Federata e Futbollit, në bashkëpunim me kompaninë “Elka”, do të zhvillojë kampionatin e shkollave “Replay Cup”, një nismë që synon të promovojë futbollin në shkolla dhe të nxisë përfshirjen e vajzave dhe djemve në këtë lojë.
Në këtë edicion të parë do të marrin pjesë 16 ekipe të shkollave nga 8 shoqatat rajonale të futbollit: Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha, Elbasani, Gjirokastra, Korça dhe Fieri.
Skuadrat e djemve do të garojnë në nivel gjimnazesh, me pjesëmarrës të moshave 15-16 vjeç, ndërsa vajzat do të përfaqësojnë shkollat 9-vjeçare, me moshat 13-14 vjeç.
Sipas një kalendari të përcaktuar, 8 ndeshjet e para do të zhvillohen nga data 22 deri më 25 prill. Ekipet fituese do të kualifikohen direkt për në fazën gjysmëfinale që do të zhvillohet më 29 prill, ndërsa finalet për vendin e tretë/katërt dhe finalja e madhe do të luhet më 2 maj.
Përveç atmosferës sportive dhe argëtimit, kampionati “Replay Cup” do të dhurojë edhe çmime të ndryshme për skuadrat fituese.
Tag: kampionatin
-

Lajm i shkëlqyer! FSHF nis kampionatin e gjimnazeve, nis më 22 prill
-

“Abissnet Superiore U-13”, Tirana fiton kampionatin dhe ngre lart kupën për sezonin 2024/2025
Tirana U-13 u shpall zyrtarisht skuadra kampione në kampionatin ‘Abissnet Superiore U-13’ për edicionin futbollistik 2024/2025.
Bardheblutë e vegjël vulosën suksesin e tyre pasditen e së hënës në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Apolonisë, që u mbyll me barazimin 2-2.
Tirana U-13 e mbylli sezonin me 57 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje, duke regjistruar 18 fitore, 6 humbje dhe vetëm 3 barazime.
Pas përfundimit të sfidës, Federata e Futbollit organizoi ceremoninë e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të kampionit, ku legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari nderoi bardheblutë e vegjël me kupën dhe medaljet e merituara. -

Ikja nga jeta e një trajneri legjendar
Lajmi i hidhur bëri xhiron e botës së futbollit. Trajneri legjendar Leo Beenhakker vdiq në moshën 83-vjeçare.
Ai u dallua veçanërisht kur fitoi kampionatin holandez të futbollit për herë të parë me Ajax-in dhe si trajner i Real Madridit nga viti 1986 deri në 1989. Ndaj, ai mori pseudonimin ikonë Don Leo. Me Klubin Mbretëror, ai fitoi tre tituj radhazi të La Ligës spanjolle.
Karrierën e trajnerit e filloi në moshën 26-vjeçare në Veendam të Holandës, por pas suksesit në Spanjë vendosi të rikthehet në veri. Dhjetë vjet më vonë, ai fitoi kampionatin me Feyenoord, një rival i madh i ish-klubit të tij.
Ai provoi dhe detyrën e trajnerit të Kombëtares. Ai ishte dy herë në stolin e prezantimit të futbollit holandez. Më pas ai udhëhoqi kombëtaren e Polonisë në Kampionatin Evropian në vitin 2008.
Ai gjithashtu udhëhoqi ekipin kombëtar të Trinidad dhe Tobago në Kupën e Botës 2006. /tesheshi.com/ -

