Tag: kamion

  • Aksident i rëndë në portin detar të Durrësit, makina përplaset ‘kokë më kokë’ me një kamion (Detaje)

    Aksident i rëndë në portin detar të Durrësit, makina përplaset ‘kokë më kokë’ me një kamion (Detaje)

    Një aksident rrugor është regjistruar në portin detar të Durrësit ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion.
    Për pasojë drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij, nga Durrësi, që lëviznin me makinë në rrugën e portit kanë mbetur të plagosur, raporton korrespondentja Vali Qyrfyçi.
    Ata janë dërguar në spital, ku drejtuesi i mjetit po merr kujdes mjekësor. Gruaja është e tronditur, ndërsa i shoqi ka pësuar dëmtime po jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndërkaq ka nisur punën për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

  • Fshehën pistoletetën brenda televizorit dhe ‘e nisën’ me kamion për Angli, arrestohet organizatori në Shkodër

    Fshehën pistoletetën brenda televizorit dhe ‘e nisën’ me kamion për Angli, arrestohet organizatori në Shkodër

     

    sergest meti-Roseljo Arifi

     
    TIRANË- Roseljo Arifi 20-vjeç, i shpallur në kërkim për trafik armësh nga Shqipëria në Angli është arrestuar nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij në Shkodër. Pas ndalimit të Jurgen Susa dhe Segest Meti gjatë ditës së djeshme, dy të arrestuarit janë marrë në pyetje nga policia dhe kanë pranuar njohurinë për aktivitetin e paligjshëm. Tre të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrn u zbuluan një ditë më parë, teksa kishin nisur armë zjarri drejt Anglisë. Pistoleta me silenciator ishte në brendësi të një televizori, në një kamion, ndërsa shoferi nuk kishte dijeni.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasi: R. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli”, njoftoi policia ditën e sotme.
    Dy të arrestuarit e tjerë, Jurgen Suca dhe Segest Meti, kanë deklaruar në polici se nuk kanë qenë në dijeni për dërgimin e armëve. Ata bëjnë përgjegjës të arrestuarin e tretë, Roseljo Arifi, i cili dyshohet të jetë organizatori. Sipas dëshmisë së tyre, Arfifi i ka thitrrur për të kryer realizimin e transportit të armëve drejt Anglisë.

    Por si ra në gjurmët e tyre policia? Pas informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë kanë ndalur për kontroll një kamion në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, të ndarë në pjesë. 
    Identifikimi i tyre u bë më pas përmes këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë në Shkodër, në vendin ku ishte dorëzuar televizori. Ndërkohë, hetimet paraprake tregojnë se kjo nuk është hera e parë që ky rrjet ka organizuar trafik të tillë. Grupi ka transportuar armë edhe nëpërmjet linjave të transportit që mernin e sillnin pako nga shqiperia në angli familjarëve të të arrestuarve./ZËRI

  • Aksidenti në Greqi ku vdiqën 3 shqiptarë, flet dëshmimtari: Po digjeshin të gjallë

    Aksidenti në Greqi ku vdiqën 3 shqiptarë, flet dëshmimtari: Po digjeshin të gjallë

    Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e së hënës në autostradën Egnatia të Greqisë, ku një kamion u përplas fillimisht me një tjetër kamion dhe më pas me dy automjete. Nga përplasja humbën jetën tre shtetas shqiptarë: Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi (Aliraj). Magdalena Kacaj mbeti e plagosur.
    Një person që ndodhej në vendngjarje rrëfeu momentet e tmerrit që përjetoi:
    “Dëgjonim tre personat duke u lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Njerëzit po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar.“
    Sipas tij, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Gomat nisën të shpërthenin dhe brenda një çasti, një nga automjetet u përfshi nga flakët.
    “Makina mori flakë menjëherë. Filloi të bënte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga kamioni shumë fort. Ishte i shpejtë dhe i fortë.”
    Viktimat ishin banorë të Athinës dhe po ktheheshin nga një dasmë në qytetin Xanthi. Përplasja fatale ndodhi kur kamioni i drejtuar nga një 59-vjeçar goditi fillimisht një tjetër kamion, në të cilin ndodhej vajza e tij shtatzënë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç, dhe më pas goditi edhe automjetin tjetër ku ndodheshin viktimat shqiptare.

