Tag: kalon

  • Prokurori i Përgjithshëm italian: Krim që i kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

    Prokurori i Përgjithshëm italian: Krim që i kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

    Prokurori i Përgjithshëm i Italisë, Michele Carbone, foli sot në një konferencë për mediat lidhur me operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali kundër trafikut ndërkombëtarë të drogës.
    Ai tha se bëhet fjalë për një grup kriminal që kalon përtej kufijve të dy vendeve dhe që arrin deri në Amerikën e Jugut.
    Michele Carbone: “Jam shumë i gëzuar, është hera e parë që vij në Tiranë. Është një krim ndërkombëtar mes lëndëve narkotike veçanërisht për lëndët narkotike, i kalon kufijtë ndërkombëtar dhe ka kontakte përtej Italisë dhe Shqipërisë. Flasim për kontakte në Evropën e Veriut, Amerikën e Jugut, Ballkan dhe vende të tjera.
    Nëse rezultatet e djeshme u realizuan është sepse ka pasur një punë skuadre. Ka parë si aktorë jo vetëm policinë gjyqësore por edhe kolegët e policisë shqiptare. Rezultate të rëndësishme që mund të arrihen vetëm me anë të një loje skuadre. Falënderoj gjithë aktorët që bashkëpunuan”

  • Pas shumë muajsh shtyrjeje, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit

    Pas shumë muajsh shtyrjeje, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit

    GJKKO kalon për gjykim dosjen e shumëpërfolur “Partizani”, për të cilën janë nën akuzë Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.
    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv Partizani.

    Ish-kryeministri Berisha ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
    Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” u është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
     
     

  • Vlora kalon 9 me 3 për PS, ndikon vota e diasporës

    Vlora kalon 9 me 3 për PS, ndikon vota e diasporës

    Partia Socialiste duket se do të marrë 9 mandate në Qarkun e Vlorës.
    Kjo, për shkak të votive të diasporës, që kanë ndikuar për të shtuar një mandat.
    Ndërsa Partia Demokratike humbet kështu një mandat.
    Rezultati përfundimtar pritet të jetë 9 me 3 për PS.

  • Man. City përgatit dy goditjet e para të verës: Ylli portugez dhe braziliani që po kalon momentin më të vështirë në karrierë

    Man. City përgatit dy goditjet e para të verës: Ylli portugez dhe braziliani që po kalon momentin më të vështirë në karrierë

    Edhe pse shpenzoi mbi 200 milionë euro në merkaton e janarit, sërish Manchester City nuk arriti të shpëtonte dot nga dështimi i madh këtë sezon. “Qytetarët” kanë siguruar finalen e FA Cup, ku do të përballen me Crystal Palace dhe janë ende në garë për një vend për në Champions League për sezonin e ri.
    Pep Guardiola nuk ka ndërmend ta ripërsërisë më këtë sezon, ndaj iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të tjera përforcime në verë. Përforcimi i parë duket se do të jetë në portë. Ederson ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, braziliani pritet të ndahet me “Qytetarët” këtë verë dhe të gjejë një destinacion të ri, që me shumë mundësi do të jetë në ligën arabe.
    Pep Gaurdiola ka piketuar zëvendësuesin ideal të Ederson, bëhet fjalë për Digo Costa-n, portierin e Porto-s. Klubi anglez ka më bërë më parë një përpjepkje për të mbyllur marrëveshjen por propozimi i tyre fillestar prej 40 milionë eurosh, midis pagesave të ndryshueshme dhe fikse, u refuzua nga pala portugeze. Drejtuesit e klubit portugez janë të vendosur se nuk do lejojnë largimin e Diogo Costa-s pa u paguar klauzola e tij e plotë që është rreth 60 milionë euro. Ndërsa objektivi i dytë i “Qytetarëve” është Lucas Paquta, për të cilin ka pasur inters konkret nga ana e City-t që merkaton e vitit të kaluar, por në fund nuk u arrit marrëveshja me est Ham.
    Por këtë herë drejtuesit e Man. City janë të vendosur për transferimin e brazilianit, marrëveshja me ëest Ham mund të mbyllet për shifrën rreth 90 milionë euro. Paqueta po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij pasi është nën hetim ku akuzohet për pjesëmarrje në baste, braziliani dyshohet se është ndëshkuar qëllimisht me kartonë të verdhë në disa ndeshje gjatë vitit 2022-2023.
    Braziliani, nga ana e tij, do të ishte i gatshëm të merrte përsipër një sfidë të re sportive nëse vjen një ofertë që i pëlqen si në aspektin konkurrues ashtu edhe financiar. Projekti i Manchester City-t është një nga më tërheqësit në kontinent dhe Paquetá, në moshën 27-vjeçare, është në një moment ideal për të bërë një hap tjetër në karrierën e tij.

