Tag: kalojnë

  • Lot dhe emocione në AGT, dy talentet që kalojnë në finalen e madhe

    Lot dhe emocione në AGT, dy talentet që kalojnë në finalen e madhe

    Është mbyllur mbrëmja e parë gjysmëfinale e Albania’s Got Talent në Vizion Plus këtë të hënë.
    Mes shumë emocioneve, lotëve të gëzimit dhe atyre të hidhërimit, 10 konkurentë performuan në skenën magjike të AGT, por në fund vetëm dy prej tyre patën mundësinë të kalojnë në finalen e madhe.
    Katër anëtarët e jurisë, Agron Llakaj, Kastro Zizo, Elsa Lila dhe Adelina Ismajli, e patën të vështirë të përzgjidhnin vetëm dy nga 10 konkurentët e mbrëmjes së sotme, pasi të gjitha performancat ishin fantastike.

    Grupi i kërcimit hip-hop “Future Steps” dhe klarinetisti Erdenaj Sali ishin ata që kaluan këtë të hënë në finalen e madhe.
    Për të gjithë ju që nuk patët mundësi ta shihni LIVE, ju ftojmë ta ndiqni përmes linkut tonë në YouTube.

  • 500 mijë euro shpërblim nga qeveria/ Kosova duhet të mundë Sllovakinë

    500 mijë euro shpërblim nga qeveria/ Kosova duhet të mundë Sllovakinë

    Nëse arrijnë të kalojnë Sllovakinë në ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026, “Dardanët” do të përfitojnë 500 mijë euro. Ky është shpërblimi i akorduar nga qeveria e Kosovës, në rast suksesi të skuadrës së trajnerit Foda në Bratislavë.
    Lojtarët dhe stafi i Kosovës ndërkohë kanë përfituar 250 mijë euro për arritjen në fazën e play-off-it. Nëse kalojnë Sllovakinë në gjysmëfinale (kualifikimi vendoset me ndeshje teke), “Dardanët” do të ndeshen në finale me fituesin e çiftit Turqi-Rumani. Në këtë rast ndeshja për një biletë që të çon në Botërorin 2026 do të zhvillohej në stadiumin “Fadil Vokrri”.
    “Për suksesin historik në kualifikimet e Kupës së Botës 2026, kalimin në fazën e play-off-it, me vendim të qeverisë do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në rast fitore ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim prej 500 mijë eurosh. Në rast kualifikimi në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro tjera shpërblim”, tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
    Kosova bëri një paraqitje mjaft të mirë në grupin e saj eliminator, duke zënë vendin e dytë, pas Zvicrës. Shanset për të kaluar Sllovakinë në gjysmëfinale të play-off-it janë reale.

  • Bylis-Vora hap të 9-ën, vendasit kalojnë përpara

    Bylis-Vora hap të 9-ën, vendasit kalojnë përpara

    Java e 9:Bylis-Vora 1-0 (kohë reale)

    21′:Gol Bylis, shënon Malomo 1-0.

    Ka nisur në 14:00 dueli i parë i javes së nëntë Abissnet Superiore mes Bylis dhe Vorës.

    Nga minuta e 18′ Bylis me 10 lojtarë, Abazaj me të kuqe…

    Formacionet zyrtare:

    Bylis: Vashu; Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Malomo, Muktar, Marku, Përgjoni, Abazaj, Ualison.Tr: Mirel Josa

    Vora: Ruçi; Zuna, Repaj, Tabaku, Karrica, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Shehi, Geci. Tr: Arjan Bellaj

    Vazhdo leximin

  • Rama njofton: Kartat e ID do kalojnë në celular! Identiteti digjital për shqiptarët nga 2026

    Rama njofton: Kartat e ID do kalojnë në celular! Identiteti digjital për shqiptarët nga 2026

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital.
    Në podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se kartat e ID-së do të kalojnë në celular apo në kompjuter.
    Kreu i qeverisë theksoi se do të funksionojë si një portofol digjital komod drejtpërdrejt nga telefoni.
    “Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë”, tha Rama.
    Edi Rama: Ndërkohë IdentiTek është angazhuar për sidën e re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo në kompjuter dhe funksionimit të saj si një portofol digjital shumëfunksional e komod drejtpërdrejt nga telefoni.
    Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë.
    Shqipëria është gati, karta e identitetit digjital u prezantua si një produkt i kompanisë IdentiTek dhe testet e fundit janë në vijim në mënyrë që çdo shqiptar të mund të pajiset me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026.

