Tag: kampionat

  • Teuta përballë Dinamos, Dobi: Bëjmë lojën tonë dhe ia dalim

    Teuta përballë Dinamos, Dobi: Bëjmë lojën tonë dhe ia dalim

    Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes së prapambetur në kampionat ndaj Dinamos.
    “Si çdo ndeshje tjetër, edhe këtë herë jemi përgatitur me seriozitet. E vetmja gjë që ka ndryshuar është fakti se kemi pasur më pak kohë në dispozicion krahasuar me një javë normale mes ndeshjeve.

    Dinamo edhe sezonin e kaluar zhvilloi një kampionat të mirë dhe ka ruajtur vazhdimësinë, si në staf ashtu edhe në organizimin e klubit. Kohët e fundit ka treguar ambicie të larta, sidomos me paraqitjet në Europë, ku dëshmoi se është një ekip solid.
    Sot, mund të them se është skuadra më e mirë në Shqipëri dhe meriton respektin tonë”.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Egnatia zgjodhi paratë dhe largoi… golat! Ikja e disa prej titullarëve, lë jo pak boshllëqe në skuadër

    Egnatia zgjodhi paratë dhe largoi… golat! Ikja e disa prej titullarëve, lë jo pak boshllëqe në skuadër

    Egnatia përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Bylisit, duke ardhur pas katër ndeshjesh radhazi pa fitore.
    Kjo periudhë përfshin sfidat e fundit në kampionat dhe pjesëmarrjen në kupat e Europës, ku skuadra nuk ka arritur të marrë rezultate pozitive. Seria pa fitore ka ndikuar në moralin e ekipit dhe ka evidentuar nevojën për një rikthim të stabilitetit në lojë. Ekipi ka pësuar gola në momente kyçe dhe ka pasur vështirësi në shfrytëzimin e mundësive të krijuara, duke e bërë të nevojshme rritjen e efikasitetit për ndeshjen e ardhshme. Ky takim me Bylisin shihet si një mundësi për të ndërprerë këtë seri dhe për të rivendosur renditjen e ekipit në kampionat.

    LARG FUNDIT Përveç performancës së ekipit, situata e renditjes është gjithashtu një faktor kyç. Një fitore kundër Bylisit mund të ndikojë pozitivisht në pozicionin e Egnatias në tabelën e kampionatit dhe të shënojë një pikë kthese pas nisjes jo të mirë që kanë bërë deri më tani. Siç dihet, këtë periudhë pushimesh për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, Tetova është përpjekur të punojë psikologjikisht me ekipin. Vendet e fundit nuk janë një “habitat” i njohur për rrogozhinasit, sepse kanë qenë gjithnjë në vendet lart në klasifikim, ndaj duan që t’i largohen sa më parë këtij pozicioni që mbajnë aktualisht. Një element tjetër që pritet të ndihmojë është rikthimi i disa titullarëve nga dëmtimet, të cilët pritet të rrisin konkurrencën në formacion.
    DUHEN GOLAT Egnatia vendosi të bëjë një zgjedhje mes përfitimeve me shitjen e lojtarëve dhe mbajtjen e tyre në ekip. Zgjodhi këtë të parën, me largimin e disa prej titullarëve të ekipit, duke lënë jo pak boshllëqe në skuadër. Largimi i Regi Lushkjes dhe Serxho Ujkës, dy golashënuesve të skuadrës, ka bërë një “gropë” përpara në fazën ofensive, edhe pse nuk ishin sulmues të mirëfilltë. Tani, më shumë se kurrë Egnatias i duhen golat për të kaluar mini-krizën dhe shpresat janë varur tek sulmuesit. Presionin më të madh e ka pikërisht Nikola Buriç, i cili ka ardhur të bëjë “pykën” në ekip. Tetova i ka dhënë mundësinë ta nisë si titullar në dy përballjet e para, por pa lënë dot gjurmë. Mbetet për t’u parë nëse golat do të vijnë ndaj Bylisit apo kampionët do të vazhdojnë të vuajnë. Një rol të rëndësishëm pritet të kenë edhe mesfushorët me prirje ofensive, të cilët duhet të marrin më shumë përgjegjësi në finalizim.

