Tag: kampionatet

  • Risi historike nga FIFA/ Ja si do ndryshojë kalendari i kombëtareve

    Risi historike nga FIFA/ Ja si do ndryshojë kalendari i kombëtareve

    Kalendari i ndeshjeve të kombëtares, duke nisur nga vjeshta e 2026 do të ketë një ndryshim të rëndësishëm. FIFA ka njoftuar se kampionatet kombëtare nuk do të ndërpriten më në shtator dhe tetor, por vetëm në një sesion që nuk do të zgjasë 2 javë, por 3.
    Më konkretisht në 2026 kampionatet do të bëjnë pushim për ti lënë vend kombëtare nga data 21 shtator deri më 6 tetor. Në harkun e këtyre ditëve nuk do të ketë më 2 ndeshje, por 4 për secilën kombëtare. Kjo do të jetë një periudhë prove për 4 vite deri në 2030, ndërsa vjen me qëllimin që lojtarët mos të jenë të detyruar të udhëtojnë shumë.

  • Staron Serie A, Europa gumëzhin me futboll

    Staron Serie A, Europa gumëzhin me futboll

    Me ndeshjet e para të Serie A këtë pasdite, plotësohet formati me 5 kampionatet elitare në Europë që luajnë edicionin e ri futbollistik 2025/2026. Një e shtunë e mbushur me takime ku padyshim Anglia dhe Spanja si promotore të futbollit pritet të dhurojnë emocione të shumta. Sikunër dhe Bundesliga e cila gjithnjë ka figuruar spektakolare.

    Sa i takon Italisë interesi i madh i takimit Milan- Kremoneze (‘San Siro’ sold out me 75 mijë bileta të shituara) por dhe dalja e parë e Napolit si kampion në fuqi, janë me interes të shtuar.

    Programi grafikisht i ditës së shtunë në 5 kampionatet kryesore në Europë:

    Vazhdo leximin

  • Bundesliga starton sot me Bajern-Lajpcig, Serie A nesër

    Bundesliga starton sot me Bajern-Lajpcig, Serie A nesër

    Premier League, La Liga, Ligue 1, tre kampionatet elitare nga pesë të tilla në Europë që kanë startuar me edicionin e ri, sot i’u shtohet dhe ai gjerman me emërtimin Bundesligë. Pikërisht në orën 20:30 në Allianz Arena do të startojë ndeshja Bajren Mynih- Lajpcig. Sfidat e tjera nesër.

    Ndërkohë për të plotësuar 5 kampionatet me koeficent më të lartë në kontinent duhet pritur dita e nesërme ndërsa në orën 18:30 Serie A nis me Xhenova- Leçe dhe Sasuolo- Napoli. Po nesër (20:45) Milan-Kremoneze dhe Roma- Bolonja.

    Sakaq sot ka një ndeshje derbi të javës së dytë në Angli. Në Londër Uest Hem-Çelsi nis në orën 21:00. Një ndeshje luhet dhe në La Liga për xhiron e dytë. Ai takon duelit Betis- Alaves në 21:30. Edhe PSG në Francë pret sot Angers në orën 20:45 /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Nga shtatori nisin kampionatet në të gjitha Qendrat Rajonale, hapen regjistrimet për klubet, akademitë & shoqatat sportive

    Nga shtatori nisin kampionatet në të gjitha Qendrat Rajonale, hapen regjistrimet për klubet, akademitë & shoqatat sportive

    Për sezonin 2025–2026, kampionatet rajonale për djem dhe vajza, në grupmoshat U-7 deri U-19, do të fillojnë nga muaji shtator në të gjitha qendrat rajonale. Regjistrimet janë hapur dhe klubet, akademitë dhe shoqatat sportive mund të aplikojnë për të marrë pjesë në garat zyrtare.
    Kampionatet përfshijnë të gjitha grupmoshat, duke ofruar mundësi për zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe pjesëmarrje nga e gjithë Shqipëria.
    Të gjitha garat zhvillohen në nivel rajonal dhe qendror, duke siguruar konkurrencë dhe përvojë për lojtarët e rinj.
    Klubet, akademitë dhe shoqatat e interesuara mund të regjistrohen për sezonin e ri 2025/26 në të gjitha Qendrat Rajonale dhe të marrin pjesë në kampionatet rajonale.

  • Ja kur do të nisin kampionatet kryesore këtë verë, zbulohen datat

    Ja kur do të nisin kampionatet kryesore këtë verë, zbulohen datat

    Sezoni i ri futbollistik është gati të nisë, dhe datat e fillimit për kampionatet më të rëndësishme janë tashmë të konfirmuara. Sipas Transfermarkt, disa nga ligat kryesore do të hapin siparin që në javën e parë të gushtit, ndërsa të tjerat do të nisin më vonë gjatë muajit.
    Ligat kryesore në Turqi, Portugali dhe Holandë do të jenë të parat, ndërkohë që pas një jave do të shtohen emocionet me Premier League, La Liga-n e Spanjës dhe Ligue 1 e Francës.

    Pak më vonë nis dhe Seria A, aq shumë e ndjekur në vendin tonë dhe Bundesliga.

    Ja datat e startit për kampionatet kryesore:

    Süper Lig (Turqi) – 8 Gusht
    Liga Portugal – 8 Gusht
    Eredivisie (Holandë) – 8 Gusht
    Championship (Angli) – 8 Gusht
    Premier League (Angli) – 15 Gusht
    La Liga (Spanjë) – 15 Gusht
    Ligue 1 (Francë) – 15 Gusht
    Bundesliga (Gjermani) – 22 Gusht
    Serie A (Itali) – 23 Gusht
    Saudi Pro League – 28 Gusht
    Me fillimin e kampionateve, pritet të rikthehet edhe emocioni i futbollit në çdo cep të Europës dhe përtej, ndërsa skuadrat po përgatiten me afrime të bujshme në merkato dhe faza përgatitore intensive.

