Tag: kampionat

  • Flick thyen rekordin e Luis Enrique, vendoset rekordi historik nga Barcelona aktuale

    Flick thyen rekordin e Luis Enrique, vendoset rekordi historik nga Barcelona aktuale

    Barcelona 2024-2025 vazhdon të thyejë çdo rekord. Me fitoren dërrmuese ndaj Borussia Dortmundit (4-0) në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, skuadra e Hansi Flick ka arritur 23 ndeshje radhazi pa humbje, duke firmosur fillimin më të mirë të vitit në historinë e klubit katalanas. Barcelona nuk është mposhtur në vitin 2025 në asnjë nga kompeticionet, duke kaluar kështu rekordin historik të Barcelonës së Luis Enriques 2016 (22 ndeshje, 19 fitore, 3 barazime).
    Skuadra “culé” po ruan një ecuri mbresëlënëse rezultatesh dhe është e pamposhtur që nga 21 dhjetori 2024 (1-2 kundër Atlético Madridit), me një bilanc prej 19 fitoreve dhe 4 barazimesh, gjatë të cilave ka shënuar 71 gola (3.08 për ndeshje), duke pësuar vetëm 21 (0.91 për ndeshje). Sipas kompeticioneve, në vitin 2025, Barça ka një seri prej 11 ndeshjesh pa humbje në kampionat (La Liga), 5 në Ligën e Kampionëve, 5 në Kupën e Mbretit dhe 2 në Superkupën e Spanjës. Ecuri vërtet spektakolare.
    Seria pa humbje e Barcelonës nisi më 3 janar 2025, me fitoren në Kupë kundër Barbastro (0-4). Që atëherë, vetëm Getafe (1-1 në kampionat), Atalanta (2-2 në Ligën e Kampionëve), Atlético Madridi (4-4 në Kupë) dhe Betis (1-1 në kampionat) kanë shmangur humbjen ndaj katalanasve. Bilanci në fitore të thella është mbresëlënës, me 12 të tilla nga 19 fitoret në total. Njëra prej tyre, e përkthyer në trofe ishte fitorja 5-2 ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

    Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka arritur të tejkalojë serinë pa humbje që kishte arritur Barça e Luis Enriques në fillim të vitit 2016. Barcelona atëherë regjistroi një seri prej 22 ndeshjesh pa humbje në kompeticione zyrtare (kampionat, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve), nga 2 janari 2016 me barazimin 0-0 kundër Espanyol, deri më 2 prill, kur humbi 2-1 ndaj Real Madridit në La Liga.
    Gjatë kësaj periudhe, skuadra e Luis Enrique arriti 19 fitore (12 në kampionat, 5 në Kupën e Mbretit, 2 në Ligën e Kampionëve) dhe 3 barazime (2 në kampionat, 1 në Kupën e Mbretit). Në atë kohë, 1/8-tat dhe çerekfinalet e Kupës së Mbretit luheshin me ndeshje vajtje-ardhje. Në kampionat, në fakt, Barcelona regjistroi 12 fitore radhazi deri në humbjen në “El Clásico”, ndërsa në Ligën e Kampionëve eliminoi Arsenalin në 1/8 finale me rezultatin e përgjithshëm 5-1.
    Humbja kundër Real Madridit, nga ana tjetër, nisi një seri prej tri humbjesh radhazi në kampionat, por Barça ia doli të fitonte titullin me 1 pikë më shumë se “merenguesit”. Në Ligën e Kampionëve, skuadra blaugrana u eliminua në çerekfinale nga Atlético Madridi (3-2 me rezultat të përgjithshëm), ndërsa Kupa e Mbretit iu shtua trofeve blaugrana, pas fitores 2-0 kundër Sevilla në kohë shtesë, në “Vicente Calderón”.

  • Kupa/ Gjysmëfinalja e parë, Egnatia- Partizani, premton spektakël

    Kupa/ Gjysmëfinalja e parë, Egnatia- Partizani, premton spektakël

    Edicioni i 73-të i Kupës së Shqipërisë, faza gjysëminale, përball 4 skuadrat e pozicionuara aktualisht në krye të rënditjes në kampionat.

    Pas Vllaznia- Dinamo (0-0) luajtur dje në “Loro Boriçi” sot radha e gjysmëfinales së dytë ajo mes Egnatias dhe Partizanit. Edhe kjo sfidë e parë në këtë kompeticion ndërmjet skuadrave të “Final Four”, i gjen rivalet në Kupë më të karikuara se kurrë.

    Rrogozhinasit dominojnë në kampionat dhe po kalojnë moment të mirë ndërsa dhe Partizani pas rikthimit të Skënder Gegës në timonin e kuq dhanë sinjale pozitive përballë Laçit po në kampionat.