  • Dinamo tregon muskujt në kampionat, thyen  3-1 Vllazninë dhe shfaqet pretendente për titull

    Dinamo tregon muskujt në kampionat, thyen 3-1 Vllazninë dhe shfaqet pretendente për titull

    Ndeshja e fundit e xhiros së dytë të Kategorisë Superiore u mbyll mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena” me duelin Dinamo Siti-Vllaznia. Kjo ndeshje pritej me interes për shkak se përplaseshin dy prej skuadrave më të forta të momentit dhe njëherësh dy skuadra që pretendojnë titullin këtë vit. Të dyja vinin nga Europa, ku Vllaznia u eliminua që në raundin e dytë, kurse Dinamo shkoi deri në “play-off”të Ligës së Konferencës.
    Jo vetëm kaq, trajnerët Daja i Dinamos dhe Martini i Vllaznisë kërkojnë të lënë gjurmë në krye të ekipeve dhe përballja e mbrëmshme ishte dhe një mundësi që teknikët të shpalosnin aftësitë e tyre në krye të pankinave. Ndeshja nisi e qetë, por me një superioritet të Dinamo Sitit në mesfushë dhe rrjedhimisht në qarkullimin e topit. 10 minutat e para, në fakt, ishte më mirë Vllaznia, por minutë pas minute Dinamo mori epërsinë në lojë dhe në minutën e 35-të gjeti golin e avantazhit.
    Bregu nga e majta lëshon një gjuajtje që befason Jukajn dhe u jep epërsinë 1-0 bluve kryeqyte tas. Pjesa e parë mbyllet me JAVA 32 këtë rezultat. Në pjesën e dytë Vllaznia e rriti që në fillim lojën e saj sulmuese, duke u përpjekur të gjejë shpejt golin e barazimit. Por hasi në vështirësi, pasi di namovitët u pozicionuan mirë dhe nuk lanë shumë hapësirë për shkodranët. Rregulli i pashkruar në futboll, “po nuk shënove do ta pësosh”, mori vlerë mbrëmjen e djeshme.
    Në minutën e 59-të Dinamo realizon golin e dytë duke i dhënë drejtim fitores së parë në kampionatin e sivjetëm. Guindo shënoi për “nëndetësen”, ndërkohë që Vllaznia u fut në një spirale dëshmërimi për 30 minutat e fundit. Në minutën e 83-të, ishte Berisha që shënoi golin e tretë, duke bërë që dinam ovitët të fusnin “në xhep” fitoren. Gjithsesi, në minutën e 4-t shtesë, Vllaznia shënoi një gol nderi nga kjo ndeshje, me anë të bekim Balajt. Me rezultatin e thellë 3-1, Dinamo e fiton duelin e parë sezonal me Vllazninë dhe shfaqet automatikisht si skuadra favorite për titull këtë sezon.
    Vora turpëron Tiranën, bardheblutë pa busull
    Vora, e cila debuton për herë të parë në Superiore, realizoi dje një fitore të bujshme ndaj Tiranës, me shifrat 3-1, duke marrë trepikëshin e parë sezonal, por nga ana tjetër duke i kujtuar skuadrës bardheblu se e ka humbur krejtësisht busullën dhe po bën një nisje shumë të keqe të kampionatit. Një fitore domethënëse për debutuesit në kampionat, të cilët kanë shfrytëzuar më së miri rastet e krijuara përballë bardhebluve, të cilët e nisin si mos më keq këtë kampionat duke treguar shenja se janë shumë larg asaj që pretendo jnë drejtuesit e klubit.
    Vora bëri gjithçka mirë që në pjesën e parë duke rrezikuar disa herë portën e Tafas derisa erdhi avantazhi me Karricën me penallti. Goli i dytë i këtij të fundit në startin e pjesës së dytë ishte një goditje e rëndë për bardheblutë që shfaqën pak gjëra për t’u kujtuar. Zuna me kundërsulm mbylli diskutimet dhe goli i Eliton shërbeu vetëm si ngushëllim statistikor për bard heblutë në fund të kësaj sfide.
     