  • Aksident tragjik në Gjermani/ Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion, 30 të lënduar

    Aksident tragjik në Gjermani/ Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion, 30 të lënduar

    Tridhjetë persona janë lënduar pasi një autobus nga Kosova që po transportonte udhëtarë drejt Mynihut është aksidentuar me një kamion në Gjermani.
    Siç raportojnë mediat gjermane, aksidenti ka ndodhur gjatë natës, ndërsa në autobus ishin 50 pasagjerë. Dy prej të lënduarve raportohet se janë në gjendje të rëndë.
    Media gjermanie ”Rosenheim 24″ raporton se autostrada u mbyll plotësisht në drejtim të Mynihut për rreth dy orë.
    Kamioni, i drejtuar nga një polak 46-vjeçar, që po transportonte perime po udhëtonte drejt Mynihut gjithashtu.
    “Autobusi, që transportonte pasagjerë nga Kosova, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios pavarësisht manovrave të shmangies. Pjesa e përparme e autobusit u ngjit në kamion dhe pësoi dëme të mëdha. Rimorkioja u dëmtua gjithashtu rëndë”, raporton media gjermane.
    Sipas policisë, 30 persona u plagosën në aksident. Dy pasagjerë u shtruan në spital dhe katër të tjerë u transferuan në klinika për vlerësim të mëtejshëm.

  • Aksident tragjik në Greqi, shuhen 3 shqiptarë (Emrat)

    Aksident tragjik në Greqi, shuhen 3 shqiptarë (Emrat)

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku një kamion u përplas me dy automjete të tjera, duke lene te vdekur tre shqiptarë dhe një tjetër u plagos.
    Aksidenti ka ndodhur pasi një kamion është përplasur me dy makina pak para stacionit të Iasmës ku paguhen taksat e rrugës.
    Dy automjetet me pasagjerë kanë ulur shpejtësinë për shkak të radhës së krijuar, ndërsa kamioni nuk ka mundur të frenojë për arsye ende të panjohura dhe është përplasur me to.
    Mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes – duke rezultuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave.
    Sipas informacioneve, kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 banorë shqiptarë të Athinës, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina. Viktimat jane:
    Viktor Bushi, 59 vjeç banues në Metamorfosi, Athinë.
    Klarenc Kacaj i datëlindjes 61 banues Dhrapecona, Ahinë.
    Marianka Bushi Aliraj datëlindje 57 vjeçe.

  • Tragjike/ Tre shqiptarë digjen brenda makinës në Greqi pasi u përplasën nga një kamion, një tjetër në gjendje të rëndë

    Tragjike/ Tre shqiptarë digjen brenda makinës në Greqi pasi u përplasën nga një kamion, një tjetër në gjendje të rëndë

    Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në pikën e pagesës Iasmos në Greqi në rrugën “Egnatia”, pasi mjeti në të cilin ata ndodheshin u përplas nga një kamion.

    Sipas mediave helene një kamion u përplas me dy automjete të cilat ndodheshin në radhë për të kaluar në traun e vendosur në autostradë.Lexo edhe :Related Posts
    Si pasojë e aksidentit mjetet shpërthyen në flakë, ku fatkeqësisht tre nga 4 pasagjerët ( të gjithë shqiptarë) që ndodheshin në një nga mjetet janë djegur duke humbur jetën, ndërsa vetëm njëri mundi të dalë i gjallë.

    Protothema shkruan se në makinën që u dogj totalisht ndodheshin katër shtetas shqiptarë, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare.

    Ndërsa në mjetin tjetër ndodheshin katër shtetas grekë, drejtuesi i mjetit 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç.  Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinit me lëndime të lehta.
    Megjithatë,  raportohet se shoferi bullgar i kamionit  është plagosur rëndë. Zjarri u përhap edhe përreth Autostradës Egnatia, në zonat rurale.

  • Aksident i rëndë në Itali, raportohet për 3 viktima dhe 15 të plagosur

    Aksident i rëndë në Itali, raportohet për 3 viktima dhe 15 të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën A1, midis Arezzos dhe Firences, kur një kamion u përplas me disa automjete që kishin ndaluar në rrugë për shkak të trafikut.

