Tag: kaluarës

  • “Rusia e Putinit, rob i së kaluarës”/ “Forged by War” nga historiani anglez: Pozicioni i Moskës është tragjedia e saj. Përdorimi i shtrembëruar i historisë…

    “Rusia e Putinit, rob i së kaluarës”/ “Forged by War” nga historiani anglez: Pozicioni i Moskës është tragjedia e saj. Përdorimi i shtrembëruar i historisë…

    Historiani anglez Mark Galeotti ka botuar librin e tij të fundit, të titulluar “Forged by War” ose në shqip “I farkëtuar nga lufta”, ku thotë se Rusia nuk është përballur kurrë vërtet me demonët e së kaluarës së saj.

    Vetë titulli shpreh tezën: si konflikti dhe një kuptim i keqkuptuar i historisë kanë formësuar thellësisht evolucionin e Rusisë, duke krijuar një mentalitet luftënxitës dhe agresiv që pjesa më e madhe e botës po e vë në pikëpyetje, shkruan Corriere della Sera.
    “Kur jepja mësim në Moskë, gjithmonë më mahniste pasioni i studentëve për historinë. Studentët e dinin me hollësi se sa tanke u përdorën në Betejën e Kurskut gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ndryshimet në strategji midis komandantëve Zhukov dhe Konev. Por ata nuk dinin pothuajse asgjë për krimet e Stalinit, Gulagët dhe luftërat e tjera, si civile ashtu edhe të huaja, të zhvilluara nga vendi i tyre”, shprehet Galeotti.
    Galeoti shkruan se Vladimir Putin është ‘homo sovieticus par excellence’ (Shembulli më i pastër i njeriut sovjetik), i ushqyer nga ideologjia, pa thebin e BRSS-së. Përdorimi i shtrembëruar i një historie ku gjithçka duhet të jetë e lavdishme dhe e përsosur i ka shërbyer atij për t’i dhënë drejtim vendit të tij. Ai ka krijuar një identitet të përkohshëm duke nxitur frikën stërgjyshore, shprehet ai në një intervistë.
    Pjesë nga intervista:
    Profesor, nga çfarë kanë frikë rusët?
    “Pozicioni i Rusisë ka qenë gjithashtu tragjedia e saj. Mungesa e kufijve natyrorë, pak burime që pasuronin rivalët e saj, një disavantazh i përhershëm teknologjik kundër të gjithëve. Kjo ndjenjë e vazhdueshme e cenueshmërisë dhe ndjenja e të qenit i zënë midis rreziqeve të pushtimit të jashtëm dhe rebelimit të brendshëm, kanë përcaktuar mentalitetin e sundimtarëve të saj. Dhe si pasojë, kërcënimi i luftës dhe nevoja për të qenë në gjendje ta luftojnë atë kanë qenë gurthemeli i evolucionit të shtetit.”
    A është numri i lartë i konflikteve shpjegimi i vetëm i mundshëm?
    “Nuk është vetëm çështje dendësie: në Rusi, institucionet, kultura e kombit, vetë koncepti i të qenit rus, janë përcaktuar nga luftërat. Nëse një princ mesjetar moskovit do të katapultohej në epokën moderne, besoj se ai do të ishte në gjendje të kuptonte zgjedhjet e Putinit.”
