Tag: kamala

  • Aktori George Clooney kritikon demokratët: Zgjedhja e Kamala Harris për të zëvendësuar Biden ishte një gabim

    Aktori George Clooney kritikon demokratët: Zgjedhja e Kamala Harris për të zëvendësuar Biden ishte një gabim

    Aktori i njohur i Hollywood-it, George Clooney ka deklaruar se ishte një “gabim” që Kamala Harris mori vendin e Joe Biden si kandidate e Demokratëve për të përballuar Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të fundit në SHBA.

    Aktori shtoi se nuk ka penduar për shkrimin që botoi në New York Times në korrik 2024, ku kërkonte që Biden të hiqte dorë nga gara presidenciale. Në artikullin me titull “I Love Joe Biden. But We Need a New Nominee”, Clooney shkruante se Biden ka fituar shumë beteja, por lufta me kohën është ajo që nuk mund ta fitojë.
    Clooney kritikoi mënyrën se si Harris duhej të përballej me të kaluarën e saj politike, duke e bërë fitoren e saj të vështirë, dhe tha: “Mendoj se ishte një gabim, sinqerisht.”
    Komentet e tij vijnë pas reagimit të ashpër të Hunter Biden, i cili e akuzoi aktorin se ekzagjeronte dobësinë e ish-presidentit.
    Në intervistën e tij me CBS, Clooney shtoi se do ta kishte shkruar sërish artikullin dhe se Demokratët kishin humbur një mundësi për të zhvilluar një primar të brendshëm për të zgjedhur kandidatin më të fortë.
    Kamala Harris, në intervistën e saj të parë në Britani, konfirmoi se mund të kandidojë përsëri për president dhe shprehu bindjen se një ditë Shtëpia e Bardhë do të ketë një grua në krye.

    Top Channel

  • Kamala Harris: Jam e hapur të rikthehem në politikë, SHBA do ketë një presidente femër

    Kamala Harris: Jam e hapur të rikthehem në politikë, SHBA do ketë një presidente femër

    Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka deklaruar hapur se po e konsideron një kandidim të ri për Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se “nuk e ka mbyllur” me politikën.
    Në një intervistë për BBC-në, Harris është pyetur nëse do të jetë ajo gruaja e parë presidente e SHBA-së.
    “Mbase,” u përgjigj ajo, duke lënë të hapur mundësinë për një garë të re presidenciale.
    Ajo theksoi se nipat e saj do të shohin një presidente femër gjatë jetës së tyre.
    Harris përsëriti paralajmërimet e saj të fushatës, duke thënë se Donald Trump po sillet si fashist dhe po përdor institucionet federale për qëllime politike.
    Si shembull, ajo përmendi pezullimin e komedianit Jimmy Kimmel nga ABC pas një shakaje për vdekjen e Charlie Kirk.
    “Ai nuk duron dot një shaka – dhe u përpoq të mbyllë një organizatë mediatike të tërë,” tha Harris.
    Ajo kritikoi gjithashtu liderët e biznesit dhe institucionet që, sipas saj, janë përkulur para Trumpit për interesa personale.
    Po Pse humbi?
    “Fillova shumë vonë”, thotë Harris, e cila pranoi se fushata e saj 107-ditore – pas tërheqjes së Joe Bidenit – ishte shumë e shkurtër për të komunikuar qartë mesazhin.
    “Nëse do kisha më shumë kohë, do të kisha folur më shumë për çështjet e përditshme – strehimi, kujdesi për fëmijët, puna,” tha ajo.
    Megjithatë, ajo theksoi se dallimi në votën popullore ishte vetëm 2%, edhe pse u mund në Kolegjin Zgjedhor.
    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson e quajti intervistën si “ankesa absurde” dhe tha: “Kur Kamala Harris humbi me një diferencë të madhe, duhej të kishte kuptuar sinjalin – popullit amerikan nuk i interesojnë gënjeshtrat e saj.”
    Harris sapo ka botuar librin “107 Ditët”, kujtimet e fushatës së saj të shpejtë.
    “Nëse do të dëgjoja sondazhet, nuk do të kisha garuar kurrë për asnjë post – e lëre më të isha ulur këtu sot,” tha ajo.
    Ndërsa demokratët kërkojnë përgjigje pas fitores bindëse të Trumpit një vit më parë, Harris refuzon të largohet nga skena – dhe lë të hapur mundësinë për një rikthim të madh.

