Armando Broja nuk la shenjë duke gjetur rrjetën në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Bërnlit në Premier Ligë. Por paraqitja e tij ndaj Njukasëll sot në 86 minuta që ishte në fushë, ka marrë vlerësime pavarësisht humbjes 2-1.
Sulmuesi u sakrifikua shpesh edhe në mbrojtje në momentet kur ekipi ishte në vështirësi pasi kishte mbetur me 10 lojtarë, ndërsa bëri në mënyrë të pandalur presing te mbrojtja kundërshtare duke kërkuar të rifitonte topin.
Ndaj për këtë paraqitje, portali “Burnley Express”, i cili mbulon zakonisht klubin në fjalë, i ka vendosur notën 7 sulmuesit.
“Bëri mirë në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat me Bërnlin duke luftuar dhe konkurruar për gjithçka. Kishte një mundësi në fillim kur një bllokim i tij u kthye drejt portës”, shkruante portali në fjalë duke vlerësuar paraqitjen e Brojës për përpjekjen që kishte bërë në këtë takim ndaj një rivali të fortë si Njukasëll.
Tag: kampionat
-

Ndeshja e parë si titullar në kampionat, Broja merr vlerësime pozitive nga…
-

Dueli i veçantë i mesjavës, te Vllaznia presin reagimin si “udhëtues në shtëpi”
Humbja e fundit në shtëpi kundër Teutës në shifrat 0-1 jo vetëm që ishte e para këtë edicion në “Loro Boriçi” për Vllazninë, por la edhe një shije të “hidhur”. Duke “tundur” në njëfarë mënyre ambientin e klubit kuqeblu, që në këto momente duket se është futur në një krizë në kampionat.
E para këtë sezon për ekipin e Martinit që kryesonte tabelën e klasifikimit që nga java e parë e këtij sezoni të Superiores. E cila tashmë ndahet mes Elbasanit dhe Egnatias, në kuotën e 25 pikëve. Ku tashmë janë kuqeblutë ata që ndjekin dyshen, në kuotën e 24 pikëve pas 13 raundeve. Dhe ecuria e 9 herë kampionëve të vendit nuk ka qenë aspak pozitive në 5 javët e fundit, ku skuadra ka grumbulluar vetëm 5 pikë. Me shkodranët që gjatë këtyre ndeshjeve kanë pësuar 5 gola dhe shënuar 4 të tillë. Ku në 5 ndeshjet e fundit në kampionat vetëm Tirana ka bërë më keq se kuqeblutë, me kryeqytetasit që kanë marrë vetëm 1 pikë nga 15 të mundshme.Prandaj në kampin shkodran kërkojnë reagimin dhe kthimin tek fitorja që në ndeshjen e radhës në kampionat me Vorën. Ku pavarësisht vështirësisë që paraqet ndeshja e radhës, te kuqeblutë ka vetëm një objektiv dhe ai është marrja e 3 pikëve ndaj Vorës. Kjo për të larguar krizën që ka kapur skuadrën në këto momente e po ashtu për të tentuar kthimin në krye të Superiores.
Me Vllazninë që për vetë objektivat që ka, nuk i lejohen më hapa falsë, ku deri në fundin e vitit 2025 do ketë një grumbull ndeshjesh për kuqeblutë, të cilët do tentojnë marrjen e sa më shumë pikëve në kampionat.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Mjaft më 0-0, por nuk ka bombera. Serie A është një rast unik në Europë
Lamtumirë barazimeve pa gola. Java e 12-të e Serie A regjistroi një ndryshim kursi. Për herë të parë në këtë kampionat, asnjë ndeshje nuk përfundoi 0-0. Për më tepër, 35 golat e shënuar këtë javë përbëjnë një rekord për edicionin aktual të kampionatit italian. Ende larg rekordit të sezonit 1950/51 (54 gola), por sërish një shifër inkurajuese.
Ajo që bie në sy, megjithatë, është renditja e golashënuesve. Edhe pse humbi penalltinë, Hakan Çalhanoglu mbetet finalizuesi më i mirë i këtij kampionati, tashmë thuajse në një të tretën e sezonit. Bashkë me turkun e Interit vazhdon të jetë Riccardo Orsolini i Bologna. Atyre iu janë shtuar milanisti Christian Pulisic dhe argjentinasi i Comos, Nico Paz.