    Te skuadra e Tetovës mungesat e Malotës dhe Edison Ndrecës teksa te Partizani i vetmi ndryshim mund të vijë nga porta ku Hoxha duket se do të nisë si favorit.

    Gjysmëfinale e Kupës (vajtje):

    Sot

    Egnatia- Partizani 19:00

    Luajtur dje:

    Vllaznia- Dinamo Siti 0-0/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Derbi i Milanos “premton” spektakël, sot akti i parë i gjysmëfinalës së kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit

    Derbi i Milanos “premton” spektakël, sot akti i parë i gjysmëfinalës së kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit

    Kupa e Italisë, rezervon sonte një sfidë speciale, derbin e Milanos në aktin e parë të turit gjysmëfinal.
    Është në fakt hera e katërt që Milan dhe Inter ndeshen në këtë sezon, më herët dy takime në kampionat me një fitore të Milanit dhe një barazim, si dhe një ndeshje finale në superkupën e Italisë ku kuqezinjtë fituan 3 me 2 dhe morë trofeun.
    Për Milanin, kupa është kompeticioni i vetëm që mund të bëjë sa pak  të dhimbshëm këtë sezon mjaft zhgënjyes në kampionat dhe Europë.

    Të gjitha bateritë e skuadrës së Konseisaos janë në dopiosfidën e kupës ndaj Interit.
    Sa i takon organikës në qendër të mbrojtjes duhet te jete dyshja Malik Cau dhe Gabia ndërsa në mesfushë në qendër dyshja Fofana-Rejnders.
    Në krahun e djathtë të mesfushës Baloptazh mes Aleks Himenez dhe Musah.
    Pulisic dhe Leao do të mbështesin Tami Abraham që duhet ta nisë titullar përpara Santi Himenez.
    Në krahun tjetër Inter është në lojë për tre trofe, kampionat, Champions dhe kupa.
    Skuadra e Inzagit që udhëheq kampionatin nuk dëshiron të heqë dorë nga kupa, ndonëse është trofeu më pak i lakmuar për ta.
    Por derbi mbetet një duel prestigji… në raport me ndeshjen e kampionatit kundër Udineses, disa ndryshime tek Zikaltërit, fjala vjen portieri Martinez në vend të Zomës, apo mbrojtje  e re me De Vraj, Bisek dhe Bastoni që është i pezulluar në kampionat.
    Në mesfushë Asllani është i skualifikuar e për këtë arsye nuk do të ketë pushim për Calhanoglu, sikurse do të ndodhe në fakt me Mkitarian që e nis nga stoli.
    Në mesfushë emrat e tjerë do të jenë Fratezi dhe Barela, pasi ky i fundit do të jetë pushim për skualifikim në fundjave në parma.
    Nga krahët Darmian dhe Carlos Augusto dhe në sulm dyshja Markus Turam dhe Korrea. Milan e ka fituar 5 herë kupën e Italisë ndërsa Inter 9 herë.
    Ndeshja transmetohet sonte në 21:0-0 në Tring, ashtu sikurse u transmetua të martën në mbrëmje dueli i parë gjysmëfinale mes Empolit dhe Bolonjës.
    Këta të fundit konfirmuan formën e shkëlqyer duke fituar 3 me 0 në transfertë e duke hipotekuar kualifikimin në finale, Orsolini në minutën e  23 si dhe dy herë Dalinga në minutat 29 dhe 51 i dhanë fitoren kuqebluve të cilët ndeshjen e kthimit e luajnë në shtëpi./vizionplus.tv

  • Tirana mposhtet edhe në Elbasan, zhytet në fund të renditjes

    Tirana mposhtet edhe në Elbasan, zhytet në fund të renditjes

    Tirana u mposht mbrëmjen e së hënës nga Elbasani në transfertë dhe e sheh veten në vendin e fundit të renditjes pas 32 javësh kampionat.
    Bardheblutë kaluan të parët në avantazh dhe më pas u përpoqën të menaxhonin rezultatin deri në fund të sfidës. Por, vendasit kërkuan me ngulm golin duke krijuar një mori rastesh para portës së Selmanit, derisa gjetën barazimin me Qosen, shkruan A2.
    Goli i fitores për Elbasanin erdhi në shtesë dhe përsëri nga Qose, i cili vulosi një sukses dramatik 2-1 që mban verdheblutë në garë për katërshen e parë.
    Ndërkohë, Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat. Pas 3 barazimesh radhazi, kampionët në fuqi mposhtën Bylisin me rezultatin 0-2, në duelin e zhvilluar në “Adush Muça”.
    Ekipi i Edlir Tetovës mori 3 pikët falë golave të Lushkjes dhe Guindos.
    Rrogozhinasit pas kësaj fitoreje kryesojnë me 58 pikë, 4 më shumë se Dinamo dhe 6 më shumë se Vllaznia, shkruan A2.
    Ndërkohë, Bylis zbret në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Skënderbeun dhe Laçin.