Tag: kampionati

  • Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026

    Është miratuar kalendari i kompeticioneve kombëtare për sezonin futbollistik 2025-2026.

    Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 23 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Në të njëjtën datë do të startojë edhe kampionati i Kategorisë së Parë.

    Ndërkohë, Kategoria e Dytë do të nisë më 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026.

    Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025.

    Kupa e Shqipërisë do të nisë më 1 tetor 2025, ndërsa finalja e madhe është planifikuar të luhet më 13 maj 2026.

    Kampionati i vajzave do të fillojë më 27 shtator dhe do të mbyllet më 31 maj 2026.

    Gjithashtu janë përcaktuar edhe datat për të gjitha kampionatet e moshave, të cilat do të nisin në muajin shtator dhe do të përfundojnë në maj 2026.

    Datat e nisjes së kampionateve kombëtare 2025-2026:

    Abissnet Superiore: 23.08.2025 – 24.05.2026

    Kategoria e Parë: 23.08.2025 – 02.05.2026

    Kategoria e Dytë: 27.09.2025 – 18.04.2026

    Superkupa e Shqipërisë: 28.12.2025

    Kupa e Shqipërisë: 01.10.2025 – 13.05.2026

    Kampionati i Vajzave: 27.09.2025 – 31.05.2026

    U-21 Superiore: 01.10.2025 – 25.05.2026

    U-19 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026

    U-18 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026

    U-17 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026

    U-16 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026

    U-15 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026

    U-14 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026

    U-13 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026

    Kategoria e Parë U-19: 21.09.2025 – 10.05.2026

    Kategoria e Parë U-17: 21.09.2025 – 10.05.2026

    Kategoria e Parë U-16: 28.09.2025 – 23.05.2026

    Kategoria e Parë U-15: 28.09.2025 – 23.05.2026

    Kategoria e Parë U-14: 28.09.2025 – 23.05.2026

    Kategoria e Parë U-13: 28.09.2025 – 23.05.2026

    Vazhdo leximin

  • Kampionati i futbollit 5×5/ Drini Sport mund Art-Inox në finale dhe fiton titullin kampion

    Kampionati i futbollit 5×5/ Drini Sport mund Art-Inox në finale dhe fiton titullin kampion

    Kampionati i futbollit amator 5×5 uli siparin mbrëmjen e djeshme me finalen për titullin kampion, mes skuadrave Drini Sport dhe Art-inox.
    Në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin “Futboll Republik”, Drini Sport dhuroi spektakël dhe dominoi plotësisht finalen, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0.
    Finalja u ndoq nga një numër i madh tifozësh, të cilët krijuan një atmosferë entuziaste në kompleksin ku u luajt ndeshja.
    Pas përfundimit të takimit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut, ku kupa për ekipin kampion dhe medaljet për finalistët u shpërndanë nga specialisti i Departamentit të Futbollit Amator në FSHF, Erald Muca.

  • VIDEO/ Kampionati Botëror i Futbollit IPA në Shkodër, ministri Hoxha: Dëshmi e vizionit evropian që kemi ndërtuar

    VIDEO/ Kampionati Botëror i Futbollit IPA në Shkodër, ministri Hoxha: Dëshmi e vizionit evropian që kemi ndërtuar

    Kampionati Botëror i Futbollit i IPA-s mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër nga data 4-8 qershor. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se ky kampionat është shumë më tepër se një garë sportive. ”Është dëshmi e mikpritjes, e vizionit evropian që kemi ndërtuar me përkushtim, dhe e aftësisë së Shqipërisë për të organizuar me dinjitet ngjarje ndërkombëtare që sjellin bashkëpunim, paqe dhe miqësi, siç e thotë edhe motoja e IPA-s: “Servo per Amikeco”, Shërbim përmes Miqësisë”, tha Hoxha.
    Gjatë fjalës së tij përshëndetëse gjatë aktivitetit në Shkodër, ministri i Brendshëm foli në emër të qeverisë shqiptare për këtë organizim që vjen për herë të parë në vendin tonë. Hoxha e cilësoi këtë vit, si historik për Shqipërinë, në të gjithë arenën ndërkombëtare, ndërsa ju referua dy aktiviteteve të rëndësishme si Giro d’Italia dhe Samitin e Politikës ku liderë nga e gjithë Evropa qëndruan në Tiranë për disa ditë.

    ”Ne jemi këtu për të pritur miqtë tanë, për të tregua vlerat më të mira që përfaqësojmë dhe kemi gjithçka, infrastrukturën dhe angazhimin tonë maksimal për të marrë përsipër aktivitete të tilla ndërkombëtare që zhvillohen për herë të parë në Shqipëri. Kampionati Botëror i IPA-s është një tjetër dëshmi e një rruge të re që ne sapo hapim”.

  • Kampionati Europian U-17/ Kuqezinjtë mposhten 4-0 nga Portugalia

    Kampionati Europian U-17/ Kuqezinjtë mposhten 4-0 nga Portugalia

    Kuqezinjë e kombëtares U-17 e kanë nisur me një humbje të thellë rrugëtimin e tyre në kampionatin Europan, pasi u mposhtën 0-4 në “Arenën Kombëtare” nga Portugalia.
    Shqipëria u mbrojt mirë në fillim, ndërsa goli i parë i Portugalisë erdhi nga Kuintas në minutën e 36-të. Kuqezinjtë u munduan të reagojnë në pjesën e dytë ku dhe lanë hapësira.
    Portugezët përfituan me anë të penalltisë, për të dyfishuar shifrat. Më pas disa minuta para fundit, golat e Manuel dhe Soares vulosën takimin.

    Kujtojmë se Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Francës dhe Gjermanisë.

  • Melo, largimi i parë nga Laçi

    Melo, largimi i parë nga Laçi

    Kampionati përfundoi keq për bardhezinjtë kurbinas të cilët e panë vetën të rrëzohen nga kategoria në fund të këtij edicioni 2024/25. Me grupin tashmë pushim lojtarë të caktuar duket se do të jenë me valixhe në duar.

    I pari që i paraprin sagës së largimëve nga skuadra e Laçit, figuron Uilliam Kordeiro Melo. Braziliani ka njoftuar zyrtarisht largimin përmes një postimi në “InstaStory” me mbishkrimin: FALEMINDERIT

    Vazhdo leximin

  • Ekipi shqiptar tërhiqet nga kampionati pak javë para fundit, përplaset me Federatën

    Ekipi shqiptar tërhiqet nga kampionati pak javë para fundit, përplaset me Federatën

    26 Prill 2025

    18:43

    Telesport

    Voska Sport, ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut me bazë në Ohër, ka vendosur të tërhiqet nga kampionati disa javë para fundit për shkak se Federata i ka dënuar me 9 pikë penalizim dhe se gjykimi thuajse gjatë gjithë kampionatit ka qenë tendecioz në dëm të skuadrës shqiptare (rasti më i fundit ndaj Vardar ku dhe ekipi u tërhoq nga fusha në sajë favorizimesh hapur për kundërshtarin)
    🗣 Trajneri i Voska Sport, legjenda e Beratit, Klodian Arbëri, i pezulluar 2 vite nga aktiviteti nga Federata Maqedonase, reagoi: “Te ky vend triumfon racizmi dhe paragjykimi. Nuk lejoj të mē shkelin dinjitetin. Iki me kokën lart”.

  • “Topi doli te pankina ime dhe rivënia u krye te pankina e Bolonjës”, Inzagi i bindur: Nuk mbaroi kampionati këtu

    “Topi doli te pankina ime dhe rivënia u krye te pankina e Bolonjës”, Inzagi i bindur: Nuk mbaroi kampionati këtu

    Gara për titull e Interit është vështirësuar së tepërmi mbrëmjen e sotme. Zikaltrit u mposhtën nga Bolonja dhe tani ndajnë kreun me pikë të barabarta me Napolin. Simone Inzagi ka thënë pas përfundimit të ndeshjes për “DAZN”-in se kjo humbje nuk e ka mbyllur garën për titull. Ai ka shtuar se kalendari nuk duhet të përdoret si justifikim, pasi do të jetë i vështirë si për ta, ashtu edhe për Napolin. Ndërkohë Inzagi ka ngritur akuza për rivënien anësore përpara asaj që sollin golin e Bolonjës, pasi sipas tij u ekzekutua disa metra më sipër vendit ku topi doli jashtë vijës kufizuese.
    “Topi doli në zonën time teknike dhe u hodh në zonën teknike të Bolonjës, kjo nuk mund të ndodhë. Kampionati nuk përfundon këtu, ka ende besim. Tani jemi shumë nervozë për të analizuar, por do ta bëjmë nesër me shumë qetësi. Sigurisht që nuk do të mbarojë këtu. Kalendari është relativ. Do të jetë i vështirë për ne, por edhe për Napolin. Duhet të ecim përpara me besim me performancat që po bëjmë, pa justifikime”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/