni, president i kuqezinve, bëri bilancin e sezonit, duke u ndalur në disa pika.
    ‘Pasi fiton një ndeshje të vuajtur si ajo e Torinos, unë shoh përpara dhe jam optimist, plot me shpresa–mbetet një fakt kyç që e përsëris unë, e përsërit edhe Allegri: ne kemi një objektiv, të jemi në Ligën e Kampioneve vitin tjetër.

    Milani duhet të jetë në Ligën e Kampioneve. Jemi një skuadër e nivelit botëror, kemi 400 milionë tifozë në mbarë botën, duhet të jemi në skenën e futbollit botëror që është Liga e Kampioneve’.
    ‘Allegri- Besoj se kemi një grej trajnerëve ekspertë, kompetentë që kanë parë shumë dhe që transmetojnë një atmosferë qetësie dhe optimizmi, të përjetosh gjithçka në një plan emotiv të shëndetshëm siç e ben Allegri, është një element kyç-vijoi Scaroni-jam i bindur se ai e transmeton këtë edhe te stafi dhe skuadra’.
     

  • Gjimshiti triumfon ndaj Çelsit në arenën e kampionëve, Liverpulit i mjafton një penallti për të mposhtur Interin

    Gjimshiti triumfon ndaj Çelsit në arenën e kampionëve, Liverpulit i mjafton një penallti për të mposhtur Interin

    Atalanta ka qenë befasia e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve. Gjimshiti me shokë arritën që të mposhtnin Çelsin në Bergamo. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të italianëve. Zhoao Pedro shënoi gol në minutën e 25, por Skamaka në të 55-n dhe De Keteleare në minutën e 83-të përmbysën shifrat për Atalantën.
    Ndërkohë, shumë pranë Bergamos, në “Xhuzepe Meaxa”, Interi ka dalë i mposhtur nga fusha e lojës. Tre pikët këtë mbrëmje shkuan për Liverpulin, që fitoi me rezultatin minimal 0-1. Të kuqve i mjaftoi një penallti në minutën e 86 të takimit, e cila u shndërrua në gol nga Zobozlai./Sport Ekspres/

  • Mbape bën histori/ Shënon tre gola brenda 6 minutash

    Mbape bën histori/ Shënon tre gola brenda 6 minutash

    Kilian Mbape shënoi tre gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Olimpiakos dhe Real Madrid në Greqi dhe për sulmuesin francez, kaq mjaftoi për të hyrë në histori, teksa mori që sot kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve.
    Ky ishte tregolëshi i tretë i tij në Ligën e Kampioneve që kur ka veshur fanellën e Realit, duke u kaluar vetëm nga Benzema (4), Pushkash e Di Stefano (5) dhe Kristiano Ronaldo (7) në historinë e klubit.
    Tre golat e shënuar brenda 6 minutash e 42 sekondash, e bëjnë këtë tregolëshin e dytë më të shpejtë në historinë e Ligës së Kampioneve, të kaluar vetëm nga Salah i cili në vitin 2022 kishte shënuar ndaj Rejnxhërs brenda 6 minutash e 13 sekondash.

  • Media spanjolle “As”: Ja qëndrimi i Real Madridit për Xabi Alonson!

    Media spanjolle “As”: Ja qëndrimi i Real Madridit për Xabi Alonson!

    Pavarësisht humbjeve të fundit dhe formës, te Real Madrid nuk ka alarm për trajnerin spanjoll – por tensioni po rritet. Real Madrid nuk ka ndërmend ta shkarkojë Xabi Alonson, të paktën jo tani për tani.
    Kështu raporton gazeta prestigjioze spanjolle “AS”, duke i dhënë fund zërave që qarkulluan në media, sidomos pas një “sulmi të maskuar” nga mediat katalanase që mbështesin Barcelonën, të cilat kujtuan se Jurgen Klopp ishte zgjedhja e parë e presidentit Florentino Pérez për stolin madrilen.
    Pas disfatës ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve javën e kaluar dhe barazimit pa gola ndaj Rayo Vallecanos në LaLiga, dyshimet për performancën e skuadrës u rikthyen – sidomos pas humbjes 5-2 nga Atletico Madrid në shtator.
    Megjithatë, pavarësisht vështirësive, Real Madrid vazhdon të kryesojë La Ligën me tre pikë avantazh ndaj kampionëve në fuqi, Barcelonës, dhe renditet i shtati në Ligën e Kampionëve, ende brenda zonës së kualifikimit.
    Gazeta shton se ekipi duket i çorientuar në disa momente, edhe pse ka kaluar trauma të mëdha nga sezoni i kaluar. “Është befasuese që skuadra papritmas humb lidhjen, pas gjithë atyre përpjekjeve për t’u stabilizuar”, thuhet në raport.

  • Mancini më në fund thotë “Po”, pranon ofertën e Al Sadd në Katar…

    Mancini më në fund thotë “Po”, pranon ofertën e Al Sadd në Katar…

    Roberto Mancini është gati të kthehet në Gjirin Persik. Ish-trajneri i Italisë dhe Arabisë Saudite thuhet se ka vendosur të pranojë ofertën e Al Sadd, klubit më të suksesshëm të Katarit, kampionëve në fuqi me 18 tituj kampioni dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve Aziatikë.
    Megjithatë, trofeu i tyre i fundit daton që nga viti 2011 dhe klubi dëshiron të kthehet te fitoret me një trajner ndërkombëtar me shumë përvojë. Mancini mund të jetë në Doha që në mesjavë.
    Al Sadd merr pjesë në Ligën e Kampionëve, por, pas katër javësh kampionat, është jashtë tetë ekipeve më të mira të Grupit Perëndimor dhe për këtë arsye nuk mund të kualifikohet për në fazën finale.
    Kontrata e ofruar Mancinit është e vlefshme deri në maj 2026. Mancini kishte kërkuar kohë për të shqyrtuar marrëveshjen, me shumë mundësi duke pritur një ofertë nga Italia, gjë që në fund nuk e bindi.
    Oferta nga Al Sadd i Emir Al Thanit mbeti në axhendë dhe në fund, ish-trajneri i Italisë thuhet se vendosi të thoshte “Po”. Nëse kjo ndodh, debutimi në Ligën e Kampionëve Aziatike do të jetë më 24 nëntor kundër Al-Wahda (Emiratet e Bashkuara Arabe).

  • Bajerni/ Bavarezët do të presin një tjetër finale të Champions League

    Bajerni/ Bavarezët do të presin një tjetër finale të Champions League

    Stadiumi i Bajernit të Munihut do të presë një tjetër finale të Ligës së Kampionëve. Në Munih luhet finalja në vitin 2028, ndërsa për finalen e vitit 2029 në garë janë “Wembley Stadium” i Londrës dhe shtëpia e Barcelonës, “Camp Nou”, e rinovuar së fundi. UEFA konfirmoi të premten listën e ofertuesve për të qenë nikoqirë të ngjarjes më të madhe për klube në Evropë. Ndërkohë, gjasat për një finale të Championsit në Nju Jork nuk ekzistojnë. Munihu ishte nikoqir i finales së edicionit të kaluar, ndërsa Londra e organizoi finalen në vitin 2024.
    Në Barcelonë nuk është zhvilluar asnjë finale e Ligës së Kampionëve që prej vitit 1999. Finalja e Ligës së Kampionëve në këtë edicion do të luhet në “Pushkash Arena” në Budapest, ndërsa në vitin 2027 do të organizohet në “Wanda Metropolitano”, që është stadiumi i Atletiko Madridit.

  • Federata e Turqisë: Duam finalet e UEFA Women’s Champions League

    Federata e Turqisë: Duam finalet e UEFA Women’s Champions League

    UEFA njoftoi në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit se ka marrë shprehje interesi nga 15 Federata anëtare europiane për të pritur finalet e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, Ligës së Europës, Ligës së Konferencës së UEFA-s dhe Ligës së Kampionëve të Femrave të UEFA-s që do të mbahen në vitet 2028 dhe 2029.

    Federata Turke e Futbollit, midis Federatave anëtare që kanë paraqitur shprehje interesi, do të jetë kandidate për finalen e Ligës së Kampionëve të Femrave të UEFA-s në vitin 2028 dhe finalen e Ligës së Evropës të UEFA-s në vitin 2029.

    Nëse aplikimet tona vlerësohen dhe pranohen nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Turqia do të jetë e kualifikuar për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve të Grave të UEFA-s në vitin 2028 në Kompleksin Sportiv Ali Sami Yen dhe finalen e Ligës së Evropës të UEFA-s në vitin 2029 në Stadiumin 19 Mayıs të Ankarasë.