    Sipas informacioneve fillestare, kamioni nuk arriti të frenonte në kohë e për pasojë goditi automjetet që ndodheshin në autostradë njëra pas tjetrës, përfshirë një kamion tjetër, një makinë kampingu, një autobus turistik dhe një ambulancë.
    Ambulanca po transportonte një pacient 75-vjeçar. Përplasja e dhunshme vrau pacientin, si dhe dy punonjës shpëtimi që ishin në pjesën e pasme të automjetit, raportojnë mediat italiane.

  • Goditet grupi kriminal/ Tentuan të importonin municione nga Shqipëria, sekuestrohen 20 mijë fishekë, detaje si…

    Goditet grupi kriminal/ Tentuan të importonin municione nga Shqipëria, sekuestrohen 20 mijë fishekë, detaje si…

    Sipas mediave greke, nga hetimet u zbulua se të paktën që nga prilli i vitit 2025, anëtarët e këtij grupi kishin krijuar dhe ishin pjesë e një organizate kriminale me qëllim importimin ilegal dhe shpërndarjen e municioneve në zonat e Kretës, për përfitim ekonomik të paligjshëm.
    Një organizatë kriminale që operonte në Kretë dhe veri të Greqisë, duke futur në mënyrë të paligjshme sasi të mëdha municionesh nga Shqipëria është goditur nga policia.
    Metoda e veprimit të tyre ishte e qartë dhe e strukturuar. Ata grumbullonin porosi për municione dhe më pas siguronin sasinë e kërkuar nga një furnizues i panjohur në Shqipëri.
    Tre prej anëtarëve udhëtonin me dy automjete deri në kufi, ku njëri prej tyre kishte një kamion i përshtatur për të fshehur municionet. Pas marrjes së mallrave, ata ktheheshin në Kretë për t’i shitur kundrejt pagesës.
    Roli i anëtarëve ishte i ndarë qartë, një 65-vjeçar, organizatori dhe kreu i grupit, mblidhte porositë dhe shoqëronte kamionin në kufi për të mbikëqyrur marrjen dhe pagesën, duke shpërndarë municionet në Kretë me motoçikletë.
    Një 72-vjeçar kishte krijuar hapësirën e fshehtë në kamion dhe ishte shoferi i automjetit në kufi, ndërsa një 73-vjeçar ishte shoferi që ngiste kamionin deri në kufi dhe kthehej në Kretë. Ndërsa një 41-vjeçar, shtetas shqiptar, merrej me sigurimin e municioneve nga furnizuesi i tij dhe kalimin e tyre në territorin grek.
    Për të shmangur kapjen, anëtarët merrnin masa të rrepta, ata përdornin një kamion që i përkiste një personi të ndjerë, kishin përshtatur një hapësirë të fshehtë të veçantë, fiknin telefonat gjatë udhëtimeve dhe përdornin dokumente false për blerjen e biletave të trageteve.
    Gjatë operacionit, policia në Kretë arrestoi 65-vjeçarin, 72-vjeçarin dhe 73-vjeçarin, të kapur gjatë marrjes së mbi 24,000 fishekëve të fshehur në kamion. Ndërkohë, në Kastoria u arrestua edhe 41-vjeçari shqiptar. Gjithashtu, në Kretë u arrestua një 30-vjeçar që kishte blerë municione nga kreu i organizatës.
    Nga kontrollet në automjete dhe banesa u sekuestruan gjithsej 24,126 fishekë, një armë automatike, 900 euro dhe mjete transporti (motoçikletë, kamion dhe makinë personale).
    Sipas hetimeve të policisë, banda kishte planifikuar që të furnizonte tregun e Kretës me fishekë për sezonit të dasmave verore. Tradicionalisht, shpërndarësit e fishekëve shfaqeshin në festa me furgonë për të shpërndarë municion për zakonin e krisjes së armëve në ajër.
    Në vitin 2019, sipas raportimit të mediave lokale, ishte ngritur një çështje ndaj 65-vjeçarit për trafik mbi 120,000 fishekë dhe armë kallashnikov, duke u konsideruar nga policia si një nga aktorët kryesorë të këtij rrjeti kriminal.
    Dosja e vitit 2019 përfshinte një “radiografi” të mënyrës se si municioni dhe armët transportoheshin në tregun e zi të Kretës, shpesh për t’u përdorur jo vetëm nga grupet kriminale, por edhe për traditën lokale të “krisjes së armëve” në dasma dhe festa të tjera.
    Hetimet tregojnë se 59-vjeçari atëherë (sot 65 vjeç), kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri për të siguruar burimin e fishekëve dhe kishte shmangur monitorimin policor duke lënë celularin në shtëpi gjatë udhëtimeve dhe duke hyrë në Shqipëri në këmbë për të shmangur kontrollet.
    Edhe në fund të vitit 2018, vetëm disa muaj para operacionit të madh, ai kishte anuluar në minutën e fundit një ngarkesë të madhe fishekësh, duke dyshuar se ishte nën vëzhgim.
    Kur u kap atëherë, deklaroi se kishte sjellë fishekët për të bërë “qitje me shokët në mal”, duke mohuar kategorikisht akuzat për trafik.
    Burime policore besojnë se ai mbetet një figurë e fuqishme në tregun e municioneve në Kretë dhe se për këtë arsye ka tentuar të furnizojë tregun vendas, për shkak të mungesës së fishekëve për ngjarjet gjatë verës.
    Në të kaluarën, trafikimi i armëve në Kretë bëhej në netët pa hënë në bregdetin jugor, ku varka të vogla afroheshin pranë anijeve të ankoruara në det të hapur për të marrë ngarkesa me armë dhe më pas ktheheshin në breg.
    Por sot, sipas ekspertëve të policisë, trafiku kryhet kryesisht përmes porteve të mëdha në veri, Heraklion dhe Chania, ku armët dhe municioni ngarkohen në kamionë dhe transportohen lehtësisht, pa mundur të kontrollohen në total.
    Një kamion i mbushur me balota me bari mund të fshehë lehtësisht armë si Kalashnikov dhe pistoleta brenda balotave të trefyllit, dhe askush nuk do t’i gjejë dot.

  • Tragjike! U shtyp nga një kamion ndërtimi, humb jetën 56-vjeçari shqiptar në Itali

    Tragjike! U shtyp nga një kamion ndërtimi, humb jetën 56-vjeçari shqiptar në Itali

    Një aksident tragjik në vendin e punës ka ndodhur këtë të hënë, në komunën Vernio pranë Pratos, Itali.
    Një punëtor shqiptar, 56-vjeç, humbi jetën pasi u shtyp nga një kamion ndërtimi në fshatin Mercatale.
    Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte duke punuar në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga mjeti.

    Për shkak të humbjes së tërheqjes në asfalt, kamioni u lëviz papritur dhe goditi burrin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës.
    Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë mjekët, por fatkeqësisht 56-vjeçari nuk i mbijetoi plagëve të marra.
    Prokuroria Publike e Pratos ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, duke urdhëruar sekuestrimin e zonës ku ndodhi aksidenti dhe të vetë kamionit.
    Hetuesit kanë kryer një inspektim në terren për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm penalë. /vizionplus.tv

  • Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

    Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

    Një tjetër aksident tragjik në vendin e punës ka ndodhur këtë mëngjes, më 19 maj, në komunën Vernio pranë Pratos.

    Një punëtor 56-vjeçar me origjinë nga Shqipëria humbi jetën pasi u shtyp nga një kamion ndërtimi në zonën via del Bisenzio, në fshatin Mercatale.

    Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke punuar në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga mjeti, i cili ishte ndalur në një shpat, shkruan La Repubblica.

    Për shkak të humbjes së tërheqjes në asfalt, kamioni u lëviz papritur dhe goditi burrin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 paradite.

    Punëtori ishte i punësuar nga një kompani që kryente aktivitete për llogari të Hekurudhave Shtetërore. Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë një ambulancë e emergjencës 118, por mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen. Ndërkohë, ndërhyrja u krye edhe nga zjarrfikësit, karabinierët, policia bashkiake dhe inspektorë të Departamentit të Parandalimit të ASL Centro.

    Prokuroria Publike e Pratos, nën drejtimin e prokurorit Luca Tescaroli, ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, duke urdhëruar sekuestrimin e zonës ku ndodhi aksidenti dhe të vetë kamionit. Hetuesit kanë kryer një inspektim në terren për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm penalë.