  • “Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris lë të hapur mundësinë për t’u rikthyer në garën presidenciale

    “Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris lë të hapur mundësinë për t’u rikthyer në garën presidenciale

    Kamala Harris në intervistë për BBC

    LONDËR- Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, gjatë një interviste për BBC është shprehur se mund të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2028, duke theksuar se karriera e sak politike nuk ka përfunduar ende. Ajo hodhi poshtë sondazhet që e rendisin atë si një kandidate të jashtme, duke treguar përvojën e saj të gjatë në politikë dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik.
    “Nëse do të kisha dëgjuar sondazhet, nuk do të kisha kandiduar për zyrën time të parë, as për të dytën, dhe sigurisht që nuk do të isha ulur këtu. Karriera ime ka qenë gjithmonë një jetë shërbimi. Pavarësisht çfarë vjen më pas, unë do të vazhdoj të jem aktive në jetën publike.”- tha ajo për BBC.
    Harris nuk la pa përmendur dhe presidentin e SHBA Donald Trump. 
    Ajo e kritikoi ashpër Trump, duke e quajtur “tiran” dhe duke e akuzuar se përdori institucionet federale si armë për të ndëshkuar kundërshtarët e tij politikë. Ajo theksoi se paralajmërimet e saj gjatë fushatës për sjelljen autoritare të Trump ishin “plotësisht të sakta”.
    Deklaratat e saj kanë rikthyer diskutimet brenda Partisë Demokrate mbi mundësinë e një rikandidimi në vitin 2028. Analistët politikë vlerësojnë se Harris mbetet një figurë me ndikim në politikën amerikane dhe një zë i fortë për barazinë dhe drejtësinë.
    Harris aktualisht po zhvillon një turne ndërkombëtar për të promovuar librin e saj “107 Days”, ku tregon përvojën e saj gjatë garës presidenciale të vitit 2024, e cila nisi vetëm pasi Biden u tërhoq nga gara./ZËRI

  • Rrëfimi tronditës i Kamala Harris: Biden më zhgënjeu, gruaja e tij e tërboi burrin tim në takim

    Rrëfimi tronditës i Kamala Harris: Biden më zhgënjeu, gruaja e tij e tërboi burrin tim në takim

    Në kujtimet e saj të reja, Kamala Harris ndan momente të forta personale dhe politike, përfshirë një telefonatë tronditëse nga Joe Biden vetëm disa orë para debatit me Donald Trump.

