Tjetër sukses i jashtëzakonshëm për peshëngritësin kuqezi Briken Çalja.Në kampionatin ballkanit, që po zhvillohet aktualisht në vendin tone, Çalja vendosi rekord ballkanik në shtytje. Shtangisti kuqezi ngriti 150 kg në Kampionatin Ballkanik për të rritur në peshëngritje që po zhvillohet në Durrës.
Çalja i pari në shkeputje, tentoi dhe rekordin Europian, i cili ishte 154 kilogram, por nuk ia arriti, pasi dështoi në dy tentativa me 156 kilogram. Sa i përket Erkand Qerimajt në shkëputje, në peshën deri në 79 kilogram, nuk realizoi asnjë nga tentativat me 151 kilogram dhe si i tillë nuk renditet në dygarësh.
Tag: kampionatin
-

Peshëngritje/ “Shkëlqen” Briken Çalja, rekord i ri në kampionatin ballkanik
-

“Serie A duhet të pezullojë kampionatin para play off-it, kam 3 lojtarë aty, edhe Gattuso do të ishte i lumtur”
21 Nëntor 2025
9:09
Telesport
Trajneri i kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, kërkon të ketë më shumë ditë në dispozicion për të përgatitur gjysmëfinalet play off të Kupës së Botës 20267, që do të zhvillohen në fund të marsit të ardhshëm.
Turqia do të luajë në gjysmëfinale ndaj Rumanisë dhe në rast fitoreje, me fituesin e duelit Sllovaki-Kosovë. “Për të shkuar në Kupën e Botës, duhet të japësh gjithçka kundër kujtdo. Duhet një përgatitje e mirë”, tha Montella.
“Kam tre lojtarë në Serie A, ndaj i kërkova Federatës të pezullojë kampionatin të dielën e fundit. Nëse mbërrijnë të hënën, nuk mund të kesh një seancë të mirëfilltë stërvitore deri të mërkurën dhe të enjten ka para-ndeshje”, deklaroi Montella.
Ai kërkon t’I vijë në ndihmë edhe kolegut të tij të kombëtares italiane Gennaro Gattuso, që gjithashtu ka të njëjtin problem. “Dy ditë shtesë bëjnë diferencën. Gattuso do të ishte gjithashtu i lumtur për një shtyrje”, tha Montella. -

Hamilton: Pas një viti me Ferrari ndjej se jam në një pozicion më të mirë për vitin 2026
Kampionati botëror për skuadrën Ferrari padyshim nuk shkoi ashtu siç shpresonte ekipi dhe Lewis Hamilton. Piloti britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk priste të kalonte 21 gara i veshur me të kuqe pa pasur kurrë kënaqësinë e përfundimit në podium.
“Ne nuk po luftojmë për kampionatin, kështu që tani puna jonë është të përpiqemi të marrim rezultatet më të mira për të bërë më të mirën për konstruktorët“, pranoi Lewis Hamilton në një intervistë pas mbërritjes në vendlindje pas garës së Brazilit.
“Askush nuk interesohet për pozicionin në kampionatin e pilotëve. Nuk më intereson të jem i pesti apo i gjashti apo diçka e tillë. Është më shumë e rëndësishme për ekipin të ruajmë vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve”, shtoi britaniku.
Piloti anglez reflektoi më pas mbi udhëtimin e këtij viti, duke parë përpara drejt vitit 2026: “Ky ka qenë një vit i vështirë, por sinqerisht, e prisja. Po bashkohem me një ekip të ri dhe një kulturë të re, dhe jam shumë i vetëdijshëm se progresi kërkon kohë”.
“Pra, është një vit i ndërtimit të themeleve dhe ka qenë i vështirë, por ndiej se po bëjmë përparim. Ndiej se kjo po më vendos në një pozicion të mirë për vitin e ardhshëm, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme“, përfundoi Hamilton. -

Ditë zie në nder të Fatos Nanos, FSHF merr vendimin: Anulohen të gjitha ndeshjet më 2 Nëntor
Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin për shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të programuara për t’u luajtur më 2 nëntor, datë e shpallur Ditë Zie Kombëtare në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme (31 Tetor).
Ndeshjet e panifkuara që u shtynë janë në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave.
Në kampionatin “Abissnet Superiore”, takimet e së dielës do të spostohen të hënën në të njëjtin orar. Ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00.
VENDIMI
Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se më 2 nëntor ndeshjet e planifikuara në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave do të shtyhen.
Në kampionatin “Abissnet Superiore”, takimet e ditës së diel do të spostohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00.
Abissnet Superiore, java 10
Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00
Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00
Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00
FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00
Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00
Në Kategorinë e Parë, pesë ndeshjet që ishin planifikuar të luhej të dielën do të spostohen të hënën në orën 14:00. Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë do të zhvillohen të hënën.
Kategoria e Parë, java 10
Iliria – Burreli 03.11.2025 14:00
Kukësi – Kastrioti 03.11.2025 14:00
AF Luftëtari – Besa 03.11.2025 14:00
Laçi – Lushnja 03.11.2025 14:00
Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00
Skënderbeu – Korabi 03.11.2025 17:00
Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të spostohen të hënën në orën 13:00.
Partizani B – Devina, 03.11.2025, 13:00
Oriku – Maliqi, 03.11.2025, 13:00
Butrinti – Tomori, 03.11.2025, 13:00
Këlcyra – Eagle Football, 03.11.2025, 13:00
Ashtu siç është bërë e ditur më parë, në të gjitha ndeshjet e kampionateve “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos. -

Risia e Silvinjo mbyll kampionatin mbresëlënës në krye të golashënuesve, por humbet në finalen e madhe
Astana pati sot një transfertë historike përballë Kairat Almatit, që u shpall kampion. Ekipit të Nazmit Gripshit i duhej fitorja, por nuk shkoi më shumë se barazim 1-1.
Gripshi me shokë po ëndërronin pas 45 minutave të para. Ishte pikërisht risia e Silvinjos për ndeshjet e tetorit, që asistoi për Tomasov. Ky i fundit dërgoi topin në rrjetë.Kairat Almati reagoi në pjesën e dytë. Goli i Satpaev mjaftoi për të siguruar pikën e nevojshme, që i fitonte trofeun më të rëndësishëm në vend.
Gripshi mbyll kampionatin mbresëlënës për të, pikërisht në krye të golashënuesve. Plot 16 gola të shënuar dhe 7 asistime regjistroi fantazisti i Kombëtares në 26 javë. -

Shoqata “Skënderbej” zhvillon Kampionatin e 4-t të Shahut në zemër të Nju Jorkut
Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej”, me qendër në Staten Island, organizoi të dielën Kampionatin e 4-t të Shahut, një aktivitet tashmë tradicional që mblodhi bashkatdhetarë, miq dhe dashamirës të lojës së mendjes në një prej pikave më ikonike të Central Park-ut – Chess & Checker House.Në këtë ngjarje morën pjesë drejtuesit e shoqatës, si dhe kryetari Imer Laçaj, zëvendëskryetari Leke Preçi, sekretarja Alketa Ktona-Veshi dhe anëtarja e kryesisë Arta Xhaferri, si edhe shumë anëtarë të tjerë të komunitetit.Loja, e njohur shpesh si “gjimnastika e trurit”, u ndoq me interes jo vetëm nga pjesëmarrësit, por edhe nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët shpesh ndaleshin për të ndjekur ndeshjet ose për të sfiduar lojtarët shqiptarë në një lojë rastësore.Turneu u zhvillua me eliminime graduale, deri në shpalljen e fituesit, të cilit iu dorëzua një çmim simbolik prej 100 dollarësh nga kryetari Laçaj. Në përfundim, ai përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, duke i uruar suksese dhe duke nënvizuar rëndësinë e mbajtjes gjallë të traditave komunitare.Ky kampionat, i kthyer tashmë në një traditë vjetore të Shoqatës “Skënderbej”, shënon një nga aktivitetet e shumta kulturore dhe shoqërore që kjo organizatë zhvillon në mbështetje të ruajtjes së identitetit dhe bashkimit të komunitetit shqiptar në SHBA.Aktiviteti u pasurua edhe me gatime tradicionale shqiptare, të përgatitura nga zonjat Alketa Veshi, Arta Xhaferri, Fatma Dautaj dhe Adelina Laçaj, duke e shndërruar ditën në një festë të plotë miqësie dhe tradite.Shoqata “Skënderbej” falënderoi të gjithë kontribuuesit dhe miqtë e saj për mbështetjen, duke paralajmëruar se së shpejti do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera me karakter kulturor, sportiv e shoqëror.
-

Kosova në Kampionatin Botëror të Boksit në Liverpool
Ekipi i Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që do të mbahet nga 4 deri më 14 shtator 2025 në Liverpool të Anglisë.
Përfaqësuesja e Kosovës do të udhëhiqet nga Donjeta Sadiku, medaliste botërore dhe evropiane, ndërsa pjesë e ekipit janë gjithashtu vëllezërit Bashkim dhe Shpëtim Bajoku si dhe Loris Idrizi, transmeton KultPlus.
Ky edicion shënon një moment historik, pasi është botërori i parë i organizuar nga Federata e re ndërkombëtare “World Boxing”, e cila ka marrë përsipër menaxhimin e këtij sporti në nivel global.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar sportistët për një short të favorshëm dhe u ka dëshiruar sukses në rrugëtimin e tyre drejt medaljeve. Pjesëmarrja në këtë ngjarje prestigjioze shihet si një hap i madh për afirmimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të boksit./KultPlus.com
-

Sacchi: I them Chivu të futet në kokat e lojtarëve, ja kush e fiton kampionatin
3 Shtator 2025
10:28
Alfred Lleshi
Arrigo Sacchi u intervistua nga “Gazzetta dello Sport” në lidhje me kritikat fillestare që ranë mbi Chivu, pas humbjes së papritur të Interit: “Kritikat janë të pashmangshme. Nëse je trajner i Interit dhe humb në shtëpi ndaj Udineses, nuk ka duartrokitje. Interi i Chivu është në gjysmë të rrugës, nuk dihet ende nëse është ekipi i tij apo ai i Inzaghit.
Duhet durim. I sugjeroj Chivu të bëjë çdo gjë për të hyrë në mendjen e lojtarëve dhe t’i bindë të ndjekin rrugën që ai ka vizatuar. Kundër Udineses pashë një skuadër jo harmonike dhe jo të ekuilibruar. Harmonia dhe ekuilibri janë baza e çdo ekipi të madh”.
Si ju duket Napoli?Pa diskutim, ka bërë merkaton më të mirë. Ka marrë lojtarë që përshtaten me stilin e trajnerit. I vetmi shqetësim është angazhimi i dyfishtë, kampionati dhe Champions League mund t’i lodhin lojtarët fizikisht dhe mendërisht.
Kush do ta fitojë kampionatin?Nuk jam parashikues, por mendoj se Napoli ka më shumë shanse. Nuk besoj se do të gaboj shumë. -

Muja rikthehet në kampionatin belg
Arbnor Muja është lojtari më i ri i St. Truidens. Klubi belg ka rënë dakord me Samsunsporin, për huazim me të drejtë blerje në fundin e sezonit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u kërkua edhe nga Besnik Hasi. Asgjë nuk u konkretizua me Anderlehtin, kështu erdhi firma surprizë me St. Truidens.
Klubi belg luan në elitë, ndërsa ky edicion ka nisur mjaft mirë. Pas pesë javësh të luajtura, St. Truidens kryeson kampionatin me 13 pikë.Muja pret të marrë më tepër minuta me ekipin e ri. Në kampionatin turk nuk kaloi një eksperiencë të bukur duke mos pasur shumë hapësira.
-

Shqiptarët “dominojnë” kampionatin italian! Numri i kuqezinjve që luajnë në Serie B, më shumë se çdo kombëtare tjetër e huaj
Shqipëria kryeson listën e vendeve të huaja me më shumë futbollistë të pranishëm në Serie B këtë sezon.
Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, në kampionatin e dytë më të rëndësishëm në Itali aktivizohen 12 lojtarë shqiptarë, duke e renditur vendin tonë në krye të klasifikimit.
Pas kuqezinjve, në vendin e dytë ndodhet Argjentina me 9 futbollistë, ndërsa Franca dhe Spanja ndajnë vendin e tretë me nga 8 lojtarë secila. Senegali dhe Kroacia kanë nga 6 futbollistë, ndërsa më pas vijnë vende si Danimarka, Belgjika, Brazili dhe Polonia me nga 4 lojtarë.
Në listë përfshihen edhe vende të tjera si Serbia, Maroku, Gambia, Sllovenia, SHBA dhe Venezuela, secila me nga 3 futbollistë në Serie B. Ndërkohë, Portugalia, Holanda dhe Uruguai kanë nga 2 përfaqësues.Top Channel