Marotta rrëfehet në 360 gradë: Duam të fitojmë kampionatin, Champions-in dhe Kupën e Italisë
Presidenti i Interit, Beppe Marotta, foli nga skena e “Il Foglio” në “San Siro”: “Unë e kam ndërtuar karrierën si drejtues duke vrapuar për të fituar. Ta bësh këtë si president është kurorëzim i karrierës”.
Çfarë ka ndryshuar me kalimin te Oaktree?Konceptet janë përdorur edhe më parë, përdoren edhe sot. Ndryshimi i madh është se më parë kishim një pikë reference te një person fizik, që ishte Zhang. Tani kemi një fond, i përbërë nga profesionistë: një ekip ekspertësh në fusha të ndryshme, me të cilët bashkëpunojmë sipas kompetencave të tyre. Dua të theksoj praninë e tyre të përditshme, të heshtur, por të qëndrueshme. Po ashtu, shumë e rëndësishme është ndarja e përgjegjësive, që për mua është një cilësi e domosdoshme për çdo kompani.
Ky Inter synon “pokerin” (4 trofe sezonalë)…Jemi të kënaqur që jemi në vendin e duhur në momentin e duhur, në çdo garë. Kjo ishte ajo që donim të arrinim dhe e kemi bërë. Pastaj kemi detyrimin ta provojmë. Dua ta theksoj: kemi fituar në Mynih, por nuk kemi fituar asgjë akoma. Çdo rezultat mund të përmbyset, duhet e njëjta vendosmëri si në çerekfinalen e parë të Champions-it. Tani kemi kthimin, ne jemi favoritët, ata jo. Sidoqoftë, duhet të kemi mendësinë e duhur. Nuk mund të harrojmë që të shtunën kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Cagliarit. Nëse nuk funksionon lidhja mes trurit dhe këmbëve, rrezikon të mos jesh në nivelin e duhur. Në letër është e lehtë, në fushë jo. Duam t’ua ngulisim këtë lojtarëve, të dalin në fushë kundër Cagliarit siç dolën në Mynih.
Pra, mendohet edhe për Parmën…Në Itali nuk ka më ndeshje të lehta. Edhe ekipet e vogla të vënë në vështirësi. Shumë flasin për përballjet direkte, që janë të rëndësishme, por të gjitha ndeshjet janë të vështira. Shpesh, më të vështirat janë ato që duken të lehta. Janë 7 ndeshje të mbetura dhe nuk shikoj kalendarin. Duhet të përballemi me tri realitete; kampionat, Champions dhe Kupë, ndryshe nga skuadra si Napoli që na sfidon vetëm për kampionatin.
Në verë do luani në Botërorin për Klube…Është hera e parë, e shoh si krenari të madhe që përfaqësojmë Italinë, fryt i punës së viteve të fundit. Ishte e nevojshme një koeficient i lartë në renditje dhe e arritëm me meritë. Është një përvojë e re, mes dy sezoneve, me sfida organizative. Kampionati nis në 23/24 gusht. Me gjithë këtë ngarkesë, rritet presioni. Kemi mësuar që një skuadër me pak lojtarë nuk mjafton. Duhet më shumë harmoni mes ligave kombëtare, UEFA-s dhe FIFA-s. Për shembull, unë personalisht jam për uljen e ekipeve të Serie A nga 20 në 18. E kam thënë gjithmonë.
Skuadrat e vogla ndoshta s’janë dakord me këtë reduktim…Unë jam plotësisht pro. Skuadrat e vogla ndoshta duan të ruajnë formatin me 20 pjesëmarrës, por e them shpesh: nëse skuadrat e mëdha ecin mirë, ecën i gjithë futbolli italian. Fitoret sjellin më shumë të ardhura, që investohen në tregun vendas. Dhe për të pasur një bërthamë italianësh të fortë, duhet të kesh mundësi ekonomike për t’i blerë.
Për këtë shërben edhe ekipi i dytë…Jam shumë krenar. Eksperimenti te Juventusi nisi kur isha unë atje dhe solli fryte. Përveç aspektit ekonomik, ka edhe atë sportiv. Meqë duhet të kesh një skuadër më të madhe, ke një rezervuar lojtarësh nga e dyta. Është e domosdoshme, sepse sot kemi skuadrën e parë dhe U-19, por diferenca mes tyre është shumë e madhe, sidomos te klubet e mëdha.
Pra, Interi do të ketë një ekip të dytë?100%. Me kusht që të mund të përfshihet në kampionatin e Lega Pro. Do të luajmë me shumë gjasa në Monza dhe do të stërvitemi në Interello.
Qëllimi në merkato është ulja e moshës mesatare…Qëllimi është të jemi të qëndrueshëm financiarisht. Ky është modeli i ri, ndryshe nga ai i kohës sonë, kur presidentët shpenzonin për të fituar dhe më pas mendonin për bilancin. Sot askush s’mund ta bëjë më këtë. Dhe nuk është e vërtetë se kush shpenzon më shumë, fiton më shumë.
Disa thonë që po falimentoni…Fjalët si ‘falimentim’ janë të ndyra, që nuk ekzistojnë për ne. Thuhet shumë për ne. Me pak ironi, kjo është pjesë e kulturës së zilisë. Kush fiton, shpesh shoqërohet me këto gjëra. Ne kurrë nuk kemi rrezikuar falimentimin. Kemi ekspozim financiar, kemi një obligacion që e menaxhojmë mirë. Nuk kemi borxhe ndaj furnitorëve apo bankave, përndryshe s’do të na lejonin të regjistroheshim. Pagojmë detyrimet ndaj shtetit. Njerëzit ngatërrojnë vështirësitë e pronarëve me menaxhimin e klubit.
Thuhet që ke ndikuar te vendimi i Milanit për Paraticin…Kjo është një tjetër legjendë urbane milaneze. Nuk e di nëse ekziston ky ‘kalorës i bardhë’, një metaforë nga bota e financës. Si është e mundur që unë të ndikoj te pronari, presidenti apo CEO i Milanit? Janë njerëz kompetentë. Edhe nëse doja, çfarë mund të bëja? Personalisht, nëse Paratici do të bëhej drejtor sportiv i Milanit, do isha edhe më i nxehur, sepse do më motivonte edhe më shumë.
A do të vazhdoni me Inzaghin edhe pa trofe?Inzaghin patëm fatin që ta merrnim në momentin e duhur. Jo të gjithë e kujtojnë, por kur iku Conte nuk kishte shumë alternativa. Ai ishte gati të firmoste me Lazion, por për fat nuk e kishte bërë ende. Gjetëm një trajner të mirë, që është përmirësuar me vite. Nuk është vetëm i zoti në taktikë, por edhe në menaxhimin e njerëzve, çka sot është shumë e vështirë.
Në fund të sezonit do të jesh i kënaqur nëse…Edhe këtu, varet nga kultura. Jemi të pranishëm në të gjitha garat, në fazat finale. Ekonomikisht kemi përfituar shumë falë Champions-it. Gjithsesi, ambicia e një drejtuesi është të synojë gjithmonë më lart, nuk duam të jemi thjesht pjesëmarrës. Nëse të tjerët janë më të zotë, do t’iu përulemi. Megjithatë, ne duam të besojmë se mund t’i fitojmë kampionatin, Champions-in dhe Kupën e Italisë. -

Mundësi kuqezi lë gjurmë në Kampionatin Europian, i dhuron medalje bronzi Shqipërisë
Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Zelimhan Abakarov, ka arritur t’i dhurojë vendit tonë medalje bronzi në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.Lajmin e bëri të ditur vetë Federata Shqiptare e Mundjes, e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Abakarov e fitoi medaljen, pasi triumfoi 11-0 në finalen për vendin e 3-të.
Sjellim në kujtesë se Abakarov, në gjysmëfinalen e peshës 61 kg të stilit të lirë, e zhvilluar ndaj armenit Arsen Harutyunyan, u mund 5-2.