Tag: kalon

  • Xabi Alonso: Meritonim barazimin. E dimë që kjo do të kalojë, sepse çdo gjë kalon

    Xabi Alonso: Meritonim barazimin. E dimë që kjo do të kalojë, sepse çdo gjë kalon

    11 Dhjetor 2025

    8:39

    Alfred Lleshi

    Xabi Alonso analizoi humbjen 2-1 ndaj Manchester City duke u përpjekur të shihte anën pozitive, pavarësisht formës së dobët të Real Madridit. Ai vlerësoi qasjen e skuadrës: “E nisëm shumë mirë me golin dhe raste të tjera, por kur nuk je në momentin tënd më të mirë, në 10 minuta përmbysesh me shumë pak. Megjithë vështirësitë dhe dëmtimet, lojtarët dhanë gjithçka”.
    Xabi theksoi se ekipi po punon fort dhe ka besim: “Momenti nuk është i mirë…, por kjo do të kalojë. Sepse çdo gjë kalon”. Trajneri foli për objektivin e vazhdimësisë: “Merituam të paktën barazimin, patëm ritëm, përqendrim. Rodrygo bëri një ndeshje të madhe”. Për vërshëllimat në fund u shpreh i qetë: “Janë normale. Këtu kërkesat janë maksimale”.
    Sa i përket presionit, Xabi u tregua i vendosur: “Kjo situatë nuk është e re në Madrid. Duhet përballur me përgjegjësi dhe autokritikë”. Ai vlerësoi impaktin e Endrick dhe golin e Rodrygos, ndërsa për Mbappé tha: “Është herët të themi nëse do të luajë të dielën; sot nuk ishte gati”.

  • GJKKO kalon për gjykim çeshtjen e kryebashkiakut të PS Kristian Shkreli, akuzohet për korrupsion në zgjedhje

    GJKKO kalon për gjykim çeshtjen e kryebashkiakut të PS Kristian Shkreli, akuzohet për korrupsion në zgjedhje

    GJKKO kalon për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli i marrë i pandehur për korrupsion zgjedhor.
    Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit zyrtarit të lartë vendor iu sekuestrua aparati celular nga SPAK. Shkreli akuzohet se nëpërmjet premtimeve për investime publike ka kërkuar vota për PSD-në.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • GJKKO kalon dosjen për gjykim/ Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës do gjykohet për korrupsion në zgjedhje

    GJKKO kalon dosjen për gjykim/ Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës do gjykohet për korrupsion në zgjedhje

    Kalon për gjykim dosja për kreun e Bashkisë Vau i Dejës Kristjan Shkreli. Vendimi u dha këtë të premte nga GJKKO. Kryebashkiaku i Vaut të Dejës akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas SPAK, gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ka ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.
    Struktura e Posaçme konkludoi se gjatë hetimit është evidentuar se i pandehuri ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, “në mbështetje të këtij subjekti politik, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë”.

  • Po kalon super formë te Trabzonspori, në Turqi japin një kritikë të shëndetshme për Ernest Muçin: Kur luan kundër ekipeve fizike…

    Po kalon super formë te Trabzonspori, në Turqi japin një kritikë të shëndetshme për Ernest Muçin: Kur luan kundër ekipeve fizike…

    Ernest Muçi po kalon një formë fantastike te Trabzonspori. Por ndryshe nga koha te Beshiktash, vëmendja është edhe më e madhe për shqiptarin pasi skuadra e tij po lufton për të fituar titullin kampion.
    E në mesin e komplimentave ka dhe një kritikë të shëndetshme. Në studiot e mediave turke, Mustafa Mir Colakoglu, ka treguar se ku Muçi duhet të përmirësohet. “Muçi po tregon performanca të jashtëzakonshme kundër ekipeve që nuk luajnë një futboll shumë fizik. Ai do të bëhet akoma më e mirë në momentin kur do të luaj edhe fizikisht siç duhet”, tha Colakoglu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Befasohet Real Madrid, Elche kalon në avantazh me një kombinim të përkryer (video)

