Tag: kambanat

  • Kambanat e dasmës po bien! Selena Gomez feston festën e beqarisë

    Kambanat e dasmës po bien! Selena Gomez feston festën e beqarisë

    Kambanat e dasmës po bien për Selena Gomez dhe Benny Blanco! Sipas një raporti në Deuxmoi, çifti duket se po e feston dasmën e tyre të ardhshme me festa të ndara beqarie.
    Gomez i nisi festimet para dasmës me stil, duke fluturuar për në Cabo San Lucas me rrethin e saj të ngushtë për një festë beqarie. Ylli 33-vjeçar i “Only Murders in the Building” u pa në një jaht luksoz, duke qeshur, duke kërcyer dhe duke bërë selfie me miqtë.

    selena gomez enjoying herself on her bachelorette party in mexico! AS SHE SHOULD! pic.twitter.com/5e6paBSOHF
    — ‏ً (@ClNEMADDlCT) August 24, 2025

    Këngëtarja mbante veshur një kostum banje të zi elegant pa rripa dhe syze dielli, ndërsa pushonte pranë ujit, përpara se më vonë të vishte pantallona të bardha për një shëtitje të rastësishme nëpër qytet.
    Ndërsa Gomez festonte në Meksikë, Benny Blanco u nis për në Las Vegas me rreth 20 miq, përfshirë reperin Lil Dicky, për festën e tij të beqarisë. TMZ raportoi se producenti 37-vjeçar qëndroi në vilën në Resorts World, të vendosur 65 kate mbi Rrugën e Las Vegasit.
    Gomez dhe Blanco njoftuan fejesën e tyre në dhjetor pas më shumë se një viti lidhjeje. Gomez e ndau lajmin me foto të unazës së saj dhe një mbishkrim, “Përgjithmonë fillon tani”. 

  • Berisha: Kanë nisur të blejnë vota, kambanat e Europës dhe botës bien për Ramën dhe bandat

    Berisha: Kanë nisur të blejnë vota, kambanat e Europës dhe botës bien për Ramën dhe bandat

    Sali Berisha ka ngritur alarmin për shitblerjen e votava nga mazhoranca, përmes bandave të krimit që janë aktivizuar nga kryesocialisti Edi Rama në Elbasan, Durrës dhe Shkodër.
    Për të më 12 maj bandat kriminale do të shpallen organizata terroriste, ndërsa tha se do të lobojë fuqishëm pranë komunitetit ndërkombëtar.

    ”U kanë shpërndarë para, po shpërndajnë para. 4 ditë para ja theu koçkat shoferit të Taulant Ballës, Sueli sepse nuk mbështeste. Është një famoze, një Sara Mile e cila sipas Ramës duhet të jetë patjetër në Parlament. Një Jurgis Çyrbe me fustan”.
     

  • Bien kambanat në Shqipëri, flamuri i Vatikanit në gjysmështizë

    Bien kambanat në Shqipëri, flamuri i Vatikanit në gjysmështizë

    Në orët e para të mëngjesit, mbarë bota u trondit nga lajmi i ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, i cili kaloi në amshim rreth orës 07:35.Menjëherë pas marrjes së lajmit për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë zhvilloi një konferencë për mediat, ku u shpreh dhimbja dhe mirënjohja për jetën dhe shërbimin e Atit të Shenjtë.
    Përfaqësuesit e Konferencës përkujtuan muajt e fundit të sprovës shëndetësore të Papës dhe përkushtimin e tij për të qëndruar deri në fund pranë besimtarëve.Një vend të veçantë në fjalën e ipeshkvijve zuri vizita e Papa Françeskut në Shqipëri më 21 Shtator 2014.
    Në shenjë zie dhe lutjeje në katedralen e Shën Palit në kryeqytet, por edhe në katedralen e qytetit të Shkodrës bien kambanat, ndërsa flamuri i Vatikanit është ulur në gjysmështizë.
    Në zemër të katedrales është vendosur fotografia e Papës, si një homazh i heshtur për udhëheqësin shpirtëror që preku zemrat e miliona besimtarëve anembanë globit.
    Ndërkohë që duke vijuar nga mbrëmja e kësaj të hëne në të gjitha kishat dhe katedralet katolike do të mbahen meshat e shenjta të përshpirtjes.
    Klan News

  • “Për narkoshtetin po bien kambanat”/ Berisha: U mbajtën dy seanca të veçanta për Shqipërinë në KiE

    “Për narkoshtetin po bien kambanat”/ Berisha: U mbajtën dy seanca të veçanta për Shqipërinë në KiE

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në dy javët e fundit janë mbajtur dy seanca të njëpasnjëshme në Këshillin e Europës që kishin në fokus Shqipërinë.
    Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se këto zhvillime ta pashembullta në një hark kohor 3 ditor dëshmojnë interesin e madh dhe absolut të institucioneve kryesore të lirive, të drejtave njerëzore, zgjedhjeve të lira dhe sigurisë në BE.
    “Kjo javë ishte e paprecedente në 34 vite udhëtim të PD. Këtë javë narkodiktatura e Shqipërisë, e Edi Ramës mori goditjen më të rëndë në tempujt e demokracisë evropiane me dy seancat dëgjimore, në dy tempujt më të mëdhenj të demokracisë në Evropë, të parlamentarizmit në Evropë.
    Kurrë në 34 vite nuk ka ndodhur asnjëherë dhe për asnjë vend që në një jave të mbahen dy seanca të një rëndësie të veçantë, të kushtuara të të njëjtit vend, në KiE dhe grupet parlamentare të PPE dhe evropianëve konservatorë dhe dje në një seancë tjetër kushtuar po Shqipërisë, kushtuar po të njëjtave probleme në komisionin e jashtëm parlamentar.
    Këto zhvillime ta pashembullta për një vend, në një hark kohor 3 ditor dëshmojnë interesin e madh dhe absolut të këtyre institucioneve kryesore të lirive, të drejtave njerëzore, zgjedhjeve të lira dhe sigurisë në BE. Për narkoshtetin po bien kambanat, kjo është e vërteta e këtyre dy sesioneve të jashtëzakonshme”, tha Berisha.