Tag: kampionati

  • Kampionati i vajzave / Java e 8-të sjell sfida interesante. Partizani pret Gramshin, Teuta sfidon Vllazninë në transfertë

    Kampionati i vajzave / Java e 8-të sjell sfida interesante. Partizani pret Gramshin, Teuta sfidon Vllazninë në transfertë

    Kampionati i vajzave rikthehet këtë të shtunë pas pauzës së detyruar nga ndeshjet e Kombëtares A dhe asaj U-19. Të gjitha ndeshjet e javës së 8-të do të zhvillohen të ndara në tre ditë, të shtunën, të dielën e të hënën.
    Kjo javë premton duele mjaft interesante. Të shtunën do të luhen dy sfidat më interesante të javës. Partizani pret Gramshin në shtëpi në ora 14:00. Në po të njëjtën orë do të luhet edhe takimi tjetër mes Vllaznisë dhe Teutës.

    Kinostudio – Apolonia do të luhet të dielën në ora 10:00 në QSK Kamëz, ndërsa sfida përmbyllëse e javës do të luhet të hënën mes Lushnjës dhe Egnatias. Skuadra e Atletik Klub këtë javë do të jetë pushim.
     
    Kategoria Superiore për vajzave – JAVA 8
    E shtunë, më 6 dhjetorPartizani – Gramshi, 14:00Vllaznia – Teuta, 14:00
    E diel, më 7 dhjetorKinostudio – Apolonia, 10:00
    E hënë, më 5 dhjetorLushnja – Egnatia, 13:00

  • Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s/ Merren vendimet për stadiumet

    Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s/ Merren vendimet për stadiumet

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Armand Duka dhe vendosi që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029.
    Turneu me gjashtëmbëdhjetë skuadra do të zhvillohet në tetë stadiume (Këln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg) në verën e vitit 2029.
    Për t’u zgjedhur vend pritës kërkohej shumicë absolute në raundin e parë të votimit, dhe rezultati ishte: Gjermania 15 vota, Danimarkë/Suedi 2 vota, Poloni 0 vota.
    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu për vendet pritëse të turneve finale të disa kampionateve të të rinjve.
    Kampionati Europian i vajzave U-17
    2028: Belgjikë
    2029: Turqi
    Kampionati Europian i vajzave U-19
    2028: Portugali
    2029: Itali
    Kampionati Europian i djemve U-17
    2028: Lituani
    2029: Moldavi
    Kampionati Europian i djemve U-19
    2027: Çeki
    2028: Bullgari
    2029: Holandë
    Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është planifikuar për 11 shkurt 2026, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s që do të zhvillohet në Bruksel, Belgjikë.

  • Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ja vendimet e rendësishme që u morën

    Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ja vendimet e rendësishme që u morën

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion dhe vendosi që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029.
    Turneu me gjashtëmbëdhjetë skuadra do të zhvillohet në tetë stadiume (Këln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg) në verën e vitit 2029.
    Për t’u zgjedhur vend pritës kërkohej shumicë absolute në raundin e parë të votimit, dhe rezultati ishte: Gjermania 15 vota, Danimarkë/Suedi 2 vota, Poloni 0 vota.
    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu për vendet pritëse të turneve finale të disa kampionateve të të rinjve.
    Kampionati Europian i vajzave U-17
    2028: Belgjikë
    2029: Turqi
    Kampionati Europian i vajzave U-19
    2028: Portugali
    2029: Itali
    Kampionati Europian i djemve U-17
    2028: Lituani
    2029: Moldavi
    Kampionati Europian i djemve U-19
    2027: Çeki
    2028: Bullgari
    2029: Holandë
    Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është planifikuar për 11 shkurt 2026, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s që do të zhvillohet në Bruksel, Belgjikë.