  • Silvinjo publikoi listën, frikësohen menjëherë në Serbi: Shqipëria nuk qenka keq me lojtarët, duhet kujdes! 

    Silvinjo publikoi listën, frikësohen menjëherë në Serbi: Shqipëria nuk qenka keq me lojtarët, duhet kujdes! 

    Shqipëri-Serbi do të jetë ndeshja e cila do të luhet në datën 7 qershor dhe që do të marrë vëmendjen jo vetëm të mediave shqiptare dhe atyre serbe, por njëkohësisht edhe mediave të njohura në Europë. Kjo pasi dihet marrëdhënia nga historia mes dy shteteve, por njëkohësisht dhe ngjarja e ndodhur në Beograd. Megjithatë për të bërë patriotin kundër Serbisë, duhet të lëmë njëherë mënjanë pjesën historike dhe pas fitores, atëherë mund t’i shpalosim këto ide me shumë krenari sepse patrioti para ndeshjes dhe një humbje me Serbinë, nuk do t’i vlente më askujt. 
    Ndërkohë Silvinjo ka publikuar listën në ditën e sotme ku nuk ka pasur asnjë surprizë apo temë diskutimi, janë grumbulluar të gjithë emrat që priteshin, këtë herë pa përjashtuar askënd, të gjithë ishin aty. Reagimi në Serbi për këtë listë ishte i menjëhershëm dhe ishin jo pak të surprizuar. “Kurir”, “Informer” dhe “Mozzart Sport”, tre mediat në Serbi, ishin në të njëjtin mendim: “Shqipëria nuk qënka keq me lojtarët”. 
    Këto media kanë vendosur theksin në faktin se në këtë listë janë 10 lojtarë të Shqipërisë që luajnë në top 5 kampionatet më të mira në Europë, ndërsa në krahun tjetër, te Serbia, janë 9 lojtarë që luajnë në 5 kampionatet më të mira në Europë. Megjithatë “Mozzart Sport”, media serbe, shkon më tej në analizë duke shkruar se e vetmja përparsi për Serbinë është se lojtarët e Shqipërisë nuk kanë minuta në këmbë. ?“Rivali ynë i parë në kualifikueset e Botërorit ka të njëjtën numër lojtarësh sa ne në kampionatet më të forta në Europë. Nuk mundën të bënin shumë ndaj anglezëve, Andorra u kalua lehtë, por vetëm në ciklin kualifikues të qershorit për Shqipërinë do të nisin betejat e vërteta, ato që duhet të vendosin se kush nga vendi i dytë i Grupit K do të kërkojë kalimin në Botërorin e vitit të ardhshëm. Këtu i referohemi fillimisht përballjes me Serbinë, që do të zhvillohet më 7 qershor në Tiranë dhe për të cilën trajneri Silvinho shpalli një listë me 27 emra. 
    Një listë që nuk duhet pasur aspak frikë, por edhe që duhet respektuar, sepse në të janë dhjetë futbollistë që kanë luajtur në klube nga pesë ligat më të forta evropiane këtë sezon. Është e vërtetë, megjithatë, se emrat e lojtarëve të kombëtares shqiptare janë “më pak të njohur” , ndërsa më të famshmit e tyre nuk kanë pasur asnjë rol në ekipet e tyre. Elseid Hysaj nisi vetëm katër ndeshje në kampionat për Lazion, Armando Broja një më pak për Everton (në huazim nga Chelsea), Kristian Asllani dhjetë për Interin dhe vetëm Berat Gjimshiti luajti sezonin me Atalantën nga fillimi në fund”, shkruan media serbe. Ndërsa edhe Kurir me “Informer” vendos theksin te përfshirja kaq e madhe e lojtarëve të Shqipërisë në kampionatet më të mira në Europë. /Sport Ekspres/ 
     
     

  • Kampionatet e moshave U-19, U-18 dhe U-17 ulin siparin: triumfojnë Skënderbeu, Tirana dhe Partizani!

    Kampionatet e moshave U-19, U-18 dhe U-17 ulin siparin: triumfojnë Skënderbeu, Tirana dhe Partizani!

    28 Prill 2025

    20:46

    Telesport

    Janë mbyllur kampionatet e moshave në Shqipëri, teksa ka pasur tre fitues të ndryshëm në 3 grupmosha të ndryshme, nga Abissnet Superiore U-19, te Abissnet Superiore U-18 dhe së fundmi, Abissnet Superiore U-17.

    Skuadra e Skënderbeut U-19 është shpallur kampione e ‘Abissnet Superiore’ për sezonin futbollistik 2024/2025. Korçarët fituan ndaj 2-1 Partizanit në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, në një ndeshje vendimtare që përcaktoi fatin e kampionatit.

    KF Tirana U-18 gjithashtu u shpall zyrtarisht kampione e kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshën U-18 në edicionin 2024/2025. Në takimin e fundit kundër Apolonisë , bardheblutë fituan me rezultatin 4-0.

    Partizani U-17 sonte u shpall kampion i Shqipërisë për sezonin 2024-2025 në “Abissnet Superiore” për grupmoshën U-17 falë barazimit 3 – 3 të arritur në përballjen finale ndaj rivalëve të Tiranës, duke ruajtur kryesimin me 41 pikë. Kjo ka mjaftuar që në kompleksin sportiv “Skënder Halili” të fitojnë titullin kampion. Ky është titulli i dytë radhazi.