Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë.
Policia u njoftua për aksidentin në orën 19:15 sipas orës lokale (02:15 GMT), kur një kamion dhe një furgon që transportonte 14 turistë u përplasën.
Të dy automjetet u përfshinë nga flakët. Shoferi i kamionit dhe gjashtë pasagjerë në furgon vdiqën.
Policia po heton shkakun. Autostrada ku ndodhi aksidenti të çon në park, i cili tani po hyn në sezonin e tij kulmor turistik.
Tag: kamion
-

Aksident i rëndë/ Autobusi me turistë përplaset me një kamion, 7 persona të vdekur në SHBA
-

Aksident në Greqi/ Treni me dhjetëra udhëtarë në bord përplaset me një kamion, ja çfarë raportohet
Një aksident është regjistruar në Greqi, ku një tren me dhjetëra udhëtarë është përplasur me një kamion në Kalkidë.
Përplasja mes mjeteve ndodhi në një hekurudhe periferike që funksiononte në linjën Halkida-Athinë.
Treni është përplasur me një kamion në Vathy të Avlidës, pranë Kantiereve Detare. Në tren ishin 45 persona, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Sipas informacioneve kamioni ka shkelur një kalim automatik në nivel, duke bërë që treni ta godasë pas shpine.
Nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale si në tren ashtu edhe në kamion. -

Aksident në Greqi/ Treni me dhjetëra udhëtarë përplaset me një kamion
Një aksident është regjistruar në Greqi, ku një tren me dhjetëra udhëtarë është përplasur më një kamion në Kalkidë.
Përplasja mes mjeteve ndodhi në një hekurudhe periferike që funksiononte në linjën Halkida-Athinë.
Treni është përplasur me një kamion në Vathy të Avlidës, pranë Kantiereve Detare. Në tren ishin 45 persona, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Sipas informacioneve kamioni ka shkelur një kalim automatik në nivel, duke bërë që treni ta godasë pas shpine.
Nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale si në tren ashtu edhe në kamion.
-

Aksident në Greqi! Treni me dhjetëra udhëtarë përplaset me një kamion
Një aksident është regjistruar në Greqi, ku një tren me dhjetëra udhëtarë është përplasur më një kamion në Kalkidë.
Përplasja mes mjeteve ndodhi në një hekurudhe periferike që funksiononte në linjën Halkida-Athinë.
Treni është përplasur me një kamion në Vathy të Avlidës, pranë Kantiereve Detare. Në tren ishin 45 persona, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Sipas informacioneve kamioni ka shkelur një kalim automatik në nivel, duke bërë që treni ta godasë pas shpine.
Nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale si në tren ashtu edhe në kamion.Top Channel
-

Aksident në Llogara, autobusi përplaset me një kamion
Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në njërën nga kthesat e Llogarasë. Mësohet se një autobus është përplasur me një kamion. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur, por ka vetëm dëme materiale.
Sipasojë e aksidentit trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm, duke krijuar radhë prej disa kilometrash. Gjithashtu situata është përkeqësuar edhe nga fakti që tuneli i Llogarasë vijon të jetë i mbyllur për shkak të punimeve.
-

Çfarë ndodhi me specat shqiptarë? Fermeri zbardh prapaskenat
Fermeri Alban Çakalli ishte i ftuar në një studio televizive.
Ai foli për rastin e fundit të bllokimit në Kroaci të një ngarkese me speca nga Shqipëria për shkak të pesticideve.Sipas tij, në kamion kishte ngarkesa nga fermerë të ndryshëm dhe për shkak të gabimit të një fermeri, janë djegur edhe të tjerët, duke bërë që ky prodhim të kthehet mbrapsht.
Ai tha se në Shqipëri bëhet një gabim herë pas here, ku prodhimi këputet para kohe dhe dërgohet për t’u shitur, dhe kjo sjell edhe rrezikun që ai produkt të jetë i kontaminuar me pesticide pasi ka dalë në treg pa i plotësuar ditët e nevojshme të karencës.“Ka qenë një sasi specash që ka dalë nga ne dhe ka shkuar në Kroaci, ku është një nga pikat e kontrollit të BE-së. Aty është kapur kjo sasi, por ka një problem me karencën kur prodhimi këputet para kohës së pjekjes. Në atë kamion që është kapur, jam i bindur se jo e gjithë sasia ka qenë kontaminuar pasi pjesa tjeter 80 % mund të ketë qenë e pastër, por prova ku e kanë marrë ato ka qenë e kontaminuar. Për një fermer mund të jenë djegur disa të tjerë të cilët kanë pasur ngarkesën në të njetin kamion ku e gjithë sasia kthehet mbrapsht, sepse nuk do t’i ndajnë me kilogramë,” tha fermeri Çakalli.
Kujtojmë që më 12 mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), një ngarkesë me speca nga Shqipëria, që kishte nivele të larta pesticidësh, u ndalua në Kroaci.
Specat u klasifikuan me rrezik të lartë për konsumatorin, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve. RASFF njoftoi se shqetësimi ishte serioz.
Ngarkesa përmbante flonicamid, një insekticid që përdoret për kontrollin e dëmtuesve në fusha dhe sera.
Ky pesticid ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe mund të shkaktojë efekte negative, veçanërisht në mëlçi dhe veshka. -

Emigrantët shqiptarë heqin dorë nga gomonet, paguajnë deri në 23 mijë paund për të shkuar në Angli me kamion
Pamje nga reklamat
BRITANI E MADHE- Trafikantët kanë zhvilluar taktika të reja për kontrabandimin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar që kur u nënshkrua marrëveshja me kryeministrin shqiptar në vitin 2022. Shqiptarët janë të gatshëm të paguajnë deri në 23,000 £ për t’u kontrabanduar në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni për të shmangur zbulimin nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar. Kështu, numri i shqiptarëve që mbërrijnë me varka të vogla ka rënë nga 12658 në 2022 në 616 vitin e kaluar.
Shqiptarët janë kombësia më e madhe që janë zbuluar në pjesën e pasme të automjeteve që futen në Mbretërinë e Bashkuar. Por kontrabandistët e njerëzve po përdorin gjithashtu taktika të reja për të shmangur zbulimin në mediat sociale duke maskuar reklamat e tyre për rrugët ilegale në Britani si artikuj lajmesh.
“The Times” gjeti individë që paguanin deri në 23,000 £ për një vend në një kamion. Reklamat e postuara në TikTok ofrojnë një paketë të gjerë për emigrantët që përfshin gjithashtu edhe punën për grupe të krimit të organizuar në fermat e kanabisit ose për grabitje. Në objektiv kanë futbollistët e “Premier League”. Emiliano Krosi, 24 vjeç, një shqiptar, u dënua me 11 vjet burg në nëntor për përfshirjen e tij në 33 vjedhje. Krosi bashkë me shokët e tij ishin të përfshirë në një seri grabitjesh në shtëpitë e futbollistëve të Premier League, si psh. Raheem Sterling dhe Marc Cucurella.
Emiliano Krosi
Edhe pse TikTok është bërë gjithnjë e më i aftë në heqjen e reklamave të tilla, kontrabandistët thjesht hapin llogari të reja dhe kërkojnë që “klientët” t’i dërgojnë mesazhe në WhatsApp, ku mund të mos zbulohen. Një person i brendshëm me njohuri për bandat e kontrabandës së njerëzve shqiptarë tha për “The Times” se ata kishin ndërruar taktika pas ndryshimit të ligjit në 2023, në mënyrë që Shqipëria të konsiderohet një vend i sigurt.
“Mbërritja me varka të vogla do të thotë se ata do të dërgohen në qendrat e paraburgimit dhe brenda pak ditësh do të deportohen përsëri në Shqipëri. Ata e dinë se dhe për të shmangur çdo kontakt me autoritetet e emigracionit, ata po përdorin kamionë. Kjo ka rritur çmimin nga 18,000 £ në 2023-24 në 23,000 £,”-thotë personi i brendshëm i bandës për median britanike.
Një llogari e TikTok e quajtur shqipet_london — “Albanian London” — postoi një seri reklamash muajin e kaluar. Një nga reklamat, e përkthyer nga shqip, thoshte: Udhëtim me kamion për të gjitha ata që na presin në Bruksel. Kemi një udhëtim çdo ditë. Siguri 100 për qind me shoferë kamionësh polakë dhe britanikë. Për djemtë me probleme [të kërkuar për krime në BE], na dërgoni një SMS. Ne jemi dora e parë e kësaj punë.
Një tjetër tha: Nesër kemi një kamion me hapësirë për 4 persona. Udhëtimi fillon në mbrëmje, kush është gati të shkojë në MB?
Ndërsa një i tretë shkroi: Rezervoni direkt me ne dhe jo me ndërmjetësit. Ne jemi të dorës së parë në këtë biznes. Kalim i sigurtë 100 për qind. Pagesa kur të mbërrini në Londër.
Kur u kontaktuan në TikTok nga një gazetar që tregonte interes për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar, ata dhanë një numër në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë: Lidhuni në WhatsApp.
Në ëhatsApp, kontrabandisti bëri një ofertë: Në pjesën e pasme të kamionit 23.000. Duhet të shkoni në Bruksel. Do të na paguani vetëm kur të mbërrini në Angli.
Një zëdhënës i TikTok tha se në rrjet nuk lejojnë asnjë përmbajtje që lehtëson ose bashkërendon kontrabandën me qenie njerëzore dhe se ai punëson staf shumëgjuhësh për të hequr videot në kundërshtim me rregullat e vendosura nga aplikacioni./ZËRI