Tag: kampionati

  • Kampionati i femrave për sezonin 2025/2026, mësohet kalendari i plotë

    Kampionati i femrave për sezonin 2025/2026, mësohet kalendari i plotë

    16 Shtator 2025

    16:37

    Telesport

    U hodh këtë të martë në “Shtëpinë e Futbollit” shorti për sezonin e ri të kampionatit kombëtar të futbollit të vajzave 2025/2026 që është planifikuar të nisë më 27 shtator.
    9 ekipet pjesëmarrëse kanë mësuar nga goglat rivalet e tyre për 18 javët e këtij edicioni. Në këtë edicion të ri të kampionatit të vajzave nuk do të jetë pjesë ekipi i Tiranës.
    Kampionati kombëtar i vajzave do të zhvillohet i ndarë në dy faza, me çdo skuadër që do të luajë në total 16 ndeshje.
    Java e parë e kampionatit të vajzave, 27 shtator 2025:
    Vllaznia – Atletik Club
    Kinostudio – Gramshi
    Lushnja – Teuta
    Egnatia – Apolonia
    Partizani* pushim
    Kampionati i rregullt do të përfundojë më datë 3 maj të vitit 2026. Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 16-31 maj 2026.
    Kategoria Superiore Vajza – Kalendari i plote i edicionit 2025-2026

  • FSHF publikon rregullat e reja për përzgjedhjen e lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave

    FSHF publikon rregullat e reja për përzgjedhjen e lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave

    Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave, duke vendosur një balancë mes futbollistëve që luajnë në kampionatet vendase dhe atyre që aktivizohen jashtë Shqipërisë.
    Këto udhëzime kanë për qëllim rritjen e përfaqësimit të lojtarëve nga kampionati vendas dhe ofrimin e më shumë mundësive për talentet që zhvillohen në Shqipëri. Përqindja ndryshon sipas grupmoshës, duke reflektuar nevojat specifike të secilës kombëtare.
    Për ekipet kombëtare të vajzave:
    U-19 (2007/08): 8 lojtare nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%).
    U-17 (2009): 7 lojtare nga jashtë, 13 nga kampionati vendas (rreth 65%).
    U-16 (2010): 6 lojtare nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%).
    U-15 (2011): 5 lojtare nga jashtë, 15 nga kampionati vendas (rreth 75%).
    U-14 (2012): 4 lojtare nga jashtë, 16 nga kampionati vendas (rreth 80%).
    Për ekipet kombëtare të djemve:
     
    U-21 (2004/05): 16 lojtarë nga jashtë, 7 nga kampionati vendas (rreth 30%).
    U-19 (2007/08): 14 lojtarë nga jashtë, 6 nga kampionati vendas (rreth 33%).
    U-17 (2009): 11 lojtarë nga jashtë, 9 nga kampionati vendas (rreth 45%).
    U-16 (2010): 8 lojtarë nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%).
    U-15 (2011): 6 lojtarë nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%).
    U-14 (2012): 5 lojtarë nga jashtë, 15 nga kampionati vendas (rreth 75%).
    Megjithatë, Drejtoria Teknike e FSHF thekson se përzgjedhja finale e lojtarëve mbetet gjithmonë në vendimmarrjen e saj, duke pasur parasysh nevojat e skuadrës dhe performancën e secilit futbollist.
    Ky vendim synon të krijojë një ekuilibër të qëndrueshëm mes zhvillimit të kampionatit vendas dhe shfrytëzimit të talenteve shqiptare që luajnë në kampionatet e huaja, duke garantuar progres të vazhdueshëm në të gjitha grupmoshat.

  • “Final Four” modifikohet nga Komiteti Drejtues i FSHF, komplikohet më tej gara në Superiore

    “Final Four” modifikohet nga Komiteti Drejtues i FSHF, komplikohet më tej gara në Superiore