Megjithëse amerikani luan në një sulm me dy veta, së bashku me Leao, asnjëri prej tyre nuk mund të konsiderohet “9” në kuptimin tradicional. Sulmuesit e parë të mirëfilltë në klasifikim, me 4 gola të shënuar, mbeten Giovanni Simeone, Andrea Pinamonti, Ange-Yoann Bonny, Lautaro Martinez, Santiago Castro dhe Mateo Pellegrino.
Një rast unik në Europë. Serie A, në këtë krizë të bomberëve, është krejtësisht e vetme në panoramën ndërkombëtare. Në Premier League, për shembull, sot kryeson Erling Haaland me 14 gola, duke e tërhequr Manchester City përpara. Në La Liga spanjolle është Kylian Mbappé me 13 gola në krye; edhe pse francezi i Real Madridit nuk llogaritet sulmues “tradicional”. Pas tij vjen një qendërsulmues i pastër si Lewandowski (8 gola).
Në Gjermani, Harry Kane ka shënuar 14 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë aktual. Në Ligue 1 franceze kryeson Mason Greenwood me 10 gola, edhe pse anglezi i OM nuk i bind puritanët e rolit “9”. Pas tij janë 9 golat e Joaquin Panichelli, talenti i Strasburgut që pëlqehet nga Milani. Jo rastësisht, një nga skuadrat që ka një lojtar më pranë konceptit të qendërsulmuesit, meksikani Santi Gimenez, është ende zero gola në kampionat. -

Seria A/ Atalanta pëson humbjen e parë në kampionat
Atalanta ka pësuar humbjene parë sot në kampionat, ndërsa është mundur me rezultatin 1-0 nga Udineze, falë golit të realizuar nga Zaniolo në pjesën e parë.
Një rezultat që lë bergamaskët për momentin në vendin e 11 në renditje me vetëm 13 pikë në 10 ndeshje të luajtura, ku vetëm në 2 prej tyre ka regjistruar fitore, ndërsa në 7 të tjera është ndalur në barazim.
Kjo ishte humbja e parë për Atalantën pas largimit të Gasperinit nga stoli i skuadrës. -

Asnjëherë më mirë se kaq! Egnatia thyen rekordin e pikëve në shtatë javët e para
Nga një nisje e vështirë drejt një forme që po merr përmasat e një skuadre të konsoliduar, Egnatia po tregon se edhe kur nuk fiton, mbetet e qëndrueshme dhe konkurruese.
Barazimi i fundit ndaj Dinamos në shtëpi nuk është parë si dramë në kampin e kampionëve, edhe pse i dha fund një serie prej katër fitoresh radhazi në kampionat. Për trajnerin Edlir Tetova dhe grupin e tij, më e rëndësishme se rezultati i një ndeshjeje të vetme është fakti që skuadra ka hyrë në ritmin e duhur, me identitet të qartë loje dhe qëndrueshmëri në performancë. Në një kampionat të gjatë dhe të lodhshëm, luhatje të vogla janë të pashmangshme, por ajo që e dallon këtë Egnatia është mënyra si i përballon ato. Barazimi me Dinamon, më shumë sesa një ndalesë, u pa si një sinjal maturie, një tregues se skuadra nuk e humbet qetësinë edhe kur përballet me vështirësi. Aktualisht, rrogozhinasit qëndrojnë në valën e skuadrave të kreut, në vendin e dytë, vetëm dy pikë larg Vllaznisë, që ndodhet në krye pas një serie rezultatesh mbresëlënëse.FILLIM I MBARË – Nëse do të krahasojmë ecurinë e Egnatias në sezonet e fundit, ky është starti më i mirë i pesë viteve të fundit që anë pjesë e elitës. Pas shtatë javësh kampionat, rrogozhinasit kanë grumbulluar 14 pikë, një kuotë që asnjëherë më parë nuk e kishin arritur në këtë fazë të sezonit. Një vëzhgim i “Panorama Sport” tregon se edhe pse Egnatia e këtij sezoni ka vetëm një humbje, paradoksalisht ajo nuk ndodhet në vendin e parë, për arsye se Vllaznia po zhvillon një kampionat të jashtëzakonshëm, përfshirë edhe fitores ndaj vetë kampionëve në Shkodër.