  • Conte: Pres një kampionat të ekuilibruar, nuk ka sfidë mes meje dhe Allegrit

    Conte: Pres një kampionat të ekuilibruar, nuk ka sfidë mes meje dhe Allegrit

    “Ky do të jetë një kampionat shumë i ekuilibruar. Shoh rikthimin e tre të mëdhenjve”. Kështu u shpreh Antonio Conte, trajneri i Napolit, kampion i Italisë, për “Sky Sport”. “Tek Interi nuk bëhet fjalë për rikthim, sezonin e kaluar bëri shumë mirë dhe prej vitesh është gjithmonë aty, bën gjithmonë sezone të rëndësishme, – shtoi Conte. – Do të kemi sigurisht rikthimin e dy skuadrave të tjera të mëdha, që kanë organika të rëndësishme dhe të pajisura për të bërë mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të japim më të mirën, në fund do të bëhen llogaritë”.
    Mbi rikthimin e Allegrit: “Nuk është sfidë mes meje dhe atij, janë 20 skuadra dhe të gjithë përballemi me të gjithë. Pra, është një garë e të gjithëve kundër të gjithëve. Mendoj se do të jetë një kampionat shumë entuziast dhe i ekuilibruar, secili do të duhet të bëjë pjesën e vet”.
    “Elogji” për De Bruyne: “Ai erdhi në Itali pas 9-10 vitesh në Premier League, në një moment të pjekurisë shumë të madhe nga të gjitha pikëpamjet. Shpresojmë që të na ndihmojë të përmirësohemi. E dimë shumë mirë që edhe ne do të duhet të jemi të zotë për ta vendosur në kushtet për t’u integruar dhe ndier mirë. E kam thënë shumë herë, skuadra fiton dhe humbet së bashku, nuk ka një individ që bën diferencën. Ose më mirë, nuk ka më”.
    Në fund, Conte foli për mentalitetin e tij fitues: “Nga ky këndvështrim nuk e kam të vështirë. Edhe nëse është dita e parë e imja një skuadër të re, përpiqem gjithmonë të transmetoj mentalitetin tim. Ky mentalitet përbëhet nga puna, serioziteti, përkushtimi, të besuarit në atë që bëjmë dhe gjithmonë të kapërcejmë pengesat. Duhet gjithmonë të ekzistojë dëshira për ta ngritur nivelin, për mua është e rëndësishme. Kjo vlen edhe për lojtarët e mi, të gjithë njerëzit që punojnë me mua”.

  • Mahrez kundërshton Ronaldon: Arabia Saudite? Ende nuk është mes 5 kampionateve më të mëdhenj

    Mahrez kundërshton Ronaldon: Arabia Saudite? Ende nuk është mes 5 kampionateve më të mëdhenj

    Futbolli saudit vazhdon të rritet dhe të tërheqë talente nga e gjithë bota. Nga një kampionat për fundin e karrierës, po kthehet në një tokë të premtuar edhe për yjet e rinj. Emrat si Joao Felix, Retegui, apo interesimet për Antony dhe Vinícius Jr. e konfirmojnë këtë prirje gjithnjë në rritje.
    Në fakt, ishte mbërritja e Cristiano Ronaldos atje, në fillim të vitit 2023, ajo që ndryshoi vërtet perceptimin global për këtë kampionat. CR7, që së fundmi ka rinovuar deri në vitin 2027 me Al Nassr, kishte deklaruar: “Nëse vazhdojmë kështu, ‘Saudi Pro League’ do të jetë ndër pesë ligat më të mira në botë”.
    Një mendim jo plotësisht i ndarë nga Riyad Mahrez, ish-lojtari i Manchester City, sot pjesë e Al Ahli: “Pesë ligat e mëdha europiane janë ende larg, por nuk jemi shumë prapa. Nuk duam të jemi më të mirët menjëherë, objektivi është afatgjatë. Jemi ‘pionierë’, po vendosim themelet. Në dy sezone kam parë përparime këtu; te klubet, trajnerët, taktikat. Vullneti ekziston dhe besoj se rezultatet do të vijnë”.
    Algjeriani më pas lavdëroi Cristiano Ronaldon: “Në moshën 40-vjeçare është ende mbresëlënës. Është i fortë, lëviz mirë, e meriton respektin që merr. Të jesh si ai nuk është e lehtë”. Më pas rrëfeu një ëndërr: “Të luaja me Messin do të ishte e jashtëzakonshme. Ai si numër 10, unë në të djathtë…, një ëndërr fëmijërie”.
     