    Cila ishte nevoja për të krijuar një ideologji të re nëse, deri në fund të BRSS-së, njerëzit tashmë kishin pushuar së besuari në atë të vjetrën?
    “Reliktet e marksizëm-leninizmit ende i jepnin kuptim të qenit qytetar sovjetik. Deri në vitet 1990, rusët nuk e dinin më se kush ishin. Cili ishte vendi i tyre në botë? Duke u përpjekur të kopjonin Perëndimin? Duke qenë një qytetërim i veçantë? Në një moment të caktuar, Putini u përpoq të krijonte një identitet përmes historisë.”
    Kur, saktësisht?
    “Me krizën financiare të vitit 2008 dhe protestat në rrugë të viteve 2011 dhe 2012, Putini e kuptoi se kontrata sociale midis shtetit dhe qytetarit mesatar nuk ishte më e zbatueshme. Ai kishte nevojë për diçka tjetër. Dhe kështu iu drejtua historisë për ndihmë.”
    Cili është vlerësimi juaj për Putinin, figurën historike?
    “Pasioni i tij për historinë barazohet vetëm me paaftësinë e tij për ta kuptuar atë vërtet. Ai e trajton atë si një bufe, nga e cila mund të shërbehet sipas dëshirës. Duke vepruar kështu, ai përfiton nga fakti se Rusia nuk është përballur kurrë vërtet me demonët e së kaluarës së saj.”
    A ishte kështu përgatitja e bazave për luftën në Ukrainë?
    “Që në vitin 2014, ‘burrat e vegjël të gjelbër’ që hynë në Donbas u riemëruan Opolchentsky, njësoj si milicitë patriotike që çliruan Moskën në shekullin e 17-të. Historia e tyre që atëherë ka mishëruar idenë se në kohë krize, çdo rus është i detyruar të luftojë, pa bërë shumë pyetje.”
    Pse pohoni se Putini do të mbahet mend si një “figurë në tranzicion”?
    “Duhet ta pranojmë që Rusia ka bërë përparim të madh në 25 vitet e fundit. Por, pavarësisht përpjekjeve të tij, Putini nuk ka arritur kurrë të përcaktojë se çfarë është Rusia sot dhe cili është vizioni i saj. Ai improvizon. Ai reagon ndaj momentit. Po flasim për një shtatëdhjetëvjeçar të formuar nga përvojat e BRSS-së në rënie, i cili, si shumë nga paraardhësit e tij, e sheh botën në terma të kërcënimit dhe po përpiqet të merret me fundin e pushtetit sovjetik në një epokë post-sovjetike.”
    Po pas tij?
    “Brezi i ardhshëm në pushtet do të jetë shumë i ndryshëm. Nuk është e sigurt nëse ata do të kenë sukses dhe sigurisht që nuk do të jenë liberalë. Por ata do të jenë të parët jo-sovjetikë dhe së shpejti do ta kuptojnë se detyra e tyre nuk është të mbeten të bllokuar në të kaluarën. Ndoshta me një tronditje të nevojshme kulturore dhe sistemike, ata do të duhet t’i bëjnë njerëzit e tyre të kuptojnë se Rusia ka një rol të rëndësishëm në botë, por nuk është më një fuqi perandorake. Dhe se një komb i farkëtuar nga lufta nuk duhet të formësohet përgjithmonë prej saj.”

    Top Channel

  • “Shkodra përballë të kaluarës”, Gonzato: Drejtësia, thelbësore për një shoqëri në paqe

    “Shkodra përballë të kaluarës”, Gonzato: Drejtësia, thelbësore për një shoqëri në paqe

    Në Shkodër, një nga zonat më të prekura nga dhuna e regjimit komunist, u mbajt simpoziumi shkencor “Kufiri i shpresës dhe i vdekjes 1944–1991 – Shkodra përballë të kaluarës”, në përkujtim të 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

    Kryeqendra e Veriut, për shkak të afërsisë me kufirin e Malit të Zi, ishte gjatë diktaturës një nga pikat më të militarizuara të vendit, ku shumë shqiptarë humbën jetën në përpjekje për t’i shpëtuar regjimit.
    Në veprimtari morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, studiues, ish-të përndjekur politikë, familjarë të viktimave, si dhe autoritete vendore e universitare.

    “Ne të gjithë e dimë se përballja me të shkuarën nuk është e lehtë, por është thelbësore. Duhet të bëhet. E vërteta, drejtësia dhe kujtesa janë gurët e themelit për shërimin e një shoqërie dhe për t’u siguruar që kjo shoqëri të ndërtohet mbi pajtimin. Dhe historia europiane na tregon se demokracia është më e fortë aty ku shoqëritë përballen hapur dhe me ndershmëri me kapitujt e tyre më të errët. Përballja me të shkuarën kërkon vullnet politik, kërkon ligje, kërkon burime dhe bashkëpunim aktiv nga institucionet, edukatorët, mediat, artistët dhe komunitetet. Nuk mund të lejojmë që njerëzit të ndërronin jetë pa marrë drejtësinë që u takon”, tha Silvio Gonzato, ambasador i BE.
    Gjatë simpoziumit u prezantua edhe projekti për memorialin “Muri i Gjakut”, që do të shërbejë si hapësirë e përhershme kujtese për qindra viktima të regjimit në këtë zonë.

  • “Shkodra përballë të kaluarës”, Simpoziumi shkencor që bëri bashkë kreun e Kuvendit, Autoritetin e Dosjeve dhe BE-në

    “Shkodra përballë të kaluarës”, Simpoziumi shkencor që bëri bashkë kreun e Kuvendit, Autoritetin e Dosjeve dhe BE-në

    Në Shkodër, qytetin ku dhjetëra të rinj e të reja u vranë nga regjimi komunist, në tentativë për të kaluar kufirin, u zhvillua një simpozium shkencor.

    “Shkodra përballë së kaluarës” bëri bashkë ambasadorë, politikanë të majtë e të djathtë, ish të përndjekur politikë, klerin fetar dhe studiues.
    “Ne të gjithë e dimë se përballja me të shkuarën nuk është e lehtë, por është thelbësore. Shumë prej atyre që kërkuan lirinë, humbën jetën pranë kufirit këtu afër. Dhe është gjë e mirë që sot Shkodra po bëhet një vend kujtese. Ne do të vazhdojmë ta japim këtë mbështetje, por përballja me të shkuarën kërkon vullnet politik, kërkon ligje, kërkon burime dhe bashkëpunim aktiv nga të gjitha institucionet. Nuk mund të lejojmë që njerëzit që vuajtën, të ndërrojnë jetë pa marrë drejtësinë që u takon. Dhe në fund, Elisa, prania jote këtu është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse mendoj se Parlamenti është institucioni që duhet të sigurojë që këto pritshmëri të përmbushen”, u shpreh Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
    Për drejtuesen e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, puna për zbulimin e varreve po vijon, por është e vështirë sepse regjimi i ka fshehur qëllimisht.
    Aktiviteti ishte një homazh për qindra shqiptarë që humbën jetën në kufi gjatë periudhës 1944–1991, teksa tentuan arratisjen për të fituar lirinë.
     
     

    Top Channel

  • Fondet e IPARD, Gjokutaj: Të korrigjohen gabimet e të kaluarës, qeveria më afër fermerëve

    Fondet e IPARD, Gjokutaj: Të korrigjohen gabimet e të kaluarës, qeveria më afër fermerëve

    Fermerët shqiptarë kanë dy vite pa fonde nga BE, ndërsa IPARD “zbarkon” përsëri në Shqipëri. Një delegacion i BE po monitoron menaxhimin e fondeve dhe masat e qeverisë për të mbrojtur fondet, kurse në vjeshtë pritet vendim për Ipard III, me vlerë 112 milionë euro. Për të folur mbi këtë temë, ishte i ftuar në një televizion dje, eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, ndërsa vuri theksin tek keqmenaxhimi i fondeve në të kaluarën, mungesa e transparencës, burokracitë dhe masat e marra, që ndikuan dhe penalizuan në fund vetëm fermerët. Gjokutaj vuri theksin tek një plan i qartë dhe transparent i qeverisë, në ndihmë të fermerëve, teksa parashikohet një fond 3 mld euro dhe subvencion deri në 70% i fermerëve, që do ndikojë edhe në ulje të çmimeve apo rritjen ekonomike. “Do shihet nëse është mësuar nga gabimet e të kaluarës.
    Por duket se palët kanë një qasje më të mirë mes tyre, palët janë më afër tani. Presim zbatimin në praktikën e përditshme për garancinë 3 mld euro për subvencion me 70% të fermerëve. Barriera burokratike ka qenë gjithmonë problem, ku më parë IPARD dhe AZHBR-ja ia linin këtë barrë fermerëve. Nëse do vazhdojë, do ndikojë edhe më tej e do jetë problem ndaj fermerëve”, tha eksperti. Ai ndau mendimin se qeveria duhet të kishte ndërmarrë hetim administrativë më parë dhe të sqaronte qytetarët për atë që kishte ndodhur me fondet e IPARD. Ai sugjeroi korrigjimin e gabimeve të të kaluarës, pasi në fund do rëndojë përsëri mbi fermerët dhe tregun.
     

