Tag: kampionatit

  • “Interi, favorit për titullin e Serie A. Calhanoglu është ‘princ’ i kampionatit tonë”

    “Interi, favorit për titullin e Serie A. Calhanoglu është ‘princ’ i kampionatit tonë”

    8 Dhjetor 2025

    14:04

    Alfred Lleshi

    Interi është plotësisht në garë për titull. Nëse Napoli ka treguar forcë dhe pjekuri ndaj Juventusit, zikaltrit e kanë rilançuar veten me fitore bindëse ndaj Comos.
    Nga studiot e DAZN, Andrea Stramaccioni vlerësoi veçanërisht Hakan Calhanoglu: “Një princ i kampionatit tonë, një nga ‘regjisorët’ më të mirë në Europë. Pas zërave për largim në verë, turku mori sërish drejtimin e skuadrës me gola, personalitet dhe lidership”.
    Stramaccioni theksoi edhe dorën e Cristian Chivu: “Luan me presion të lartë, që përfshin edhe portierin në ndërtim. Kjo e falimentoi Comon për 20 minuta. Interi sulmoi vazhdimisht prapa mbrojtësve anësorë agresivë; goli i Lautaros dhe i treti ishin shembuj perfektë të rikuperimit të menjëhershëm, leximit të lojës nga Barella dhe finalizimit të sigurt të Calhanoglu”.

  • “Interi është favorit për titullin, Milanin nuk e shoh ende në të njëjtin nivel”

    “Interi është favorit për titullin, Milanin nuk e shoh ende në të njëjtin nivel”

    22 Nëntor 2025

    14:42

    Alfred Lleshi

    Andriy Shevchenko, golashënuesi më i mirë në historinë e “Derby della Madonnina” (14 gola), analizoi sfidën e së dielës për “La Repubblica”. Sipas tij, ky derbi nuk e vendos fatin e kampionatit, por ka peshë të ndryshme për dy skuadrat: “Nuk do të ndikojë në destinin e kampionatit, është ende herët. Për Milanin është më i rëndësishëm, sepse e shoh ende pak më të brishtë se Interin. Duhet të vazhdojë të rritet, një humbje në derbi mund ta frenojë këtë proces”.
    Shevchenko e sheh Interin një hap përpara: “Skuadra zikaltër ka mbetur e paprekur, madje është forcuar, pastaj Chivu ka idetë e duhura. Zikaltrit janë ndër favoritët për titullin”. Ndryshe nga Milani, që po rindërton: “Duhej të rikthente sigurinë. Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, por Allegri po e menaxhon mirë këtë fazë”.
    Për rikthimin e Allegrit: “Është serioz, di t’i menaxhojë lojtarët dhe ka një lojë të konsoliduar”. Për Luka Modric shton: “Më impresionon, po bën diferencën e madhe. Megjithatë, si skuadër, Milani ka ende hapa për të arritur nivelin e Interit”.

  • Brazili nis me ndryshime në janar, e thotë Presidenti i CBF-së

    Brazili nis me ndryshime në janar, e thotë Presidenti i CBF-së

    Samir Xaud, president i CBF-së, “Do ta kemi këtë teknologji që nga dita e parë e ndeshjes së Kampionatit Brazilian 2026”.

    Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) do të zbatojë një sistem gjysmëautomatik të pozicionit jashtë loje duke filluar nga viti 2026, një teknologji e përparuar që përdor kamera dhe sensorë për të ndihmuar gjyqtarët.

    Ky sistem do të miratohet fillimisht në ndeshjen e parë të Kampionatit Brazilian të meshkujve, i planifikuar për 28 janar. Sipas Samir Xaud, president i CBF-së, “ne do ta kemi këtë teknologji që nga dita e parë e ndeshjes së Kampionatit Brazilian 2026”.

    Vazhdo leximin

  • Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, e gjen veten mes më të mirëve të kampionatit

    Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, e gjen veten mes më të mirëve të kampionatit

    Arbër Hoxha po përjeton një formë mjaft të mirë në kampionatin kroat. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol spektakolar fundjavën e shkuar, duke rrëmbyer sërish skenën e protagonizmit. Paraqitja e tij është vlerësuar si një nga më të mirat e javës së 12 të kampionatit, teksa ka marrë notën 7.5 nga “Sofascore”./Sport Ekspres/

  • Java e 7-të e kampionatit, fitojnë Vllaznia, Vora dhe Partizani

    Java e 7-të e kampionatit, fitojnë Vllaznia, Vora dhe Partizani

    19 Tetor 2025

    18:56

    Telesport

    Java e 7-të e Abissnet Superiore u mbyll sot me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani – Vora dhe Flamurtari – Partizani.
    Vora u rikthye te fitorja me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”, ndërsa Partizani triumfoi 1-0 në Vlorë. Vllaznia fitoi 1-0 në transfertë ndaj Bylisit, ndërsa Egnatia – Dinamo City dhe Tirana – Teuta u mbyllën pa gola 0-0.
    Në renditje, Vllaznia kryeson kampionatin me 16 pikë.