  • Ia “dhuroi” kreun Barcelonës, flet Xabi Alonso: Shohim përpara, kampionati është shumë i gjatë

    Ia “dhuroi” kreun Barcelonës, flet Xabi Alonso: Shohim përpara, kampionati është shumë i gjatë

    1 Dhjetor 2025

    8:15

    Alfred Lleshi

    Xabi Alonso analizoi barazimin e skuadrës së tij kundër Girona, një rezultat që i dorëzon Barcelonës kryesimin e La Liga-s. Për ndeshjen ai tha: “U përmirësuam në pjesën e dytë, por na mungoi saktësia. Duhet të jemi më dominues dhe të analizojmë pse nuk arritëm të kishim vazhdimësi”.
    Për rënien e Rodrygo në zonë: “Më surprizoi fakti që VAR-i nuk e rishikoi. Ishte një aksion për t’u parë. Janë episode vendimtare që mund të ndryshojnë ndeshjen. Unë nuk e pashë mirë, por më thonë që ka kontakt”.
    Sa i përket lojës: “Mund ta kishim përmbysur rezultatin. U rritëm në pjesën e dytë dhe patëm tri-katër raste të pastra për të fituar. Duhet të vazhdojmë përpara, kampionati është shumë i gjatë”.
    Për qëndrimin e skuadrës: “Nuk nevojiten kritika të panevojshme. Duhet ta mbajmë unitetin dhe autokritikën e duhur. Tani kemi mundësinë të fitojmë në Bilbao. Klasifikimi do të ketë shumë ndryshime”.

  • Allegri mbështet Gattuson: Nëse ndalet kampionati, do të jetë një avantazh për kombëtaren

    Allegri mbështet Gattuson: Nëse ndalet kampionati, do të jetë një avantazh për kombëtaren

    22 Nëntor 2025

    12:54

    Alfred Lleshi

    Gjatë konferencës për shtyp para derbit të Madoninës, trajneri i Milanit komentoi edhe thirrjen e trajnerit të kombëtares, Gennaro Gattuso, për ta ndaluar kampionatin italian pranë ndeshjeve “play off” për Botërorin:
    “Nëse e ndalojmë kampionatin, nuk do të luajmë dhe do ta ndihmojmë kombëtaren, por besoj se kombëtarja ka mundësi të mëdha për të shkuar në Botëror. Rino po bën një punë të mirë. Nëse ndalohet kampionati, edhe ne do të ndalojmë dhe kjo do të jetë një avantazh për kombëtaren”.
    Lidhur me derbin e nesërm, Allegri nënvizoi: “Milani, jo favorit në derbi? E fillojmë gjithmonë nga 0-0. Do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme sportive, por nuk do të vendosë sezonin, sepse duhet të arrijmë marsin midis katër të parëve në klasifikim”.
    Për formacionin e mundshëm: “Rabiot do të luajë. Për Bartesaghi dhe Estupinan nuk kam vendosur ende, por ndeshja është e gjatë dhe mund të na nevojiten të dy”. Për ardhjen e mundshme të Thiago Silva: “Eshtë lojtar i jashtëzakonshëm, por për tregun mendon klubi”.

  • Rithehet kampionati, Superioria në dy ditë, inferiorët nisin fazën e dytë

    Rithehet kampionati, Superioria në dy ditë, inferiorët nisin fazën e dytë

    Pas ndalesës së Kombëtares, radha i vjen kampionatit shqiptar në dy nivelet më të larta të tij. Kështu Abissnet Superiore do të luajë javën e 12-të me duele jashtëzakonisht të paparashikueshme.

    Të shtunën do të jenë përballë; Vora- Teuta e cila do të zhvillohet në Durrës (16:00), Egnatia- Bylis (16:00) si dhe Dinamo Siti- AF Elbasani në “Air Albania” (19:00).

    Ndërkohë të dielën në program takmiet Flamurtari- Tirana (16:30) dhe Partizani- Vllaznia po në orën 16:30.

    Më tej, Kategoria e Parë teksa starton me fazën e dytë, i zhvilllon të gjitha takimet e javës së 12-të të dielën ora 13:00.

    Programi i detajuar i fundjavës futbollistike:

    Vazhdo leximin

  • Kampionati i Futsallës, njoftim i rëndësishëm për sezonin e ri 2025-2026

    Kampionati i Futsallës, njoftim i rëndësishëm për sezonin e ri 2025-2026

    18 Nëntor 2025

    18:31

    Telesport

    Federata e Futbollit ka hapur regjistrimet për edicionin e ri të kampionatit kombëtar të Futsallit, që do të nisë më 1 dhjetor. FSHF fton të gjitha ekipet e interesuara të bëhen pjesë e këtij sezoni, i cili synon të vazhdojë zhvillimin dhe promovimin e futsallit në vend.
    Kampionati i ri do të sjellë një tjetër edicion konkurrues, me ekipe që do të garojnë për titullin kampion dhe përfaqësimin e Shqipërisë në UEFA Futsal Champions League.
    Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: [email protected] .