    Adriatik BALLA
    Ashtu siç ishte parashikuar, Federata Shqiptare e Futbollit modifikoi skemën e “Final Four”, për t’i dhënë kampionatin një “shije” më të pranueshme. Në fakt vendimi i marrë dje nga Kmiteti Drejtues i federatës mund të shkaktojë një tjetër skandal të madh, pasi formula e “Final 4” mbetet,m por thjesht modifikohet, duke përgjysmuar pikët e katër vendeve të para dhe zhvillimin e tyre xhirove shtesë në kampionat me përplasjen e njëra-tjetrës. Me pak fjalë, pas një kampionati të rregullt me 36 javë, për katër ekipet e renditura më lart do të ketë një fazë të pestë, pra një minikampionat më vete, diçka e padëgjuar më parë, ndërkohë që specialistët kishin kërkuar shtimin e skuadrave në superiore nga 10 në 12, bërjen e një kampionati me tri faza dhe me “Final Four”. Gjasat janë që formula të mos funksionojë sërish si duhet, por për FSHF-në dhe klubet kryesore që pretendojnë të jenë në top-4, ka rëndësi numri i ndeshjeve në fund për të mbushur stadiumin “Air Albania” dhe për shkak të pjesëmarrjes së lartë të tifozëve të rriten të ardhurat financiare. Në thelb është e njëjta gjë me formulën e mëparshme, thjesht gara për fituesin bëhet disi më interesante e më e zgjatur.
    Mbledhja e Komitetit drejtues dhe marrja e vendimit
    Referuar njoftimit të vetë qeverisë së futbollit në vend, formula u modifikua dhe tashmë do të kemi një kampionat me katër faza +1 shtesë. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën “Final 4”. Pas takimit konsultues me drejtuesit e klubeve, ku shumica shprehën mbështetjen për këtë propozim, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta miratojë. Kështu, duke nisur nga sezoni 2025-2026, faza “Final 4” do të funksionojë sipas kësaj rregulloreje: Kampionati është me 4 faza të rregullta, vajtje – ardhje. Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në Final 4. Katër ekipet e para kualifikohen në Final 4. Pikët në Final 4 do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët. Të gjitha ndeshjet e garës shtesë, pra “Final Four”, do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”. Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4. Vendi 9 dhe 10 i “Abissnet Superiore” bie nga kategoria. Vendi tetë i “Abissnet Superiore” shkon në “play out”. Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim: – Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4; – Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4; – Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4). Do të luhen në total 6 ndeshje në “Final Four” dhe skema është e tillë sipas tabelës bashkëshoqëruese të shkrimit.
    Java 1
    Vendi 1 vs Vendi 4
    Vendi 2 vs Vendi 3
    Java 2
    Vendi 1 vs Vendi 3
    Vendi 2 vs Vendi 4
    Java 3
    Vendi 1 vs Vendi 2
    Vendi 3 vs Vendi 4
     

  • Nis kampionati Europian për Femra, Topi i Artë në spital

    Mesfushorja spanjolle Aitana Bonmati gjëndët në spital pak ditë para Kampionatit Europian

    Mesfushorja e Barcelonës, 27-vjeçarja Aitana Bonmati alarmon përfaqësuesen e femrave të Spanjës. Futbollistja, e cila ka fituar Topin e Artë për dy vitet e fundit, çmimin e Lojtares së Vitit të FIFA-s në vitet 2023 dhe 2024, ndau një foto në Instagram të saj nga spitali duke parë ndeshjen miqësore të Spanjës kundër Japonisë dje.

    Ekipi kombëtar spanjoll do të niset nesër për në Zvicër ku fillon Kampionati Europian të martën, por ka shqetësime për infeksione të mundshme të mëtejshme edhe pse meningjiti viral është më pak serioz se meningjiti bakterial.“Të flasësh për meningjitin mund të jetë e frikshme, por gjithçka është nën kontroll”, tha trajnerja Montse Tome. “Aitana Bonmati është një lojtare shumë e rëndësishme për ne. Do ta presim sa më gjatë të jetë e mundur.”Lojtarja e Barcelonës i ndjeu simptomat për herë të parë të enjten ndërsa ishte në kampin stërvitor me ekipin kombëtar, dje, pas një sërë testesh, u mor vendimi për ta shtruar në spital.

    Spanja do të nisë aventurën europiane përballë me Portugalinë (21:00) ditën e mërkurë në Bernë të Zvicrës./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Wimbledon gati të startojë, mbyllet më 13 korrik

    Një ndër eventet më të mëdha në glob për sportin e tenisit, Slam-i i Wimbeldon-it, do të statojë më 30 qershor deri më 13 korrik 2025. Madje jo vetëm kaq pasi janë zbardhur edhe datat e këtij turneu për vitet 2026 dhe 2027.

    Në këtë turne, i treti Slam i këtij viti, pritet të jetë ndër më të luftuarit. Kryesisht mes ‘raketave’ që udhëheqin renditjen. Numri 1 në botë Siner (10430 pikë), Alkaraz (930), Zverev (650), Drejper (4650),Fritz 4635,Xhokoviç 4630,Museti 4140,Rune 3530,Medvedev 3420 dhe Shilton 3170, janë lista top 10.

    Këto janë datat e tre viteve radhazi në Wimbledon:

    Kampionati 2025 do të zhvillohet nga 30 qershori 2025 deri më 13 korrik 2025.

    Kampionati 2026 do të zhvillohet nga 29 qershori 2026 deri më 12 korrik 2026.

    Kampionati 2027 do të zhvillohet nga 28 qershori 2027 deri më 11 korrik 2027./Sportiim.al/

  • Kampionati i volejbollit “BALFIN”, 142 lojtarë nga 10 kompanitë e grupit marrin pjesë në aktivitet

    Kampionati i volejbollit “BALFIN”, 142 lojtarë nga 10 kompanitë e grupit marrin pjesë në aktivitet

    Për të dymbëdhjetin vit radhazi, Grupi BALFIN organizoi me sukses Kampionatin Kombëtar të Volejbollit, një event që mbart më shumë se vetëm garë sportive, përçon frymën e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve mes punonjësve të kompanive të grupit.

