Tag: kalojë

  • “Ligji është zvarritur”, Beqiri për dosjen Berisha: Janë shkelur afatet, me provat që janë në dosje çështja duhet të..

    “Ligji është zvarritur”, Beqiri për dosjen Berisha: Janë shkelur afatet, me provat që janë në dosje çështja duhet të..

    GJKKO rrëzoi sot kërkesën e avokatëve për pavlefshmëri të provave për aferën ‘Partizani’, ndërsa nesër në 13:00 do të jepet vendimi nëse Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi do kalojnë për gjykim.

    Për këtë vendim u diskutua edhe ditën e sotme në një emision televiziv avokati Idajet Beqiri, tha se kjo dosje po zvarritet, pasi afati është 1 muaj dhe tashmë kanë kaluar 6. Sipas tij, me provat që janë në dosje çështja duhet të kalojë për gjykim.
    ‘Afati është një muaj, gjyqtarja e ka shkelur ligjin, kjo është një çështje që ka 6 muaj. Do të kalojë për gjykim, patjetër, këtë e them si profesionistë, por çdo gjë ndodh në këtë vend, këtu ligjin e ka bërë i forti, por me provat që ka gjyqtari i seancës paraprake kjo çështje duhet të kalojë në gjyq’, tha ai.
    Beqiri tha se nesër do të vendoset nga gjyqtari i seancës paraprake nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo.
    ‘Po, po zvarritet. Gjyqtarja i ka dhënë kohë avokatëve sepse kanë gjetur mekanizimin e zvarritjes dhe gjyqtarja i ka rrëzuar kërkesat e avokatëve që kanë bërë më herët, dhe ata i kanë dërguar prap dhe madje i kanë shtuar. Në momentin që u rrëzuan të gjitha kërkesat avokatëve u ëshhtë thënë ca kërkoni përfundimisht dhe ata kanë thënë do të konsultohemi me klientët dhe nesër ata do të venë dhe do tu thonë u konsultuat dhe ca kërkoni përfundimisht, ata do thonë duam pushimin e çështjes sepse sipas tyre ata janë të pafajshëm dhe ajo tërhiqet për vendim do ta kalojë ose jo çështjen në gjyq’, tha ai.
    Avokati shpjegoi se gjyqtari i seancës paraprake ose mund ta kalojë në gjyq ose edhe mund ta pushojë çështjen, por s’mund të jap pafajësinë.
    ‘Pafajësinë nuk e jep gjyqtari i seancës paraprake, sepse ai nuk është gjyqtar themeli, për këtë është gjykata e themelit. Gjyqtari i seancës paraprake ose mund ta kalojë në gjyq ose edhe mund ta pushojë, por se arrin dot këtë sepse kemi të bëjmë me një dosje që është voluminoze dhe provat që janë në të nuk i vlerëson dot gjyqtari i seancës paraprake, ai e sheh më shumë nga pikëpamja procedurale dhe sheh veprimet janë kryer janë të plota apo s’janë të plota. Ndryshe pastaj nuk na duhej gjyqi i themelit. Nëse e sheh se dosja ka defekte apo kur ka probleme të natyrës objektive përshembull nuk ka përgjegjësi, ose kur është nën moshën 18 dhe ka probleme psikologjike dhe çështja pushohet nuk shkon në gjyq një situata e tillë’, tha ai.