  • Fëmijë dhe të moshuar të prekur/ Vjeshta shton virozat, ulje temperature…

    Fëmijë dhe të moshuar të prekur/ Vjeshta shton virozat, ulje temperature…

    Luhatja e temperaturave ka shtuar numrin e të prekurve nga virozat. Sipas Institutit të Shëndetit Publik rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve në qendra shëndetësore e spitale javën e fundit. Më të prekur janë më të vegjlit.
    “Moshat janë 4 – 5 vjeç edhe poshtë. Mosha e kopshtit dhe parashkollorit më e predispozuar të kalojë virozë”, tha pediatrja Anila Sevdari.
    Ankesat më të shpeshta sipas mjekëve në qendrat shëndetësore janë ato që lidhen me rrugët e frymëmarrjes. Ndonëse karakteristike për sezonin veror pediatrit thonë se nuk munguar as shqetësimet në sistemin tretës.
    “Fillojnë me probleme të rrugëve respiratore. Në shumicën e rasteve janë me hundë, me rinit, pastaj shoqërohet me sinozit me dhimbje koke. Herë pas here sekrecionet që nuk drenohen nga fëmijët për shkak të moshës, kalojnë në otite, dhimbje veshi dhe faringite dhimbje fyti.
    Përveç rrugëve të frymëmarrjes që janë më të shpeshta, kemi pasur gastroenterite, po më pak, me të vjella dhe enterite të ndryshme që herë pas here shoqërohen dhe me temperaturë. I kemi pasur rastet në ekstrem, edhe atë lloj viroze me tre katër ditë, temperaturë të lartë, shoqëruar me stomatitet, aftet në gojë, por kemi pas dhe me temperaturë subfebrike 37 e gjysmë 38 dhe këto janë ato raste që na rrisin më shumë vigjilencë se janë rastet që kalojnë nga trakeitet nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes kalojnë në bronkite, bronkiolite tek fëmijët më të vegjël apo në bronkopneumoni që janë më të rralla”, shpjegoi ajo.
    Si duhet të veprojnë prindërit?
    “Viroza do të bëjë ciklin e vet, 3-4 ditë do ti ketë shenjat. Kur kalon më shumë se kaq, jep komplikacione në drejtim të frymëmarrjes, të dehidrimit, patjetër të paraqiten te ne. Mund të mbahet temperatura me antipiretik, por patjetër pa ilaçe”, tha pediatrja.
    Epidemiologët thonë se numri i të prekurve nga virozat javët e ardhshme pritet të shtohet kur parashikohet dhe qarkullimi i gripit stinor.

  • E lënë në “harresë” nga ARRSH/ Ura e Rubikut, rrezik i përditshëm mbi lumin Fan

