Tag: kampionatin

  • Shqipëria fiton Kampionatin e Parë Botëror të Futbollit të IPA, Kryebashkiaku Benet Beci përgëzon ekipin fitues

    Shqipëria fiton Kampionatin e Parë Botëror të Futbollit të IPA, Kryebashkiaku Benet Beci përgëzon ekipin fitues

    Shqipëria ka fituar Kampionatin e Parë Botëror të Futbollit për efektivët e policisë të organizuar nga IPA World, një ngjarje e rëndësishme sportive që këtë vit u zhvillua në qytetin e Shkodrës. Ekipi shqiptar i IPA Albania arriti të rrëmbejë trofeun duke dhuruar emocion dhe krenari për vendin.
    Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka takuar ekipin fitues dhe i ka përgëzuar jo vetëm për suksesin sportiv, por edhe për kontributin e tyre në organizimin e këtij eventi të madh ndërkombëtar.

    “Pata kënaqësinë të takoja ekipin e IPA Albania, të cilët arritën t’i dhurojnë Shqipërisë titullin e parë në Kampionatin Botëror të futbollit për efektivët e policisë. I përgëzova jo vetëm për këtë arritje të madhe, por edhe për kontributin në organizimin e këtij eventi, në të cilin Bashkia Shkodër ishte partnere, në kuadër të nismës ‘Shkodra – Qyteti Evropian i Sportit 2025’, me pjesëmarrjen e 24 ekipeve nga e gjithë bota,” u shpreh Beci.

  • “Do të jetë kusht për çdo trajner”, Xhixho tregon vendimin: 30-40% e listës do të jetë nga kampionati shqiptar

    “Do të jetë kusht për çdo trajner”, Xhixho tregon vendimin: 30-40% e listës do të jetë nga kampionati shqiptar

    Lista e Kombëtates U17 për Kampionatin Europian që u zhvillua në vendin tonë hapi debate të shumta. Shkak u bë fakti se në lojtarët e grumbulluar nuk gjendej asnjë që luante në kampionatin vendas. Pano Xhixho ka zbuluar në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV” se në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së është diskutuar vendosja e një kushti për trajnerët e ekipeve të moshave. Bëhet fjalë për përfshirjen në listat e ekipeve kombëtare të lojtarëve nga kampionati shqiptar në masën 30-40%.
    “Po ju jap një lajm. Në mbledhjen e fundit të Komitetit (Ekzekutiv), duke u nisur nga lista e ekipit kombër U17, është hapur një diskutim për listat e ekipeve kombëtare. Vetë presidenti Duka e pashë që ishte duke folur me drejtorin teknik të ekipeve kombëtare, që për çdo trajner të ekipeve të moshave, por pa përjashtuar edhe ekipin A, do të vihet një kusht që të ketë 30-40% të lojtarëve që luajnë në kampionatin tonë”, ka thënë Pano Xhixho./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Arbnor Muja shënon gol në minutën e 98, i jep skuadrës vendin e 3-të në kampionat

    VIDEO/ Arbnor Muja shënon gol në minutën e 98, i jep skuadrës vendin e 3-të në kampionat

    Samsunspori e ka përfunduar kampionatin në vendin e 3-të të renditjes. Skuadra turke ka mposhtur Kajserisporin në ndeshjen e fundit të kampionatit me shifrat 2-1. Një përmbysje dramatike për Samsunsporin, që shënoi dy herë përkatësisht në minutat 95 dhe 98.
    Goli i fundit mban autorësinë e një futbollisti shqiptar. Bëhet fjalë për Arbnor Mujën. Lojtari i Kombëtares kuqezi vulosi fitoren e skuadrës së tij, e cila e përfundoi kampionatin sipër Beshiktashit, në pozicionin e 3-të të tabelës së renditjes./Sport Ekspres/

  • Sulmi i artë kuqezi, talent, gola dhe… “made in Italy”. Ja ku luajnë lojtarët e Shqipëria U-17

    Sulmi i artë kuqezi, talent, gola dhe… “made in Italy”. Ja ku luajnë lojtarët e Shqipëria U-17

    Shqipëria U-17 është gati për sfidën e madhe ndaj Portugalisë, në një ndeshje që do të luhet sot në stadiumin “Arena Kombëtare”, e vlefshme për Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe. Më shumë se ndeshja, vëmendjen e merr përbërja e kuqezinjve të vegjël, e cila dëshmon qartë një fakt: futbolli italian dhe Juventusi dominojnë listën e kombëtares shqiptare U-17.
    Nga 20 futbollistët e grumbulluar për këtë kompeticion, i cili zhvillohet për herë të parë në vendin tonë, pjesa dërrmuese e tyre luan në Itali. Plot 14 futbollistë vijnë nga klubet italiane, me Juventusin dominues, që përfaqësohet nga 4 lojtarë: portieri Raffaele Huli, mbrojtësi Kris Gecaj, dhe dy “bomberët” Arman dhe Dajan Durmishi në sulm.
    Në repartin ofensiv, kombëtarja jonë U-17 krenohet me disa nga talentet më premtues shqiptarë, që po shkëlqejnë në kampionatin italian për të rinj. Arman Durmishi, sulmuesi i Juventusit U-17, është një nga emrat më të spikatur me 14 gola dhe 3 asiste në 19 ndeshje. Ai ka qenë një “makineri” e vërtetë për “Zonjën e Vjetër”. Përkrah tij, një tjetër emër që po ngjitet fuqishëm është Gabriel Kulla i Sassuolos, i cili këtë sezon ka realizuar 21 gola në 25 ndeshje, statistikë që flet vetë.
    Nuk mungon as Alen Vukaj i Interit, një tjetër sulmues i formuar në një akademi të madhe, me 6 gola dhe 2 asiste në kampionatin italian. Përveç dominimit italian, lista e Shqipërisë U-17 përfshin talente të shpërndarë në disa nga klubet më të rëndësishme të Europës:
    Gjermania përfaqësohet me lojtarë të formuar në akademitë e VfB Stuttgart dhe Rot-Weiss Essen. Anglia është e pranishme me Leon Myrtaj, sulmuesi i talentuar i Tottenham Hotspur. Zvicra, Portugalia dhe Greqia japin gjithashtu kontributin e tyre me emra si Leon Sylejmani (Servette), Dijar Ferati (Rio Ave) dhe Andreas Llana (Olympiacos).
    Portierë:Raffaele Huli – JuventusiDaniel Culi  – Ternana
    Mbrojtes:Fabjano Nuhaj  – OlympiakosLukas Cekrezi  – TorinoKris Gecaj  – JuventusFabian Hallidri  – Hellas VeronaDarli Kurti  – Virtus EntellaLeon Sylejmani – ServetteHassan Haradini – Rot-Weiss Essen
    Mesfushor:Andreas Llana – OlympiakosAlex Ramku  – UdineseEvangjelos Gjoka – PAOKDijar Ferati  – Rio AveRikardo Sheji – TorinoEnis Rexhepi – VfB StuttgartAlen Vukaj  – Inter Milan
    Sulmues:Leon Myrtaj  – TottenhamGabriel Kulla  – SassuoloArman Durmishi – JuventusDajan Durmishi  – Juventus
    Kjo është Shqipëria U-17, një skuadër e ndërtuar me shumë kujdes mbi bazën e akademive elitare europiane, ku Italia dhe Juventusi kanë rol thelbësor. Tashmë pritet të shihet nëse kjo gjeneratë e artë do të arrijë ta përkthejë gjithë këtë potencial në sukses brenda fushës, duke nisur që nga sfida e sotme ndaj Portugalisë, e cila do të startojë në orën 18:00. E ardhmja e kombëtares shqiptare duket më premtuese se kurrë!

  • Kombëtarja e futbollit shpall listën zyrtare me 20 lojtarë për Kampionatin Europian U-17

    Kombëtarja e futbollit shpall listën zyrtare me 20 lojtarë për Kampionatin Europian U-17

    Trajneri Andrea Tedesco ka përzgjedhur listën zyrtare me 20 lojtarë që do të përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare U-17 në Kampionatin Europian.
    Më poshtë, lista e lojtarëve për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”:

    Portierë: Daniel Çuli, Raffaele Huli
    Mbrojtës: Fabjano Nuhaj, Lucas Çekrezi, Kris Gecaj, Fabian Hallidri, Darli Kurti, Hassan Haradini, Leon Sylejmani
    Mesfushorë: Andreas Llana, Alex Ramku, Evangjelos Gjoka, Dijar Ferati, Rikardo Sheji, Enis Rexhepi, Alen Vukaj
    Sulmues: Leon Darius Myrtaj, Gabriel Kulla, Arman Durmishi, Dajan Durmishi
    Kombëtarja U-17 vijon përgatitjet për Europianin. Ndeshja e parë e grupit ndaj Portugalisë do të luhet të hënën, më 19 maj, në “Arena Kombëtare”, ora 18:00.
    Takimet e tjera të grupit janë ndaj Gjermanisë më 22 maj (ora 18:00) dhe ndaj Francës më 25 maj (ora 20:30), të dyja në “Elbasan Arena”.

  • Shqipëria shpall listën zyrtare me 20 lojtarë për Kampionatin Europian U-17 2025

    Trajneri Andrea Tedesco ka përzgjedhur listën zyrtare me 20 lojtarë që do të përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare U-17 në Kampionatin Europian.

    Më poshtë, lista e lojtarëve për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”:

    Portierë: Daniel Çuli, Raffaele Huli

    Mbrojtës: Fabjano Nuhaj, Lucas Çekrezi, Kris Gecaj, Fabian Hallidri, Darli Kurti, Hassan Haradini, Leon Sylejmani

    Mesfushorë: Andreas Llana, Alex Ramku, Evangjelos Gjoka, Dijar Ferati, Rikardo Sheji, Enis Rexhepi, Alen Vukaj

    Sulmues: Leon Darius Myrtaj, Gabriel Kulla, Arman Durmishi, Dajan Durmishi

    Kombëtarja U-17 vijon përgatitjet për Europianin. Ndeshja e parë e grupit ndaj Portugalisë do të luhet të hënën, më 19 maj, në “Arena Kombëtare”, ora 18:00.

    Takimet e tjera të grupit janë ndaj Gjermanisë më 22 maj (ora 18:00) dhe ndaj Francës më 25 maj (ora 20:30), të dyja në “Elbasan Arena”.

    Vazhdo leximin

  • VIDEO/ Shpendi e mbyll kampionatin me një gol spektakolar nga distanca, i tund rrjetën Palermos

    VIDEO/ Shpendi e mbyll kampionatin me një gol spektakolar nga distanca, i tund rrjetën Palermos

    Stiven Shpendi e ka përfunduar kampionatin me gol. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme përballë Palermos. Lojtari 21-vjeçar zhbllokoi rezultatin që në minutën e 16 të takimit.
    Shpendi shënoi një gol spektakolar nga distanca, teksa e djathta e tij la të papërgatitur portierin e Palermos. Megjithatë goli i tij nuk mundi t’i jepte fitoren Karrarezes, pasi skuadra siçiliane barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 86./Sport Ekspres/

  • Kombëtarja Shqiptare e Çiklizmit në “Giro d’Italia”, përgatitje për garën ballkanike dhe kampionatin kombëtar

    Kombëtarja Shqiptare e Çiklizmit në “Giro d’Italia”, përgatitje për garën ballkanike dhe kampionatin kombëtar

    Gara e parë historike e “Giro d’Italia” në Shqipëri u karakterizua edhe nga pjesëmarrja e Kombëtares shqiptare. Jo si konkurrentë zyrtarë të eventit, por me ftesë.
    Mes dhjetë sportistëve të ekipit përfaqësues janë edhe dy danezë dhe një kolumbian.
    “Në vitin 2017 erdha në Shqipëri si turist. Rashë në dashuri me klimën dhe malet këtu, bëra shokë. Kam qenë çiklist në Danimarkë për 25 vjet, mora biçikletën, u bashkova me ekipin e Tiranës. Rinisa stërvitjet, kam marrë pjesë në kampionatin kombëtar dhe tashmë garuam në etapën e parë të Xhiros së Italisë me Kombëtaren e Shqipërisë. Ishte një eksperiencë e këndshme dhe u kënaqëm që të ndiheshim si profesionistë”, shprehet Bjarke Nielsen, çiklist i kombëtares së Çiklizmit.
    Çiklistët kuqezi kryen itinerarin e etapës së parë nga Durrësi në Tiranë, vetëm pak orë përpara “Nisjes së Madhe”.

  • Tirana-Pogradeci, finalja për një vend në Superligë sezonin tjetër!

    Tirana-Pogradeci, finalja për një vend në Superligë sezonin tjetër!

    4 Maj 2025

    1:14

    Telesport

    Ndeshja finale e play-out-it mes Tiranës dhe Pogradecit do të zhvillohet sot në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00. Ky takim do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në kampionatin “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm futbollistik.
    Tirana e mbylli kampionatin në vendin e 8-të pas 36 javësh garë, ndërsa Pogradeci arriti në fazën play-out pasi mposhti fillimisht Burrelin me rezultatin 1-0 dhe më pas kaloi Besën, gjithashtu me fitoren 1-0.

  • Play-Out i kampionatit shqiptar, Tirana-Pogradeci do të luhet më 4 maj në “Elbasan Arena”

    Play-Out i kampionatit shqiptar, Tirana-Pogradeci do të luhet më 4 maj në “Elbasan Arena”

    2 Maj 2025

    16:39

    Telesport

    Ndeshja finale e play-out-it mes Tiranës dhe Pogradecit do të zhvillohet më 4 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.
    Ky takim do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në kampionatin “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm futbollistik.
    Tirana e mbylli kampionatin në vendin e 8-të pas 36 javësh garë, ndërsa Pogradeci arriti në fazën play-out pasi mposhti fillimisht Burrelin me rezultatin 1-0 dhe më pas kaloi Besën, gjithashtu me fitoren 1-0.