Tag: kalonte

  • Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht

    Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht

    Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Korçë – Bilisht në afërsi të fshatit Cangonj.
    Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën.
    Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të marra, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
     

  • Në momentin kur po kalonte formën më të mirë të karrierës, sulmuesi i Kombëtares del me  barrelë nga fusha

    Në momentin kur po kalonte formën më të mirë të karrierës, sulmuesi i Kombëtares del me  barrelë nga fusha

    Arbër Hoxha ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme. Në momentin kur po kalonte formën e tij më të mirë në karrierë, ndodhi ajo që më pak pritej. Sulmuesi shqiptar u dëmtua në përballjen e zhvilluar kundër Goricës. Hoxha kërkoi zëvendësimin në minutën e 86, por dalja e tij u krye vetëm në minutën e 89.
    Lojtari i Dinamos së Zagrebit u shoqërua përtej vijave kufizuese me barrelë, duke nënkuptuar se dëmtimi mund të jetë i rëndë. Megjithatë ende nuk është bërë me dije se për çfarë lëndimi bëhet fjalë./Sport Ekspres/

  • Skela gjigante shembet mbi një automjet në lëvizje që kalonte në një autostradë në Malajzi, shihni videon që u bë virale

    Skela gjigante shembet mbi një automjet në lëvizje që kalonte në një autostradë në Malajzi, shihni videon që u bë virale

    Një video që po bën xhiron e internetit tregon momentin kur një strukturë shembet dhe bie mbi një automjet që kalonte në një autostradë në Kuala Lumpur, Malajzi.

    Automjetet po lëviznin normalisht në rrugë, kur papritmas një strukturë e lartë e mbështetur nga katër “këmbë” të mëdha skelash shembet mbi makinën që rastësisht po kalonte në atë moment.
    Shikoni videon.

    @aljazeeraenglish Construction scaffolding collapsed onto a car in Kuala Lumpur, Malaysia, trapping the female driver inside until members of the public pulled her to safety. #news ♬ original sound – Al Jazeera English

    @aljazeeraenglish Një skelë ndërtimi u shemb mbi një makinë në Kuala Lumpur, Malajzi, duke e bllokuar shoferen brenda derisa anëtarët e publikut e tërhoqën atë në një vend të sigurt. #lajme ♬ tingulli origjinal – Al Jazeera EnglishNë fakt, struktura bie me forcë të madhe mbi makinë, ndërsa zhurma është e tmerrshme.
    Sipas informacioneve, shoferja e makinës ishte një grua 40-vjeçare, e cila doli mrekullisht e palënduar nga makina e goditur.Edhe pse Departamenti i Zjarrfikësve lokal nxitoi në vendngjarje, me dy automjete dhe 7 zjarrfikës, ata nuk kishin nevojë të ndërhynin pasi shoferi ishte liruar tashmë nga kalimtarë që ndaluan për shkak të shembjes.Siç tha Shefi i Policisë në një deklaratë, për një arsye aktualisht të panjohur, një shtyllë e strukturës u shemb, duke rënë mbi makinën, ndërsa pjesa tjetër e strukturës u shemb më pas.

    Top Channel

  • Durrës/ Tentoi të kalonte drogë në port, arrestohet marinari italian

    Durrës/ Tentoi të kalonte drogë në port, arrestohet marinari italian

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Stacionit Kufitar të Portit Durrës.
    Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë një shtetas italian, 25 vjeç, marinar në një traget Durrës – Ankona, i cili tentoi të kalonte në port një paketë me lëndë narkotike kanabis.
    Pas kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestruar paketën me drogë, e cila u konsiderua provë materiale. Shtetasi i arrestuar do t’i nënshtrohet hetimeve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Stacionit Kufitar të Portit Durrës.
    Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë një shtetas italian, 25 vjeç, marinar në një traget Durrës – Ankona, i cili tentoi të kalonte në port një paketë me lëndë narkotike kanabis.
    Pas kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestruar paketën me drogë, e cila u konsiderua provë materiale. Shtetasi i arrestuar do t’i nënshtrohet hetimeve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Stacionit Kufitar të Portit Durrës.
    Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë një shtetas italian, 25 vjeç, marinar në një traget Durrës – Ankona, i cili tentoi të kalonte në port një paketë me lëndë narkotike kanabis.
    Pas kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestruar paketën me drogë, e cila u konsiderua provë materiale. Shtetasi i arrestuar do t’i nënshtrohet hetimeve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Stacionit Kufitar të Portit Durrës.
    Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë një shtetas italian, 25 vjeç, marinar në një traget Durrës – Ankona, i cili tentoi të kalonte në port një paketë me lëndë narkotike kanabis.
    Pas kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestruar paketën me drogë, e cila u konsiderua provë materiale. Shtetasi i arrestuar do t’i nënshtrohet hetimeve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

  • “Fallxhorët më gënjyen”, Kim Kardashian shprehet e zemëruar pas dështimit në provim

    “Fallxhorët më gënjyen”, Kim Kardashian shprehet e zemëruar pas dështimit në provim

    Kim Kardashian ka shpërthyer në zemërim ndaj fallxhorëve të cilët, sipas saj, kishin parashikuar se do të kalonte provimin e jurisprudencës, por që nuk arriti ta kalonte atë. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Kardashian e ka treguar reagimin e saj, duke shprehur zhgënjim për parashikimet e pasakta të fallxhorëve.
    Në videon e postuar, Kim është duke bërë grim dhe bisedon me dikë në telefon, ku thotë: “Të gjithë fallxhorët që kam takuar dhe për të cilët kemi qenë të fiksuar janë gënjeshtarë. Ata më thanë të gjithë që do ta kaloj provimin e jurisprudencës, por kjo nuk ndodhi. Të katër ata më thanë të njëjtën gjë dhe tani janë gënjeshtare patologjike.” Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të shumta nga fansat dhe mediat sociale.
     
    Kardashian, që është një herë e një emër i njohur për stilin dhe biznesin e saj, konfirmoi disa ditë më parë se nuk e kishte kaluar ende provimin e jurisprudencës. Megjithatë, ajo vazhdon të ndjekë ëndrrën e saj për të qenë avokate, duke bërë një ironizim për këtë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Epo… ende nuk jam avokate, thjesht luaj një avokate me stil në TV,” shkruante ajo, duke iu referuar serialit të saj të ri, All’s Fair, që po transmetohet në Hulu.
    Edhe pse nuk arriti ta kalonte provimin, Kim e ka shprehur vendosmërinë për të vazhduar karrierën e saj ligjore dhe për të mësuar nga përvojat e saj.

  • Arrestohet 29-vjeçari/ Kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë, u merrte para dhe…

    Arrestohet 29-vjeçari/ Kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë, u merrte para dhe…

    Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në territor, konstatuan në vendin e quajtur “Sorone”, Xarë, një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin po transportohej një shtetas i huaj i parregullt.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 29 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, po transportonte një emigrant nga Pakistani, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Greqisë.
    Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

  • Tentoi të trafikonte 14-vjeçaren në Kosovë, arrestohet 22-vjeçari në Morinë

    Tentoi të trafikonte 14-vjeçaren në Kosovë, arrestohet 22-vjeçari në Morinë

    Një 22-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës.
    Policia Kufitare ndaloi automjetin që drejtohej nga shtetasi E. G., 22 vjeç, banues në Berat, i cili udhëtonte së bashku me një pasagjer, A. K., 18 vjeç, dhe një vajzë 14-vjeçare. Hetimet zbuluan se 22-vjeçari po përpiqej ta kalonte të miturën në kufi për ta trafikuar në Kosovë, shkruan A2 CNN.
    Për pasojë, u arrestuan në flagrancë:
    E. G., 22 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;
    A. K., 18 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
    Ndërkohë, më 28 shtator, familjarët e 14-vjeçares kishin kallëzuar në Policinë e Durrësit largimin e saj nga banesa.