    E lënë në “harresë” nga ARRSH/ Ura e Rubikut, rrezik i përditshëm mbi lumin Fan

    Në Rubik, ura që dikur bashkonte komunitete, sot ndan jetën nga rreziku. Çdo ditë, banorët kalojnë mbi një strukturë të rrënuar që mund të shembet mbi lumin Fan në çdo moment. Gropat, dëmtimet dhe kamionët e rëndë që kalojnë mbi të e kanë kthyer urën në simbol të neglizhencës institucionale. Ndërsa autoritetet premtojnë rikonstruksion me fondet e Bankës Botërore, qytetarët presin me frikë, duke kaluar mbi një urë që s’mban më as peshën e vet.
    E ndërtuar mes viteve 1986–1987, Ura e Rubikut në Mirditë është shndërruar sot në një rrezik të përditshëm për dhjetëra qytetarë që kalojnë mbi të për të hyrë në qytezën e tyre. Dikur simbol i lidhjes mes fshatrave dhe qytetit, sot ajo është kthyer në një kërcënim real për jetën e banorëve.
    “Janë hapur gropa të mëdha në mes të saj, dëmtimet duken me sy që nga këtu,” tregon njëri nga banorët që kalon çdo ditë mbi urë për të çuar fëmijët në shkollë.
    Një tjetër banor shton me shqetësim: “Duhet rregulluar, ka shumë vite që është kështu. Tani e kanë bërë edhe më keq kamionët që kalojnë shpesh mbi të.”
    Kjo urë, që lidh anën jugore të Rubikut me disa fshatra përreth, është nyja e vetme që i lidh banorët me Rrugën e Kombit. Por këmbët mbajtëse të strukturës kanë dalë në sipërfaqe, janë dëmtuar rëndë dhe janë anuar në disa pika, duke rrezikuar shembjen mbi lumin Fan. Mungesa e ujit në shtratin e lumit gjatë këtyre muajve e nxjerr edhe më në pah problemin, duke treguar qartë shkallën e dëmtimit.
    Për këtë çështje, ACQJ kontaktoi kryetarin e Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, i cili thotë se që prej marrjes së detyrës ka kërkuar inspektimin e disa urave në territorin e bashkisë, pasi sipas tij, ura e Rubikut nuk është e vetmja që paraqet rrezik.
    “Që në fillim kemi kërkuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vlerësimin teknik të urës. Pas disa insistimesh, gjashtë muaj më parë u zhvillua një dëgjesë me banorët mbi këtë problem. Por që prej asaj kohe, nuk kemi marrë asnjë sqarim se çfarë do të ndodhë më tej,” shprehet Melyshi.
    Pas komunikimit me Bashkinë, ACQJ iu drejtua për koment Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili konfirmoi se ura është përfshirë në një projekt të Bankës Botërore.
    “Ura e Rubikut do të rikonstruktohet në kuadër të projektit të Bankës Botërore. Aktualisht jemi në fazën e oponencës teknike dhe më pas do të vijojmë me fazën e prokurimit,” thuhet në përgjigjen të ARRSH-së.
    Megjithatë, banorët e zonës janë ende në pritje. Sipas tyre, premtimet janë dhënë shpesh, por asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Ndërkohë, çdo ditë që kalon, ura dëmtohet më shumë.
    Kryetari i Bashkisë Mirditë thotë se nëse projekti nuk nis së shpejti, do të kërkojë zgjidhje alternative, pasi nuk mund të lejojë që banorët të rrezikojnë jetën në çdo kalim.
    “Do të shohim mundësi të tjera për t’i siguruar kalimin banorëve, por kjo situatë nuk mund të zgjasë më gjatë,” deklaron ai.
    Disa kohë më parë, një tjetër urë në zonë Ura e Milotit u mbyll për shkak të dëmtimeve, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit veror. Pas saj, aksi Pllanë–Rubik u përdor si rrugë alternative, dhe kështu Ura e Rubikut u shndërrua në nyjen kryesore të kalimit, e domosdoshme për të shmangur trafikun në zonë.
    Por gjendja e saj e sotme e bën këtë nyje gjithnjë e më të rrezikshme.
    Në Rubik, edhe ura për këmbësorë që përshkon lumin Fan, afër Kishës së Shën Premtes, është po ashtu në gjendje të rënduar. E ndërtuar që në vitin 1967, ajo ka pësuar dëmtime serioze dhe çdo ditë rrezikon jetët e banorëve që e kalojnë në këmbë për të shkuar në punë, në shkollë apo në qendër të qytetit.
    Ekspertët e infrastrukturës lokale rendisin disa shkaqe kryesore për dëmtimin e këtyre urave:1. Erozioni, si pasojë e keqmenaxhimit të shtratit të lumit Fan;2. Mungesa e riparimeve dhe mirëmbajtjes ndër vite;3. Lejimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, sidomos kamionëve të gurorës që ndodhet pranë urës.
    Sipas banorëve, situata është përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Kalimi i kamionëve të ngarkuar mbi një strukturë të amortizuar ka përshpejtuar dëmtimet, ndërsa mungesa e ndërhyrjes e ka lënë urën në mëshirë të kohës.
    Edhe pse autoritetet po shqyrtojnë projektin e restaurimit në bashkëpunim me Bankën Botërore, nevoja për ndërhyrje është e menjëhershme. Çdo ditë që kalon, rreziku për shembje shtohet, dhe bashkë me të frika e banorëve që e përdorin urën si rrugë për të hyrë e dalë nga Rubiku.
    Banorët e Rubikut e ndjejnë veten të lënë pas dore nga shteti dhe institucionet.Në këtë qytezë të vogël të Mirditës, ku shumë familje kanë zgjedhur të qëndrojnë përkundër emigrimit, një urë e sigurt është më shumë se një nevojë infrastrukturore është kusht për jetën e përditshme.
    Rikonstruksioni i saj nuk do të ishte thjesht një projekt ndërtimi, por një akt i domosdoshëm për sigurinë dhe dinjitetin e banorëve që kanë mbetur në Rubik, mes harresës dhe premtimeve që nuk po realizohen.
    / Denada Jushi – ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism

  • Kupa e Shqipërisë/ Të ‘fortat’ kalojnë në turin e dytë

    Kupa e Shqipërisë/ Të ‘fortat’ kalojnë në turin e dytë

    Kupa e Shqipërisë, edicioni i 75-të luajti sot 13 takime të turit të parë. Ndeshjet ishin me një takim ndërsa pas Laçit e Korabit kualifikuar dje dhe Tomori figuron i kualifikuar në tavolinë pas tërheqjes së Valbonës.

    Ndeshjet e sotme prodhuan 58 gola ndërsa munguan surprizat. Dy ndeshje kërkuan kohën shtesë; Skënderbeu -Basania dhe Kukësi-Tërbuni.

    Shifrat e turit të parë luajtur sot:

    VORA – MALIQI (C3) 6-2 (Fusha sportive, Ahmetaq)

    SKËNDERBEU -BASANIA 2-2, 5-2 pas kohës shtesë (C1)

    FLAMURTARI- NAFTËTARI 5-0 (C4) (Stadiumi Oriku)

    BESA -SHKUMBINI 5-0 (C5) (Kavajë)

    BURRELI -ALBANËT 3-1 (C6)

    POGRADECI-DELVINA 4-0 (C7)

    APOLONIA- BESËLIDHJA 3-0 (C8)

    LUSHNJA -BUTRINTI 2-1 (C9) (Plug)

    KASTRIOTI – DEVOLLI 3-2(C11) (Kamëz)

    KUKËSI -TËRBUNI 1-1, 3-1 pas kohës shtesë (C12)

    ERZENI -SOPOTI 0-2 (C14)

    AF LUFTËTARI – ORIKU 2-0 (C15)

    ILIRIA – LUZI 2008 5-1 (C16)

    TOMORI (C13) (Kalojnë beratasit, Valbona është tërhequr)/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Triathlon”/ ‘Paralizohet’ Tirana për disa orë, ja rrugët e kryeqyetit, ku nuk lejohen automjetet

    “Triathlon”/ ‘Paralizohet’ Tirana për disa orë, ja rrugët e kryeqyetit, ku nuk lejohen automjetet

    Tirana do të jetë mikpritëse e “Triathlonit” këtë të dielë, një garë që bashkon tri sporte në një event të vetëm: not, çiklizëm dhe vrapim. Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të marrin pjesë dhe do të kalojnë nëpër një rrugë të caktuar nga Bashkia e Tiranës.
    Starti i garës do të jetë pranë Parkut Helen, afër liqenit të Farkës, ndërsa më pas gara do të vijojë në disa rrugë të ndryshme në qytet. Për të siguruar rrjedhshmërinë dhe sigurinë gjatë ngjarjes, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për organizimin e trafikut dhe lëvizjes së automjeteve.
    Një nga masat kryesore është edhe ndalimi i qarkullimit në rrugët ku zhvillohet gara, nga ora 08:00 deri në 13:00 të së dielës.
    Rrugët që do të bllokohen për këtë periudhë përfshijnë zonën përreth liqenit të Farkës, disa pjesë të Shkozës, bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri” deri tek Pallati me Shigjeta.
    Në veçanti, bllokimi do të ndodhë në këto rrugë:
    Rruga e “Tuneleve” (nga kryqëzimi me “Daxhi” deri te kryqëzimi te rruga “Panorama e Liqenit”)
    Rruga “Daxhi” (nga kryqëzimi “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”)
    Rruga “Diga e Liqenit” (nga “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me “Daxhi”)
    Rruga “Panorama e Liqenit” (nga “Tuneleve” deri te “Diga e Liqenit”)
    Rruga interurbane kryesore (TEG – Ura Shkozë)
    Bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe segmenti i bulevardit “Bajram Curri” nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta
    Gjithashtu, disa linja urbane të transportit publik do të devijojnë ose pezullohen përkohësisht gjatë kohës së garës:
    Linjat “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër”, “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Unaza” do të pezullohen deri në përfundim të eventit.
    Linjat e tjera do të kalojnë përmes rrugëve alternative, si për shembull “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” që do të kalojnë përmes Sheshit “Uilson” ose Qendrës.
    Ndërkaq, linja “TEG-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” do të devijojë në Sheshin “Uilson”.
    Linjat “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-TEG” dhe “Tirana e Re” do të kalojnë përmes rrethrrotullimeve përkatëse. Pavarësisht këtyre kufizimeve, automjetet e emergjencës dhe ato të Policisë së Shtetit do të kenë lirinë e lëvizjes në të gjithë zonat ku zhvillohet gara, pa pengesa.

  • Pse fëmijët finlandezë shkëlqejnë, edhe pse e nisin shkollën 7 vjeç?

    Pse fëmijët finlandezë shkëlqejnë, edhe pse e nisin shkollën 7 vjeç?

    Imagjinoni një klasë që fillon më vonë, luan më shumë, teston më pak – dhe megjithatë nxjerr lexues të sigurt dhe zgjidhës të aftë problemesh. Kjo nuk është utopi, por përditshmëria e shkollave finlandeze.

    Në Finlandë, fëmijët hyjnë në klasë të parë në moshën 7-vjeçare. Jo sepse kanë humbur kohë, por sepse në moshën 6 vjeç kalojnë një vit të plotë në parashkollor, ku lojërat, këngët, historitë dhe koha në natyrë ndërtojnë bazat e gjuhës, matematikës dhe durimit – pa fletore ushtrimesh të pafundme. Kur arrijnë te shkolla formale, ata janë të relaksuar, kureshtarë dhe kanë mësuar të balancojnë lëvizjen me përqendrimin.

    Rezultatet flasin vetë

    Sipas testimeve ndërkombëtare PISA, Finlanda kryeson në matematikë dhe shkencë, por edhe në lexim. E veçanta? Finlanda arrin rezultate të larta pa ngarkuar fëmijët me orë shtesë, teste të shpeshta apo presion të panevojshëm. Edhe hendeku mes nxënësve të varfër e atyre të pasur është dukshëm më i vogël se në Amerikë, fjala vjen.

    Një ditë shkollore që ushqen trurin, jo lodhjen

    Orët e mësimit zgjasin 45 minuta dhe pasohen nga pushime 15-minutëshe, zakonisht jashtë. Çdo fëmijë merr drekë të ngrohtë falas në shkollë, e cila siguron një të tretën e nevojave ditore ushqyese. Nuk ka testime kombëtare rutinë – mësuesit vlerësojnë dhe përshtatin programin sipas nevojave. Rezultati? Më shumë kohë për projekte, lexime të ngadalta dhe krijimtari.