  • “Berisha i mirëpritur në SHBA”, Paloka pyet: Po Rama e kalon dot oqeanin?

    “Berisha i mirëpritur në SHBA”, Paloka pyet: Po Rama e kalon dot oqeanin?

    Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar reagimin e DASH për Sali Berishën, ku këtij të fundit i është hapur drita jeshile për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.
    “Edhe dje doli lajmi për doktorin, edhe sot. Dhe që është e vërtetë kjo nuk diskutohet. Por po them nuk është lajmi që Berishës do t’i hiqej non grata se këtë praktikisht ne e dinim të gjithë. Unë e kisha deklaruar në fakt dhe e dija që do të ndodhte. Madje vetë Rama, ju e keni para që nuk e ka përmendur me këtë gjë.
    Por tani pyetja është: Rama a e kalon dot oqeanin. Kjo ka qenë pyetja që është bërë që me ardhjen e administratës Trump.
    Ky është thjesht kukulla e Sorosit në Shqipëri. Imagjinoni sa e llogarisin. Se ky nuk e di tashti. A nga momentet që po kalon, apo e tillë është nuhatja politike i ka rrëshqitur apo i ka humbur këto kohë, kjo është çështje tjetër.
    E mbani mend në një nga këto, Sy m’Sy, vesh me vesh që thotë doktori se ky flet me vete, kur u pyet për këtë nëse e kalon dot apo jo oqeanin, tha se hajt se do të ketë një surprizë.
    Ai e di shumë mirë që nuk është si herën e parë. Ka ndryshuar komplet situata. Nuk është administrata e parë Trump. Është administrata ku Sorosi është armiku. Është shpallur non grata Blinken, është shpallur non grata Soros. Të gjithë pra ata që mbanin Ramën me paterica, janë fshirë të gjithë. Ky është thjesht kukulla e tyre. Kukulla e Sorosit, siç i tha LaCivita. Pra, ky këtë e ndjen. Dhe ajo hedhja që bëri atë ditë në media, prisni, prisni se do keni surpriza. E ka pas një arsye pse e tha, sepse ai kishte filluar t‘i shpërndante milionat si dikur. Edhe rastet i dimë ne. Tentoi në Gjermani, pastaj mbrapa etj.
    Dhe kur e tha atë do keni surpriza kishte një farë shprese ky që do i ecte si dikur. Atij që ju sëmur Vuçiçi, i ngeli në dorë. Ky i ka ngelur në dorë pa filluar fare, nuk u nis për kurrkund. Edhe absurdja është se përdori atë lajmin që doli nga Hashtagu në mos gaboj se anulohet takimi i Ramës. Dhe të ngazëllehesh. E patë që nuk ishte e vërteta, tha. Ata nuk kanë dashur të më presin hiç mu. Dhe ky ishte ngazëllimi. Lajmi nuk ishte se u anulua takimi se nuk ishte caktuar kurrë. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur tentativa për ta bërë takimin. Tentativat kanë qenë dhe dështuan”, u shpreh Paloka.

  • Egnatia kalon në finalen e Superligës, Partizani përshëndet titullin

    Egnatia kalon në finalen e Superligës, Partizani përshëndet titullin

    Egnatia është finalistja e dytë e Superligës, pasi barazoi 0-0 ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e dytë të Final Four-it dhe u kualifikua falë renditjes më të mirë në sezonin e rregullt, të cilin e mbylli në vendin e parë.
    Finalja e madhe do të zhvillohet më 12 maj në “Arenën Kombëtare”, ku Egnatia do të përballet me Vllazninë. Kjo e fundit eliminoi Dinamon të dielën me rezultatin 2-1.
    Ky është sezoni i dytë radhazi që Egnatia arrin finalen e Final Four-it, duke konfirmuar vazhdimësinë në elitën e futbollit shqiptar.