  • FSHF Sunday League/ Zhvillohet java e dytë e kampionatit amator

    FSHF Sunday League/ Zhvillohet java e dytë e kampionatit amator

    Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së dytë të kampionatit amator FSHF Sunday League, me duele interesante dhe shumë gola në të dy grupet.
    Në Grupin A, skuadrat Luminesen, Alpha Cross Fit 9×9, Three Lions 9×9 dhe FC Confucius morën fitoret e dyta radhazi, duke u shkëputur në krye të renditjes pas paraqitjeve të mira në këtë fillim sezoni. Fitore arritën gjithashtu FC Tigres, Immi dhe FC Implant Swiss, ndërsa vetëm një ndeshje u mbyll në barazim, Barrikada – Antigonean 0-0.
    Në Grupin B, ekipet M&D, Legjendat TT, VILA-L dhe FC Domja siguruan fitoret e radhës në kampionat. Edhe Jata Market, FC Storm dhe Coca-Cola Tepelena triumfuan në sfidat e tyre, ndërsa ndeshja FC Dajti – ATS përfundoi në barazim 1-1.
     
     

  • Komisioni i Ligave & Garave përcakton kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për 5 javët e ardhshme

    Komisioni i Ligave & Garave përcakton kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për 5 javët e ardhshme

    Komisioni i Ligave dhe Garave është mbledhur dhe ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 7-të e deri në javën e 11-të. Ky kampionat rikthehet menjëherë pas pauzës nga ndeshjet e ekipeve kombëtare në kualifikueset e Botërorit 2026.
    Sfidat e javës së 7-të të kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 18 dhe 19 tetor. Java e 8-të e kampionatit elitë do të luhet më 24 dhe 25 tetor.
    Java e 9-të e kampionatit do të luhet në mesjavën e 28-29 tetorit ndërsa java e 10-të do të luhet me 2 dhe 3 nëntor. Java e 11-të e këtij kampionati do të zhvillohet në fundjavën e 8  dhe 9 nëntorit.
    Java 7
    Bylis – Vllaznia  18.10.2025 14:00
    Tirana – Teuta  18.10.2025 17:00
    Egnatia – Dinamo City 18.10.2025 17:00
    AF Elbasani – FK Vora 19.10.2025 17:00
    Flamurtari – Partizani 19.10.2025 17:00
    Java 8   
    FK Vora – Dinamo City 24.10.2025 14:00
    Vllaznia – Tirana 24.10.2025 17:00
    AF Elbasani – Bylis 24.10.2025 17:00
    Partizani – Egnatia 25.10.2025 17:00
    Teuta – Flamurtari  25.10.2025 17:00
    Java 9         
    Bylis – FK Vora  28.10.2025 14:00
    Egnatia – Teuta 28.10.2025 17:00
    Flamurtari – Vllaznia  29.10.2025 17:00
    Tirana – AF Elbasani  29.10.2025 19:30
    Dinamo City – Partizani 29.10.2025 19:30
    Java 10   
    Tirana – Bylis 02.11.2025 14:00
    Dinamo City – Teuta  02.11.2025  për t’u përcaktuar
    Flamurtari – AF Elbasani 02.11.2025 17:00
    FK Vora – Partizani 03.11.2025 14:00
    Egnatia – Vllaznia 03.11.2025 17:00
    Java 11   
    Tirana – FK Vora 08.11.2025 14:00
    Vllaznia – Dinamo City 08.11.2025 17:00
    Bylis – Flamurtari  09.11.2025 14:00
    Teuta – Partizani 09.11.2025 17:00
    AF Elbasani – Egnatia  09.11.2025 17:00

  • Vllaznia e pamëshirshme në Shkodër, 8 futbollistë golashënues

    Vllaznia e pamëshirshme në Shkodër, 8 futbollistë golashënues

    Si pikën e saj më të fortë deri në këtë pikë të sezonit ka pasur ndeshjet në shtëpi, ku shkodranët kanë marrë 4 fitore në 4 ndeshje, por edhe shënimin e golave. Me kuqeblutë të cilët kanë shënuar më shumë se kushdo deri në këto momente të kampionatit, ku skuadra e Martinit e ka gjetur 11 herë rrugën e rrjetës.
    Duke pasur kështu sulmin më të mirë në Superiore, e ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo të cilat deri më tani kanë shënuar 7 herë. Por, ajo që bie në sy tek 9 herë kampionët e vendit është se aty shënojnë të “gjithë”. Kështu golashënuesi i skuadrës dhe i kampionatit vijon të jetë Bekim Balaj, me 4 rrjeta në llogarinë e tij personale. Megjithatë përveç kapitenit të skuadrës golin e kanë gjetur edhe emra si mbrojtësit: Bajrami, Gurishta, Hakaj dhe së fundmi Jago. Teksa nga mesfushorët ka shënuar deri në këto momente vetëm Murataj në fitoren 2-0 ndaj Vorës. Në sulm së bashku me Balajn janë edhe Mala e Bismark që kanë gjetur golin deri në këto momente të kampionatit.

    Pra, në vetëm 6 javë kampionat, tek Vllaznia e kanë gjetur golin 8 futbollistë të ndryshëm. Duke treguar se tek kuqeblutë opsionet për të shënuar janë të ndryshme, kjo edhe për shkak të stilit sulmues që aplikon skuadra. Ku në javët e ardhshme pritet edhe “zhbllokimi” i Kastratit, i cili pavarësisht performancave shumë pozitive ende nuk ka gjetur golin e parë zyrtar me fanellën e 9 herë kampionëve të vendit tonë.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Edicioni i gjashtë i Kampionatit të Futbollit Amator 5×5, përcaktohen grupet për edicionin e ri në zonën e Tiranës

    Edicioni i gjashtë i Kampionatit të Futbollit Amator 5×5, përcaktohen grupet për edicionin e ri në zonën e Tiranës

    Edicioni i gjashtë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit “5×5” për zonën e Tiranës do të nisë më 13 tetor. Departamenti i Futbollit Amator në FSHF ka organizuar hedhjen e shortit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u përcaktua ndarja e grupeve për zonën e kryeqytetit.
    Në këtë edicion të kampionatit “5×5” në Tiranë do të marrin pjesë 55 skuadra, të ndara në pesë grupe. Skuadrat do të luajnë me sistem grumbullimi pikësh në fazën e grupeve dhe më pas do të shpallet fituesi i kryeqytetit përmes fazës “play-off”.
    Më poshtë grupet e Kampionatit Kombëtar të Futbollit “5×5” për zonën e Tiranës:
    Grupi 1: FC Dental Turku, ATS, Vila L, Royals, Black Eagles, Union Bank, Pasticeri Nela, Pellazgët, Los Amigos, Golden Park
    Grupi 2: Çamëria, FC Tigres, Shqiponjat, Legjendat, Barrikada A, Supremes, FC Selita, ProCredit Bank, Illyrians, 3V Fejzo
    Grupi 3: Raja Sistem, Julton, FC Alpha, Piceri Haka, Good Fellas, Mici Konstruktion, Simple FC, ID Albania, Artic, Auto Servis Tresa, Beautiful Albania, Af Kashari
    Grupi 4: FC Dymbëdhjeta, FC Sons B, FC Luminesen, Intelekt 365, FC Priska, FC Ferraj, Allias, Iron Eagles, Barrikada B, Volta, FC Sinaloa
    Grupi 5: Ekipi i SHPFA & MM, Ekipi i Forcës Tokësore, Ekipi i Forcës Detare, Ekipi i Forcës Ajrore, Ekipi i Komandës Mbështetëse, Ekipi i Akademisë së FA, Ekipi i KKN, Ekipi i Dardanëve, Komando, Specialet, Ekipi i AFA, Ekipi i BMBSHPFA

  • Tri finale për fazën e parë, Dinamo “shkeli” sezonin e shkuar

    Tri finale për fazën e parë, Dinamo “shkeli” sezonin e shkuar

    Dinamo e nisi sezonin e ri me vështirësi në Superiore, ku pas fitores në javën e parë të kampionatit, pësoi 2 humbje radhazi dhe mori një barazim tjetër, megjithatë situata në kampin blu ka ndryshuar.
    Tani mund të flasim për një skuadër e cila synon titullin kampion dhe nëse bëjmë një krahasim me sezonin e shkuar, mund të themi se Dinamo po bën më mirë se vitin e fundit ku fitoi Kupën e Shqipërisë dhe arriti në “Final 4”.

    Pas javës së gjashtë, kryeqytetasit e shohin veten në vendin e pestë me 10 pikë, aq sa ka edhe Teuta e vendit të katërt dhe ka aktualisht 2 pikë më shumë se Dinamo e sezonit të shkuar që renditej në vendin e pestë me 8 pikë. Ndërkohë, për të mbyllur fazën e parë, Dinamo ka edhe 3 ndeshje mjaft delikate, ku fillimisht luan në trasfertë ndaj kampionëve të Egnatias, e më pas do të presë në shtëpi Vorën, për ta mbyllur me Partizanin në derbin e kryeqytetit.
    Nëse Dinamo arrin të fitojë të gjitha ndeshjet e mundshme, atëherë do të shkonte në kuotën e 19 pikëve, pikë të cilat sezonin e shkuar i kishte në javën e 12 të kampionatit, pra 3 javë më vonë. Sezonin e shkuar, Dinamo ndërroi trajnerin që në javën e tretë të kampionatit, aty ku vendin e Dritan Mehmetit e mori Ilir Daja, i cili debutoi pikërisht në derbin ndaj Partizanit duke barazuar 2-2. Sezonin e fundit, Daja riktheu trofe te Dinamo, pasi mundi në finalen e Kupës skuadrën e Egnatias, ndërkohë që këtë sezon synim është titulli.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb