Tag: kampionatin

  • Zabërgja largohet nga Superiorja, e pret Metalist në kampionatin ukrainas

    Zabërgja largohet nga Superiorja, e pret Metalist në kampionatin ukrainas

    Adriatik BALLA
    Merkato e kësaj vere po sjell surpriza për disa prej lojtarëve më të mirë të Superiores. Një pjesë e kanë bërë zgjedhjen e tyre tashmë, por ka ende elementë që lëvizin në treg. Përkundrejt shumë afrimeve të lojtarëve të huaj, ka dhe vendas që dalin jashtë, por ata janë mjaft të paktë. Dje ndodhi një lëvizje e paralajmëruar, por e fortë. Kështu, Baton Zabërgja mbyll bashkëpunimin me Dinamon dhe nga dita e sotme ai do të jetë lojtar në kampionatin ukrainas. Me anë të një mesazhi emocional, ai është përshëndetur me klubin, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë kohës që mbrojti ngjyrat blu. Zabërgja pranoi se ndarja nga Dinamo nuk ishte aspak e lehtë dhe se, pavarësisht se po nis një kapitull të ri në karrierën e tij, ai nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në të ardhmen për të mbyllur këtu karrierën. “Jam shumë i emocionuar, nuk di as nga t’ia filloj… Është e vështirë të shkruash një mesazh lamtumire për një ekip që besoj se ndarja me të do të jetë e përkohshme. Ky ekip me emër më dha edhe mua emër. Ky menaxhim, duke përfshirë trajnerin, kryesinë, bashkëlojtarët, dhe mbi të gjitha trajnerin Ilir Daja, i cili më dha më shumë sesa e prisja vetë, më hapi rrugën drejt qëllimeve të mia personale”, shkruan ai.
    Vlerësimi për presidencën dhe ekipin
    Në fjalët e tij, Zabërgja vlerësoi lart mbështetjen dhe përkushtimin e presidentit të klubit, Adrian Bardhi, duke theksuar se ai e pranoi si pjesëtar të familjes dhe i qëndroi pranë në çdo hap të rrugëtimit. “Presidenti Bardhi ka merita të mëdha që unë jam këtu ku jam sot. Kjo tifozeri me zemër për klubin, ky ambient familjar që më konsideroi si djalin dhe vëllain e tyre – nuk përkufizohen dot me fjalë”, nënvizoi ai. Sulmuesi premtoi se gjithmonë ka dhënë maksimumin për fanellën e Dinamos. “Nuk ka pasur asnjë sekondë ku të kem kursyer veten. Çdo atom energjie e kam shkrirë për të përmbushur ëndrrat tona të përbashkëta dhe për ta çuar klubin aty ku e ka vendin”, shtoi ai. Mesazhi i tij u mbyll me një urim të veçantë për klubin e zemrës.“Zoti ju bekoftë! Shpresoj të arrini në piedestalin e çdo kompeticioni, qoftë në Superiore apo në Evropë. Kudo që të jem, do të krenohem me ju. Me respekt, Baton Zabërgja – Zabi 7”, përfundon mesazhin e tij një nga lojtarët kryesorë të Dinamos, një sulmues plot talent, Zabërgja.
    Një kapitull i ri – Metalist, Ukraina
    Pas suksesit me Dinamo Sitin, Baton Zabërgja pritet të nisë një sfidë të re jashtë vendit. Destinacioni i tij i radhës është Metalist Kharkiv, klub me traditë në Ukrainë, ku ai synon të vazhdojë rritjen profesionale dhe të lërë gjurmë në futbollin evropian.

  • “Bayern ka fituar kampionatin 12 herë në 13 sezonet e fundit”! Oliver Kahn kritikon Bundesliga-n: Si të konkurrojnë 40 milionë eurot me 300 milionë eurot?

    “Bayern ka fituar kampionatin 12 herë në 13 sezonet e fundit”! Oliver Kahn kritikon Bundesliga-n: Si të konkurrojnë 40 milionë eurot me 300 milionë eurot?

    Oliver Kahn, një prej portierëve gjerman më të mirë të të gjithë kohërave ka dhënë mendimin e tij rreth Bundesliga-s. Kahn shprehet i zhgënjyer me kampionatin gjerman duke thënë se aty ekziston vetëm Bayern Munchen dhe më pas diferenca me ekipet e tjera është shumë e madhe.
    “Gjatë karrierës sime si lojtar, Bundesliga ishte më e pasigurt, më shumë ekipe garonin për titullin. Si mundet një klub me një buxhet prej 40 milionë eurosh të garojë kundër një ekipi me një buxhet vjetor prej 300 milionë eurosh? Pesë lojtarët rezervë të Bayernit vlejnë më shumë se ekipet nga e treta e fundit e Bundesligës.
    Kemi një situatë ku Bayern ka qenë kampion kombëtar 12 herë në 13 sezonet e fundit. Liga është bërë e parashikueshme dhe e mërzitshme, dhe në planin afatgjatë kjo nuk është mirë”, tha Kahn, i cili ishte kryetar i bordit të Bayernit nga viti 2021 deri në vitin 2023. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Verratti i sinqertë: Te PSG, fitoret ishin bërë monotone. Nuk ika për shkak të Luis Enrique

    Verratti i sinqertë: Te PSG, fitoret ishin bërë monotone. Nuk ika për shkak të Luis Enrique

    31 Korrik 2025

    10:04

    Alfred Lleshi

    Marco Verratti shpjegon arsyet e largimit nga PSG dhe zgjedhjen për të kaluar në Katar: “Kisha nevojë për një sfidë të re, për stimuj të rinj. Doha më ka pëlqyer gjithmonë, ishte një zgjedhje jete dhe jam i lumtur për të”.
    Për kampionatin e Katarit: “Është kompetitiv. Vitin e kaluar isha në një tjetër skuadër, Al Duhail, e imja doli e dyta. Qëllimi është të fitojmë kampionatin. Ndryshe nga Europa, këtu edhe kur je në stol nuk ka tension. Ka vetëm buzëqeshje dhe dëshirë për të qenë bashkë”.
    Për largimin nga PSG: “Në Paris, të fituarit ishte kthyer në diçka monotone, thuajse pa emocione. Këtu kam rigjetur gëzimin ‘fëmijëror’ të fitores. U tha se ika nga PSG sepse nuk më donte Luis Enrique. Gënjeshtër. Kisha folur me Nasser shumë më parë dhe i kisha thënë që do të largohesha. Marrëdhëniet tona janë shumë të mira”.

  • Flamurtari barazon me ekipin e TFF1 Lig

    Flamurtari barazon me ekipin e TFF1 Lig

    Flamurtari barazon 2-2 me ekipin e nivelit të dytë në kampionatin turk Ankara Keçiorenguçu. 

    Për ekipin e Garsias, sot, në debutim me kuqezinjtë, u shënuan nga afrimi i fundit Maksuti dhe Janku i cili ka luajtur me vlonjatët që nga fillimi i këtij viti kalendarik.

    Lajmin për barazimin në testin e parë në tokën turke dhe autorët e golave, i bëri publik vetë klubi në një postim në rrjete sociale./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kuqezinjtë në merkato, Gerxhaliu në kampionatin turk, Haveri në Serie C italiane

    Kuqezinjtë në merkato, Gerxhaliu në kampionatin turk, Haveri në Serie C italiane

    Adriatik BALLA
    Merkato po sjell disa befasi edhe për futbollistët shqiptarë. Këtë edicion të merkatos ka lëvizje të shumta drejt kampionatit turk, gjë që e konfirmoi edhe lëvizja që bëri mesfushori kuqezi Qazim Laçi në superligën turke, ndoshta lëvizja më e bujshme deri tani. Por një tjetër shqiptar kaloi dje në kampionatin turk, bëhet fjalë për Amar Gërxhaliun, që u bë pjesë e Erzurumsporit. Duhet thënë se në kampionatin turk ndodhen edhe dy sulmuesit kuqezi, Ernest Muçi me Beshiktashin dhe Rei Manaj me Sivasporin por që lushnjari do të ndryhsojë ambient. Në kampionatin italian kanë ndodhur të tjera lëvizje nga lojtarët shqiptarë. Dje një ish-kuqezi u bë pjesë e Livornos në Serie C, teksa sytë janë tek Kristjan Asllani i Interit dhe dy vëllezërit Shpendi, të cilët kanë marrë oferta të shumta. Ndërkohë, plot emra të tjerë të përfaqësueses ndodhen në pritje të mësojnë destinacionin e ri për sezonin e ri. Emri më i lakuar në treg është Armando Broja, por për shqiptarin ende nuk ka një sinjalizim zyrtar ku do të vazhdojë të luajë. Ngjana tjetër, plot të rinj shqiptarë që aktivizohen në Zvicër kanë bërë disa lëvizje interesante gjatë ditëve të fundit.
    Gërxhaliu në kampionatin turk
    Siç e theksuam më lart, dy kategoritë elitare të futbollit turk po shfaqen mjaft të kërkuara nga lojtarët shqiptarë. Kështu, Amar Gërxhaliu është zyrtarizuar nga Erzurumspor. Mbrojtësi 23-vjeçari është konsideruar më parë edhe si opsion për Kombëtaren, por ftesa zyrtare nuk u bë asnjëherë. Mbrojtësi i lindur në Kosovë ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Ligën e Parë turke. Për tre vite qëndroi me Antaljaspor, që luan në elitë. Mbrojtësi u mendua si alternativë për Silvinjon, pikërisht kur luante me Antaljaspor. Në total me ekipin e tyre të parë luajti 31 ndeshje ku shënoi një gol dhe asistoi një tjetër. Kontratën me Erzurumspor e ka firmosur të vlefshme vetëm për një vit. Kështu synon më tepër minuta.
    Lojtari që u ftua një herë nga Kombëtarja përfundon në Serie C me Livornon
    Një nga ftesat më të çuditshme në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit në vitet e fundit, ka qenë padyshim ajo e Kevin Haverit. Mbrojtësi i majtë u ftua për një miqësore me Estoninë në vitin 2022 nga trajneri Edi Reja, në një kohë kur lojtari ishte pjesë e Riminit në Serinë D, kategorinë e katërt italiane. Mosha e re e tij la të mendohej se ishte një investim për të ardhmen, por mbrojtësi jo vetëm nuk u aktivizua në atë ndeshje, por as nuk u ftua më nga përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, edhe pse mund të luante të paktën me Shpresat. Karriera e tij me klube pas asaj ftese nuk është se gjeti vazhdimësi në karrierën e tij. Ai u transferua nga Rimini te Torino por klubi i Serisë A nuk e mbajti asnjëherë duke e huazuar thuajse në çdo dritare të merkatos që nga viti 2023. Sot, Haveri ka nënshkruar në Serinë C me Livornon, duke regjistruar klubin 6 në tre vitet e fundit të karrierës së tij, me shpresën që aty të kthehet në një lojtar fiks e të konfirmojë sadopak nga potenciali që Edi Reja besonte se kishte kur i besoi një fanellë kuqezi.

  • Nuk ia doli të afirmohej te Salzburgu, talenti shqiptar transferohet në kampionatin polak

    Nuk ia doli të afirmohej te Salzburgu, talenti shqiptar transferohet në kampionatin polak

    Nis një aventurë e re për Dijon Kamerin. Mesfushori i talentuar shqiptar, që nga sot është pjesë e skuadrës së Krakovias në kampionatin polak të futbollit.
    Djaloshi 21-vjeçar, i cili ka përfaqësuar Austrinë në arenën ndërkombëtare deri me U21, ka qenë pjesë e akademisë së Salcburgut, por nuk ia doli të çante në skuadrën e parë të klubit të njohu austriak. Ai u huazua fillimisht te Grasshopers e më pas te Alhtah, por pa ia dalë që të gjente vazhdimësinë që pritej. Kësisoj, mesfushori ka vendosur që të nisë një etapë të re të karrierës.

    Kameri ka firmosur për tre vite me klubin polak, me të drejtën e zgjatjes së marrëveshjes për një tjetër vit. “Kam dëgjuar për atmosferën që krijojnë tifozët dhe pres me padurim ta shoh nga afër”, tha mesfushori shqiptar pas zyrtarizimit të firmës.

  • “Abissnet Superiore” & Kategoria e Parë, nesër hidhet shorti për kalendarin e kampionateve për edicionin 2025-2026

    “Abissnet Superiore” & Kategoria e Parë, nesër hidhet shorti për kalendarin e kampionateve për edicionin 2025-2026

    Federata e Futbollit do të organizojë nesër hedhjen e shortit për kalendarin e edicionit të ri të “Abissnet Superiore 2025–2026” dhe të “Kategorisë së Parë 2025–2026”.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 87-të të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe për kampionatin e Kategorisë së Parë do të hidhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke nisur nga ora 11:00. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësuesit e klubeve të Abissnet Superiore, përfaqësues të klubeve të Kategorisë së Parë, si dhe përfaqësues të medias.
    Eventi do të transmetohet live në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube.
    Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më datë 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të përfundojë në muajin maj 2026. Ndërsa kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të startojë po më 23 gusht dhe të përfundojë më 2 maj 2026.
    Në kampionatin “Abissnet Superiore” këtë sezon do të marrin pjesë këto skuadra: KF Egnatia, KF Vllaznia, FC Dinamo City, KF Partizani, AF Elbasani, KF Teuta, FK Bylis, KF Tirana, FK Vora dhe KF Flamurtari.
    Ndërsa në kampionatin e Kategorisë së Parë do të marrin pjesë këto skuadra: KF Laçi, KF Skënderbeu, KS Besa, KF Burreli, KF Pogradeci, FK Apolonia, FC Lushnja, KS Korabi, KS Kastrioti, FK Kukësi, KF Iliria dhe AF Luftëtari.