  • Festivali i shahut në Gjirokastër, pjesëmarrës nga të gjitha moshat nga Shqipëria dhe Kosova

    Festivali i shahut në Gjirokastër, pjesëmarrës nga të gjitha moshat nga Shqipëria dhe Kosova

    Përgjatë një jave qyteti i Gjirokastrës është kthyer në qendër mbarëkombëtare të kompeticioneve në sportin e shahut.

    Rreth 200 sportistë të moshave të ndryshme nga qytete të vendit si dhe Kosova janë pjesëmarrës në Festivalin e Shahut, i cili po organizohet në qytetin e gurtë.
    “Është një Festival Kampionatesh ndërkohë që më shumë se gjysma e kampionateve do të zhvillohen në të njëjtën kohë në Gjirokastër, Kampionati Kombëtar i Meshkujve, Kampionati Kombëtar i Femrave, Kampionati Mbarëkombëtar Blitz dhe Rapid, do të zhvillohet një konkurs me të gjithë nxënësit e shkollave të Gjirokastrës si dhe  një simultane shahu ku do të jenë mjeshtrit më të shquar të shahut”, u shpreh Kristaq Andoni, Federata e Shahut.
    “Sportistët nga Kosova dhe shahistët në veçanti  janë gjithmonë të prirur dhe të dëshiruar për të ardhur në turne si ky mbarëkombëtar që mbahet  në Gjirokastër dhe me siguri do të jenë në fundjavë”, u shpreh Fatmir Gërguri, Federata e Shahut të Kosovës.
    Organizmi i aktiviteteve në sportin e shahut në rrethe i shërben tërheqjes së fëmijëve dhe të rinjve për të ushtruar “sportin e mendjes” duke iu larguar keq përdorimit të teknologjisë. Gjirokastra ka një traditë sportive të veçantë në shah ndërsa shahistët e klubit “Luftëtari” në vite kanë spikatur në eventet kombëtare për këtë sport.

    Top Channel

  • Rikthehet kampionati, Egnatia- Dinamo sfida…madhore

    Rikthehet kampionati, Egnatia- Dinamo sfida…madhore

    Pas dy ndeshjeve fantastike të Kombëtares kuqezi fituar me Serbinë në Leskovac (0-1) për fushatën kualifikuese të Kupës së Botës dhe miqësores me Joradninë në “Air Albania Stadium” (4-2) por dhe turit të parë të Kupës së Shqipërisë, radhën e kanë kampionatet Kombëtare.

    Kështu, në dy nivelet më të larta futbollitike në vend, futbolli rikthehet për të luajtur në fundjavë raundin e 7-të. Në Superiore paraprijnë tre ndeshje të shtunën ndërsa të gjitha përballjet e tjera në dy kategoritë zhvillohen të dielën më 19 tetor 2025./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kampionati Botëror 2026, ja 26 kombëtaret e kualifikuara deri tani

    Kampionati Botëror 2026, ja 26 kombëtaret e kualifikuara deri tani

    13 Tetor 2025

    8:31

    Alfred Lleshi

    Këto janë 26 kombëtaret që e kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Botërorin 2026, finalet e të cilit do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në Meksikë, Kanada dhe SHBA.
    Tri vendet mikpritëse (Meksikë, Kanada dhe SHBA) kanë qenë të kualifikuara automatikisht, pa qenë nevoja t’iu nënshtroheshin sfidave eliminatore si të tjerët.
    Kujtojmë se ky kompeticion do të ketë gjithsej 48 ekipe finaliste, ndaj lista do të plotësohet me kombëtaret e tjera që do të sigurojnë kualifikimin direkt, ose përmes “play off” në muajt në vijim.
    🌍 Azia:IraniJaponiaUzbekistaniKoreja e JugutJordaniaAustralia
    🌎 Amerika:ArgjentinaBraziliUruguajiKolumbiaEkuadoriParaguajiSHBAKanadaMeksika
    🌍 Afrika:MarokuTuniziaEgjiptiAlgjeriaGana
    🌏 Oqeania:Zelanda e Re