Në dy sezonet e fundit, që përfunduan me kurorëzimin si kampionë të Shqipërisë, Egnatia kishte bërë nisje më të ngadalta. Në sezonin 2024-2025, pas shtatë javësh kishte vetëm 11 pikë dhe ndodhej në vendin e katërt, ndërsa në sezonin 2023- 2024 kishte 13 pikë dhe pozicionohej në vendin e parë. Edhe pse në atë kohë fillimet ishin të qeta, skuadra e Tetovës tregonte forcë në fazën e dytë dhe të tretë të kampionatit, duke përmbysur gjithçka.Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Mbrojtja si “muri kinez”, Martini “betonon” Vllazninë në 3 ndeshjet e fundit
Vllaznia arriti fitoren e radhës në kampionat kundër Bylisit në javën e 7-të të Superiores, me shkodranët që triumfuan në Ballsh me rezultatin 0-1 falë një autogoli të vendasve. Ky ishte edhe suksesi i 3-të rradhazi për skuadrën e drejtuar nga Martini.
Me kuqeblutë që në këtë mënyrë krijojnë vazhdimësinë e aq kërkuar në kampionat dhe nisin shkëputjen nga rivalët. Por, përveç suksesit dhe 3 pikëve me shumë vlerë në “Adush Muça”, ajo që kënaq në radhët e 9 herë kampionëve të vendit është edhe mos pësimi i golave. Me ndeshjen ndaj Bylis, shkodranët bëjnë ndeshjen e 3-të radhazi ku mbajnë portën e paprekur. Ku portieri Pohls ka 270 minuta që nuk pëson gol, duke vënë kështu një rekord në kampionatin e sivjetshëm.Kjo pasi asnjë skuadër apo portier nuk ka arritur ta mbajë portën e paprekur në 3 ndeshje radhazi deri më tani. E në radhët e shkodranëve duket se i kanë marrë seriozisht kritikat e këtij fillim sezoni, ku vërejtjet më të mëdha vinin pikërisht për portierin e mbrojtjen. Si edhe pësimin e shumtë te golave nga ana e Vllaznisë. Tashmë skuadra duket se ka krijuar stabilitet në prapavijë dhe pavarësisht mungesave të disa titullarë në mbrojtje, ekipi rrezikon shumë pak për të pësuar gola. Ku siç thotë edhe një shprehje në futboll, që sulmi fiton ndeshjet e ndërsa mbrojtja fiton tituj. Një mendësi që po aplikohet më së miri tek kuqeblutë në javët e fundit, të cilët përveç 3 fitoreve rradhazi kanë mbajtur të paprekur rrjetën e tyre po ashtu në këto 3 duele.
MUNGESAT – Në takimin e fundit të fituar ndaj Bylisit në shifrat 0-1 në kuadër të javës së 7-të të Superiores, Vllaznia vuajti edhe mungesën e 5 futbollistëve. Kështu një mungesë e sigurt në mbrojtje ishte Elmando Gjini, i cili kishte plotësuar numrin e kartonëve. Me shtatlartin që do rikthehet në dispozicionin e Martinit që nga ndeshja e radhës në kampionat kundër Tiranës. Por, mungesa për kuqeblutë ishin edhe Bismark e Qato, me dyshen që ka më shumë se një muaj jashtë fushave të lojës.
Teksa në kohë për sfidën nuk arriti të rikuperohej në kohë as Murataj, me fantazistin, i cili nuk u rrezikua aspak ndaj mallakastriotëve. Dhe një përmirësim i gjendjes së tij fizike pritet gjatë kësaj jave. E po ashtu për 9 herë kampionët e vendit mungoi edhe Dros, ku moldavi vetëm pak orë para zhvillimit të sfidës shfaqi një problem muskulor. Ku ish-mesfushori i Elbasanit ishte parashikuar si titullar në këtë ndeshje ndaj Bylis. Në këtë mënyrë Martini u “detyrua” të bënte pa 5 futbollistë në një transfertë mjaft delikate. Ku duhet theksuar se nga të munguarit, shumica prej tyre mund të konsiderohen titullarë dhe pika të forta në formacionin kuqeblu.
Megjithatë në fushën e lojës kundër Bylis, mungesat e këtyre futbollistëve u ndjenë shumë pak, me lojtarët e tjerë që zbritën në fushën e lojës të cilët dhanë nivelin e duhur. Duke ndihmuar skuadrën të merrnin atë çfarë kishte më shumë rëndësi, sigurimin e 3 pikëve dhe “thyerjen” e tabusë së fitimit të ndeshjeve jashtë për Vllazninë. Patjetër ky fakt kënaq trajnerin Martini dhe stafin e tij teknik. Kjo pasi skuadra pavarësisht mungesave, në stol ka me të vërtetë futbollistë që kanë pak diferenca me ata që mund të konsiderohen si titullarë. Në këtë mënyrë skuadra është e plotësuar dhe garanton një ecuri pozitive pavarësisht mos prezencës së disa futbollistëve të rëndësishëm në formacionin startues.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Asani rikthehet te goli në kampionat pas ndeshjeve kombëtare
Pas grumbullimit me Kombëtaren shqiptare, ku luajti vetëm një pjesë loje në miqësoren ndaj Jordanisë, Jasir Asani është rikthyer menjëherë në formë me klubin e tij në Iran.
Sulmuesi shqiptar ka lënë menjëherë shenjë në kampionatin iranian, duke realizuar një gol të bukur për skuadrën e Esteghlal.
Në ndeshjen ndaj Mes Rafsanjanit, Asanit i mjaftuan vetëm 11 minuta për të zhbllokuar rezultatin.Ai mori topin në krahun e djathtë të sulmit dhe, me një gjuajtje precize me të majtën drejt shtyllës së parë, mposhti portierin kundërshtar, duke kaluar në epërsi ekipin e tij.
Ky ishte goli i tretë për Asanin në kampionat që prej transferimit të tij te Esteghlal pak javë më parë.
Forma e tij e mirë dhe efikasiteti para portës po e kthejnë sulmuesin shqiptar në një nga pikat më të forta të skuadrës iraniane. -

Interi, këto janë shifra historike. Sulmi nuk kishte performuar kurrë kaq mirë në 28 vitet e fundit
Interi po regjistron një moment historik në sulm, më të mirin në 28 vitet e fundit. Me 17 gola në kampionat dhe 5 në Champions League, skuadra zikaltër ka arritur 22 gola në 8 ndeshjet e para sezonale. Diçka e tillë mungonte nga sezoni 1997-1998. Atë sezon, Interi përfundoi në vendin e dytë, me Gigi Simoni në stol dhe “Fenomenin” në sulm, i shoqëruar nga lojtarë si Zamorano, Recoba, Djorkaeff, Ganz dhe Kanu.
Braziliani Ronaldo e përfundoi sezonin me 34 gola në 47 ndeshje, duke lënë një shenjë të pashlyeshme në sulmin e Interit. 28 vite më vonë, gjithçka ka ndryshuar në “Appiano Gentile”; pronar, president, lojtarë dhe trajner, por statistika e golave lidhet simbolikisht me atë të Ronaldos. Këtë sezon, Cristian Chivu ka avantazhin e shumë alternativave në sulm: Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram me 3 gola secili, Ange-Yoan Bonny 2 gola dhe Francesco Pio Esposito gjithashtu në listën e golashënuesve.
Megjithatë, deficiti mbetet në mbrojtje. Interi ka pësuar 8 gola në kampionat, më shumë se shumica e skuadrave të tjera, një problem që kujton po sezonin 1997-1998, kur Inter i Simoni pësonte 7 gola.22 – Negli ultimi 60 anni solo due volte l’#Inter ha segnato almeno 22 gol nelle prime otto partite stagionali tra tutte le competizioni: nel 2025/26 con Cristian Chivu (escluso Mondiale per Club) e nel 1997/98 con Luigi Simoni allenatore (22 reti in entrambe). Graffiante. pic.twitter.com/HyDNaAMjzi
— OptaPaolo (@OptaPaolo) October 7, 2025 -

“Loro Boriçi” është “Kalaja e Shkodrës”, Vllaznia e pagabueshme në fushën e vet
“Loro Boriçi” vijon të konfirmohet një “fortesë” për skuadrën e Vllaznisë dhe një fushë e pakalueshme për kundërshtarë. Kështu Vora ishte “viktima” e tretë e kuqebluve këtë edicion në shtëpi.
Me Vllazninë që njeh një rekord 100% të pikëve të marra në duelet shtëpiake deri më tani në kampionat. Në këtë mënyrë ekipi i Martinit mposhti në ndeshjen e parë të sezonit, Egnatian me rezultatin 2-0 brenda në Shkodër. Shifrat u përmirësuan në ndeshjen e javës së tretë ndaj Partizanit, ku në duelin shtëpiak, 9 herë kampionët e vendit tonë triumfuan me rezultatin 4-1. Po ashtu Vllaznia pati një provë karakteri edhe ndaj Vorës në shtëpi, ku presioni ishte totalisht mbi kuqeblutë. Të cilët duhej medoemos të mos gabonin në shtëpi përballë ekipit të Bellait. Dhe skuadra shkodrane ia doli me sukses, duke triumfuar 2-0 ndaj debutuesve të këtij edicioni në Superiore.Në këtë mënyrë, Vllaznia ka marrë 9 nga 9 pikët e mundshme në 3 ndeshje të zhvilluara deri më tani në duelet si pritëse në kampionat. Ku shkodranët kanë shënuar 8 gola dhe pësuar vetëm 1 të tillë e duke u konfirmuar kështu si ekipi më i mirë në ndeshjet në shtëpi. Ku pas kuqebluve vjen Elbasani me 7 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje ne shtëpi. Me verdheblutë që do jenë kundërshtari i rradhës i Vllaznisë në kampionat. Ku kuqeblutë i presin “tigrat” në Shkodër, me qëllimin e vetëm për të vijuar në rrugën e fitoreve në ndeshjet si pritëse.
© BalkanWeb -

Paraqitjet e legjionarëve/ Asani realizon dy gola, shënojnë edhe Shehu, Hoxha, Uzuni, Daku e Mehmeti
Legjionarët kuqezi po kalojnë një formë shumë të mirë me klubet e tyre, teksa këtë fundjavë futbollistët e Kombëtares kanë realizuar plot 7 gola.
Pas transferimit në Iran te skuadra e Estegal, Jasir Asani shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Paykan duke i dhënë një pikë të vlefshme skuadrës së tij në barazimin 2-2. Fillimisht Asani e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 45+7 me një realizim shumë të bukur, ndërsa në minutën e 80-të shënoi me penallti duke vulosur shifrat 2-2.
Juljan Shehu vazhdon me formën e tij shumë të mirë në kampionatin polak, teksa këtë fundjavë gjeti sërish rrugën e rrjetës në disfatën e Widzew Łódź në transfertë ndaj Górnik Zabrze. Futbollisti kuqezi shënoi në minutën e 27-të me një goditje me kokë, duke barazuar përkohësisht rezultatin e ndeshjes. Ky ishte goli i tretë për Shehun deri më tani në kampionatin polak.
Arbër Hoxha u rikthye te goli me Dinamo Zagreb, pasi shënoi në fitoren 2-0 ndaj Hajduk Split. Futbollisti kuqezi zhbllokoi takimin në minutën e 44-t, me një aksion personal që u mbyll me një supergol nga ana e tij.
Myrto Uzuni shënoi golin e radhës me skuadrën e Austin në MLS në ndeshjen ndaj Seattle Sounders. Sulmuesi kuqezi i dha fitoren skuadrës së tij pasi shënoi golin vendimtar në minutën e 90+6 dhe ndeshja u mbyll 2-1. Ky ishte goli i gjashtë për Myrto Uzunin në kampionat.
Mirlind Daku vazhdon të shënojë gola të vlefshëm për skuadrën e Rubin Kazan në kampionat, teksa këtë fundjavë gjeti rrugën e rrjetës në transfertë ndaj Akron Togliatti. Sulmuesi i Kombëtares realizoi një gol spektakolar në minutën e 54-të të ndeshjes dhe ky ishte goli i tetë deri më tani në kampionat.
Anis Mehmeti ishte sërish protagonist për Bristol City, pasi shënoi një gol spektakolar në humbjen 1-3 ndaj Oxford Utd. Futbollisti kuqezi shënoi në minutën e 53-të dhe ky ishte goli i katërt për të në kampionat.
Titullarë këtë javë ishin edhe Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Adrion Pajaziti, Ernest Muçi dhe Rey Manaj. Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre Ivan Balliu, Nedim Bajrami dhe Indrit Tuci./FSHF/
Vazhdo leximin