    Në finale, që u zhvillua në sallën “Feti Borova” nëTiranë, skuadra e ACREM-it triumfoi me rezultat 3-1 ndaj BALFIN shpk, duke fituar trofeun dhe duke shënuar një moment të rëndësishëm për skuadrën që është kampione për të katërtin vit me radhë.
    Në këtë edicion morën pjesë 142 lojtarë nga 10 kompanitë e Grupit BALFIN, duke përfshirë Balfin Development, Jumbo, ACREM, Balfin Construction, Tirana Bank, Neptun, BALFIN shpk, Milsped, Balfin Real Estate dhe Elektroservis.

    Sipas Drejtoreshës Ekzekutive të Grupit, Edlira Muka, ky kampionat reflekton vlerat themelore të BALFIN.

    Ajo njoftoi gjithashtu zgjerimin e mëtejshëm të kampionatit me tre ekipe të reja për edicionin e ardhshëm, Kiabi, Flying Tiger dhe Green Coast Hotel, që do të përfaqësojnë partneritetet e fundit strategjike të Grupit me marka globale dhe zinxhirë prestigjiozë hoteliere.
    Kampionati Kombëtar i Volejbollit BALFIN promovon shëndetin dhe argëtimin, përforcon bashkëpunimin në ambientin profesional, duke krijuar atmosferë pozitive dhe energji të reja për rritjen dhe suksesin e Grupit BALFIN.

  • Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026, ja se kur fillon Superiorja

    Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026, ja se kur fillon Superiorja

    Është miratuar kalendari i kompeticioneve kombëtare për sezonin futbollistik 2025-2026.
    Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 23 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Në të njëjtën datë do të startojë edhe kampionati i Kategorisë së Parë.
    Ndërkohë, Kategoria e Dytë do të nisë më 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026.
    Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025.
    Kupa e Shqipërisë do të nisë më 1 tetor 2025, ndërsa finalja e madhe është planifikuar të luhet më 13 maj 2026.
    Kampionati i vajzave do të fillojë më 27 shtator dhe do të mbyllet më 31 maj 2026.
    Gjithashtu janë përcaktuar edhe datat për të gjitha kampionatet e moshave, të cilat do të nisin në muajin shtator dhe do të përfundojnë në maj 2026.
    Datat e nisjes së kampionateve kombëtare 2025-2026:
    Abissnet Superiore: 23.08.2025 – 24.05.2026
    Kategoria e Parë: 23.08.2025 – 02.05.2026
    Kategoria e Dytë: 27.09.2025 – 18.04.2026
    Superkupa e Shqipërisë: 28.12.2025
    Kupa e Shqipërisë: 01.10.2025 – 13.05.2026
    Kampionati i Vajzave: 27.09.2025 – 31.05.2026
    U-21 Superiore: 01.10.2025 – 25.05.2026
    U-19 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-18 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-17 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-16 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-15 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-14 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-13 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-19: 21.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-17: 21.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-16: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-15: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-14: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-13: 28.09.2025 – 23.05.2026

  • Kur nisin kampionatet? Federata publikon datat zyrtare

    Kur nisin kampionatet? Federata publikon datat zyrtare

    Është miratuar kalendari i kompeticioneve kombëtare për sezonin futbollistik 2025-2026.
    Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 23 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Në të njëjtën datë do të startojë edhe kampionati i Kategorisë së Parë.
    Ndërkohë, Kategoria e Dytë do të nisë më 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026.
    Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025.
    Kupa e Shqipërisë do të nisë më 1 tetor 2025, ndërsa finalja e madhe është planifikuar të luhet më 13 maj 2026.
    Kampionati i vajzave do të fillojë më 27 shtator dhe do të mbyllet më 31 maj 2026.
    Gjithashtu janë përcaktuar edhe datat për të gjitha kampionatet e moshave, të cilat do të nisin në muajin shtator dhe do të përfundojnë në maj 2026.
    Datat e nisjes së kampionateve kombëtare 2025-2026:
    Abissnet Superiore: 23.08.2025 – 24.05.2026
    Kategoria e Parë: 23.08.2025 – 02.05.2026
    Kategoria e Dytë: 27.09.2025 – 18.04.2026
    Superkupa e Shqipërisë: 28.12.2025
    Kupa e Shqipërisë: 01.10.2025 – 13.05.2026
    Kampionati i Vajzave: 27.09.2025 – 31.05.2026
    U-21 Superiore: 01.10.2025 – 25.05.2026
    U-19 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-18 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-17 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-16 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-15 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-14 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-13 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-19: 21.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-17: 21.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-16: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-15: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-14: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-13: 28.09.2025 – 23.05.2026