  • VIDEO/ Fitorja e parë në kampionat për këtë sezon, sulmuesi shqiptar realizon gol fantastik dhe nderon Spartën e Pragës

    VIDEO/ Fitorja e parë në kampionat për këtë sezon, sulmuesi shqiptar realizon gol fantastik dhe nderon Spartën e Pragës

    Sparta e Pragës gjeti fitoren e parë në kampionat për këtë sezon, teksa mposhti Mlada Boleslav, me rezultatin 3-2, në duelin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit çek, ku protagonist ishte edhe sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani, që shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 22-të, falë asistit të Vidrës. Një realizim fantastik i 24-vjeçarit, me stil gërshëre brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës.
    Kuchta në minutën e 56-të dhe Harslin në minutën e 90+3, ishin autorët e tjerë të golave në këtë triumf të vuajtur të Spartës së Pragës. Edhe për Rrahmanin ky ishte goli i parë sezonal.  

     

    Sparta Praha 1-0 Mladá Boleslav – Albion Rrahmani 22′ (Czech First League)byu/4gjdtokurwa insoccer

     
     
    Për paraqitjen e tij ndaj Mlada Boleslav, Rrahmani mori notën 8.1 nga SofaScore, duke qenë një ndër më të mirët në fushë.

  • A e dinit se në Finlandë ka një kampionat botëror për mbajtjen e gruas në kurriz? Çmimi i çuditshëm për fituesin

    A e dinit se në Finlandë ka një kampionat botëror për mbajtjen e gruas në kurriz? Çmimi i çuditshëm për fituesin

    Në një nga sportet më të çuditshme por edhe argëtuese të botës, çiftet finlandeze sfidojnë gravitetin dhe balancën për të fituar titullin e kampionëve në “Wife Carrying World Championship”.

    Ky event zhvillohet çdo verë në Sonkajärvi, një qytet i vogël në Finlandë. Burrat garojnë duke mbajtur gratë e tyre (ose një grua në peshë të barabartë) në shpinë, ndërsa kalojnë pengesa me baltë, ujë dhe barriera të tjera.
    Fituesi merr si çmim sasinë e birrës që peshon gruaja.

    Kjo traditë e pazakontë ka rrënjë në legjendën e një hajduti të shekullit të 19-të, i cili grabiste gratë nga fshatrat fqinje. Sot, gjithçka bëhet me konsensus dhe humor të madh.
    Ky kampionat është dëshmi se dashuria, bashkëpunimi dhe sporti ndonjëherë shkojnë dorë për dore… ose shpinë për shpinë!

  • De Vrij: Mund të kishim bërë më shumë në kampionat, tani mendojmë për Champions League

    De Vrij: Mund të kishim bërë më shumë në kampionat, tani mendojmë për Champions League

    30 Maj 2025

    9:01

    Telesport

    Inter nuk arriti dot të mbrojë titullin kampion në Serie A, duke humbur në “fotofinish” garën me Napoli. Tashmë për skuadrën zikaltër ka mbetur finalja e Champions League për t’u fituar, për t’i dhënë sadopak kuptim këtij sezoni.
    Duke folur për këtë situatë, mbrojtësi holandez Stefan De Vrij tha: “Ne bëmë pjesën tonë në kampionat por nuk ia dolëm dot mbanë. Tani duhet ta lëmë të gjithë këtë pas nesh dhe të përgatitemi sa më mirë për finalen e Champions League”.
    “Ndoshta Napoli e meritoi titullin, por kam ndjesinë se mund të kishim bërë shumë më tepër në kampionat. Tani do të luajmë një finale të madhe, kështu që ne mund të bëjmë gjithçka shumë mirë në Ligën e Kampionëve”, shtoi De Vrij.
    “Ne synojmë që ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon. Të marrim një trofe që do të gëzojë edhe tifozët tanë”, tha mbrojtësi i Inter, Stefan de Vrij.

  • Mirlind Daku shënon sërish në Rusi

    Mirlind Daku shënon sërish në Rusi

    Mirlind Daku ka tundur rrjetën për ndeshjen e tretë radhazi në kampionat, për t’u konfirmuar si një nga futbollistët më rezultativë para portës së këtij kampionati.
    Rubin Kazan po luan kundër Orenburg, teksa në 35 minutat e para janë shënuar plot 5 gola. Ishte Shabanhaxhaj ai i cili shënoi golin e avantazhit për Rubin Kazan që në minutën e 5 të takimit.
    Vetëm një minutë më vonë, erdhi momenti i Dakut i cili mori një pasim të mirë nga Shabanhaxhaj dhe nuk e kishte të vështirë të mposhte portierin kundërshtar.

    Ky ishte goli i 15 i këtij edicioni për Dakun, i cili ishte në ndjekje të Ugalde të Spartak Moskës, i cili kishte shënuar 16 gola në këtë kampionat, duke mbajtur vendin e parë në renditjen e golashënuesve.
    Sa i përket golave të tjerë, miqtë barazuan ndaj Rubinit në minutat 11′ dhe 22′ përpara se Shabanhaxhaj të realizonte sërish duke i dhënë epërsinë skuadrës ku militon sulmuesi i Kombëtares tonë.

  • Bologna e Milan, “luftë” për kupën! Sot finalja e madhe në “Olimpico”, kuqezinjtë duan të shpëtojnë sezonin

    Bologna e Milan, “luftë” për kupën! Sot finalja e madhe në “Olimpico”, kuqezinjtë duan të shpëtojnë sezonin

    Nga Ervin Sina
    Italia ndan sot një nga trofetë sezonal. Kupa e Italisë do përplasë në Olimpiko Milanin dhe Bolonjën, 4 ditë pasi këto dy ekipe u përballën edhe në kampionat në San Siro e fitoi ekipi kuqezi 3 me 1.
    Mirëpo finalja është një tjetër histori, aq më shumë që në serie , të premten e kaluar këto dy ekipe luajtën me një formacion jo të gjithin me titullarë.

    Për Milanin e Konseisaos ky është një moment kyç i sezonit, sezon i dështuar në dy kompeticionet më të mëdha kampionat dhe Champions.
    Përmes suksesit në kupë, Milani do të fitonte trofeun e dytë sezonal, pasi triumfoi edhe në janar në superkupën e Italisë..dhe jovetëm, sonte Milani ka shansin që të  sigurojë kualifikimin në Europa Lige për sezonin e ardhshëm, objektiv që përmes kampionatit është shumë i vështirë.
    Për klubin kuqezi kjo është finalja e 13 në historinë e kupës së Italisë, trofe të cilin e kanë marrë vetëm pesë herë.  Për duelin e sotëm, trajneri Konseisao ka rikuperuar Fofanan i cili donte formonte digën para mbrojtjes me Rejnders.
    Kthehet gjithashtu nga dëmtimi edhe Tomorri i cili do të formojë linjën me tre të mbrojtjes me Pavlovic dhe Gabia.
    Në sulm dilema e madhe është Jovic apo Himenez, me meksikanin që përtej dy golave ndaj Bolonjës në kampionat mund ta nisë nga stoli. Sytë veçanërisht nga lojtarët kyç Leao, Teo Hernandez dhe Pulisic që duhet të bëjnë diferencën, që Milani të fitojë trofeun, në një stadium ku do të ketë mazhoranca dërrmuese të tifozëve kuqezinj.
    Për Bolonjën ndërkohë ky është momenti për të bërë histori.  Ata kërkojnë triumfin e 3 në kupën e Italisë që nga krijimi.
    Për herë të fundit e kanë marrë më shumë se 5 dekada më parë në vitin 1974. Pavarësisht humbjes ndaj Milanit në ndeshjen e fundit, ata kanë bërë një pjesë të dytë të sezonit fantastike, janë ende në garë për të kapur Europën përmes kampionatit, por mund ta bëjnë edhe më spektakolar sezonin nëse fitojnë sonte në kryeqytet ndaj Milanit.
    Trajneri Vincenso Italiano mund ta ndjejë veten të lumtur para kësaj sfide sepse ka rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm sikurse Ndoj dhe Holm. Në sulm favorit Dalinga përballë Kastros. Takimi transmetohet ekskluzivisht në Tring, ora 21:00./vizionplus.tv