    Në librin e saj të shumëpritur “107 Days” (107 ditë), që do të publikohet javën e ardhshme dhe që është siguruar paraprakisht nga “The Guardian”, Kamala Harris hedh dritë mbi tensionet e pazbuluara më parë me presidentin Joe Biden gjatë fushatës presidenciale.
    Episodet e përshkruara në libër hedhin dritë edhe mbi sfidat që ajo përjetoi jo vetëm si kandidate, por edhe si zëvendëspresidente në një periudhë të vështirë politike për administratën demokrate.
    Një nga ngjarjet më të vështira sipas saj ndodhi në shtator, ndërsa Harris ndodhej në një dhomë hoteli në Filadelfia, duke u përgatitur për një debat vendimtar kundër Donald Trump. Aty, ajo mori një telefonatë të papritur nga presidenti Biden.
    “Vëllai im ka folur me disa djem të fuqishëm në Filadelfia,” i tha Biden. “Ata nuk do të të mbështesin, sepse ke thënë gjëra të këqija për mua.”
    Harris, e befasuar, shkruan se ndjeu “zemërim dhe zhgënjim”, ndërkohë që përpiqej të ruante përqendrimin para debatit. “Thjesht nuk kuptoja pse do të më telefononte tani, dhe do ta bënte gjithçka për veten e tij,” shkruan ajo.
    Zemërimi i saj u shtua kur Biden u përpoq të relativizonte performancën e dobët që kishte pasur më herët në një debat me Trump. “Ai këmbëngulte se nuk ishte dëmtuar shumë në elektorat. Unë mezi po e duroja” rrëfen Harris.
    Doug Emhoff, bashkëshorti i saj, e kuptoi menjëherë gjendjen emocionale të Harris. “Lëre të shkojë,” i tha ai, duke e nxitur të fokusohej te përballja me Trump dhe jo te politika e brendshme e ekipit demokrat.
    Megjithëse gjatë mandatit të saj si zëvendëspresidente, Harris kishte shmangur publikisht çdo kritikë ndaj presidentit Biden, libri i saj zbulon për herë të parë shqetësime të sinqerta dhe momente të tensionuara mes tyre.
    Pas vendimit të Gjykatës Supreme për të përmbysur Roe v.Wade në vitin 2022, Harris vëren se Biden pati “vështirësi të fliste për të drejtat riprodhuese në një mënyrë që i përgjigjej rëndësisë së momentit.”
    Ajo pranon se kishte dallime të qarta mes aftësisë së Biden për të qeverisur dhe asaj për të bërë fushatë. “Zëri i tij nuk ishte më i fortë, ndalesat dhe përhumbja ishin më të shpeshta,” shkruan ajo.
    Një moment tjetër i tensionuar përshkruhet më 4 korrik, kur Biden po përballej me thirrje të vazhdueshme për t’u tërhequr pas një performance të dobët në debat. Harris kujton se gjatë një takimi familjar në Shtëpinë e Bardhë, Jill Biden pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë bashkëshortin e saj: “A po na mbështesni?”
    Më vonë ajo thotë se burri i saj Doug Emhoff shpërtheu duke thënë se kishte ndjesinë se Harris ishte shpërfillur për vite me radhë dhe se tani, vetëm për shkak të nevojës politike, ajo po vihej në qendër të vëmendjes.
    “Të japin punë të pamundura, nuk të lavdërojnë asnjëherë, dhe tani të duan aty, në ballkon, për të dhënë besim. Dhe prapë, na pyesin nëse jemi besnikë?”
    Në kapitujt e fundit të librit, Harris flet hapur për mungesën e mbështetjes së duhur nga ekipi i Bidenit. Ajo kujton një rast kur u kritikua për mbajtjen e një fjalimi shumë të suksesshëm,  çka u perceptua si një kërcënim për presidentin. “Mendimi i tyre ishte cinik: Nëse ajo shkëlqen, ai zbehet.”
    Pas tërheqjes së Biden nga gara më 21 korrik, e cila u pasua nga mbështetja e tij publike për Harris, ajo pranon se këshilltarët e fushatës e këshilluan të distancohej nga Biden.
    “Njerëzit e urrejnë Joe Bidenin,” i kishte thënë David Plouffe, një prej këshilltarëve kryesorë. “Ishte e vështirë për mua ta dëgjoja këtë,” shkruan ajo.
    Në muajt që pasuan, Harris u përball me një sërë sulmesh personale, përfshirë edhe pretendime raciste nga kampi republikan. Trump, në një deklaratë të bujshme, aludoi se Harris “rastësisht u bë e zezë” disa vjet më parë. Ajo reagoi me vendosmëri, duke refuzuar të bjerë në grackën e provokimeve.
    “‘Sot Trump do që unë të tregoj racën time. Çfarë do të ndodhë më pas? Do të thotë se nuk jam grua dhe mos vallë do të duhet të tregoj v*ginën time?’” shkruan ajo me ironi dhe zemërim.

    Top Channel

  • Trump ia heq Kamala Harrisit mbrojtjen e Shërbimit Sekret

    Trump ia heq Kamala Harrisit mbrojtjen e Shërbimit Sekret

    Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar mbrojtjen e Shërbimit Sekret që i ishte siguruar Kamala Harrisit nga Joe Biden para se ai të largohej nga detyra, sipas njërit prej këshilltarëve të saj.

    Si ish-nënpresidente, Harris kishte të drejtë sipas ligjit të merrte gjashtë muaj nga kjo siguri shtesë pas largimit nga detyra në janar, e cila duhej të skadonte në korrik.