  • Afera ‘Partizani’, Beqiri: Janë shkelur afatet, me provat që janë në dosje çështja duhet të kalojë për gjykim

    Afera ‘Partizani’, Beqiri: Janë shkelur afatet, me provat që janë në dosje çështja duhet të kalojë për gjykim

    Për këtë vendim u diskutua edhe ditën e sotme në emision ‘Studio Livë’ në Report Tv avokati Idajet Beqiri, tha se kjo dosje po zvarritet, pasi afati është 1 muaj dhe tashmë kanë kaluar 6. Sipas tij, me provat që janë në dosje çështja duhet të kalojë për gjykim.
    ‘Afati është një muaj, gjyqtarja e ka shkelur ligjin, kjo është një çështje që ka 6 muaj. Do të kalojë për gjykim, patjetër, këtë e them si profesionistë, por çdo gjë ndodh në këtë vend, këtu ligjin e ka bërë i forti, por me provat që ka gjyqtari i seancës paraprake kjo çështje duhet të kalojë në gjyq’, tha ai.
    Beqiri tha se nesër do të vendoset nga gjyqtari i seancës paraprake nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo.
    ‘Po, po zvarritet. Gjyqtarja i ka dhënë kohë avokatëve sepse kanë gjetur mekanizimin e zvarritjes dhe gjyqtarja i ka rrëzuar kërkesat e avokatëve që kanë bërë më herët, dhe ata i kanë dërguar prap dhe madje i kanë shtuar. Në momentin që u rrëzuan të gjitha kërkesat avokatëve u ëshhtë thënë ca kërkoni përfundimisht dhe ata kanë thënë do të konsultohemi me klientët dhe nesër ata do të venë dhe do tu thonë u konsultuat dhe ca kërkoni përfundimisht, ata do thonë duam pushimin e çështjes sepse sipas tyre ata janë të pafajshëm dhe ajo tërhiqet për vendim do ta kalojë ose jo çështjen në gjyq’, tha ai.
    Avokati shpjegoi se gjyqtari i seancës paraprake ose mund ta kalojë në gjyq ose edhe mund ta pushojë çështjen, por s’mund të jap pafajësinë.
     ‘Pafajësinë nuk e jep gjyqtari i seancës paraprake, sepse ai nuk është gjyqtar themeli, për këtë është gjykata e themelit. Gjyqtari i seancës paraprake ose mund ta kalojë në gjyq ose edhe mund ta pushojë, por se arrin dot këtë sepse kemi të bëjmë me një dosje që është voluminoze dhe provat që janë në të nuk i vlerëson dot gjyqtari i seancës paraprake, ai e sheh më shumë nga pikëpamja procedurale dhe sheh veprimet janë kryer janë të plota apo s’janë të plota. Ndryshe pastaj nuk na duhej gjyqi i themelit. Nëse e sheh se dosja ka defekte apo kur ka probleme të natyrës objektive përshembull nuk ka përgjegjësi, ose kur është nën moshën 18 dhe ka probleme psikologjike dhe çështja pushohet nuk shkon në gjyq një situata e tillë’, tha ai.

  • Berisha bën fushatë nga SPAK: Vota e shqiptarëve në 11 maj do ta  çojë Ramën tek McGonigal

    Berisha bën fushatë nga SPAK: Vota e shqiptarëve në 11 maj do ta çojë Ramën tek McGonigal

    Në ditën kur ka detyrimin për t’u paraqitur në SPAK për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi të bëjë fushatë. Pas daljes nga ky institucion, ai bëri publik një mesazh që i la kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani.
    “Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. Krim ndërkombëtar! Dhe e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk do mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme, me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor, që sipas gjykatësit amerikan, kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës. Dhe për dijeni të shqiptarëve, tani McGonigal, çdo ditë në qeli, i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës. Unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove. Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Edi Rama të shkojë te McGonigal, ndoshta javën e parë.”, tha Berisha.
    Berisha kishte edhe një mesazh për të paraburgosurit lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

    “Se për kë do votojnë, e dinë ata vetë, por ne themi, të votosh për xhelatin tënd, është problem”.
    Në datën 23 prill, Gjykata e Posaçme do të marrë vendimin nëse dosja “Partizani” do të kalojë apo jo për gjykim. Tri janë vendimet e mundshme që gjyqtarja Flojera Davidhi mund të marrë: ta kalojë për gjykim dhe Berishës do t’i duhej t’i nënshtrohej gjykimit në themel; ta pushojë dosjen, duke e liruar ish-kryeministrin nga akuza e korrupsionit; dhe e fundit, t’ia kalojë prokurorisë për hetime të mëtejshme. Bashkë me Berishën, i pandehur është marrë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet edhe për pastrim parash.