  • “Del me maskë në fytyrë e kalon nga takimi në takim si hokatar”/ Berisha: Ramën e ndjek hija e McGonigal

    “Del me maskë në fytyrë e kalon nga takimi në takim si hokatar”/ Berisha: Ramën e ndjek hija e McGonigal

    Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se kryeministrin Edi Rama e ndjek hija e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.
    “Si nuk ndahet tymi nga bloza, ashtu edhe Rama nuk ndahet nga McGonigal”, u shpreh Berisha, duke shtuar se “ai shtron para autoriteteve amerikane ‘se unë vërtet u dënova, por paratë mi ka dhënë Edi Rama’”.
    Kreu i PD-së u shpreh se Rama, sipas tij, vendos një maskë dhe kalon si hokatar nga takimi në takim.
    Sali Berisha: Ka qeverisur 12 vite dhe del me maskë në fytyrë, vendos një maskë dhe kalon si hokatar nga takimi në takim, jo po çyrykët, jo po budallenj, këneta, hardhucë, përpiqet ta banalizojë dhe kujton se me banalitet mashtron shqiptarët, mendon i bën shqiptarët të harrojnë se çdo qeveritar të dalë para tyre e të japë llogari për atë që ka bërë.
    Ka hequr dorë nga premtimet, por zakonin e vjetër nuk e harron, nuk mund të mos gënjejë.
    Atë e thërret McGonigal, hija e tij e ndjek. Si nuk ndahet tymi nga bloza, ashtu edhe Rama nga McGonigal. Tani ai shtron para autoriteteve amerikane “se unë vërtet u dënova, por paratë mi ka dhënë Edi Rama”, Është korruptues para gjithë botës, ka kryer krim. Do marrë përgjigjen që meriton, proceset ndaj tij nuk kanë fund

  • Barcelona e kalon lehtë? Seeddorf ka tjetër mendim: Interi do të jetë shumë ndryshe këtë herë, do ta shikoni 

    Barcelona e kalon lehtë? Seeddorf ka tjetër mendim: Interi do të jetë shumë ndryshe këtë herë, do ta shikoni 

    Pas asaj ndeshje të djeshme, Champions League rikthehet me një tjetër finale, këtë herë edhe më shumë emocionuese. Barcelona do të përballet me Interin, me dy skuadrat që kanë diferenca në cilësi dhe vecanërisht pas formës që po kalojnë, të gjithë mendojnë se katalanasit do t’i kalojnë zikaltërit pa probleme. 
    Megjithatë specialistët e futbollit nuk janë kaq të sigurt, madje ata parashikojnë një surprizë të madhe në Spanjë. Këtë herë ishte Seedorf i cili u shpreh se Interi do të reagojë pas tre humbjeve radhazi dhe sipas tij, do të befasojë tërësisht Barcelonën. 
    “Interi duhet të fokusohet te pjekuria dhe te mposhta e ekipeve më të mira në Europë. Tre humbje radhazi do t’i japin shumë motivim. Do të nxjerrin dicka më shumë në aspektin psikologjik. Ndërgjegjësim, elasticitet dhe instik vrasës. Nëse do të kenë këtë qasje, do të jetë shumë e vështirë për Barcelonën. Rafinha po kalon një super sezon, por është kolektivi që bën diferencën dhe Interi do të ketë një skuadër shumë konkurruese”, tha Seedorf. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Bie heshtja në “San Siro”, Roma kalon në avantazh (video)

    Bie heshtja në “San Siro”, Roma kalon në avantazh (video)

    27 Prill 2025

    15:28

    Telesport

    Inter-Roma, kryendeshja javës së 34-të në Serie A, e cila ishte e programuar për t’u luajtur mbrëmë në darkë, por u shty duke qenë ditë zie për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, po luhet sot në “San Siro”.
    Inter-it i duhet me patjetër fitorja pasi kryeson me pikë të barabarta kreun me Napolin, në anën tjetër Romës po ashtu i duhet me patjetër fitorja pasi pretendon për vendin e katërt.
    Në minutat e para, Interi ka qenë më kërkues, por është Roma ajo që kalon e para në avantazh. Verdhekuqtë e drejtuar nga Claudio Ranieri kanë gjetur golin me Matias Soule në minutën e 22-të, djaloshi argjentinas përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtjes zikaltër dhe dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN