Tag: kalon

  • Drita bën dritë në Champions, Shkëndija kalon në shtesë

    Drita bën dritë në Champions, Shkëndija kalon në shtesë

    Në 2013 Diferdanzh kalonte Laçin (0-1, 2-1), Drita merr ‘hak’.

    Drita skuadra e parë kosovare që kalon një tur në Champions League. Kampionia në fuqi mundi në udhetim Diferdanzh 2-3 dhe me shifrat e përgjithshëm 2-4 ecën në turin tjetër.

    Ndërkohë Shkëndija e Tetovës ka triumfuar në Shkup përballë uellsianëve të TNS. Pas barazimi 0-0 në ndeshjen e parë, ekipi shqiptar ka fituar me shifrat 2-1 (pas kohës shtesë), duke kaluar në turin e dytë kualifikues të Champions League.

    Vazhdo leximin

  • Champions/ Drita bëhet skuadra e parë nga Kosova që kalon turin e parë, në turin e dytë e pret Copenhagen

    Champions/ Drita bëhet skuadra e parë nga Kosova që kalon turin e parë, në turin e dytë e pret Copenhagen

    Drita e Gjilanit u bë klubi i parë nga Kosova që kalon në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, duke shënuar një arritje madhështore.

    Kampionët triumfuan me rezultatin 2 me 3 në transfertë ndaj Diferdanzh, teksa në duelin e parë fituan me rezultatin 1 me 0.
    Në raundin e dytë, Drita do të përballet me gjigantët e Copenhagen.

    Edhe në qoftë se i humb të gjitha ndeshjet, skuadra kampione e Kosovës, falë këtij kualifikimi, do të ketë shansin e artë që të jetë në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës, për të synuar kualifikimin në grupe.

  • Elseid Hysaj kalon testet mjekësore te Lacio, Bashi edhe zyrtarisht pjesë e Katanxaros

    Elseid Hysaj kalon testet mjekësore te Lacio, Bashi edhe zyrtarisht pjesë e Katanxaros

    Adriatik BALLA
    Lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali janë bërthama e skuadrës përfaqësuese. Natyrisht jo të gjithë, por një pjesë e madhe e Kombëtares tonë luajnë me klube të Serisë A italiane dhe kjo ka efektet e veta pozitive, pasi kampionati italianë shtë një nga 3-4 më të mirët në botë dhe klubet ku aktivizohen lojtarët tanë janë emra të njohur të futbollit europian. Ditët e fundit vëmendjen kryesore nga ky kontigjent e ka patur mesfushori Kristjan Asllani, që llogaritet se do të shitet nga Interi, por lojtari ende nuk ka dhënë sinjale që dëshiron të shkëputet nga fanella zikaltër. Ndërkohë, dje pati lajme pozitive për dy lojtarë shqiptarë që luajnë në Itali, për veteranin Elseid Hysaj që u fut në testet mjekësore të klubit të Lacios, si dhe për portierin Elhan Kastrati që ka shanse të kthehet te Peskara. Nga ana tjetër, i riu Bashi kaloi edhe zyrtarisht te Katanxaro.
    Hysaj kalon testet mjekësore por…
    Futbollisti i përfaqësueses kuqez, Elseid Hysaj, ka zhvilluar dje vizitat mjekësore, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës. Mbrojtësi i Kombëtares vazhdimisht përflitet në Itali për largimin nga Lacio, pasi nuk konsiderohet titullar dhe paga e tij është ndër më të lartat e ekipit. Gjithsesi, sinjalet duken pozitive për sezonin e ri. Mauricio Sarri është në krye të skuadrës dhe Hysajt i ka besuar më parë. 31-vjeçari është ndër lojtarët që ka më tepër eksperiencë në skuadër. Në total me Lacion numëron 126 paraqitje. Mbetet për t’u parë si do shkojë ky sezon ku i përfundon kontrata.
    Bashi kalon zyrtarisht te Katanxaro
    Ervin Bashi ka hedhur hapin e rëndësishëm të karrierës së tij, teksa ka firmosur me klubin e Serisë B, Katanxaron, pasi ka spikatur një kategori më poshtë në futbollin italian me fanellën e Pro Patrias. Djaloshi shqiptar i cili luan me moshat kuqezi, ka bërë emër që në moshë të re dhe në sezonin 2022-2023 ishte me paratërinjtë e Milanit që e huazoi duke e paguar 5 mijë euro kartonin e tij. Por tani 19-vjeçari shqiptar do të ketë mundësinë të tregojë sa vlen në futbollin më të rëndësishëm, i cili nuk e tremb, ndonëse bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm në karrierë në një moshë të re. “Jam një mbrojtës qendre, por mund të luaj edhe në krah në mbrojtjen me tre. Pika ime e fortë është agresiviteti. Jam i lumtur që jam këtu pasi e di që ky klub mund të më ndihmojë të rritem, siç kam bërë te Pro Patria. Unë jam pjekur si nga pikëpamja futbollistike, ashtu edhe ajo njerëzore në atë klub. E di që Seria B është një kampionat i vështirë, për nuk më tremb. Jam shumë punëtor, shpresoj të jap maksimumin”, tha djaloshi shqiptar në prezantimin e tij. “Jam i lumtur që kam ardhur te Katanzaro, pasi të gjithë më kanë folur mirë. E di që tifozeria është e zjarrtë dhe të mbështet, duke të lejuar të punosh me qetësi. Ju garantoj që unë dhe shokët e mi do të japim gjithçka për këtë fanellë kaq të rëndësishme. Pres me padurim që të zbres në fushë dhe të përjetoj ato emocione të cilat padyshim do të jenë të mëdha”, ishin fjalët e mbrojtësit i cili së fundmi është grumbulluar edhe me U21 të Shqipërisë.

  • Wimbledon/ Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev

    Wimbledon/ Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev

    Janë përcaktuar çerekfinalistët e parë në grand slam të Wimbledon, turneu më i madh i fushave me bar. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë dhe kampion në fuqi, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj rusit Andrey Rublev (6-7, 6-3, 6-4, 6-4).
    Spanjolli kalon kështu një tjetër pengesë drejt finales së Wimbledon: Pas humbjes së setit të parë, Alcaraz reagoi fuqishëm, duke kontrolluar ndeshjen në tre setet e radhës. Rublev pati disa mundësi, por nuk arriti t’i shfrytëzojë, ndërsa kampioni në fuqi tregoi vendosmëri dhe mbylli sfidën pa lëshuar më terren.

    Një biletë për në fazën çerekfinale siguruan edhe britaniku Cameron Norrie (3-2 ndaj N.Jarry) e rusi Karen Khachanov (3-0 ndaj K.Majcharzak). Kualifikohet edhe amerikani Taylor Fritz, që përfitoi nga tërheqja e J.Thompson në setin e dytë.
    Nuk ka surpriza te femrat. Numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, mundi 2-0 (6-4, 7-5) belgen Elise Mertens. Në çerekfinale kualifikohen edhe Amanda Anisimova e Amerikës (2-1 ndaj L.Noskova), gjermania Laura Siegemund (2-0 ndaj S.Sierra) dhe rusja Anastasya Pavlyuchenkova (2-0 ndaj S.Kartal).

  • Kalon Çelsi, sot radha e PSG-Bajern dhe Real – Dortmund

    Palmerias- Çelsi luajtur mengjesin e sotëm prodhoi biletën e dytë gjysmëfinale (pas Fluminense) teksa dueli mes tyre përfundoi 1-2 për blutë e Londrës.

    Ndërkohë këtë mbrëmje do të zhvillohen dy takimet e orës 18:00 dhe 22:00.

    Në Atlanta një finale e parakohëshme ndërmjet PSG-së dhe Bajernit të Mynihut ndërsa në orën 22:00 radha e Real Madrid- Borusia Dortmund e planifikuar të luhet në Nju Xhersi.

    Vazhdo leximin

  • Kalon Çelsi, sot radha e PSG-Bajern dhe Real Dortmund

    Palmerias- Çelsi luajtur mengjesin e sotëm prodhoi biletën e dytë gjysmëfinale (pas Fluminense) teksa dueli mes tyre përfundoi 1-2 për blutë e Londrës.

    Ndërkohë këtë mbrëmje do të zhvillohen dy takimet e orës 18:00 dhe 22:00. Në Atlanta një finale e parakohëshme ndërmjet PSG-së dhe Bajernit të mynihur ndërsa në orën 22:00 radha e Real Madrid- Borusia Dortmund e planifikuar të luhet në Nju Xhersi.

    Vazhdo leximin

  • Reali kalon Juven, vendos goli i Gonzalos

    Reali kalon Juven, vendos goli i Gonzalos

    Real është shumë për këtë Juventus: Los Blancos fitojnë 1-0 falë një goli të Gonzalo Garcias shënuar në të 54′ për ta katapultuar Realin në 1/8-at eKupës së Botës për Klube që po zhvillohet nga 14 qershori në SHBA.

    Në fakt ndryshe nga paraqitja me Sitin, bardhezinjtë e Tudor lujtën shumë më mirë duke besuar vërtetë se mund të mposhtnin një ekip objektivisht më superior si Real Madridi. Në gjysmën e parë të orës italianët patiën një mundësi për të dëmtuar spanjollët, por më pas madrilenët e Alonsos morën kontrollin e lojës duke evidentuar cilësitë që mbartin.

    Skuadra e Realit i mbajti nën presion rivalët në 30 metrat e fundit: Goli i fitores i Gonzalo Garcias ishte logjikë e asaj pjese të dytë të nisur me marsh shumë të lartë. Tudor mund të jetë i kënaqur, megjithatë: ekipi i tij luajti deri në fund kundër njërës prej anijeve luftarake të futbollit evropian.

    Ndërkohë preku topin për herë të parë në këtë turne Mbape. Të listuar ishin dhe Karvajal e Militao (rekuperuar nga dëmtime ë gjata) por Alonso nuk i hoshi në fushë. Tani Reali pret ndeshjen e orës 03:00 të mengjseit për të mësuar se me cilën skuadër do të luajë në fazën për gjysmëfinale. Dortmund apo Monterrej i Serxhio Ramos kjo mësohet pak orë më vonë.

    Vazhdo leximin

  • Tregu i naftës në rrezik! Trump: Mbani çmimet e ulëta, mos e bëni…po ju vëzhgoj

    Tregu i naftës në rrezik! Trump: Mbani çmimet e ulëta, mos e bëni…po ju vëzhgoj

    Donald Trump

    SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi ​​një paralajmërim për çmimet e naftës pas sulmeve të tij ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Iranianët e kanë cilësuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një kanal kyç i transportit tregtar përmes të cilit kalon një pjesë e madhe e furnizimit botëror me naftë, si një hakmarrje të mundshme për sulmet.
    “Të gjithë mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni” , shkruan presidenti i SHBA-ve në një postim në Truth Social.

    POSTIMI

    Rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz kalon përmes Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik. Bllokimi i saj do të kishte pasoja të thella për ekonominë globale, duke ndërprerë tregtinë ndërkombëtare dhe duke rritur ndjeshëm çmimet e naftës.
    Kjo do të shkaktonte gjithashtu rritje të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në mbarë botën, dhe do të godiste fort disa nga ekonomitë më të mëdha globale, përfshirë Kinën, Indinë dhe Japoninë, të cilat janë ndër importuesit kryesorë të naftës së papërpunuar që kalon nëpër këtë ngushticë./ZËRI

  • Gjermania me pak shkëlqim kalon Italinë ‘heroike’ dhe kap gjysmëfinalen e Euro U21

    Përcaktohen gjysmëfinalet e Euro U21 në Sllovaki: Holandë- Angli dhe Francë- Gjermani

    U zhvillua ndeshja e fundit çerekfinale e Euro U21 në Sllovaki mes Gjermanisë U21 dhe Italisë U21. Ndeshja e Kampionatit Europian nën 21 vjeç, e respektoi traditën mes kombëtareve respekive por në fund fituan gjermanët e Grudës dhe Vajper.

    Pas një nisjeje më të favorshme për Gjermaninë, djemtë e Nunziata-s rriten me kalimin e kohës. Në minutën e 31-të, Gnonto, nuk e shfrytëzon këtë mundësi, duke e dërguar topin pak jashtë. Raste të tjera për të kaltërit e vegjël. Me Gjermaninë që dha pak mbyllet pjesa e parë pa gola.

    Në të dytën, në minutën e 58-të: Ruxheri e rikuperon topin dhe menjëherë ia kalon vertikalisht Koleoshos; talenti i Bërnlit lëviz nga e majta, në qendër dhe nga skaji i zonës lëshon një gjuajtje me të djathtën që godet shtyllën e brendshme dhe përfundon pas Atubolu-s.

    Goli i pësuar, i zgjon gjermanët, të cilët fillimisht i afrohen barazimit me Rohl (i cili hyri në lojë gjatë pjesës së dytë) dhe më në fund e gjejnë atë me bomberin e tyre Voltemade (me golin e tij të pestë në turneun kontinental). Më pas del në skenë gjermano- shqiptari Veiper teksa pak minuta nga koha e rregullt shënon golin e epërsisë për gjermanët. Sidoqoftë Italia e cila prej minutave luante me dy futbolistë më pak barazon në shtesë mbi shtesë me një kryeveper të Ambrozinos.

    Në kohën shtesë, Italia bëri një rezistencë të fortë. Megjithatë, muri italian u shemb 3 minuta para fundit: topi arriti te Broun në të majtë, një asist për Rohl i cili ndëshkoi italianët për 3-2 final.

  • Siti kalon thjeshtë Vidad me Foden, Rodri në fushë…

    Mançester Siti e nis me këmbë të mbarë aventurën e FIFA Kupa e Botës për Klube. Anglezët kanë mposhtur marokenët Vydad Kazablanca 2-0 në debutimin e tyre. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, ku të besuarit e Guardiolës dominuan në mënyrë perfekte e shoqëruar me golat e Foden 2′ dhe Doku në të 42′.

    Në pjesëne dytë Qytetarët dominuan sërish por pa mundur dot të shënonin një gol tjetër. Lajmi i mirë përpos tri pikëve ishte edhe aktivizimi i Topit të Artë në fuqi, Rodri.

    City kështu hidhet në krye të tabelës, së Grupit G aty ku bëjnë pjesë dhe Juventus e Al Ain teksa ndeshën këtë mëngjes (03:00) të 19 qershorit mes tyre

    Vazhdo leximin