    Mbrojtja e saj ishte zgjatur për një vit tjetër me një direktivë ekzekutive të nënshkruar nga ish-shefi i saj, por kjo u revokua nga Trumpi në një dokument, të parë nga BBC, i cili mban datën e 28 gusht, transmeton Klankosova.tv.

    Ky veprim vjen vetëm disa javë para se Harris të nisë një turne kombëtar librash për të promovuar “107 Ditë” – një kujtim i fushatës së saj presidenciale jetëshkurtër dhe të pasuksesshme në vitin 2024.

    Një kopje e një letre të parë nga BBC, e datës 28 gusht, i drejtohet Shërbimit Sekret që të “ndërpresë çdo procedurë të lidhur me sigurinë të autorizuar më parë nga memorandumi ekzekutiv, përtej atyre të kërkuara me ligj” për Harrisin nga 1 shtatori.

    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e konfirmoi këtë veprim. Burime i thanë CBS-së se një vlerësim i kohëve të fundit i kërcënimit nuk gjeti asgjë alarmuese që do të justifikonte zgjatjen e kësaj mbrojtjeje të saj përtej periudhës gjashtëmujore.

    Në vitin 2008, Kongresi Amerikan miratoi një ligj që i lejonte Shërbimit Sekret të ofronte mbrojtje për ish-nënpresidentët, bashkëshortët e tyre dhe çdo fëmijë nën moshën 16 vjeç pas largimit nga detyra. 

  • Trump i heq mbrojtjen e shërbimit sekret Kamala Harris

    Trump i heq mbrojtjen e shërbimit sekret Kamala Harris

    Bota E Premte, 29 Gusht 2025 15:37
    Donald Trump nënshkroi një dokument duke i hequr mbrojtjen speciale Kamala Harris nga Shërbimi Sekret, duke përmbysur një urdhër të paraardhësit të tij Joe Biden që e kishte zgjeruar mbrojtjen e saj përtej asaj që kërkohej ligjërisht.
    Vendimi i Trump u njoftua në një letër të titulluar “Memorandum për Sekretarin e Sigurisë Kombëtare”.

    Teksti thotë se “të gjitha masat e sigurisë përtej atyre të parashikuara me ligj” për ish-nënpresidenten po ndërpriten, duke hyrë në fuqi më 1 shtator 2025.
    Sipas ligjit federal, ish-presidentëve u jepet mbrojtje për jetë, ndërsa ish-zëvendës presidentët kanë të drejtë për gjashtë muaj mbrojtje pas përfundimit të mandatit të tyre.

  • Kamala Harris nuk heq dorë, përballë Trump edhe në 2028-ën?

    Kamala Harris nuk heq dorë, përballë Trump edhe në 2028-ën?

    Ish-zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka bërë të ditur se nuk do të garojë për postin e guvernatores së Kalifornisë në zgjedhjet e vitit 2026, duke lënë të hapur mundësinë e një kandidimi për president në vitin 2028.
    Në një deklaratë zyrtare, Harris tha se ka reflektuar gjatë për mënyrën më të mirë për të kontribuar në jetën publike dhe se, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, ka vendosur të mos hyjë në garën për guvernatore, ndonëse shprehu dashurinë e saj për Kaliforninë.
    Ky vendim ka rindezur spekulimet për të ardhmen e saj politike, veçanërisht pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 ndaj Donald Trump. Harris nuk e përjashton një tjetër garë për Shtëpinë e Bardhë, pas përpjekjeve të dështuara në vitet 2020 dhe 2024.
    “Për momentin, drejtimi dhe shërbimi im publik nuk do të jenë përmes një funksioni të zgjedhur,” tha ajo, duke shtuar se do të angazhohet për të ndihmuar në zgjedhjen e demokratëve dhe do të ndajë së shpejti planet e saj.
    Këshilltari i saj, Sean Clegg, konfirmoi se Harris ka shqyrtuar opsione të tjera, përfshirë krijimin e një organizate për të angazhuar votuesit e rinj.
    Megjithëse do të ishte një kandidate e fortë për guvernatore, me përvojë të gjerë në Kaliforni dhe politikën kombëtare, Harris duket se është më e prirur të ndikojë nga jashtë strukturave zyrtare.
    Në garën për guvernator kanë hyrë tashmë disa emra të njohur si Katie Porter, Antonio Villaraigosa dhe Xavier Becerra. Ndërsa Harris mbetet një figurë me ndikim në politikën amerikane, një rikthim i mundshëm në garën presidenciale në 2028 mbetet i hapur.

  • Kamala Harris rikthehet me “107 Days”, libri që zbulon prapaskenat e fushatës më të shkurtër presidenciale në historinë moderne

    Kamala Harris rikthehet me “107 Days”, libri që zbulon prapaskenat e fushatës më të shkurtër presidenciale në historinë moderne

    Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka njoftuar botimin e librit të saj të ri, me titull “107 Days”, ku rrëfen nga brenda përvojën e saj në fushatën presidenciale të vitit 2024.

    Në një postim në platformën X, Harris shkroi: “Ajo që bota pa gjatë fushatës ishte vetëm një pjesë e historisë. Libri im i ri është një vështrim prapa kuintave të përvojës sime duke udhëhequr fushatën më të shkurtër presidenciale në historinë moderne.”
    Faqja zyrtare e librit përshkruan veprën si një rrëfim të sinqertë, dinamik dhe zbuluese, duke shtuar se: “Për herë të parë, Kamala Harris tregon historinë e njërës prej garave më të egra dhe më vendimtare presidenciale në historinë amerikane. E shkruar me ndershmëri dhe ritmin e një romani emocionues, ‘107 Days’ ju fut në zemër të garës si asnjëherë më parë.”
    Nga kandidaturë e beftë, te humbja përballë Trump
    Fushata e Harris ishte po aq befasuese sa edhe jetëshkurtër. Ajo mori frenat e garës pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden në korrik, kur ky i fundit deklaroi se largimi ishte “në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit.” Megjithatë, Harris humbi zgjedhjet e nëntorit përballë Presidentit Donald Trump, i cili u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.
    E ardhmja politike: larg Kalifornisë, por jo nga politika
    Ndërkohë që zërat për një kandidaturë të saj për guvernatore të Kalifornisë janë shtuar, Harris i ka hedhur poshtë për momentin.
    “Nuk do të kandidoj për guvernatore – për tani,” deklaroi ajo, duke shtuar se synon të luajë një rol të rëndësishëm brenda Partisë Demokratike.
    Në një deklaratë të mëvonshme, Harris tha: “Kam një respekt të jashtëzakonshëm për ata që ia kushtojnë jetën shërbimit publik. Por është koha të pranojmë se politika dhe institucionet tona kanë dështuar shumë herë t’i shërbejnë njerëzve, duke na sjellë në këtë moment krize.”
    Ajo përfundoi: “Duhet të jemi të gatshëm të ndjekim ndryshimin përmes metodave të reja dhe mënyrave të reja të të menduarit – duke qëndruar të përkushtuar ndaj vlerave tona, por pa qenë të lidhur me të njëjtin skenar të vjetër.”
    “107 Days” pritet të jetë një nga librat më të diskutuar politikë të këtij viti, duke ofruar për herë të parë një panoramë personale dhe strategjike të një prej kapitujve më të jashtëzakonshëm në historinë moderne të zgjedhjeve në SHBA.

    Top Channel

  • Trump kërkon hetim për mbështetjen e Bruce Springsteen ndaj Kamala Harris

    Trump kërkon hetim për mbështetjen e Bruce Springsteen ndaj Kamala Harris

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të kërkojë një hetim lidhur me mbështetjen që muzikanti Bruce Springsteen i ka dhënë ish-zv.presidentes Kamala Harris për kandidimin e saj presidencial në vitin 2024.

    Springsteen kishte performuar në një aktivitet elektoral të Harris në shtetin e Xhorxhias në muajin tetor. Trump, në një postim të bërë të hënën në rrjetin e tij “Truth Social”, ngriti dyshime për pagesa të mundshme ndaj artistit, duke pyetur: “Sa i ka paguar Kamala muzikantit?”

    Në të njëjtin postim, Trump shkroi: “Kandidatëve nuk u lejohet të paguajnë për MBËSHTETJE publike, gjë që Kamala e bëri, nën maskën e pagesës për argëtim.”