  • Superiore & Kategoria e Parë, nesër hidhet shorti për kalendarin e kampionateve për edicionin 2025-2026

    Superiore & Kategoria e Parë, nesër hidhet shorti për kalendarin e kampionateve për edicionin 2025-2026

    Federata e Futbollit do të organizojë nesër hedhjen e shortit për kalendarin e edicionit të ri të “Abissnet Superiore 2025–2026” dhe të “Kategorisë së Parë 2025–2026”.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 87-të të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe për kampionatin e Kategorisë së Parë do të hidhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke nisur nga ora 11:00. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësuesit e klubeve të Abissnet Superiore, përfaqësues të klubeve të Kategorisë së Parë, si dhe përfaqësues të medias.

    Eventi do të transmetohet live në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube.
    Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më datë 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të përfundojë në muajin maj 2026. Ndërsa kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të startojë po më 23 gusht dhe të përfundojë më 2 maj 2026.
    Në kampionatin “Abissnet Superiore” këtë sezon do të marrin pjesë këto skuadra: KF Egnatia, KF Vllaznia, FC Dinamo City, KF Partizani, AF Elbasani, KF Teuta, FK Bylis, KF Tirana, FK Vora dhe KF Flamurtari.
    Ndërsa në kampionatin e Kategorisë së Parë do të marrin pjesë këto skuadra: KF Laçi, KF Skënderbeu, KS Besa, KF Burreli, KF Pogradeci, FK Apolonia, FC Lushnja, KS Korabi, KS Kastrioti, FK Kukësi, KF Iliria dhe AF Luftëtari.

  • “Abissnet Superiore” e Kategoria e Parë, nesër hidhet shorti për kalendarin e  edicionit 2025-2026

    “Abissnet Superiore” e Kategoria e Parë, nesër hidhet shorti për kalendarin e edicionit 2025-2026

    Federata e Futbollit do të organizojë nesër hedhjen e shortit për kalendarin e edicionit të ri të “Abissnet Superiore 2025–2026” dhe të “Kategorisë së Parë 2025–2026”.

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 87-të të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe për kampionatin e Kategorisë së Parë do të hidhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke nisur nga ora 11:00. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësuesit e klubeve të Abissnet Superiore, përfaqësues të klubeve të Kategorisë së Parë, si dhe përfaqësues të medias.

    Eventi do të transmetohet live në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube.

    Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më datë 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të përfundojë në muajin maj 2026. Ndërsa kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të startojë po më 23 gusht dhe të përfundojë më 2 maj 2026.

    Në kampionatin “Abissnet Superiore” këtë sezon do të marrin pjesë këto skuadra: KF Egnatia, KF Vllaznia, FC Dinamo City, KF Partizani, AF Elbasani, KF Teuta, FK Bylis, KF Tirana, FK Vora dhe KF Flamurtari.

    Ndërsa në kampionatin e Kategorisë së Parë do të marrin pjesë këto skuadra: KF Laçi, KF Skënderbeu, KS Besa, KF Burreli, KF Pogradeci, FK Apolonia, FC Lushnja, KS Korabi, KS Kastrioti, FK Kukësi, KF Iliria dhe AF Luftëtari.

    Vazhdo leximin

  • Bayern gjen zëvendësuesin e Muller në kampionatin Europian U 21

    Bayern gjen zëvendësuesin e Muller në kampionatin Europian U 21

    6 gola dhe 3 asiste. Këto janë shifrat e sulmuesit Nick Woltemade në Kampionatin Europian U21, ku ka shkëlqyer.

    Duket se brenda pak ditësh gjermani do të transferohet te Bayern. Mediat gjermane shkruajnë se klubi ka një akord verbal me sulmuesin për kontratën (deri në 2030) dhe pagën).
    Problemi është Stuttgart. Gazeta Bild shkruan se klubi mund të kërkojë fillimisht 80 mln euro për Woltemade, i cili ka kontratë deri në 2028. A do të paguante Bayern kaq shumë për një lojtar i cili ka shpërthyer vetëm në 6 muajt e fundit?

    Ndoshta po, ndoshta ajo. Ajo që Bild analizon është se Bayern e sheh këtë lojtar jo vetëm si zëvendësues të Harry Kane, por si partner të tij. Pra, Woltemade po shihet si Thomas Muller i ardhshëm.