    Mësues të trajnuar dhe të respektuar

    Në Finlandë, çdo mësues i shkollës bazë ka diplomë masteri dhe përzgjedhja është shumë konkurruese. Mësuesit gëzojnë autonomi të vërtetë në klasë dhe besim të plotë nga sistemi. Shkollat private janë të rralla dhe të gjitha mbikëqyren e financohen nga shteti, çka shmang “garat e markës” dhe lejon fokusin te mësimi.

    Mbështetje e hershme për çdo fëmijë

    Sistemi finlandez niset nga ideja se disa fëmijë do të kenë vështirësi – dhe e planifikon ndihmën që në fillim. Mbështetja ofrohet në tri nivele (i përgjithshëm, i intensifikuar dhe i veçantë), me qëllim që të parandalohen problemet para se të bëhen pengesa serioze.

    Loja, lëvizja dhe detyrat e shtëpisë në vendin e tyre

    Pushimet janë të shenjta. Nxënësit kalojnë kohë jashtë edhe kur bën ftohtë, ndërsa mësuesit rifreskohen për orën e radhës. Detyrat e shtëpisë ekzistojnë, por janë të pakta. Krahasuar me amerikanët, nxënësit finlandezë kalojnë gati gjysmën e kohës në detyra – duke lënë hapësirë për sporte, muzikë e lojë pas shkolle.

    Çfarë mund të merret shembull nga Finlanda?

    Ritmi i ditës: mësime të shkurtra, pushime të rregullta, më shumë kohë në natyrë.

    Parashkollori me lojë: një vit për të mësuar durimin, shprehitë dhe gjuhën përmes lojës, jo përmes presionit.

    Respekti për mësuesit: përgatitje serioze dhe besim tek profesionistët.

    Më pak teste, më shumë mësim: heqja e ngarkesës nga testimet e shpeshta.

    Ushqim falas dhe cilësor: që askush të mos mësojë i uritur.

    Cilësia nuk vjen nga fillimi i hershëm apo nga lodhja, por nga planifikimi i zgjuar i ditës. Fëmijët finlandezë nuk janë të “paracaktuar” për të qenë më të mirë – ata rriten në një sistem që i respekton ritmet e tyre natyrore dhe u jep kohë të bëhen nxënës të qëndrueshëm e të lumtur.

    Më pak stres, më shumë lojë, më shumë besim te mësuesit dhe më shumë kujdes për fëmijët.

    ObserverKult

    leox edhe

    Donika Dabishevci: Kështjellat e së ardhmes nuk duhet ngritur mbi trupa…

  • “S’do të ketë më muzikë të lartë në ‘beach bar’”, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga ‘Bypass-i’ i Fierit

    “S’do të ketë më muzikë të lartë në ‘beach bar’”, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga ‘Bypass-i’ i Fierit

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja për kufizimin e zhurmës dhe numrit të ‘beach bar’-eve përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së turizmit në vend.
    Gjatë fjalës së tij në eventin “Shqipëria Turistike 2030”, Rama u shpreh qartë se muzika pa orar në plazhe do të ndalohet, ndërsa njoftoi se qeveria do të ndërmarrë një ridimensionim të numrit të bareve buzë detit, duke e cilësuar situatën aktuale si të pakontrolluar.
    “S’do të ketë më muzikë në ‘beach bar’, madje do bëjmë ridimensionim të numrit të ‘beach bareve’. Se u habiten fare. Nga ‘beach bar’ në një ‘beach bar’ tjetër. Këtej të bërtet Metalica dhe këtej të gjëmon ndonjë tjetër. Muzika duhet ndaluar jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit duhet të jetë për ata që shkojnë në ‘beach bar’, jo ata që kalojnë nga Bypass i Fierit”, u shpreh Rama.