  • Berisha zvarrit gjyqin për korrupsion/ “Partizani”, avokati Kara: Çështja do të kalojë për gjykim

    Berisha zvarrit gjyqin për korrupsion/ “Partizani”, avokati Kara: Çështja do të kalojë për gjykim

    Avokati Romeo Kara thotë se dosja “Partizani” do kalojë për gjykim, megjithëse po zvarritet nga kreu i PD, Sali Berisha. Në një intervistë, Kara u shpreh se Berisha nuk duhet toleruar më.
    “Mendoj që kjo zvarritje është lojë me procedurën nga vetë pala, duke përdorur avokatët. Nuk duhet toleruar dhe nëse pala e Berishës kërkon të kalojë përtej zgjedhjeve, unë mendoj se çështja do kalojë në gjykim. Është turp për drejtësinë shqiptare. Nuk mund të tolerohet deri në këtë pikë. Ne nuk duhet të merremi më me premtimet e Berishës, por çfarë ka bërë Berisha. Nuk merrem me bishta si Gjin Gjoni, një vegël e Berishës. Unë merrem me Berishën. Nuk mjafton termi korrupsion për Berishën. Është e palejueshme që ky person të flasë në këtë mënyrë”, theksoi ai.

  • Berisha zvarrit gjyqin për korrupsion, avokati: Turp për drejtësinë! Po përdoren avokatët për…

    Berisha zvarrit gjyqin për korrupsion, avokati: Turp për drejtësinë! Po përdoren avokatët për…

    Avokati Romeo Kara thotë se dosja “Partizani” do kalojë për gjykim, megjithëse po zvarritet nga kreu i PD, Sali Berisha.
    Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se Berisha nuk duhet toleruar më.
    “Mendoj që kjo zvarritje është lojë me procedurën nga vetë pala, duke përdorur avokatët. Nuk duhet toleruar dhe nëse pala e Berishës kërkon të kalojë përtej zgjedhjeve, unë mendoj se çështja do kalojë në gjykim. Është turp për drejtësinë shqiptare. Nuk mund të tolerohet deri në këtë pikë. Ne nuk duhet të merremi më me premtimet e Berishës, por çfarë ka bërë Berisha. Nuk merrem me bishta si Gjin Gjoni, një vegël e Berishës. Unë merrem me Berishën. Nuk mjafton termi korrupsion për Berishën. Është e palejueshme që ky person të flasë në këtë mënyrë”, theksoi ai.

  • Lidh Prishtinën me Durrësin, Rama: Hekurudha ‘kuq e zi’ tashmë merr udhë (Video)

    Lidh Prishtinën me Durrësin, Rama: Hekurudha ‘kuq e zi’ tashmë merr udhë (Video)

    “Hekurudha kuq e zi tashmë merr udhë”, ka shkruar kryeministri krahas videos.
    Projekti u prezantua një ditë më parë. Ministri i Financave Petrit Malaj tha se financimi për këtë projekt do të kalojë në disa faza.
    Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm për transportin e mallrave dhe qytetarëve por do të përdoret edhe për qëllime ushtarake. Hekurudha pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit, pritet të kalojë nga Durrësi, drejt Milotit, Mjedë, Shkodër, Gjakovë dhe më pas në Prishtinë.

  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të kalojë autostradën Thumanë- Laç nga një krah në tjetrin, makina i merr jetën këmbësorit…

    MINUTA E FUNDIT – Tentoi të kalojë autostradën Thumanë- Laç nga një krah në tjetrin, makina i merr jetën këmbësorit…

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Thumanë- Laç. Një automjet ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga automjeti. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
    Krujë/Informacion paraprak
    Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar (këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Continue Reading