    Befasohet Real Madrid, Elche kalon në avantazh me një kombinim të përkryer (video)

    23 Nëntor 2025

    22:17

    Telesport

    Real Madrid luan në transfertë ndaj Elche, për javën e 13-të në La Liga. Pjesa e parë e takimit është mbyllur në barazim pa gola.
    Rezultati është zhbllokuar me fillimin e pjesës së dytë. Pas një aksioni të shpejtë të vendasve dhe kombinimit perfekt mes German Valera, i cili asiston me finte për Aleix Febas, ky i fundit mposht Courtois.
    Gjithsesi, ka ende në minuta në dispozicion për Kylian Mbappe & Co. për të shpëtuar nga humbja dhe për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
    SHIKOGOLIN

  • Italia, Botërori po bëhet makth, fati i “azzurrëve” kalon sërish nga “play-off”

    Italia, Botërori po bëhet makth, fati i “azzurrëve” kalon sërish nga “play-off”

    2006, triumfi fantastik brenda në Berlin, është një kujtim i largët për tifozët “azzurr”, që nga ai sukses Botërori është kthyer në një mallkim për katër herë fituesit e këtij turneu. Italia ka luajtur vetëm 6 ndeshje në Botëror, që nga ajo kohë pasi në 2010 dhe 2014 doli që nga faza e grupeve, ndërsa pjesën tjetër e ka parë nga divani. Italia dështoi në dy Botëroret e fundit pasi nuk arriti të kualifikohej, në të dy rastet është eliminuar në fazën “play-off”.
    Ky trend negativ tremb sërish Italinë pasi Gattuso, në bashkëpunim me Spallettin, dështuan të kualifikohen direkt për në Botëror, edhe këtë herë fati i Italisë kalon nga “play-off”. 7 nga 8 ekipet përfaqësuese që kanë fituar Botërorin janë kualifikuar edhe në këtë edicion të FIFA-s, në apel mungon vetëm Italia.

    Gattuso dhe pjesa tjetër e stafit “azzurr”, kanë nisur duke bërë llogaritë për rivalët e mundshëm që mund të kenë në “play-off”, një prej tyre mund të jetë edhe Maqedonia e Veriut, një rival që katër vite më parë i nxori në mënyrë befasuese nga Botërori.
    Në rrugën e Italisë për në Botëror mund të jetë edhe Shqipëria, gjithnjë nëse dy ekipet përfaqësuese kalojnë në fazën finale të “play-off “dhe shorti do t’i vendoste përballë.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Lotët e Brojës shkojnë deri në Angli, “The Sun” shkruan për situatën e vështirë emocionale të yllit kuqezi

    Lotët e Brojës shkojnë deri në Angli, “The Sun” shkruan për situatën e vështirë emocionale të yllit kuqezi

    Armando Broja po kalon një moment të vështirë psikologjik. Sulmuesi shqiptar nuk po shprehet dot në fushën e lojës dhe po kalon një ngërc si në klub ashtu edhe në Kombëtare. Në ndeshjen e fundit kundër Andorrës, Broja ishte i trishtuar.
    Kur të gjithë shkuan që të festonin, ai ishte në stol i mërzitur dhe në lot. I pakënaqur me veten dhe ndoshta edhe për faktin që është në një rol, ku nuk mund të jap më të mirën e tij. E gjitha kjo situatë ka marrë edhe vëmendjen e prestigjozes “The Sun” e cila ka shkruar për momentin e vështirë të futbollistit tonë duke treguar se ishte Elseid Hysaj që e mori me forcë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Kalon në Kuvend projektligji për barazinë gjinore, 77 vota pro dhe 36 kundër

    Kalon në Kuvend projektligji për barazinë gjinore, 77 vota pro dhe 36 kundër

    Është miratuar në seancën e sotme plenare, projekt-ligji për barazinë gjinore me 77 vota pro dhe 36 kundër.

    Projektligji “Për barazinë gjinore”, një nismë e qeverisë synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.
    Vijon…

    Top Channel