  • Hija e së kaluarës sovjetike më e gjallë se kurrë/ Një konflikt me fqinjen e çon në burg, parukierja ruse dënohet me 5 vite për ‘lajme të rreme’

    Hija e së kaluarës sovjetike më e gjallë se kurrë/ Një konflikt me fqinjen e çon në burg, parukierja ruse dënohet me 5 vite për ‘lajme të rreme’

    Një parukiere nga Shën Petersburgu është dënuar me pesë vjet e dy muaj burg për përhapjen e asaj që autoritetet ruse e quajnë “lajme të rreme” për ushtrinë. Rasti i Anna Alexandrova-s, një grua 47-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, është një shembull i frikshëm i mënyrës se si ligjet shtypëse të Kremlinit mund të kthejnë edhe një mosmarrëveshje fqinjësore në një ndjekje penale që të shkatërron jetën.

    Alexandrova mohoi akuzat për tetë postime kundër luftës në Ukrainë, duke thënë se ajo nuk kishte pasur asnjë lidhje me to dhe se gjithçka nisi nga një grindje për tokën me fqinjen e saj. Por prokurorët e përdorën raportimin e fqinjes për ta kthyer çështjen në një rast penal të nivelit të lartë – një paralajmërim i heshtur se askush nuk është i sigurt.

    Ky rast shënon një precedent alarmues: në një Rusi ku ligji kundër “diskreditimit të ushtrisë” po përdoret gjithnjë e më shumë si armë politike, edhe qytetari më i zakonshëm, pa profil publik apo përfshirje aktive, mund të përfundojë pas hekurave për shkak të një ankese apo hakmarrjeje personale.

    Më shumë se një akt drejtësie, kjo duket si një mesazh i qartë: nuk ka nevojë të jesh gazetar, aktivist apo opozitar – mjafton një konflikt i vogël, një dyshim, apo një fjalë “e gabuar”, për të humbur lirinë. Dhe në këtë klimë frike e kontrolli, hija e së kaluarës sovjetike duket më e gjallë se kurrë.

  • ”Shkrirja” e reformës, në dorë të Gjin Gjonit/ Avokati Kara: Riciklimi i të kaluarës berishiane, tragjedi

    ”Shkrirja” e reformës, në dorë të Gjin Gjonit/ Avokati Kara: Riciklimi i të kaluarës berishiane, tragjedi

    Avokati Romeo Kara thotë se riciklimi i të kaluarës berishiane është tragjedi për vendin, teksa iu referua premtimit të Sali Berishës, se drejtësia e re do të bëhet me Gjin Gjonin. Në një intervistë, Kara u shpreh se kjo që propozon Berisha është paturpësi.
    “Kjo që propozon Berisha është paturpësi, karshillëk, karshi nesh që për 34 vjet kemi vuajtur padrejtësi. Është edhe idioteske, që një person që e kupton se karta e vetme që mund të vihet në pushtet, ai njeri predikon që njerëzit që janë nga larguar nga drejtësia me pasuri të paligjshme, këta njerëz, ai e paraqet si të ardhme. Berisha ka një problem, të mbajë peng Shqipërnië me sistemin e padrejtësisë”, theksoi ai.