Tag: kamarierit

  • “I thashë s’ka kafe në këtë orë”/ Dëshmia e kamarierit: Flori ndërhyri për të më dalë në krah…Ja kush qëlloi i pari

    “I thashë s’ka kafe në këtë orë”/ Dëshmia e kamarierit: Flori ndërhyri për të më dalë në krah…Ja kush qëlloi i pari

    vendngjarje

    DURRËS- Janë zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Manëz të Durrësit, ku dy të rinj humbën jetën. Dëshmia e kamarierit të lokalit ku ndodhi ngjarja, ka hedhur dritë mbi zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. 
    Sipas dëshmisë së kamarierit, 21-vjeçari Daniel Pepa që është shpallur në kërkim, së bashku me 23-vjeçarin Arianit Kurti, kanë hyrë në lokal rreth orës 01:45 të mëngjesit. Pepa i ka kërkuar kamarierit që t’i sillte një kafe, por ky i fundit i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur dhe nuk mund të përgatiste kafe në atë moment. Pepa ka këmbëngulur që kamarireri ta ndizte ekspresin, duke përdorur gjuhë fyese ndaj tij. Në këtë moment, në atë çast ka ndërhyrë 33-vjeçari Flori Paluçi, i cili i ka thënë Danielit: “Nuk mund ta fyesh kamerierin, pasi ai është ulur në tavolinë me mua.”
    Kamarieri ka rrëfyer para hetuesve se situata u tensionua më shumë pas ndërhyrjes së Paluçit, ku në moment që kanë dalë të dera e lokalit, ky i fundit ka qëlluar mbi Aranitin. Në këtë moment, Danieli ka marrë armën dhe e ka qëlluar Florin, duke e lënë të vdekur në vend. 
    “Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë. Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”- tregon kamerieri.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:45: të mëgjesit të së mërkurës, në ambientet e një lokali pranë një karburanti në Manëz të Durrësit. Të vrarë mbetën Aranit Kurti 23-vjeç dhe Flori Paluçi 33-vjeç. Në kërkim është shpallur 21-vjeçari Daniel Pepa./ZËRI

  • Mësuesja e kamarierit të dhunuar: Roni model edukate dhe kulture

    Mësuesja e kamarierit të dhunuar: Roni model edukate dhe kulture

    Pas incidentit të rëndë të ndodhur në një lokal në Vlorë, ku një 18-vjeçar i identifikuar Ron Bala, u dhunua nga një nënkomisar policie për një shishe uji, ka ardhur një reagim prekës nga mësuesja kujdestare e të riut. Ajo ka ndarë publikisht për JOQ vlerësimin e saj për nxënësin, duke hedhur dritë mbi karakterin dhe sjelljen shembullore të tij.
    “Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë,” shkruan ajo.

    Mësuesja e përshkruan të riun si një djalë të mrekullueshëm, i cili, përveçse shkëlqen në mësime, po punon për të përballuar shpenzimet e maturës. Ajo thekson se ai nuk është vetëm një nxënës i mirë, por një shembull për gjithë rininë.
    Ky reagim vjen në një moment kur shoqëria shqiptare po përballet gjithnjë e më shpesh me raste të papërgjegjshmërisë nga ana e autoriteteve dhe sjell në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit të të rinjve që përpiqen me ndershmëri të ndërtojnë të ardhmen e tyre.