    Vazhdo leximin

  • Ndryshimi i madh në Champions

    Ndryshimi i madh në Champions

    Liga e Kampionëve ka ndryshuar formatin e saj dhe po luhet pa grupe për vitin e dytë, ndërkohë që UEFA ka filluar të shqyrtojë ndryshime të reja që do të ndikojnë në rritjen e të ardhurave.
    Është planifikuar që Liga e Kampionëve të prezantojë një ceremoni hapjeje nga sezoni 2027/28, kështu që vetëm një ndeshje raundi do të luhet të martën, më 14 tetor.
    Kampioni në fuqi do të luajë ndeshjen hapëse të sezonit në shtëpi, dhe ekipet do të zgjidhen për secilin raund për të luajtur atë ndeshje.
    Do të jetë një ndeshje ekskluzive dhe e vetmja që do të luhet atë ditë, ndërsa të tjerat janë në repertor të mërkurën dhe të enjten.
    Është planifikuar që koncerte të organizohen si pjesë e ndeshjeve hapëse të Ligës së Kampionëve, ku do të performojnë yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, gjë që do ta pasuronte më tej përvojën e tifozëve. Pas kësaj ideje qëndron agjencia amerikane Relevent, e cila është punësuar për të gjetur mënyra për të rritur të ardhurat e këtij kompeticioni.
    Qëllimi kryesor është që të ardhurat vjetore të Ligës së Kampionëve të arrijnë në pesë miliardë euro, që përfaqëson një rritje prej 600 milionësh krahasuar me të ardhurat e mëparshme që ka gjeneruar UEFA. /tesheshi.com/

  • Ndeshjet e dyta në Ligën e Kampionëve, nis Reali, Liverpul në Stamboll

    Ndeshjet e dyta në Ligën e Kampionëve, nis Reali, Liverpul në Stamboll

    Randi i dytë me 9 duele në Ligën e Kampionëve. Dy takime nisin në 18:45 , 7-të të tjerat në orën 21:00.

    Programi për sot:

    18:45

    Atalanta- Bryzh

    Kairat Almati-Real Madrid

    21:00

    Atletiko Madrid-Eintraht

    Çelsi-Benfika

    Inter-Slavia Pragë

    Bodo/ Glimt-Totenhem

    Gallatasaraji-Liverpul

    Marsejë-Ajaks

    Pafos-Bajern Mynih/ sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • ‘Topi i Artë’ për vajza/ Bonamti pritet të bëjë tris

    ‘Topi i Artë’ për vajza/ Bonamti pritet të bëjë tris

    Pas pak në Paris Çmimet e France Football. Nëse për meshkuj gara është e fortë mes Dembele dhe jamal te vajzat gara duket më e kristalizuar. Aitana Bonmati e Barcelonës është në garë për një Top të Artë të tretë. Por çmimi mund t’i shkojë edhe një lojtareje angleze, me fitoren e Arsenalit në Ligën e Kampionëve dhe fitoren e kombëtares femra angleze në Euro 2020.

    A mund të bëhet 27-vjeçarja Aitana Bonmati lojtarja e parë që arrin tregolëshin e Topit të Artë? E kurorëzuar në vitet 2023 dhe 2024, mesfushorja e FC Barcelona dhe Spanjës ka një rast të fortë për të arritur këtë arritje të paparë midis konkurenteve femra.

    E zgjedhur lojtarja më e mirë në Ligën e Kampionëve dhe më pas në Euro 2020, Bonmati është aktualisht lojtarja më e mirë në botë, por Barça e saj humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit (1-0). Pa shtuar se Spanja humbi finalen e Euro 2020 ndaj Anglisë (1-1, 1-3 në penallti).

    Një ndeshje në të cilën ajo ishte mbi të tjerat, edhe nëse humbi penalltinë e saj. Në gjysmëfinale, Bonmati, e cila vuante nga meningjiti pak para fillimit të turneut, e kualifikoi ekipin e saj duke shënuar një gol të mrekullueshëm kundër Gjermanisë (1-0 në minutën e 10-të), duke konfirmuar ngritjen e saj në famë në këtë garë.

    Katalanasja do të përballet paralelisht edhe me shoqen e saj të skuadrës Aleksia Putejas (31 vjeç), e cila gjithashtu synon një kurorë të tretë pas atyre të viteve 2021 dhe 2022.

    Për t’u parë rezultati në orën 20:00 poshtë kullës ‘Ejfel’.

    Vazhdo leximin