  • Si i kalonte Salianji ditët në qeli: Shumë prej të dënuarve i kisha denoncuar unë

    Si i kalonte Salianji ditët në qeli: Shumë prej të dënuarve i kisha denoncuar unë

    Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji rrëfeu në Çdokënd me Merita Haklajn dhe detaje sesi i kalonte ditët në qeli, ku kaloi më shumë se 9 muaj pas hekurave.
    Salianji tregon se për arsye sigurie kishte qeli më vete, teksa shton se nuk pati as një problem as edhe me personat që ai i kishte denoncuar personalisht dhe që vuanin dënimin në të njëjtin burg.
    “Për shkak të funksionit si deputet, kam pasur qeli më vete. Një pjesë të personave të izoluar i kam pas denoncuar. Nuk kam pasur probleme me askënd. Aty ka shumë njerëz që vinin për të më treguar historinë e tyre. Ata shihnin deputetit dhe në burg dhe tregonin historinë e tyre përse ishin në burg për suvatim pa leje, apo 2 gramë hashash. Kryesisht janë njerëz të varfër, por edhe të akuzuar vepra të rënda”, tha Salianji.

  • VIDEO/ Macron bllokohet në trafik, më parë duhet të kalonte autokolona e Trump

    VIDEO/ Macron bllokohet në trafik, më parë duhet të kalonte autokolona e Trump

    Bota E Martë, 23 Shtator 2025 20:10
    Presidenti francez Emmanuel Macron u befasua kur një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut e ndaloi të kalonte rrugën për shkak të autokolonës së presidentit të SHBA-së Donald Trump. Por ndryshe nga shumica e atyre që u përballën me shqetësime, Macron më pas i telefonoi personalisht Trump nga trotuari për të bërë shaka në lidhje me gjendjen e tij të vështirë. ”Nëse nuk e shihni, më lejoni të kaloj. Unë negocioj me ju”, tha me shaka Macron, një referencë e lehtë për negociatat në të cilat ai dhe udhëheqës të tjerë do të përfshihen këtë javë gjatë Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Kombeve të Bashkuara në New York.

     

  • Kaosi te Ferrari, Hamilton injoroi urdhrin për t’i hapur rrugë Leclerc

    Kaosi te Ferrari, Hamilton injoroi urdhrin për t’i hapur rrugë Leclerc

    Në Baku, gjatë një tjetër fundjave të zymtë për Ferrarin, pati sërish momente tensioni, edhe pse jo direkt, mes dy pilotëve, për shkak të vendimit të Luis Hamiltonit për të mos zbatuar urdhrin e skuadrës, duke mos ia kthyer pozicionin Sharl Lëklerkut.
    Gjithçka nisi në mesin e garës, kur Lëklerk, i cili ndodhej në vendin e tetë pa ndonjë mundësi reale për të kapur vendin e shtatë, mori udhëzim nga bokset që ta linte Hamiltonin të kalonte për të parë nëse shtatë herë kampioni i botës mund të kalonte pilotin e Racing Bulls, Liam Louson. Lëklerk e lejoi Hamiltonin të kalonte në kthesën 1, por u bë shpejt e qartë se as ai nuk kishte ritmin për ta arritur Louson. Inxhinieri i Lëklerkut, Brajan Boci, e informoi:

    “Nëse Luis nuk arrin të parakalojë, në fund të xhiros do të ndërroheni në vijën e drejtë finale”. Megjithatë, xhirot kaluan dhe ky shkëmbim vendesh nuk ndodhi, edhe pse Boci vazhdoi ta siguronte Lëklerkun: “Luis do të të lërë të kalosh”. Edhe inxhinieri i Hamiltonit, Rikardo Adami, ia kujtoi britanikut: “Luis, mund ta lejosh Sharlin të kalojë, është shumë afër teje. Kjo është xhiroja e fundit, Haxhar është larg pas jush, lëshoje…”.
    Por, Hamilton ngadalësoi vetëm disa metra para flamurit me kuadratë, por ishte shumë vonë dhe Lëklerc nuk arriti ta rimerrte vendin e tetë, duke përfunduar në të nëntin. Pas garës, Lëklerk nuk e fshehu zhgënjimin. Kjo ishte përgjigjja e tij në radio: “Po flasim për vendin e tetë, asgjë më shumë. Ai mund të jetë i lumtur, por për mua është një vendim i marrë dhe i padrejtë”. Më vonë, me një ton më të qetë, shtoi: “Nuk është fundi i botës. Flasim për një vend të tetë dhe të nëntë,. Më shumë do të reflektoj mbi performancën e dobët që patëm këtë fundjavë”, u shpreh Lëklerk.
    © BalkanWeb