  • Berisha ironizon Ramën dhe Noizyn: Edhe Kamala mori të gjithë Hollywood-in me vete por…

    Berisha ironizon Ramën dhe Noizyn: Edhe Kamala mori të gjithë Hollywood-in me vete por…

    Kryetari i PD, Sali Berisha ironizoi mitingun e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama në Dibër, ku bashkë me të ndodhej edhe reperi i njohur, Noizy.
    Ky i fundit mbërriti në takimin e socialistëve me një automjet luksoz, Lamborghini gjë e cila u vu në dukje edhe nga kreu i qeverisë, teksa e ftoi reperin të zhvillonte koncerte në Qarkun e Dibrës, pasi me ndërtimin e Rrugës së Arbrit dhe segmentit Maqellarë-Peshkopi kjo zonë tanimë është si një lagje periferike e Tiranës.
    Por nga Peqini, kryedemokrati tha se “Lamborghini i Noizyt nuk është rroga dhe pensione”. Berisha shtoi se edhe ish-kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris mori mbështetjen e VIP-ave të Hollywood-it por në 5 nëntor humbi zgjedhjet përballë Donald Trump.
    Pjesë nga fjala e Berishës
    Të dashur miq, Edi Rama pasi zhyti qytetarët në varfëri, i la pensionistët në mjerim me pension mesatar 172 mijë lekë, të cilin nuk e marrin 57 përqind e pensionistëve se marrin më pak. Pasi përzuri në 10 vite rreth 45 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria. Pasi ndërtoi një parajsë të vërtetë, saraje dy herë më të mëdha se vila e Enver Hoxhës. 57 metra të gjatë e kanë themelin, me kopsht katër herë më të madh se vila e diktatorit.
    Duke deklaruar se kishte gjithsej 3800 euro. Pasi u martua me një pallat në pajë, 5 kate pallati pa asnjë faturë. Pasi zhduku në kontot e tij bankare 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Pasi plaçkiti dhe grabiti 225 mijë metër katrorë tokë tek kanioni i Gjipesë në zonën më të bukur në detin Jon. Pasi ka rrëmbyer me baxhanakun e tij qindra milionë euro tek AKSHI dhe tendera të tjera. Pasi i dha të vëllait 38 mijë metër katrorë tokë të pronarëve tiranas tek Rrapi i Treshit.
    Pra miq, tani çfarë bën? U vë perde para syve, në një akt cinik, në një akt të papërgjegjshëm u vë qytetarëve shqiptarë perden. Dhe në vend se të japë llogari pensionistëve se pse i la me atë pension, u nxjerr marrëzitë e tij. Tallavara. U nxjerr banalitete. Organizon takime siç bëheshin në vitet ’50 që i organizonte fronti, veçmas burrat, veçmas gratë. U kthye në gjenet e të atit.
    I kërkohet të vijë të ballafaqohet, refuzon. Po pse refuzon? Sepse del hajdut para jush. Nuk thotë një fjalë se ku janë 130 milionë euro. Nuk justifikon dot kurrë sarajet e tij në Surrel. Nuk justifikon dot kurrë 225 mijë tokë në Gjipe pa asnjë dokument kadastral, me falsitet, falsitet, falsitet. Pra të gjitha këto kërkon t’u vërë perde ju. Tallet me ju, tallet me shqiptarët, merr daullen, i bie daulles.
    Gjen edhe Noizin me Lamborghini. Po Lamborghini i Noizit nuk është pensione, nuk është rroga. Ai ta gëzojë, po ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe? Historia ka qenë e hidhur. Edhe Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte.
    Çfarë i mendon ky shqiptarët? Qenie primitive, njerëz të papërgjegjshëm? Njerëz që mund t’i mashtrojë. Kurrën e kurrës nuk janë të tillë shqiptarët, nuk janë të tilla gratë, nënat, motrat, vajzat tona. Ndaj dhe 11 Maji është dita e qytetarit. Është ora e vërtetë e tij. E mençurisë, e dinjitetit, e krenarisë së tij, e shpresës, e besimit tek e ardhmja. Votoni njishin. Të gjithë jeni njisha.